Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Nuk rri dot me te, nuk rri dot pa te" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Nuk rri dot me te, nuk rri dot pa te" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Nuk rri dot me te, nuk rri dot pa te"

3 posters

Shko poshtë

"Nuk rri dot me te, nuk rri dot pa te" Empty "Nuk rri dot me te, nuk rri dot pa te"

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 22 Dec 2011 - 7:23

"Nuk rri dot me te, nuk rri dot pa te" Depresioni-vajzatImazhi per veten tek adoleshentet; sa intim dhe te hapur jane. Si e perjetojne boten e brendshme shpirterore ne kaosin e jetes se perditshme dhe cmendurise se moshes qe ata jetojne?

Tashme zgjedhjet individuale jane bere kolektive, adoleshentet vendosin te bejne nje zgjedhje, sepse ajo eshte e modes dhe e bejne te gjithe. Individi dhe deshirat e tij gjenden perballe nje udhekryqi dhe dilemave te pafundme. Hezitimi si ndjesi e shoqeron adoleshenten vetem per pak kohe. Kureshtja per te zbuluar te mistershmen mberthen nen ethet e veta, duke e bere ate pjese te palogjikshmes dhe humbjes se vetvetes.

Si e perjetojne adoleshentet boten e brendshme shpirterore ne kaosin e jetes se perditshme dhe cmendurise se moshes qe ata jetojne?
Kush prej nesh nuk ka qene ndonjehere ne nje faze dilemash, ka kerkuar nje shpjegim, nje pergjigje. Mes nje morie pyetjesh dhe idesh qe vershojne ne koke, kemi gjetur si zgjidhje alternative, njerez si ne. Ne naivitetin tone kemi justifikuar zgjedhjen e bere me suopzimin se edhe shoqja ime po te ishte ne vendin tim keshtu do te kishte vepruar. Nje tjeter zgjidhje do te ishte: kur e bejne te gjithe, pse te mos e beje edhe une. Atehere duket se gjithe ajo mjegull qe kishte pushtuar mendjen dhe trurin tone, venitet duke pasqyruar ate pjese te vetvetes qe as ne nuk e kishim njohur kurre me pare. Tashme zgjedhjet individuale jane bere kolektive, adoleshentet vendosin te bejne nje zgjedhje, sepse ajo eshte e modes dhe e bejne te gjithe.

Meso te duash ne fillim veten dhe pastaj te tjeret
Nje slogan domethenes, por ama shume i bukur per te qene i vertete lidhur me gjinine femerore. Gjithmone e me shume po mbizoteron nje paradoks i madh per sa i takon menyres se terheqjes intime tek femrat. Nuk mund te mos harrohet edhe zhargoni i zakonshem “mendjelehta”, te cilin vajzat e reja e mbajne si te vulosur ne balle. Por cili eshte shkaktari kryesor i ketij paragjykimi?
Sociologet shprehen se deshira e ethshme per t’u dashuruar dhe per te kryer marredhenie seksuale tek femrat behet nje burim i madh konfliktesh. Karl Jungu, nje nga nxenesit e pare dhe me te suksesshem te Zigmund Frojdit, ka perpunuar nje teori mjaft interesante si per intimitetin e meshkujve, edhe te femrave. Per keto te fundit ai identifikonte me termin e bukur animus imazhin qe kane femrat per pervojen intime te mashkullit, ndersa anima per palen tjeter. Sipas tij, duket se femrat lindin me kete imazh, qe do te thote se ato me kalimin e viteve e persosin kerkesen e tyre per mashkullin ideal. Pra, krejt natyrshem ashtu si dhe meshkujt ato perpiqen te bejne per vete djaloshin e zemres.
Kohet e fundit ne fjalorin e vajzave te reja, si rrjedhoje edhe e ndikimit te madh te mediave, kane zene peshe te vecante termat “ky eshte tipi im dhe ky nuk eshte tipi im”. Ne momentin qe sapo jane ulur ne bankat e shkolles se mesme, vajzat mesojne se si te shohin meshkujt qe verdallosen perreth, qofshin bashkemoshatare apo me te medhenj se ato”, -shprehet ai. Nje dite kur ato te rriten, do te fillojne dilemat e para qe do te thone, “dua te lidhem me nje djale dhe nuk dua te lidhem me asnje. Sipas psikologjise bashkekohore edhe per “maratonen” e gjate te marredhenieve intime ekzistojne disa etapa, te cilat sic lindin, ashtu shuhen. Prandaj keto vajza te reja njesoj si kur te rriten do te provojne fazen e terheqjes ndaj mashkullit qe pelqejne, ku emocionet dhe rrahjet e zemres do te jene te medha. Me pas i vjen radha kenaqesise dhe ato e ndiejne veten si ne qiellin e shtate perkrah partnereve te tyre

Sociologet shpjegojne se pritshmerite e medha me te cilat vajzat ushqejne pambarimisht veten per marredhenien me djalin e preferuar, zene gamen me te gjere te perqendrimit. Shume shpejt kalohet ne ate qe quhet pragu apo riorientimi i marredhenies, ku nis kerkesa e llogarise dhe dyshimi per tradheti behet gjithmone e me i madh. Kur duhet vetem nje hap nga ndarja vjen pikerisht momenti me i veshtire per t’u perballuar sidomos nga vajzat, te cilat zor se duan t’i thone jo marredhenies se tyre. Kur eshte hera e pare per ato dhe mbi te gjitha kane kryer marredhenie seksuale, gjerat ngaterrohen me shume. Ky eshte casti i dilemes se madhe qe fillojne te ndiejne vajzat adoleshente, ndjesi kjo e cila duket se nuk do t’u ndahet atyre per sa kohe do te jene te lidhura ne intimitet me meshkujt. Pra, ato fillojne dhe rrahin temthat e kokes me duar, duke thene me ze te ulet apo te larte: O Zot, nuk rri dot me te, por nuk rri dot pa te.

E cuditshme, por ama e vertete, sepse ne pergjithesi edhe femrat ne nje moshe te pjekur qe pretendojne se kane ndertuar nje marredhenie te persosur, nuk do t’i shmangeshin dot kesaj dileme te prekshme psikologjike. Nder paradokset e medha qe do te mbeten gjithmone ngurrimi tipik i femrave, jo vetem adoleshente, per te marre vendim lidhur me marredhenien qe do te krijojne. Thuhet paradoks sepse nga njera ane deshira per te pasur nje lidhje intime, ashtu si te gjitha shoqet e tyre, eshte gati dhjetefish me e madhe ne krahasim me meshkujt, por marrja e vendimit jo gjithmone do te ishte e shpejte. Me mire preferohet t’i lihet spontanitetit, i cili mendohet nga ato si faktor kryesor per t’u lidhur me nje mashkull. Eshte spontaniteti qe do te vendose sigurisht per pamjen e jashtme te pretendentit fatlum, i cili si nje i dehur nga pasioni do te rreshqase ne krahet e bukuroshes se tij. Jo perhere mbizoteron ngurrimi, sepse kohet e fundit te gjithe thone se vajzat e sotme jane bere shume harbute, gje te cilen e tregojne edhe duke share piset ashtu si meshkujt.

Mirepo studimet e shumta te nivelit psiko-social shpesh e vene theksin ne ankthin e madh qe perjetohet prej vajzave adoleshente ne ngurrimin per te krijuar marredhenie intime dhe ne dilemen e ndarjes. Me fjale te tjera, ajo qe do te ishte me vlere per t’u bere prej tyre ne te tilla raste, do te ishte perforcimi i ndjenjes se pranimit dhe besimit reciprok. Te dyja jane nevoja idealiste per t’u permbushur me sukses, por sidoqofte, terapia me efektive per funksionimin normal te nje marredhenieje intime do te ishte pikerisht dashuria e madhe per veten dhe me pas falja e saj kujt ta meritoj. Kjo vlen pavaresisht nga ajo se c’mund te thone te tjeret, fjala e te cileve ze gjithmone peshe te madhe ne mendjet e vajzave te reja. Ky mund te rezultoje krimi me i rende, sepse rrezikon t’ju beje te humbisni intimitetin e vertete, pa tensionin e kote mendor dhe ankth te vazhdueshem. Te vonohesh ne intimitet nuk do te thote deshtim dhe prandaj vendosni sa me shpejt te mundeni pa lenduar as veten apo tjetrin qe shpreson t’ju qendroje prane.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Nuk rri dot me te, nuk rri dot pa te" Empty Re: "Nuk rri dot me te, nuk rri dot pa te"

Mesazh nga Anakonda Wed 25 Jan 2012 - 7:45

Si adoleshente qe jam nuk rri dot as pa internet,as me internet pasi mesohem shume keq me te.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Nuk rri dot me te, nuk rri dot pa te" Empty Re: "Nuk rri dot me te, nuk rri dot pa te"

Mesazh nga dajti modh Wed 25 Jan 2012 - 8:33

nuk rri dot pa ate placken :541221:
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Nuk rri dot me te, nuk rri dot pa te" Empty Re: "Nuk rri dot me te, nuk rri dot pa te"

Mesazh nga Anakonda Sun 17 Jun 2012 - 6:58

nuk rri sepse jam fiksuart marrezisht dhe nuk e heq dot nga mendja
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Nuk rri dot me te, nuk rri dot pa te" Empty Re: "Nuk rri dot me te, nuk rri dot pa te"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi