Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkodra - qytet i humorit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkodra - qytet i humorit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - qytet i humorit

4 posters

Shko poshtë

Shkodra - qytet i humorit Empty Shkodra - qytet i humorit

Mesazh nga WebMaster Tue 29 Sep 2009 - 6:23

Shkodra - qytet i humorit

Humori i veçantë shkodran është i njohur në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka qenë vetëm humori profesionist ai që e ka përcaktuar Shkodrën si vendi i humorit, por edhe bejtet e barcaletat e panumërta, që kanë dalë nga goja e njerëzve të zakonshëm, të cilët janë bërë mjaft të njohur në Shkodër e më gjerë, përmes shakave e barcaletave të tyre plot humor.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodra - qytet i humorit Empty Re: Shkodra - qytet i humorit

Mesazh nga WebMaster Tue 29 Sep 2009 - 6:24

GËZIM KRUJA - aktor i njohur i humorit
Shkodra - qytet i humorit G_kruja U lind në vitin 1939 në Shkodër. Ka punuar disa vite mekanik në fabrikën e cigareve në Shkodër. Ka mharuar Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (Dega Gjuhë-Letërsi). Për 35 vjet është aktivizuar me estraden e ndërmarrjes Duhan Cigare, në Klubin e Rinisë, pallatin Punëtori si dhe ne estradën profesioniste të Shkodrës. Ka realizuar në skenë rreth 1000 role në mbi 2000 shfaqje. Nga penda e tij kanë dalë 12 komedi, të cilat i ka vënë në skenë dhe interpretuar vetë. Gjithashtu është autor i dy skenarëve filmash, 250 skeçeve, pjesëve gazmore dhe pantonima. Ka vënë në skenë rreth 50 premiera me estradat amatore. Është marrë edhe me gjini të tjera të skenës si xhongler, pantonimist, imitues, ekuilibrist në tel, zbutës kafshësh, monologist, parodist, etj. Vitet e fundit, arti i tij i interpretimit humoristik i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë; ka dhënë shfaqje me shumë sukses në Kosovë, Maqedoni, Amerikë dhe në disa shtete të tjera, ku punojnë e rrojnë shqiptarë
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodra - qytet i humorit Empty Re: Shkodra - qytet i humorit

Mesazh nga WebMaster Tue 29 Sep 2009 - 6:24

Pjesë nga libri "Qesh e njesh"
Shkodra - qytet i humorit Gk_qesh
Hapja
Një ditë, një tip i çuditshëm më ndalon:
"Çfarë teme ka ai libri yt?" Unë i thashë:
"Kam mbledhur gazmoret e dialogjet ma të mira, që i kam shkruar prej vitesh, e tashti në demokraci."
"Ashtu, - më tha. Po a të del ndopak libër i trashë?" Po libri, mor i dashur, nuk vlerësohet nga trashësia, po ç'ka kanë shpikë trutë e mia. Ti Po ja ban si ja bani një përgjegjës i vatrës së kulturës në fshat, që shkon me ble pllaka gramafoni, se në atë kohë nuk kishte magnetofon, e i thotë shitësit, "M'i jep 200 pllaka gramafoni." Shitësi i thotë: "A don muzikë të lehtë apo të randë?" Fshatari i përgjigjet: "Çfarëdo muzike, se gomari ka me i bajtë."
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodra - qytet i humorit Empty Re: Shkodra - qytet i humorit

Mesazh nga WebMaster Tue 29 Sep 2009 - 6:24

Komisari
E more shoku Komisar, 45 vjet që e ke kullotë Partinë e Punës, vetë shkruj e vetë vulos, e njeri mos me të thënë mos. Tashti të kanë ra puplat, re nga fiku...
- Gabohesh djalosh, unë jam ai që kam qenë, unë nuk kam ra nga fiku, por ç'ti bësh, ka ra fiku...
Edukatorja
- O mami, o mami, du dy gurabija sot.
- Për ç'farë të duhen dy gurabija?
- Se njërën ma han edukatorja...
Transferimi
Dëgjo moj bijë, tani jam transferuar në Shkodër. Ti je vajzë e re, 17 vjeçe, e ke mendjen taralele. Shkodra është qytet i madh, qytet me kulturë, janë njerëz të humorit, janë qejfli. Ti, të pastë mamaja, shoqëroju me vajza e mos u ndalo me asnjë djalë, se kaq bukur ta prishin mendjen shkodranët, sa nuk ke qejf me u thanë Jo...
Doktori i psikiatrisë
- Doktor, po më merren mendt.
- A e din pse të merren mendt?
- Pse? - Ke kokën e madhe e trutë e vogla, e të sillen nëpër kokë. Derisa të zajnë vend trutë, mos u shqetëso.
Doktor ekspres
Burrë e gru shkojnë tek doktori: Doktor a mund t'ju shqetësojmë?
Doktori: Zhdeshu zojë!
Gruja: Burri ashtë i sëmurë, zotni doktor...
Doktori: Ashtu, atëherë burri juaj të nxjerrin vetëm gjuhën.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodra - qytet i humorit Empty Re: Shkodra - qytet i humorit

Mesazh nga Vizitor Tue 29 Sep 2009 - 6:28

ja e nje gje qe SE dija e mesova sot pe kleas Shkodra - qytet i humorit 147836
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodra - qytet i humorit Empty Re: Shkodra - qytet i humorit

Mesazh nga WebMaster Tue 29 Sep 2009 - 6:38

Shkodra - qytet i humorit 147836 hahaha shiko se do mesosh me shume
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodra - qytet i humorit Empty Re: Shkodra - qytet i humorit

Mesazh nga T_o_n_i Sat 24 Oct 2009 - 9:46

Ehhh kot s thojn te jesh Shkodran te tana i ban
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodra - qytet i humorit Empty Re: Shkodra - qytet i humorit

Mesazh nga doktoresha Sat 24 Oct 2009 - 10:20

Humori më ka kushtuar mijëra ditë e netë të mundimshme
VIRTYT ABDYLI
25/05/2008 Nderohet me “Mirënjohja e qytetit”, Paulin Selimi, “babai” i “Xhemal katunarit” e një krijimtarie pa fund
Shkrimtari i mirënjohur i humorit,
Paulin Selimi,

është nderuar nga këshilli bashkiak i Shkodrës me titullin ”Mirënjohja e qytetit”. Në
ceremoninë e organizuar me këtë rast në Bibliotekën e qytetit morën pjesë shumë
personalitete të pushtetit vendor, intelektualë, miq dhe dashamirës të autorit
të një krijimtarie mbi 40-vjeçare
humoristike.

Aktiviteti ishte konceptuar me një ndërthurje vlerësimesh
të veprave të Selimit me pjesët e zgjedhura humoristike të shfaqura në skenat
dhe televizionet shqiptare. Pjesëmarrësit u argëtuan pa masë dhe u përshkuan nga
emocione të shumta, teksa rishihnin pjesët e zgjedhura nga perlat e humorit si ”Kunati i shokut Xhemal” (i njohur nga populli si “Xhemal katunari”), ”Kola
i dritave”, ”Kushëriri nga Amerika”, ”Jepi
mami” etj.

Pas dorëzimit të titullit nga kryetari i këshillit bashkiak, Bardhyl Lohja, shkrimtari
Selimi, pasi falënderoi për vlerësimin dhe pjesëmarrjen, theksoi se suksesin e
veprave të tij ia dedikonte jo vetëm punës së tij pasionante, por edhe ambientit
të mrekullueshëm shkodran, të shquar për vlerat e tij në fushën e humorit. Për t’u njohur më mirë me krijimtarinë dhe
shkrimtarin Paulin Selimi, si dhe për të marrë një vlerësim për humorin e sotëm,
i morëm një intervistë për gazetën
"Metropol".

Cilat janë fillesat e shkrimeve tuaja në fushën e humorit?

Ka qenë viti 1965, vite të bukura
studentore, kur m’u botuan shkrimet e para në gazetën “Studenti”. Krijimet e
fillimit ishin një sërë fejtonesh dhe pamfletesh, të cilat ishin si shkrime
sporadike nga ana ime e jo se kisha krijuar bindjen se do të bëhesha shkrimtar.
Në atë kohë kam lëvruar edhe poezinë serioze, por këshillat e dy studentëve,
poet të rinj atëherë, Xhevahir Spahiu dhe Spiro Dede, më bënë që të merresha me
humor dhe që atëherë i hyra kësaj fushe, duke
filluar në një rrugë pothuajse të pashkelur në prozë. Fillova me skicat,
tregimet, novelat dhe më pas u lidha me estradat, duke shkruar skeçe, monologë,
komedi, ku interpretimi me mjeshtëri i
aktorëve profesionistë më solli një kënaqësi të veçantë. Librin e parë e shkrova
më 1972 dhe për koincidencë pata recensent shkrimtarin e madh Dritëro Agolli,
i cili bëri të mundur që libri të kalojë
censurën e botimit. Prezantimi i parë i këtij libri u bë me 6000 kopje, të cilat u shitën
shumë shpejt. Për këtë, një meritë të veçantë pati edhe karikaturisti i madh Tef Palushi, që e ilustroi kopertinën e
librit me një nivel të lartë artistik dhe tepër modern për kohën, saqë i futi në grackë lexuesit që nxituan për ta blerë
atë.

Çfarë ka ndikuar tek ju për të krijuar një humor tepër të veçantë
dhe të paharrueshëm?

Ndikimi më i
madh, e them me krenari, ka qenë vetë qyteti i lindjes, qyteti i humorit, Shkodra. Kam lindur në lagjen "Gjuhadol" të këtij
qyteti, që ka nxjerrë shumë figura të njohura në fusha të ndryshme dhe
veçanërisht në atë të humorit. U rrita
pikërisht në këtë mjedis, ku humori kalonte nga dyqani në dyqan. Në indet e mia
u fut humori i mrekullueshëm shkodran, të
cilin më vonë e reflektova në krijimtarinë time, kuptohet pa mohuar kulturën e
të shkruarit, pasi kam mbaruar Fakultetin Gjuhë-Letërsi në Universitetin e
Tiranës dhe përveç kësaj kam lexuar me mijëra libra, duke mos përjashtuar ato
humoristikë, duke filluar nga Aristofani, Volteri, Molieri, Servantes, Çehov e
të tjerë, të cilët ma plotësuan lukun humoristik. Do të thosha se leximi për
shkrimtarin është si stërvitja për lojtarin, jo për plagjiaturë apo epiganizëm,
por ta mban gjithmonë ndezur mekanizmin e shkrepjes.

Cila ka qenë deviza
juaj që bëri të mundur krijimin e vepra që lexohen, dëgjohen e shikohen
gjithmonë me ëndje?

Për artistin duhet gjithmonë punë e madhe e sidomos
te humori, sepse te humori duhet të jetë seriozja, larg banaliteteve, gjë që ka
qenë dhe deviza ime. Kjo ka bërë që pjesa më e madhe e krijimtarisë sime të
mbetet dhe të lexohet e shikohet me ëndje, sepse asnjëherë nuk jam munduar të
abuzoj me momentin. Arti është si fruti, fillon nga lulja, bën kokrra e pastaj
piqet. Po kështu është edhe artisti që duhet të punojë në vazhdimësi, sepse mund
të bëhesh i famshëm për një natë, mund të
bëhesh i pasur për një natë (të bie lotaria)
apo politikan nga partia, por kurrsesi nuk mund të bëhesh shkrimtar e artist
brenda një nate. Për t’u bërë artist duhen mijëra ditë dhe net të mundimshme.


Si mendoni, vitet e fundit është bërë humor apo është tentuar të arrihet
në krijimin e këtij zhanri sa të vështirë, aq të mrekullueshëm?

Pas
vitit ‘90-ë ,humori hyri në hullinë e uljeve dhe ngritjeve. Kjo erdhi si pasojë
e ndryshimit të sistemit, të kuniunkturave dhe të koncepteve. U ç’mitizuan disa
mite të humorit që ishin fryrë me të padrejtë
dhe dolën në pah disa të tjerë, që ishin lënë në hije padrejtësisht. Vë re se në
disa raste ka humor banal, pa ide, ose e thënë ndryshe humor tavolinash, si dhe
po bie në sy rruga e shkurtër e marrjes së humorit të huaj dhe duke e “transplantuar” në humor
shqiptar, duke bërë që të hyjë në garë një humor pa autor. Më vjen keq që kohët
e fundit po botohen pak libra me krijimtari humoristike në një kohë që publiku
pret akoma nga Dritëro Agolli, Qamil Buxheli, Dionos Bubani, Pëllumb Kulla etj.,
duke mos harruar edhe të rinjtë që shkruajnë për spektakle të ndryshme pa u dalë
emri fare.

Para viteve të demokracisë, publiku ishte mësuar me shumë
shfaqje profesioniste humori, ndërsa gjatë këtyre viteve shihen pak shfaqje të
estradave profesioniste të vendit tonë? Pse po ndodh ky fenomen?

Për
mendimin tim, mungesa e shfaqjeve të këtyre estradave vjen për arsye
organizative. Një pjesë e madhe e shkrimtarëve të humorit nuk shkruajnë më për to, pasi tani shikohet
dhe ana ekonomike dhe pagesat dhe honorarët që ofrojnë këto estrada janë me të
vërtetë qesharake. Për ta konkretizuar këtë fakt, mund t'ju them se një skeç
i shfaqur disa herë nga një trupë estrade
profesioniste e vlerëson skenarin me 10 euro, ndërsa pagesa në shfaqje private
është rreth 50 herë më e madhe. Kjo është edhe arsyeja kryesore që regjisorë të
mëdhenj si Bujar Kapexhiu, Sheri Mita, Koço Devole etj., janë larguar nga
estradat profesioniste, duke bërë që niveli artistik i shfaqjeve të tyre të ulet ndjeshëm, me përjashtim
gjithmonë të ndonjë shfaqjeje që bëhet me projekte.

Cilat janë projektet
tuaja aktuale dhe për të ardhmen?

Aktualisht, të them të drejtën, puna
ime është e përqendruar në shkollën që unë drejtoj, pasi jemi në prag të Maturës
Shtetërore. Dihet se matura është një proces tepër i rëndësishëm dhe i vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për një shkollë
artistike kombëtare. Ndërsa për sa i përket
humorit, nuk kam reshtur asnjëherë së
kërkuari subjekte të bukura për t'i vënë në
skenë me trupa të ndryshme. Konkretisht jam duke punuar disa materiale për
skenarë të filmave humoristikë. Janë 5 filma humoristikë, të cilët do të shfaqen
në saje të bashkëpunimit të mrekullueshëm me Televizionin Publik Shqiptar.
Arsyeja që kam pranuar ftesën është fakti se Televizini Publik garanton të
drejtën e autorit. Në projektet e mia është dhe një bashkëpunim me regjisorin e
njohur shkodran Bardh Smaja dhe shqyrtimi i
disa ofertave që më janë bërë. Ndërkohë jam angazhuar edhe me organizimin e një
koncerti madhështor që do të shfaqet në shtator me rastin e inaugurimit të
rikonstruksionit të shkollës së mesme artistike kombëtare “Prenkë Jakova”.


Në pak radhë…

Të paharrueshmet për

publikun shqiptar


Paulin Selimi, një ndër shkrimtarët më të mirë të humorit, jo vetëm shkodran, por edhe atij shqiptar.
Ka lindur në qytetin e Shkodrës, në vitin 1947. Studimet e larta i mbaroi më 1969, në Universitetin e Tiranës, ku u
diplomua në degën Gjuhë–Letërsi. Ka punuar për vite me radhë si mësues i letërsisë, për t’u emëruar më pas, në vitin 2002,
drejtor i shkollës së mesme artistike
kombëtare “Prenkë Jakova” në Shkodër.

Në periudhën 1991-2001 ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shkodrës dhe për vite
të tëra ka punuar si bashkëpunëtor i radios,
televizionit, shtypit si dhe i skenave të
estradave. Shpërblim i punës së tij krijuese
ishte dhe dekorimi i bërë nga Presidenti
i Republikës në vitin 2002, me urdhrin “Naim
Frashëri i Artë”. Në vitet 1981, 1984, 1987
dhe 1989 merr çmime kombëtare për librat e tij si dhe dekorime. Më së fundmi,
nga këshilli bashkiak i Shkodrës u nderua me
titullin ”Mirënjohja e qytetit”.

Krijimtaria e tij në zhanrin e humorit filloi të marrë vrull që pas viteve '70, ku
firma e tij u shfaq pothuajse në të gjitha gazetat dhe revistat e asaj kohe, për
vetë vlerat e padiskutueshme të shkrimeve të tij. Materialet e shkruara nga
Pualin Selimi përfshijnë një gamë të gjerë, ku numërohen me qindra pjesë të vëna
në skenë, duke filluar nga grimca, dialogu, monologu, eseja, pantonima,
skeçi, komedia me një akt, vodëvil (skeç
muzikor) e deri te skenari i filmit artistik,
vepra këto të vëna në skenë jo vetëm në Shkodër, por edhe në rrethe të tjera të
vendit, si në Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Elbasan etj. Në shtypin e kohës, si
dhe në libra, numërohen të botuara rreth 300 tregime humoristike, ku një pjesë
janë përkthyer edhe në gjuhë të huaj e veçanërisht në bullgarisht. Paulini ka
marrë edhe shumë çmime të ndryshme kombëtare për vëllimet me tregime, skeçe etj.
Selimi është autor i disa librave me tregime
humoristike, si “Gati orkestra” të botuar më 1972, ”Një skeç për veten” të
botuar më 1977, ”Banor i shkallës së lartë”
i botuar më 1981, ”Nuk shihet fytyra vetëm te
pasqyra” e nxjerrë në qarkullim më 1985, ”E drejta e natës së parë” (dy botime)
1994, ”Duel gjelash” 1997, e ribotuar më 1999, ”Vizita e ujkut plak”, krijime
humoristike të botuara më 2004.
doktoresha
doktoresha
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 104
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodra - qytet i humorit Empty Re: Shkodra - qytet i humorit

Mesazh nga Anakonda Wed 6 Jun 2012 - 18:43

njihen shkodranet per humor me then te drejten
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodra - qytet i humorit Empty Re: Shkodra - qytet i humorit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi