Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të drejtat e femrave në familje 3  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të drejtat e femrave në familje 3  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të drejtat e femrave në familje 3

2 posters

Shko poshtë

Të drejtat e femrave në familje 3  Empty Të drejtat e femrave në familje 3

Mesazh nga WebMaster Thu 29 Dec 2011 - 1:57

Një nga çështjet që u përket femrave është e drejta e tyre e trashëgimisë. Udhëzimet e Islamit mbi trashëgiminë janë bazuar në rëndësinë e familjes dhe ruajtjen e saj. Përkrahësit e barazisë së të drejtave të femrës me mashkullin pretendojnë se

në çështjen e trashëgimisë në Islam nuk merret parasysh personaliteti dhe vlerat njerëzore të femrës. Në kete emisionin do të shqyrtojnë trashëgiminë nga pikëpamja dhe udhëzimet islame si dhe çështjen e divorcit.

Në kohën kur njeriu kuptoi se çfarë është trashëgimia, atëherë prona e shumë njerëzve u kaloi të tjerëve. Përpara Islamit kjo çështje bazohej në dhunë dhe në forcë. Çdokush i cili ishte më i fuqishëm arrinte të merrte mallrat dhe pronat e të tjerëve duke lënë të vobektë ata që ishin më të dobët. Në shumë kombe më parë femra si nënë, vajzë dhe motër nuk kishte të drejtën e trashëgimisë. Psh në Romë, Greqi, Egjipt dhe Kinë, femra ashtu si mallrat e tjera konsiderohej pronë e mashkullit. Femra në mënyrë totale nuk kishte të drejtën e trashëgimisë dhe trashëgimia i kalonte djalit të saj. Në Evropë gjithashtu çdokush i cili në familje konsiderohej më i afërt në gjak, kishte të drejtën të merrte të gjithë pasurinë e trashëguar dhe femrat nuk posedonin këtë të drejtë. Në Angli e gjithë pasuria e babait trashëgohej nga djali më i madh.

Islami është sistemi i parë juridik në botë i cili i dha femrës të drejtën e trashëgimisë dhe eliminoi çdo ligj të epokës së injorancës. Në udhëzimet islame trashëgimia është bazuar në përgjegjësitë financiare dhe rolin e çdonjërit prej anëtarëve të familjes. Në përgjithësi, trashëgimia është një çështje financiare, materiale dhe ekonomike e cila në Islam është formuar në bazë të drejtësisë civile. Femra në Islam nga aspekti ekonomik ka të drejtën e pajës në monedha të cilën mund ta ruajë dhe të mos e shpenzojë. Mashkulli gjithashtu është i detyruar të paguajë këtë pajë dhe të gjitha detyrimet e tjera të nevojshme për femrën dhe në rast nevoje, ai është i detyruar të paguajë edhe për dhënien e një shume femrës për shërbimet e saj ndaj fëmijës si dhënia e qumështit dhe edukimi i fëmijës. Në këtë mënyrë një pjesë e madhe e të ardhurave të mashkullit shpenzohen për bashkëshorten dhe familjen.

Trashëgimia është përcaktuar edhe për vëllain dhe motrën. Djali në familje përfiton dy herë më shumë trashëgimi sesa vajza. Vajza martohet dhe shpenzimet e saj rëndojnë mbi burrin e vet. Ajo trashëgiminë e saj e kursen, ndërsa jetën e kalon me shpenzimet e burrit të vet. Ndërsa djali i cili merr dyfishin e trashëgimisë së vajzës ka për të luajtur rolin e burrit dhe të mbulojë shpenzimet e familjes dhe në këtë mes ka shumë mundësi të përdorë një pjesë të trashëgimisë për të mbuluar shpenzimet e tij. Në këtë mënyrë, djali duke marrë një trashëgimi më të madhe, me qetësi mund të drejtojë dhe menaxhojë shpenzimet familjare. Përveç kësaj, meshkujt në krahasim me femrat, e përdorin më shumë kapitalin e tyre në ciklin ekonomik të shoqërisë dhe kjo çështje pengon rënien ekonomike.

Trashëgimia për femrat nuk është në të gjitha rastet më e vogël, sesa meshkujt. Në disa raste kjo trashëgimi është e barabartë. Në rast se fëmija në një familje vdes, kapitali i tij ndahet në mënyrë të barabartë mes nënës dhe babait. Në disa raste të tjera, pjesa e femrës në trashëgimi është më e madhe, sesa e mashkullit. Psh. nëse një burrë vdes dhe ai nuk ka trashëgimtar tjetër përveç vajzës dhe babait të tij, atëherë pjesa më e madhe e trashëgimisë i kalon vajzës dhe pjesa tjetër babait të tij.

Një çështje tjetër në fushën e familjes është dhe divorci. Familja është faktori i pashoq dhe shtylla bazë e formimit të shoqërisë. Familja nga ana e saj luan një rol tepër të rëndësishëm në plotësimin e nevojave materiale dhe edukative të fëmijëve. Islami i kushton një rëndësi tepër të veçantë familjes dhe për këtë arsye divorcin dhe pasojat e tij i konsideron të papërshtatshme për njeriun. Profeti i nderuar i Islamit(s.a.v.s) thekson: " Pranë Zotit asgjë nuk është më e dashur sesa shtëpia e cila ndërtohet me anë të martesës dhe asgjë nuk është më e trishtueshme se shtëpia që shkatërrohet me anë të divorcit".

Mbi divorcin në shoqëri ekziston ekstremizëm i tepërt. Disa njerëz për një mosmarrëveshje të vogël tronditin të gjithë bazën e familjes. Disa të tjerë si katolikët janë të mendimit se burri dhe gruaja të cilët kanë shumë divergjenca mes tyre, duhet të qëndrojnë bashkë deri në fund të jetës.

Mirëpo Islami duke eliminuar ekstremin ka paraqitur një rrugë të balancuar dhe të drejtë si për familjen, ashtu edhe për çështjen e divorcit. Nga pikëpamja islame, familja është një organ tepër i rëndësishëm dhe prandaj duhen bërë përpjekjet maksimale për ruajtjen e saj. Megjithatë, kur jeta përballet me një qorrsokak, kjo fe nuk detyron as burrin dhe as gruan të vazhdojnë jetën e tyre të mundimshme. Sekreti i kësaj pikëpamje të Islamit qëndron në faktin se jeta bashkëshortore është një lidhje natyrore dhe njerëzore dhe jo një marrëveshje. Prof. Motahari lidhur me këtë thotë: " Natyrisht martesa është e bazuar në mirësjellje, unitet dhe solidaritet. Në përgjithësi dy njerëz mund të detyrohen të bashkëpunojnë në bazë të respektit dhe interesit reciprok, por në asnjë mënyrë nuk mund të detyrosh ligjërisht dy persona të duan njëri-tjetrin, të jenë të mirësjellshëm dhe që çdonjëri prej tyre lumturinë e tjetrit ta konsiderojë si lumturinë e vet".

Sociologët janë të mendimit se shkatërrimi i familjes trondit dhe lidhjet e njeriut si dhe ndikon shumë në gjendjen psikologjike dhe mendore të tij. Në një studim të kryer nga studiuesi perëndimor Xhei Haber thuhet se martesat që përfundojnë me divorc, dobësojnë shumë ndjenjën e vetëbesimit të anëtarëve të familjes. Feja islame mbështet çdo metodë e cila inkurajon burrin dhe gruan për të mos u ndarë apo divorcuar. Për këtë arsye kjo fe ka përcaktuar kushte për divorcin, të cilat shtyjnë këtë proces dhe në shumë raste përfundojnë me tërheqjen e palëve nga kjo çështje. Islami në fillim i kërkon çiftit që të heqin dorë nga divorci, sepse në jeta e përbashkët mund të ketë dashuri dhe të mira të papritura. Në pjesën tjetër kjo fe përcakton një ndërmjetës i cili gjykon dhe vlerëson për burrin dhe gruan.

Në ajetin 35 të sures Nesa është këshilluar që në rast divergjencash, të zgjidhet një ndërmjetës nga ana e gruas dhe një nga ana e burrit për t'u ardhur në ndihmë çështjeve të çiftit. Përveç kësaj, burri në rast divorci është i detyruar të përballojë shpenzime tepër të mëdha. Pas përfundimit të procedurave të divorcit qëndrimi në një periudhë të ndërmjetshme është një tjetër rrugë për të parandaluar ndarjen e çiftit. Gjatë kësaj periudhe, gruaja mund të qëndrojë në shtëpinë e burrit për një periudhë 3 muaj e dhjetë ditë. Shumë çifte gjatë kësaj periudhe pendohen nga vendimi i tyre dhe tërheqin divorcin.

Në ligjet islame ndarja është një kompetencë e burrit. Megjithatë edhe gruaja në disa kushte të veçanta mund të përdorë këtë të drejtë. Një rast është kur në kohën e martesës arrihet marrëveshja që gruaja të ketë të drejtën e divorcit. Në RII gruaja gjatë kohës së martesës mund të kërkojë disa kushte të cilat përcaktohen gjatë ceremonisë së celebrimit. Në disa kushte kur burri përdor lëndë narkotike, sjellje të dhunshme dhe nuk mban përgjegjësi për familjen, atëherë femra mund të bëjë kërkesë për divorc. Përveç kësaj, edhe nëse gruaja nuk posedon të drejtën e divorcit, në këto kushte gjykata islamike e mbron atë. Psh në rast se burri ushtron dhunë mbi gruan dhe del nga rruga normale e jetës, atëherë gruaja mund t'i drejtohet gjykatës dhe të kërkojë të drejtat e saj. Në fund mund të themi se në fenë islame femra ka personalitetin e saj njerëzor të barabartë me mashkullin dhe në rrugën për të arritur vlerat më të larta njerëzore, nuk ka asnjë dallim mes tyre. Në këtë mënyrë të gjitha përpjekjet e fesë islame bazohen në ruajtjen e vlerave dhe dinjitetit të mashkullit dhe femrës në mënyrë që ata në gjirin e ngrohtë të familjes të mund të arrijnë lumturinë dhe përsosmërinë e tyre.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të drejtat e femrave në familje 3  Empty Re: Të drejtat e femrave në familje 3

Mesazh nga Anakonda Thu 26 Jan 2012 - 1:57

Ketu tek ne femrat jane sherbetoret e burrit dhe te femijeve,te drejtat kane shkuar per ushtar.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi