Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Mërgimi - Poemë nga Aleko Likaj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Mërgimi - Poemë nga Aleko Likaj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mërgimi - Poemë nga Aleko Likaj

2 posters

Shko poshtë

 Mërgimi - Poemë nga Aleko Likaj Empty Mërgimi - Poemë nga Aleko Likaj

Mesazh nga WebMaster Thu 5 Jan 2012 - 11:22

Numëroj yjet, e i ngatëroj me avionët që gërvishin qiellin e natës,
dhe me mendje pastaj, llogaris egzaktësisht ku bie Shqipëria.
Çuditërisht, më duket vetja këtu në mërgim, në një burg të hapur,
që pak nga pak,e dita - ditës si në ekran, po më fiket burëria

Flladitem kështu mendueshëm i ulur në një qoshe të errët,
e malli për atdhe, për miq e shokë, dalngadalë po më mpak
Nuk i kam kaluar ende nga jeta të pesëdhjetë pranverat,
e një i njohuri im i vjetër, më tha një ditë "Oh, sa qenke plak"

Jeta e refugjatit, paska kudo pak gëzime, e shumë ditë pa diell
qenka ashtu siç thotë proverbi i vjetër," një mal i rëndë me halle "
Rrëketë e lotëve bëhen detë, që na e ndajnë këtë mal mes për mes
Gjithçka ësht' si n'elegjit' labe, që nuk ka muzike, e kurrfar pentagrame

Këtu në këtë vend, pak nder kam, e kudo na shohin shtrembër,
sikur të kishim ardhur nga një tjetër planet i kësaj hapsire,
edhe pse pas në atdhe, kemi lënë që të gjithë ndoshta një emër,
largohen nga në, sikur të kutërbojme erë kërme e qelbësire

Bëmat e ndonjë adoleshenti, masmedia këtu di ti vërtisë mirë,
si ushqim të përditshëm për njerëzit, që jetojnë kësaj Europe,
që më tepër nuk dinë se ç'kërkojnë, po thonë se janë të lirë,
e bëjnë racizëm me ne të gjithë shqiptarët, në ketë cep bote

Sa herë që atdheu im Shqiperia, e ka një hall, a merrak
qytetërimi i Europës rreshtohet shpejt, në të kundërtin cep,
e na akuzojnë, per atë që nuk dimë e që nuk e kemi hak,
Kjo klasë politike, e pangijur në çmenduri, po na mban peng

Por Shqipëria, or' mik, nuk është ndonjë tutor prostitutash,
apo vrasëse, si gjithë kriminelët e kësaj toke mjerane,
që gazetarët pa nder, nxitojne ta nxijnë si vend cubash,
por një komb krenar, që di të rrilindë me kulturën e tij vitale

2

Filipi, një mik në gjykatë, më prezantoi mbrëmë në një grup francez.
E ndërsa, po u shpjegoja origjinën e vendin ku vija, e kisha lindur,
u bënë që të gjithë, krejt pa pritur, si me magji, deri në indiferencë,
sikur të mos isha aty, por një vegim për ta, që tashmë ishte fikur

Mbrëmë djali im i vogël, që kthehej nga qendra me autobuzin e tetës,
ndërsa i lëroi vendin një të moshuari, që mbahej me një shkop në dorë,
-Qenke nga vendi që pjell kriminelë - tha i pezmatuar legjionari i vjetër,
ndonëse, im bir i tregoi, se studjonte për piano, aty në konservatorë.

Nuk kemi kërkuar këtu poste, as karrike, e zyre me grila të çelur.
As kapardisje në vila periferie, ku harbohet meskiniteti i ndyrë,
por pak respekt, e punë të ndershme, qe vijne nga djersa e rrjedhur,
për të mos na thonë më vrasës, e mafiozë, duke u shtrembëruar në fytyre

Respekti që na mungon këtu, thonë, se njeriu e krijon me punë.
Kjo ndodh me të vërtetë, me të gjithë bashkombasit e mij refugjatë.
Kokëulur, e të mbërthyer në zinxhirin e halleve, që s'mbarojnë kurrë,
të ndershëm, puntorë, familjarë të përkushtuar pas fëmijve ditë-natë

Kjo jetë e refugjatit plot mistere, e mundimshme, deri në fatalitet,
seç më kujtoi një thënie të gjyshes, ndjestë pastë, n'atë prag dimri.
"Guri, që është si gjithë gurët e kësaj bote, peshon në vend të vet".
Sikur,ç'faj të kishim bërë n'atë vend të shkretë, na ndjek çdo dit',mallkimi

Morëm të gjithë udhët e kurbetit, për një tjetër jetë, krejt ndryshe,
me një peng në zemër, për çka lamë aty, por jo përgjithmonë.
Ime ëmë më thotë, me zërin e saj të embël në telefon, "dallandyshe,
do të ketë edhe për ne pranverë. Ju do te vini sërrish në tokën tonë"

3

Pranvera erdh’ sërish, e zogjtë me gaz cicërimat këtu sjellin,
ashtu siç kanë bërë në ketë botë, edhe një vit më parë.
Rituali i zakonshëm, ku dita si ditë, ikën së bashku me diellin,
e stina e hijshme, praron e lulëzon, edhe pse është natë

Por bukuria, si gjithë bukuritë, mallin në zemër nuk ta shuan
Jetojmë në këtë cep të botës, të ndruajtur, me dhimbje, si refugjatë
Kemi lënë pas plot miq, kujtime, e njerëz të afërt,që duam
dhe e madhërishmja, Shqipëri, nëna jonë, ndodhet larg, tepër larg.

Po ky, duket si një vegim i largët, që mbetet vazhdimisht pas.
Nuk jemi pak, të shpërndare në dhera të huaj, por me mijra.
Edhe pse enderojmë, të gjithë na duket, se nuk ka fund ky çast,
që të na mbledhe në gjirin e saj, nëna e nënave, Shqipëria

Një shqiptar, thonë këtu, drejton tashmë institutin Pjer e Mari Kyri
E ata që shpikën të parin film, thonë, se kanë origjinë shqiptare
Në konservatore pranojnë: Ah, shqiptarëve? Nuk u mungon kurrë talenti
Kjo tokë e Zolasë, Dymasë, e Hygoit... ka mit sot, shqiptarin Kadare

Një rrugë e një shesh, këtu në zemër të Parisit të stërmadh,
mban emrin e Boçarit. Markua rrezëllin si një shqiponjë lirie.
Në Laruse shkruhet për të, e të gjitha betejat, me rradhë,
ndonëse, luftoi për revolucionin grek, pranojnë, se ësht' bir shqipërie

Një violinë e një zë i magjishëm, në skenat e operave pariziene,
si ujëvare rrjedh, e katarakt, vjen si një vegim i largët, shqipërie.
Afishet që njoftojnë shitjen e biletave javore, lahen me stërkala Sene
Sezoni operistik, ka si sigël, portretin e Inva Mulës me fustan nusërie

Po, ç'them unë kështu?.Shqiptarët, që sot janë kudo në botë,
që nga perëndimi i largët, e në ekstremin tjetër të lindjes, sigurisht,
kanë për pasqyrë, fytyrën e atdheut, që e mbajnë si pasaportë,
dhe për lavdinë, e emrin e saj të lavdishëm, mendojnë bashkërisht

4

Tre lule e dy menekshe, në lulishte pranë stacionit të urbanit,
i këputa sot në mëngjez, e u gëzova, si fëmijët e kësaj bote.
Sigurisht, që me ato bëra një kurrorë lule vere, për t'ja dhënë djalit.
Muaji Shkurt, rrokullis ditët, si butet e verërave të zbrazura bordoje

"Po bën këtu një dimër i çmendur, e ne jemi, pa drita e ngrohje,"
me tha në telefon, ime motër, që ka të vetmin djalë, refugjat
Një çast më parë, seç ndjeva dëshpërim, e në kraharor një ftohje,
me aparat telefonik në dorë, në konfortitetin e dhomës sime larg

E mallkova pa adresë, këtë jetë, që njerëzit i bën të jetojnë ndryshe,
të pa barabartë, edhe në stinë, e pse jemi, në një meridian e paralel
Ç' faj të ketë bërë Shqipëria jonë, më e bukura e Ballkanit, nuse,
e mpakur, e krrusur, në shtjella kaosi, pa nerv, pa vajza e pa djem

Pranvera, po vjen e shtruar, e qetë, pa hap trompeta gjëmimtare,
pa ç'ka se egër, dimri s'kermit e fryn bulçitë, si në përrallën e lashtë.
Kjo jetë me kapriçio, duhet jetuar ndryshe, ndryshe lozonjare.
Shqipëria, kryezonjë e zonjave, pret që ta bëjmë të gjithë bashkë

Fund mbi dimrin alegorik, fund mbi thashethemet në sallat mondane,
atje ku thonë, se politika e këtij globi, rrotullohet por nuk vërtitet kaq lehtë,
vrasës, kriminel, trafikante, mafiozë... si jehonat e fundit të një këmbane,
edhe për Shqipërinë hallemadhe, një ditë me diell, sigurisht që do të ketë

5

Numëroj yjet, e i ngatëroj me avionet që gërvishin qiellin e natës,
dhe me mendje, pastaj llogaris egzaktësisht, ku bie Shqipëria
Me hamendje, ndërtoj kenstelacionin ajror, si në fletën e hartës,
rrugët që kanë veç kthim, për mua e për shqiptarë, me mijra

Sigurisht, atje, si kapedane e tretur, dhe e vuajtur në stërmundim,
na pret si gjithmonë, Nënëmadhja jonë në gji, me fole zogu.
"Mirëseerdhet në tokën tuaj. U kam pritur, të gjithëve me padurim"
Do të na ledhatojë, e me zerin e ëmbël, do të thotë: "Bij, qenkeni lodhur"

Por nata, se ç'më ngjason me të gjithë errësirat, që skanë fund,
e që, si në këng’ "Vajz' e valëve", nuk do të kthej të dashurin n'atdhe.
Sa herë, që bëhen gati ata të zënë në kthim këtë udhë, nuk mund.
Nuk mund të rrokin qiejt, valët e kaltërta. Shporru magjistrice e re.

Ky, në fakt, është vetëm një iluzion, që m'kapit nga malli që kam n'gji,
e që vitet e ikjes, këtu në mërgim, i mas me gurët e gjatë kilometrik
Në Bastijë, Notre Dame, Hark Triumf, Ejfel, sa herë takoj me shokët e mij,
nën qiellin e ndezur parizien, kujtojmë Shqiperinë e me ndonjë mik.

Unë besoj, se bukuria e bukurive, Shqipëria, do t'hyjë në t'tjera rrjedha,
e një ditë, do të jetë krejt ndryshe, si nuse e stolisur, dhe më me hijeshi
Asnjë nuk do të ikë më. Mërgimtarët, do të kthehen nga vendet e tjera,
me djersën e ballit, që të gjithë së bashku, do ta bëjmë Shqipërinë.

Bordo: Fund Shkurti 2003
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Mërgimi - Poemë nga Aleko Likaj Empty Re: Mërgimi - Poemë nga Aleko Likaj

Mesazh nga Anakonda Thu 22 Mar 2012 - 4:41

Qenka nje poezi shum e bukur.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi