Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipja letrare, shkolla dhe shoqëria e sotme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipja letrare, shkolla dhe shoqëria e sotme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipja letrare, shkolla dhe shoqëria e sotme

2 posters

Shko poshtë

Shqipja letrare, shkolla dhe shoqëria e sotme Empty Shqipja letrare, shkolla dhe shoqëria e sotme

Mesazh nga WebMaster Sun 18 Dec 2011 - 11:19

Rruga e gjatë dhe e mundimshme në të cilën ka kaluar gjuha shqipe në përgjithësi dhe ajo letrare në veçanti, të jep të drejtën legjitime që herë pas here të shohësh se si përdoret ajo, në ç’formë e ç’mënyra realizohet ajo, se ç’hapësirë ka në universin e sotëm shqiptar.

Mendoj se diskutimet për shqipen në përgjithësi dhe atë standarde në veçanti janë gjithmonë të frytshme; në mënyrë të veçantë kur ato realizohen nga njerëz me formim të lartë shkencor linguistik, njohin mirë rrymat, shkollat dhe korrentet linguistike në Europë e më gjerë. Ato janë me vlera të shënuara dhe ndihmojnë në zhvillimin e gjuhës standarde shqipe, e përpunojnë atë në të gjithë përbërësit e vet, sjellin prurje të reja në strukturën gramatikore, fonetike e leksikore, e pastrojnë atë nga huazimet e panevojshme dhe, për mendimin tim, pa kaluar në purizëm linguistik ekstrem, e pasurojnë atë me neologjizma, me kompozita, si edhe bëjnë të mundur analizën e thellë të standardit, se deri ku ai e ka kryer rolin dhe misionin e tij në shoqërinë e sotme shqiptare.

Në këtë vështrim, pas një “beteje” 20-vjeçare, gjuhëtarë dhe jogjuhëtarë, disa prej të cilëve, për mendimin tim, nisen vetëm nga arsye periferike e të ngushta krahinore, disa edhe janë diletantë (edhe pse mund të mbajnë për momentin kohor poste politike apo konsulentësh), kam bindjen se vetëm kanë njohuri të përcipta rreth dinamikës së shqipes standarde, rreth teorive që sot zhvillohen e përpunohen në universitete të ndryshme të Europës e më gjerë për gjuhët standarde, mbi bazamentin e krijuar nga Ferdinand de Sosyri, Noam Chomski e të pasuruar nga shumë të tjerë në rrymë të viteve, u bënë nismëtarë të një konference apo debati rreth standardit të shqipes standarde.

Në asnjë rezolutë apo konkluzion të Kongresit të Drejtshkrimit nuk ka përkufizim me qark të mbyllur, pra se tashmë shqipja është e standardizuar dhe nuk ka nevojë për pasurim të saj në prerje dhe në rrafshe të ndryshme, por shqipja u theksua se është me kahje të hapur për të thithur trajta dhe forma leksikore, fonetike, shprehje frazeologjike etj. nga të gjitha trevat e vendit. Në rezolutën e këtij tubimi shkencor u nënvizua se “…Rregullave të drejtshkrimit t’u bëhen, në të ardhmen, kur të jetë e nevojshme, përmirësimet dhe plotësimet e duhura”.

Është pak e habitshme që disa syresh që mendojnë se gegërishtes letrare i është bërë padrejtësi e që nuk është shumë e pasqyruar në strukturat e shqipes standarde dhe sot është momenti që ajo duhet të vihet në rolin e në misionin e vet, mendoj se duhet ta ndalin këtë “mision”, i cili vetëm i tillë nuk është. Do të shtroja pyetjen se “A mendoni ju se Prof. Çabej në shkrimet e tij, në analizat e tij të papërsëritshme për gjuhën shqipe, për historinë e saj, për studimet e tij etimologjike ka përdorur shqipen e përdorur në qytetin e tij të lindjes, Gjirokastër? Po të krahasohet gjuha e përdorur prej tij në shkrimet e tij publicistike e shkencore dhe ajo e përdorur në Gjirokastër, në mënyrë të veçantë në qytetin e Gjirokastrës, ka shumë diferencime, kryesisht në leksik, morfologji e në fonetikë.

Ai e kuptoi se shqipja standarde, zyrtare ka një detyrë, një mision më të madh se gjuha shqipe si një mjet komunikimi për një krahinë apo për një trevë të caktuar, apo për të ruajtur si monopol të folmen e qytetit të tij të Gjirokastrës dhe atë ta shtrinte në të gjitha prerjet e gjuhës standarde shqipe. Ajo do t’u shërbejë të gjithëve dhe ai, ashtu si edhe Mjeda e Migjeni në Shkodër, apo A. Xhuvani në Elbasan, i kapërcyen me aftësi, me kulturë dhe me atdhetarizëm kufijtë e së folmes të qytetit të tyre. Duke qenë të tillë, të pajisur me një kulturë europiane filologjike, duke kuptuar labirintet në të cilat do të përvijonte shqipja standarde, duke njohur mirë e duke bërë edhe të tjerët të ishin të kuptueshëm për misionin e tyre që në fillim të viteve ‘30-të e në vijim dhanë orientimet, rrugët ku do të ecte në mënyrë të natyrshme e objektive shqipja drejt normës së saj.

Mendoj se gjedhja më e përsosur mund të merret krijimtaria e shkëlqyer letrare e Ismail Kadaresë, pasurimi që ai i bëri gjuhës standarde shqipe në të gjitha prerjet e saj dhe në mënyrë të veçantë në stilistikë, në neologjizma e tashmë ajo është afirmuar në dhjetëra gjuhë të huaja, ku shqipja standarde e përdorur prej tij është përkthyer.

Mendoj se vetëm te ne në Shqipëri ekziston për disa koncepti për të mohuar veprimtarinë dhe produktin shkencor të brezave të mëparshme, duke politizuar apo dhënë epitete fyese e aspak etike, pa le më shkencore. Pikë referimi merret vetëm prof. Çabej dhe “harrohet” që ai bashkëpunoi e nënshkroi vepra të rëndësishme shkencore për gjuhën shqipe, së bashku me plejadën e gjuhëtarëve e të studiuesve të kohës së vet. Jam i mendimit se vetë natyra e intelektualit të vërtetë shqiptar, asnjëherë nuk ka qenë aq servile dhe aq konformiste sa të pranojë në heshtje të plotë tipare e cilësi aq madhore sa është në këtë rast gjuha shqipe, simboli, për të cilin dashuria dhe sakrifica në shekuj kanë qenë të pamatë.

Mendoni se çfarë duhet të ndodhte sot në Itali me italishten letrare të Dante Aligerit, në Francë me të folmen e Parisit në themel të frëngjishtes letrare, në Angli me anglishten letrare të Shekspirit etj., sikur edhe atje, nga disa, aktualisht të kërkoheshin rrugë të tjera për standardizimin e këtyre gjuhëve, sepse këndvështrimet sociolinguistike kanë ndryshuar, në të kaluarën çdo gjë është realizuar gabim e nën trysninë e mbretërve e të feudalëve të fuqishëm?!...

Janë vetë nënshkruesit e shqipes standarde letrare që rrugën e kanë lënë të hapur drejt përmirësimit të saj, të zhvillimeve të saj në lidhje të ngushtë me zhvillimet e shoqërisë dhe në këtë hulli lind edhe nevoja për përmirësim, por për përmirësim dhe jo invers apo “padrejtësi” për një variant letrar dhe vlerësim për variantin tjetër.

Duke bërë këtë retrospektivë të sintetizuar, duam të nënvizojmë faktin se cili është aktualisht roli dhe misioni i sotëm i shkollës sonë, që për mendimin tim është vatra kryesore ku teoritë zbatohen, përpunohen dhe përvetësohen në mënyrë sistematike e programatike, për një përvetësim aktiv dhe të qëndrueshëm të shqipes letrare?! Cilat janë detyrat e saj në zbatim të tubimeve të rëndësishme shkencore linguistike të kohëve të fundit?

Vijimisht konferencat apo tubimet shkencore mbi shqipen standarde kanë shtruar një varg detyrash për shkollën shqipe dhe mendoj se në këtë drejtim duhet të drejtohet tehu kryesor dhe jo në emër të diskutimit, të debatit shkencor për shqipen standarde, të tentohet të realizohen operacione të thella në prerje të ndryshme të sistemit të saj.

Ato mund të marrin jetë dhe trajtë vetëm atëherë kur zënë vend të plotë, me ngarkesë të veçantë në Arsimin e Mesëm dhe mbi të gjitha të praktikohet hyrja në Arsimin e Lartë, vetëm atëherë, kur nga kandidatët konkurrues, ajo jepet si një provim i nevojshëm dhe i domosdoshëm me vlera të shumëfishta. Përvoja e shumë vendeve të Europës, si Rumani, Bullgari, Francë etj. është një tregues shumë domethënës në këtë rrafsh.

Por si paraqitet gjendja e shqipes letrare në stilin e saj administrativ, publik e juridik? Nga vëzhgimet dhe anketimet e bëra në disa kategori punonjësish me origjinë sociale dhe arsimim të ndryshëm, bindesh se gjuha letrare (zyrtare) njihet shumë pak ose aspak.

Respektimi i normës letrare dhe ndërtimi logjik i mendimit, i arsyes, i mesazhit që kërkon të transmetosh, nuk përcaktohet nga niveli zyrtar, nga shkalla e hierarkisë, por ai është atribut i një formimi të kënaqshëm linguistik, i njohjes së detyrueshme të normës drejtshkrimore, i ndërtimit të saktë sintaksor të mendimit, të një relacioni motivues, informues apo shpjegues. Mendoj se nuk mund të vijohet me tej në këtë mënyrë dhe, ashtu si në Francë etj., duhet të vendosen sanksione.

Nuk mund të tolerohen më njerëz të profesioneve të ndryshme që në emër të së “resë” moderne të përdorin pa asnjë kriter huazime të panevojshme, anglicizma dhe fjalë të tjera të huazuara nga gjuhë të tjera, kur në të gjithë Europën po kërkohet një filozofi e re për të “mbrojtur” gjuhët e kontinentit nga një vërshim dhe përdorim i pamotivuar, si pasojë e një trysnie ekomomike, politike e një snobizmi artificial.

Jam i mendimit se asgjë nuk do të arrihet pa rolin vendimtar të shkollës sonë në të gjitha nivelet, në mënyrë të veçantë në arsimin e lartë, ku është e nevojshme të përmirësohet kurrikula, të ketë një raport të drejtë midis lëndëve që realizohen në cikle të ndryshme studimi (bachelor, master dhe doktoraturë), pa zbatuar një programacion funksional në të mirë të përvetësimit aktiv dhe të qëndrueshëm të shqipes letrare, pa kërkuar zbatimin me rreptësi shkencore e atdhetare të normës së njësuar letrare shqipe, si një vlerë shënuese dhe kualifikuese, nga e gjithë shoqëria e sotme, media e shkruar dhe elektronike, administrata qendrore dhe vendore.

Mendoj se në këtë drejtim duhet të adresohet kryesisht e gjithë puna dhe vëmendja e linguistëve, mësuesve dhe e drejtuesve e natyrisht duke studiuar paralel të gjithë zhvillimin e saj, në të gjitha nënsistemet e shqipes letrare problematikën që lind, si edhe duke bërë vijimisht përmirësimet e nevojshme, të cilat janë praktikë dhe normë edhe për gjuhë të tjera rreth nesh.



*Prof. Asoc. Dr. Valier Peshkëpia është pedagog në Universitetin Europian të Tiranës
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipja letrare, shkolla dhe shoqëria e sotme Empty Re: Shqipja letrare, shkolla dhe shoqëria e sotme

Mesazh nga Anakonda Thu 26 Jan 2012 - 2:08

A shqipja e shkrete ka shku per l..........se vdesin per anglisht e italisht.Osht bo gjuha shqipe neper gjymnaze me kode a thu se jan antare te cias amerikane.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi