Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
10 pyetje që na bëjnë të skuqemi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
10 pyetje që na bëjnë të skuqemi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 pyetje që na bëjnë të skuqemi

3 posters

Shko poshtë

10 pyetje që na bëjnë të skuqemi Empty 10 pyetje që na bëjnë të skuqemi

Mesazh nga kasperi Sun 8 Jan 2012 - 6:19

[You must be registered and logged in to see this image.]



A e keni dëgjuar shprehjen “Bota rrotullohet rreth seksit”?. Besoj se të gjithë jemi hasur me të, në situata të ndryshme shoqërore apo edhe në marrëdhëniet në çift.Por shumë njerëz skuqen kur e dëgjojnë apo për më tepër të pyesin rreth seksit, një temë që ende mund të konsiderohet tabu në vendin tonë, për më tepër në bashkëbisedimin midis brezave. Po cilat janë disa nga pyetjet që na bëjnë të skuqemi?


Përse asaj i pëlqen më shumë të qëndrojë sipër?
Sepse kështu mund të provojë ndjesi më të thella. Në këtë pozicion stimulohet në fakt në maksimum nervi pudendo, një terminal nervor, që është i ndarë në tre degë: në atë perienale (gjendet në pjesën e poshtme të baçinit), atë kurrizor i klitoridit dhe atë anale. Veç kësaj, nëse ajo qëndron sipër, është më i theksuar fërkimi i organeve gjenitale të jashtme dhe shuma e këtyre stimulimeve i sjell kënaqësi shumë më të madhe dhe përfshirëse nga ç’mund të ketë kur sipër është ai. Pa llogaritur pastaj që në këtë pozicion, gruaja ndjehet më e lirshme për të pasuar ritmet dhe ndjesitë e saj. Avantazhe shumë të çmuara për atë që ka një partner mbipeshë apo për atë që vuan nga ankthi: disa gra, në fakt, në të ashtuquajturin pozicion të misionarit (ai sipër dhe ajo poshtë), ndiente t’u merret fryma.

Përse burrat nuk kanë nevojë për parapërgatitje?
Tashmë shumë studime shkencore kanë treguar që të gjithë burrat dhe gratë e dinë nga eksperienca: tek ai dëshira rritet shumë shpejt, ndërsa eksitimi femëror rritet në mënyrë të ëmbël dhe graduale. Veç kësaj, burrat ndjehen më meshkuj nëse “nuk humbin kohë” me puthje dhe përkëdhelje (e në fakt thuajse 50 përqind e grave ankohen për këtë). Por problemi më kryesor është ky: Si t’ia bëjmë me atë 32,8 përqind të grave që, duke iu përmbajtur statistikave më të fundit, vuajnë nga rënia e dëshirës? Ka një zgjidhje: psikologë dhe seksologë janë të një mendjeje se për të rigjetur kënaqësinë para se të arrihet në depërtim, do të ishte e nevojshme gjysmë ore e mirë puthjesh dhe përkëdheljesh.

Përse disa burra nuk arrijnë fare të përmbahen?
Nëse ai nuk arrin ta mbajë orgazmën në përgjithësi do të thotë se ndjehet psikologjikisht nën trysni (shpesh është një fakt i pavetëdijshëm, të cilin nuk e percepton plotësisht) dhe kjo shkakton një tension në bacin: zona plevike ngurtësohet dhe bëhet e paaftë për të mbajtur ejakulacionin. Për këtë arsye, kura në rastet e ejakulacionit të parakohshëm konsiston në ndihmën që duhet dhënë për të gjetur një qetësi emotive. Por nganjëherë, ai nuk arrin ta mbajë sepse kënaqësia është shumë e thellë. Në këtë rast edhe ejakulacioni është shumë i fortë dhe i bollshëm.

Përse ai nuk ka qejf të përdorë prezervativin?
Sepse mund të pengojë kalimin natyral nga parapërgatitjet në depërtim. Nëse ai duhet të ndalet, të hapë kutinë dhe të vendosë profilaktikun, eksitimi mund të ulet. Dhe duke u ndjerë në siklet, mund ta ketë të vështirë të rifillojë nga e para. Veç kësaj është edhe paragjykimi që e konsideron prezervativin një pengesë për ndjeshmërinë e penisit. Por, ai është aq i hollë dhe puthitës sa nuk e justifikon mungesën e ndjeshmërisë. E nëse prezervativi hyn natyrshëm e zakonisht tek çifti, mund të kthehet në një moment intimiteti, pa u ndërprerë momenti erotik i vendosur mes të dyve.

Përse disa burra, kur bëjnë dashuri eksitohen duke thënë fjalë të ndyra?
Për disa burra, thënia e fjalëve të ndyra ka një efekt çlirues. Është njësoj sikur thyerja e skemave të sjelljes së mirë, t’i ndihmojë të jepen. Disa të tjerë provojnë një kënaqësi për të ndaluarën, e ngjashme me atë të fëmijëve dhe kjo e shton dëshirën e tyre. Dhe nuk është e thënë, siç mund të mendohet, se grave nuk u pëlqen aspak kjo sjellje. Disa gra, nëse shahen arrijnë më kollaj të largojnë nga vetja bllokimin dhe turpin.

Përse pas orgazmës burri ka nevojë për shumë kohë për t’u rikarikuar?
Sepse orgazma e tij, më shumë se ekstazës femërore i ngjan një shkarkimi të mirëfilltë. Dhe menjëherë niveli i testosteronit (hormoni mashkullor që ndikon dëshirën seksuale si tek burri ashtu edhe tek gruaja) tek ai ulet menjëherë. Që të rikthehet dëshira për të bërë dashuri, një burri i duhet një periudhë pushimi nga dhjetë minuta tek të rinjtë deri në 48 orë tek me të vjetrit.

Përse “më pas” ai fle gjumë?
50 për qind e grave thonë se partneri, pas dashurisë është indiferent ndaj përkëdheljeve. Ai fle gjumë menjëherë ose fillon të lexojë gazetën, të shoh TV apo të hajë. Ka një shpjegim dhe këtë na e japin shkencëtarët. Pas orgazmës, ai hyn në një fazë relaksi. Kjo për shkak të endorfinave, të ashtuquajturat substanca të mirëqenies që organizmi ynë prodhon edhe pas një ore aktiviteti fizik dhe që kanë një efekt të lehtë ç’tensionues. Nëse ai është i stresuar, ky relaks mund ta vërë në gjumë. Por nganjëherë edhe për gratë seksi është një moment relaksi që mund të rrëshkasë me kënaqësi në gjumë.

Përse burrave u pëlqen të shikojnë?
E dini që meshkujt e vegjël të shimpanzeve shikojnë amplekset e të rriturve dhe i riprodhojnë duke luajtur? Dhe se femrat e disa kafshëve i kanë gjenitalet e ngjyrosura për të tërhequr vështrimin e meshkujve? Syri ka shume rëndësi në takimin seksual dhe dëshira, sidomos tek meshkujt, është e lidhur me shikimin. Tek burri pastaj kjo është theksuar me evolucionin: U pakësua stimuli nga feromonet, aroma që trupi nxjerr si joshje seksuale. Gruaja, për të joshur, i fsheh aromat e saj natyrore me parfum dhe trukohet apo vesh një minifund.

Përse në krevat shumë gra kanë qejf që t’u flitet?
Sepse, në përgjithësi, gratë duan më shumë komunikimin se sa veprimin e mirëfilltë. Një karakteristikë që, natyrisht, shfaqet edhe në seks. Një hapje e mirë me partnerin, para, gjatë dhe pas raportit seksual, i bën të ndjehen të futura në një lidhje të pasur, të plotë dhe shumë më tepër përfshirëse se sa një “takim seksi” i thjeshtë. Dhe është edhe një kënaqësi më e madhe fizike.

Përse shumë burrave u duket eksituese të shohin dy gra që bëjnë dashuri?
Dëshira e shumë burrave për të parë gra që përkëdhelen nuk lind vetëm nga pasioni mashkullor për imazhet erotike. Në fakt është fjala për një “variant” njëkohësisht eksitues dha pak kanosës. Shpesh ai, në këtë fantazi, nuk është i trembur nga ballafaqimi me burra të tjerë. Dhe mund të përfytyrojë të futet në lojë si protagonist i vetëm e i padiskutueshëm.
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

10 pyetje që na bëjnë të skuqemi Empty Re: 10 pyetje që na bëjnë të skuqemi

Mesazh nga Docteur Mon 4 Jun 2012 - 0:10

disa me lart jane kot fare
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

10 pyetje që na bëjnë të skuqemi Empty Re: 10 pyetje që na bëjnë të skuqemi

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 8 Jun 2012 - 10:00

Po pse te skuqemi se?....sa pyetje edhe me te skuqshme se kto po he po pertoj me fol[You must be registered and logged in to see this image.]
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

10 pyetje që na bëjnë të skuqemi Empty Re: 10 pyetje që na bëjnë të skuqemi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi