Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
U largova nga Shqipëria me lot në sy për gjendjen të cilën e gjeta, e pashë dhe e lashë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
U largova nga Shqipëria me lot në sy për gjendjen të cilën e gjeta, e pashë dhe e lashë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U largova nga Shqipëria me lot në sy për gjendjen të cilën e gjeta, e pashë dhe e lashë

2 posters

Shko poshtë

U largova nga Shqipëria me lot në sy për gjendjen të cilën e gjeta, e pashë dhe e lashë Empty U largova nga Shqipëria me lot në sy për gjendjen të cilën e gjeta, e pashë dhe e lashë

Mesazh nga WebMaster Sat 7 Jan 2012 - 20:07

Lëvizja nacionaliste e rezistencës shqiptare (6)
Ajo që më trishtoi gjatë qëndrimit tim në Shqipëri dhe më pikëlloi deri në dhembje, ishte fakti se në biseda që i zhvilluam me funksionarë e lartë të Partisë dhe me njerëz tjerë të cilët mbanin pozita të larta shtetërore, disa herë mu tërhoq vërejtja që të mos flisja keq për serbët ?! ...
Sepse ata i kemi vëllezër të armës dhe të luftës. Me serbin e luftuam bashkë kundër Gjermanisë. Ne armik e kemi Titon dhe bashkëmendimtarët e tij të cilët e tradhtuan Stalinin dhe komunizmin ?! ... Ky qëndrim më shembi për tokë! gjysma e atdheut i robëruar ishte duke hequr të zitë e ullirit nga pushtuesit serbë, megjithatë, këta nuk na qenka armiq? Hapu tokë se mjaft pashë e dëgjova me veshët dhe sytë e mi në shtetin amë Shqipëri! Shembu o qiell, e bjer mbi këta njërës të turpshme! Befasia e radhës ishte kur shihja policë dhe oficerë të Sigurimit që nuk dinin asgjë për Kosovën ?!..
Emri Gjilan është një lloj mërmullade me të cilën fëmijët e lyejnë bukën kur hanë mëngjes ...
Në mbrëmje, duke luajtur me domino me një oficer të Sigurimit, lexova në kutinë e dominove: “Sami Dërmaku- Gjilan”. Oficeri më pyeti: - Çka është ky emër“Gjilani”?
Iu përgjigja: - Është një lloj marmelate që e lyejnë bukën fëmijëve për mëngjes.
Gjatë pritjes të vendimit që të largohem nga Shqipëria për Turqi më rëndonte mosnjohja aq e madhe e Kosovës nga njerëzit e Sigurimit. Këtë shqetësim timin e shpreha me rastin e parë, kur erdhi Ajet Haxhiu me Salih Shatrin, ndër të tjera, ua shtrova pyetjen se si është e mundur që njerëzit, bile edhe oficerët e Sigurimit, të jenë kaq të painformuar për Kosovën? Ajet Haxhiu dha një përgjigje cinike, apo siç i thonë fjalës “në qofsh Bektesh merre vesh”...
A e kuptove o stërnipi i Cen Maxhunit ?!
Çdo kund ku kalova dhe qëndrova në Shqipëri- na tha në vazhdim të bisedës nacionalisti , Shkrimtari dhe humanisti i mirënjohuri Sabri Maxhuni më së shumti me brengosi gjendja e rëndë ekonomike e qytetarëve shqiptarë në qytetet dhe fshatrat e të gjitha anëve të Shqipërisë. Çdo kund me ra në sy varfëri e skajshme. Në postën e kufirit, përveç veshmbathjes së ushtarëve dhe oficerëve me rroba tepër të vjetruara me arna, më befasuan edhe enët në të cilat ma sollën mëngjesin. Tasi, pjata dhe luga prej alumini ishin aq të vjetruara e të nxira, sa që kurrë nuk kisha parë diçka të tillë, jo vetëm në Kosovë, por as në qelitë e burgjeve të ish Jugosllavisë. Kur e kalova kufirin shqiptaro-shqiptarë, gjatë rrugës, duke fillua nga kufiri shqiptaro shqiptar deri në Shkodër me një makinë të tipit të xhipit, i cili ishte tepër i vjetruar. Ndonëse kisha shëtitur mjaft nëpër Kosovë, por edhe një pjesë të ish Jugosllavisë, askund nuk më kishte rënë në sy të shoh diçka të tillë !...
Në këtë vend fillova të frikësohesha edhe për fatin tim. Premtimet që m’i kishte dhënë Ajet Haxhiu se do të ma bënin të mundshme që të emigroi në Turqi më dukeshin krejtësisht të pamundshme. Vazhdimisht më forcohej bindja se do të përfundoja në kampet e përqendrimit, apo në burgjet e shtetit të diktatorit Enver Hoxhës, ku ishin Aziz Zhilivoda e qindra intelektual dhe individ të tjerë të rezistencës shqiptare të Kosovës nga ku më vonë do të më dorëzonin në duart e UDB-së jugosllave si Rexhep Malën, Isa Kastratin dhe Sami Dërmakun dhe shumë intelektual të tjerë nga Kosova– na tha Sabri Maxhuni.
Pas dy muajve, sa qëndrova në Shqipëri, gjatë një mëngjesi erdhi Salih Shatri me një makinë, pak më të mirë se ajo që më solli nga kufiri deri në Shkodër, i shoqëruar me një shofer të moshës mesatare. Më mori dhe shkuam në Tiranë, ku e takuam edhe Ajet Haxhiun. Së bashku shëtitëm nëpër shumë vende të Shqipërisë. Ajeti prapë u kthye në Tiranë, kurse Salih Shatri më shoqëroi deri në portin e Durrësit, ku më dorëzoi te një oficer i Sigurimit për të më shoqëruar.
Në përshëndetjet e fundit, Salih Shatri më tha: - Bir i familjes Maxhuni, po ndahemi nga ju me përshtypjet më të mira me ty. Më dëgjo me vëmendje, shokët që i ke në Kosovë ke kujdes të madh dhe askujt mos ia beso! Askujt mos ia përmend!
Ndërmjet popullit shqiptar dhe komunistëve shqiptarë është një det i madh me gjak
Me vendosën në anijen “Skënderbeu” në Portin e Durrësit. Ishte një anije tregtare, por kishte disa kabina për udhëtarë. Gjatë pesëmbëdhjetë ditëve, sa qëndrova në anije. Me sytë e mijë shikoja burra e gra të shtetit shqiptar, tepër të lodhura nga puna e rëndë dhe kushtet tepër të vështira ekonomike. Shihja gra të lodhura në ato ditë të dimrit, duke ngarkuar fuçi të bitumit, duke shkarkuar minerale kromi nga makinat e vjetruara, në shumë raste edhe me lopatë.
Në ditën kur po largohesha nga Shqipëria, befas ia plasa vajit që s’mund ta ndalja fare. Ndjeva thellë në zemër dhembje për gjendjen në të cilën e gjeta, e pashë dhe e lashë shtetin amë Shqipërinë, e veçmas për pamundësinë për të qëndruar dhe për të vepruar për Kosovën nga aty – na rrëfeu në vazhdim të bisedës nacionalisti Sabri Maxhuni i thash lamtumire shteti dhe populli shqiptarë. Gjatë dy vjetëve të fundit para së të emigrofsha në Shqipëri dy herë isha burgosur. Gjatë atyre ditëve të vështira i kisha lënë fëmijët, bashkëshorten e re, prindërit pleq, shokët e rezistencës shqiptare nëpër burgje serbo-çetnike, besa edhe nëpër varre, kisha kaluar nëpër torturat me çnjerëzore nga dora e UDB-së Jugosllave, por asnjëherë nuk më kishte dalë loti. Tani po qaja, e besa edhe po dënesja me ngashërim, sepse e pashë me sytë e mi Atdheun tim të shtrenjtë që po dergjej dhe po shkatërrohej nën thundrën e diktatorit Enver Hoxhës dhe klisheve të tij, andej dhe këndej kufirit shqiptaro- shqiptarë.
Komunistët e Shqipërisë, në krye me diktatorin Enver Hoxhën gjatë regjimit të tyre diktatorial kanë vrarë dhjetëra mijëra shqiptarë, kanë vrarë dhe kanë internuar bijtë e familjeve që e kanë bërë historinë e Shqipërisë, që e kanë shpallur Pavarësinë e saj. Mbi të gjitha, këto krime i kanë bërë të nxitur, të përkrahur edhe me armë nga serbo-komunistët. Serbo-sllavët i sollën në Shqipëri xhelatët serbo-malazez, xhelatët rusë për të vrarë e për të masakruar yndyrën e inteligjencës shqiptare. Posaçërisht i vrisnin ata shqiptarë që kishin lidhje me aleatët anglo-amerikanë, ata shqiptarë që sadopak anonin kah perëndimi. I vranë, i pushkatuan pa gjyq, intelektualët e njohur shqiptar në të dy anët e kufirit, qoftë edhe vetëm pse kishin kryer ndonjë shkollë në perëndim?! Ata luftonin që në popullin shqiptar të mos mbetej kush që do të dinte të kërkonte ndihmën dhe përkrahjen e perëndimit.
Ndërmjet popullit shqiptar dhe komunistëve shqiptarë është një det i madh me gjak. Janë me dhjetëra mija kufoma. Nuk është me rëndësi nëse i kanë bërë me vetëdije ose pa vetëdije. Rinia e Kosovës, duke iu bashkëngjitur ideologjisë së krimeve, po bëhet pjesë e tyre. “Ka me mbajt përgjegjësi historike për këtë
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

U largova nga Shqipëria me lot në sy për gjendjen të cilën e gjeta, e pashë dhe e lashë Empty Re: U largova nga Shqipëria me lot në sy për gjendjen të cilën e gjeta, e pashë dhe e lashë

Mesazh nga Anakonda Wed 8 Feb 2012 - 6:10

Shume e dhimbshme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi