Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
I liruar nga Guantanamo, ujguri bën pica në Tiranë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
I liruar nga Guantanamo, ujguri bën pica në Tiranë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I liruar nga Guantanamo, ujguri bën pica në Tiranë

Shko poshtë

I liruar nga Guantanamo, ujguri bën pica në Tiranë Empty I liruar nga Guantanamo, ujguri bën pica në Tiranë

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 13 Jan 2012 - 5:20

I liruar nga Guantanamo, ujguri bën pica në Tiranë U59uabubakkerqassimQassim kaloi katër vjet e gjysmë në Guantanamo, por në fund u shpall i pafajshëm nga një gjykatë federale amerikane dhe më pas u dërgua në Shqipëri.

Abu Bakker Qassim, një musliman kinez, i liruar nga burgu famëkeq i Guantanamos dhe pasi ka fituar azil në Shqipëri, tashmë ka nisur një jetë të re në Tiranë, bën pica. Ai pret të bëhet sërish baba, por nuk ka asnjë shpresë për tu kthyer sërish në Kinë.

Kështu shkruan agjencia franceze e lajmeve AFP, e cila citon Qassim; “Unë fillova një jetë të re në Shqipëri, unë nuk mund të kthehen në Kinë sepse autoritetet kineze nuk do të lejojnë të kthehem sërish tek familja ime në Kine”

Ai punon në një piceri të vogël në afërsi të një shkolle teknike në kryeqytet, vazhdon më tej artikulli, një punë krejt e ndryshme nga puna në një fabrikë lëkure që bënte kur ishte në Kinë.

Çdo pasdite, ai nis punën në orën 16:00 deri në kohën e mbylljes së Picerisë.

“Unë e kam patur të vështirë të mësoj se si bëhet pica, një punë që nuk është e lehtë, sepse nuk është një specialitet që vjen nga vendi im “- i ka thënë Qassim AFP-së.

Shteti shqiptar paguan qiranë e shtëpisë dhe një shtese, prej 300 euro në muaj, por Qassim thotë se duhet të punojë për të fituar para për të mbajtur familjen e tij.

“Konkurrenca është e ashpër, por unë përpiqem të bëj receta të miat për klientët, të cilët kryesisht janë studentë të rinj,”- thotë ai.

Qassim, 43 vjeç, është një nga pesë ujgurët kinezë etnike të rivendosur në Shqipëri pasi u liruan nga kampi i burgimit të SHBA-vë në Kubë në vitin 2006.

Ai ishte në mesin e disa ujgurëve të kapur në Afganistan, kur Shtetet e Bashkuara filluan “luftën mbi terrorin” pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Ai ka shpjeguar për AFP-në se kishte shkuar në Afganistan për t’i shpëtuar persekutimit të ujgurëve në provincën Xinjiang nga autoritet kineze.

Kina e akuzon atë për lidhje me Lëvizjen Islamike Lindore të Turkestanit.

Qassim kaloi katër vjet e gjysmë në Guantanamo, por në fund u shpall i pafajshëm nga një gjykatë federale amerikane dhe më pas u dërgua në Shqipëri.

Duke folur në gjuhën shqipe, Qassim shpjegon se prej vitesh shpreson që SHBA-të ose shteti shqiptar ta ndihmojnë të bashkohet me familjen, me gruan e tij të parë dhe tre fëmijët që prej 12 vjetesh nuk i ka parë.

Pas një pritje të gjatë, ai është rimartuar, por mban kontakte të rregullta me gruan e tij të parë dhe fëmijët nëpërmjet internetit.

Ai është rimartuar dhe pret që fëmija i parë nga kjo martesë të vijë në jetë për pak javë. Gruaja e tij e dytë është gjithashtu ujgure. Ajo jetonte me familjen në një shtet tjetër evropian, të cilin nuk e përmend për arsye sigurie, dhe prej një viti ajo ka marrë azil politik në Shqipëri.

“Ne do ta quajmë fëmijën Zejnep ajo do të jetë xhevahir i kurorëzimit të jetës sonë të re në Shqipëri”- thotë Qassim.

“Në Guantanamo kemi mbajtur mjekrat tonë, sepse ajo është pjesë e zakoneve tona, por në Tiranë e kam hequr atë, sepse ka ende njerëz … që mendojnë se ka një terrorist te fshehur prapa çdo mjekre”- thotë ai.

“Unë jam shpallur i pafajshëm. Unë kurrë nuk kam qenë një anëtar i ndonjë grupi terrorist, vazhdon Qassim rrëfimin, dëshira ime më e madhe është që krahina ime të fitojë pavarësinë dhe të kthehem një ditë në vendin tim në Kinë./panorama/
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi