Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjergj Fishta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjergj Fishta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjergj Fishta

Shko poshtë

Gjergj Fishta Empty Gjergj Fishta

Mesazh nga suela Sun 27 Sep 2009 - 0:51

suela
suela
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : gjermani katunare e rame
Postime Postime : 95
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/06/2009
Hobi Hobi : basketboll

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Fishta Empty Re: Gjergj Fishta

Mesazh nga suela Sun 27 Sep 2009 - 0:53

Gjergj Fishta Gjergj_fishta

Figura më e madhe dhe më e fuqishme e letërsisë shqiptare të
gjysmës së parë të shekullit të njëzetë është ati françeskan Gjergj Fishta
(1871-1940), i cili më shumë se cilido shkrimtar tjetër i dha shprehje artistike
shpirtit kërkues të shtetit të ri sovran shqiptar. I dëgjuar e i ngritur lart
deri në Luftën e Dytë Botërore si 'poet kombëtar i Shqipërisë' dhe 'Homeri
shqiptar', Fishta do të binte menjëherë në harresë kur komunistët morën
pushtetin në nëntor 1944. Edhe vetëm përmendja e emrit ishte një tabu për
shqiptarët, që zgjati dyzet e gjashtë vjet me radhë. Kush ishte Gjergj Fishta
dhe a mund ta mbajë epitetin 'poet kombëtar'edhe gjysmë shekulli më vonë?

Fishta lindi më 23 tetor 1871 në fshatin Fishtë të Zadrimës, ku dhe u
pagëzua nga misionari françeskan dhe poeti Leonardo De Martino (1830-1923).
Ndoqi shkollat françeskane në Troshan dhe Shkodër, ku që fëmijë u ndikua mjaft
nga i talentuari De Martino dhe nga misionari boshnjak Lovro Mihaçeviq, i cili i
ushqeu këtij çuni të zgjuar dashurinë për letërsinë dhe për gjuhën amtare. Më
1886, kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç, Fishta u dërgua nga françeskanët në Bosnjë
për t'u bërë prift, si dhe shumë djem të tjerë shqiptarë. Në seminaret dhe
institutet françeskane në Sutjeskë, Livno dhe Kreshevo, djaloshi Gjergj studioi
teologji, filozofi dhe gjuhë të huaja, sidomos latinisht, italisht e
serbo-kroatisht. Kështu, ai po përgatitej për karrierë ekleziastike dhe letrare.
Gjatë qëndrimit në Bosnjë ra në kontakt me shkrimtarin boshnjak Gërga Martiq
(Grga Martiæ, 1822-1905) dhe me poetin kroat Silvije Strahimir Kranjçeviq
(Silvije Strahimir Kranjèeviæ, 1865-1908), të cilët i zgjuan talentin letrar e
me të cilët lidhi miqësi. Më 1894 Gjergj Fishta u shugurua prift e u pranua në
urdhrin françeskan. Me t'u kthyer në Shqipëri në shkurt të atij viti, filloi
punën si mësues në kolegjin françeskan në Troshan e më pas si famullitar në
fshatin Gomsiqe. Më 1899 ai bashkëpunoi me Preng Doçin (1846-1917), abati me
influencë i Mirditës, me prozatorin dhe priftin dom Ndoc Nikaj (1864-1951) dhe
me folkloristin Pashko Bardhi (1870-1948) për të themeluar shoqërinë letrare
Bashkimi të Shkodrës, e cila i hyri punës për zgjidhjen e problemit shqetësues
të alfabetit të shqipes. Kjo shoqatë dha ndihmesë të madhe për botimin e një
numri tekstesh shkollore në gjuhën shqipe dhe të fjalorit shqip-italisht
Bashkimi më 19081, ende fjalori më i mirë i dialektit gegë. Në këtë kohë Fishta
ishte bërë figurë udhëheqëse e jetës kulturore e publike në Shqipërinë e veriut
e sidomos në Shkodër.
suela
suela
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : gjermani katunare e rame
Postime Postime : 95
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/06/2009
Hobi Hobi : basketboll

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi