Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Faktori politik shqiptar ne Maqedoni, pergjegjesi para historise People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Faktori politik shqiptar ne Maqedoni, pergjegjesi para historise People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faktori politik shqiptar ne Maqedoni, pergjegjesi para historise

2 posters

Shko poshtë

Faktori politik shqiptar ne Maqedoni, pergjegjesi para historise Empty Faktori politik shqiptar ne Maqedoni, pergjegjesi para historise

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 18 Jan 2012 - 7:24

Faktori politik shqiptar ne Maqedoni, pergjegjesi para historise TetovaCeshtja e zhvillimit te qyteteve nuk eshte ceshtje partiake, por kombetare. Madje eshte ceshtje e nje strategjie kombetare. Zhvillimi i qyteteve nuk mund te shihet nga kendveshtrimi i fitoreve apo i humbjeve ne zgjedhjet vendore, perkatesisht parlamentare. Partite shqiptare mund ta mundin njera-tjetren, por kjo me ne fund eshte nje ceshtje brendashqiptare. Me rendesi historike eshte qe partite shqiptare ta mundin dhe ta fitojne betejen apo luften politike ndaj armiqve dhe ndaj kundershtareve historike te popullit shqiptar - sllavo-bizantineve.
Qe nga viti 1991 e deri ne ditet tona, qytezat shqiptare mbeten te tilla – qyteza apo kasaba.

C’fitore eshte kjo? C’fitore eshte kjo, e nje partie shqiptare ndaj tjetres, kur pothuajse tere pushtetin politik dhe ekonomik e kane ne dore maqedonasit?! Tetova eshte qytet me dy universitete dhe me pese shkolla te mesme, por eshte pa uje te pijshem, pa biblioteke bashkekohore, pa teater, pa kinema, pa veprimtari kulturore profesionale, pa objekte panairi, pa qender sportive, pa salle sporti, pa autopark, me rruge te ndotura, me kontejnere pa rrota e qe nuk zbrazen rregullisht, me kanalizime joperkatese qe kur t’u kujtohet vershojne neper rruge.
Dhe me kryqin e VMRO-se ne kalane e Tetoves, pikerisht aty ku ne vitin 2001 filloi lufta clirimtare.

Si shpjegohet Tetova me dy universitete dhe me pese shkolla te mesme, por me nje pallat kulture qe nuk ka nxehje qendrore apo qe gjate dimrit funksionon pa nxehje?! Si shpjegohet Tetova me dy universitete dhe me pese shkolla te mesme, pa asnje shfaqje teatrore brenda nje viti?! Si shpjegohet Tetova e dy universiteteve dhe e pese shkollave te mesme, me nje trupe teatrore profesionale prej rreth 30 aktoresh te shquar, por pa asnje pjese teatrore te pergatitur e te shfaqur?! Ne aspektin kulturor, ky qytet i mijera studenteve duket si ne agoni.
Ne anen tjeter, Tetova universitare dhe me pese shkolla te mesme, me mbi 10 mije nxenes ne to, vlon prej: kafeterive, picerive, restoranteve, embeltoreve, qebaptoreve, byrektoreve, cajtoreve, kazinove, bastoreve, tavernave, tymit. Dhe qenve endacake.
Nderkaq lypesit e vegjel te udhekryqeve te qytezes te perkujtojne kohen e poetit te mjerimit.

Si shpjegohet fakti qe ne Tetoven universitare ka kohe qe nga pushteti maqedonas nuk eshte bere pothuajse asnje investim?! Tetova universitare, njashtu si te gjitha qytetet shqiptare ne very-perendim, mbijeton: nga dergesat e kurbetcinjve, ndermarrjet private dhe bujqesia e blegtoria ekstensive e primitive.

Tetoven universitare shteti qellimisht e ka harruar dhe e ka lene pas dore. Pergjegjesi te drejtperdrejte per zhvillimin e qyteteve shqiptare mban faktori politik shqiptar, qe nga viti 1991 deri me sot. Pergjegjesi te drejtperdrejte per zhvillimin e pjeseve very-perendimore te ketij vendi, e vecanerisht te qyteteve shqiptare ne to, mbajne sidomos ministrant dhe deputetet shqiptare, secili per zonen nga e cila delegohet apo per rajonin te cilin e perfaqeson. Pergjegjesi per ngecjen apo per zhvillimin e Tetoves universitare mbajne ministrat dhe deputetet shqiptare te qytetit rreze Sharrit.

Politika nuk eshte vetem privilegj personal. Eshte edhe pergjegjesi shoqerore. Nomenklatura dhe establishmenti shqiptar, qe nga viti 1991 e deri me sot, politiken e ka kuptuar shume me teper si privilegj vetjak, sesa si pergjegjesi shoqerore. Sot, per mision dhe per ideal kombetar as qe mund te flitet. Maqedonasit, qe nga viti 1945 e deri me sot, te gjitha investimet i kane perqendruar ne Shkup dhe ne Maqedonine lindore.
Ne kohen e monizmit, ne sherbim te tyre ishin kuislinget, mercenaret, shqiptaret e ndershem dhe rahman morinat. Po sot, kush valle eshte ne sherbim te tyre?!
E njejta politike e orientimit te investimeve ne Shkup dhe ne pjesen lindore te Maqedonise vazhdon edhe sot. E njejta politike e injorimit te interesave shqiptare vazhdon edhe sot. Kjo te perkujton kohen e getoizimit te shqiptareve.

Strategjia antishqiptare e Shkupit eshte:
- Cdo kerkese e shqiptareve te zgjidhet ne menyre paliative(gjysmake), ne menyre qe shqiptaret edhe 30 vjet te tjere te vazhdojne te merren me to, d.m.th. me gjuhen, me flamurin...;
- Vazhdimisht te krijohen probleme te reja, sic jane enciklopedia antishqiptare maqedonase, Shkupi 2014, te mesuarit e gjuhes maqedonase nga nxenesit shqiptare qysh ne klase te pare etj.
- Te detyrohen shqiptaret qe me dekada te merren dhe te rimerren me te njejtat kerkesa kombetare primordiale, ne menyre qe te mos u mbetet kohe per t’u marre me ceshtje ekonomike;
- Te varferohen shqiptaret sa me teper qe te jete e mundur, ne menyre qe rinia e tyre te pershkohet nga deshperimi, demoralizimi, defetizmi, deprimimi dhe zhgenjimi.
- Te shqyrtohen te gjitha mundesite qe shqiptaret ne rajone te caktuara te dalen nen 20% qe pastaj te konsiderohen nje minoritet i parendesishem;
- Te privohen shqiptaret nga te gjitha veprimtarite ekonomike, bankare dhe financiare, ne menyre qe te varferohen skajshmerisht dhe te lihen pa perspektive;
- Te lene pa perspektive, shqiptaret do te detyrohen te shperngulen dhe te punojne si pjatalares ne metropolet e Evropes dhe ne vendet tej oqeanit.
Ne rrethana te siperthena, ministrat shqiptare nuk duhet te lodhen shume rreth integrimeve euro-atlantike te Maqedonise si dhe per zgjidhjen e kontestit me Athinen rreth emrit. Populli thote: “Se pari rregullo punet ne shtepine tende, pastaj ndreqi shtepite e huaja”.
Ministrat shqiptare se pari duhet te punojne dhe te angazhohen per zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe sociale te popullit te vet ne hapesirat very-perendimore te ketij vendi, e pastaj te preokupohen me ceshtjen maqedonase.
Zgjidhja e kontestit rreth emrit me Athinen eshte ne duar:
- te Nikolla Gruevskit dhe te VMRO-se;
- te Athines;
- te Uashingtonit.
Dhe te askujt tjeter.

Perse ministrat shqiptare te qeverive maqedonase lodhen gjithaq lidhur me kete ceshtje, kur s’i perfill kush?!
In ultima linea, Maqedonia do ta nderroje emrin ne ate cast kur te urdheroje Uashingtoni. Njesoj si rasti i njohjes se pavaresise se Kosoves nga Shkupi dhe nga Podgorica. Sapo dha urdher Uashingtoni, Maqedonia dhe Mali i Zi e njohen shtetin e Kosoves. Maqedonasit duan ta fitojne betejen ndaj Athines, per t’i shpallur shqiptaret qiraxhinj ne toke te vet. Rrjedhimisht, edhe per t’i shperngulur nga trojet e veta stergjyshore.
Ka shqiptare qe thone se sot nuk ka investime per arsye se nuk jemi ne NATO dhe ne BE!! Po si ka investime per pjesen lindore te Maqedonise dhe per Shkupin 2014?! Nga vijne parate per ndertimin e nje identiteti te rrejshem dhe te nje historie te trilluar e te paqene?!

Si cdo qytet tjeter ne Maqedoni, edhe Tetova ka luajtur rol te rendesishem per arritjen e te drejtave kombetare, si ne kohen ediktatures dhe te tiranise serbo-sllave gjate periudhes se viteve 1945-1991, ashtu edhe ne kohen e pluralizmit, nga viti 1991 e kendej.
Proceseve politike qe jane zhvilluar ne Tetove ne kohen e pluralizmit, perpos inteligjencies apo atdhetareve tetovare, u kane kontribuar edhe intelektualet dhe atdhetaret e te gjitha hapesirave shqiptare ne Maqedoni. Me fjale te tjera, te gjitha proceset qe jane zhvilluar ne Tetove gjate periudhes se pluralizmit, jane mbeshtetur pa rezerva nga te gjithe shqiptaret ne Maqedoni. Proceset politike qe jane zhvilluar ne Tetove, nuk jane zhvilluar vetem prej tetovareve, por prejfaktorit shqiptar ne Maqedoni. Rrjedhimisht, veprimtaria e faktorit shqiptar ne Maqedoni eshte mbeshtetur pa rezerva edhe nga qendrat politike shqiptare te vendosjes – nga Tirana dhe Prishtina.

Nder ngjarjet kombetare me te rendesishme qe kane ndodhur ne Tetove, me mbeshtetjen e te gjithe shqiptareve ne Maqedoni dhe ne Ballkan jane:
- Me 15.IV.1990 u themelua ne Tetove levizja popullore politike Partia e Prosperiteti Demokratik (PPD);
- Pothuajse ne te njejten kohe u themelua po ne Tetove Partia Demokratike Popullore (PDP);
- Me 27.XII.1991, Kuvendi i Autonomise ne Tetove, mori vendim per shpalljen e Referendumit per autonomine politiko-territoriale te shqiptareve ne Maqedoni. Ky referendum u mbajt ne te gjitha hapesirat shqiptare ne Maqedoni me 11 e 12 janar 1992;
- Ne shkurt 1994 u themelua dhe veproi me seli ne Tetove PPDSH-ja, me vone Partia Demokratike Shqiptare (PDSH);
- Me 17.XII.1994 u themelua ne Tetove Universiteti i Tetoves;
- Ne tetor te vitit 2001 u themelua ne Tetove Universiteti i Evropes Juglindore (UEJL);
- Me 14 mars te vitit 2001 ne kalane e Tetoves shpertheu lufta e popullit shqiptar per liri, qe kishte nisur ne Tanushe qysh ne janar te te njejtit vit;
- Ne fshatin Shipkovice te Tetoves, ne vitin 2001 u themelua Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise Clirimtare Kombetare, strukture ushtarake qe e drejtoi dhe e komandoi luften;
- Gjate luftes se 200-sh*t, perfaqesuesi politik i UCK-se dhe kryekomandanti i saj Ali Ahmeti qendroi ne Shipkovice te Sharrit, nga ku i komandoi veprimet luftarake;
- Ne vitin 2002 u themelua ne Tetove Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI);
- Vite me radhe mbahet ne Tetove manifestimi nderkombetar i poezise “Ditet e Naimit”;
- Gati cdo vit, shenohen ne Tetove pervjetoret e demonstratave masive te ’68, qe shperthyen ne Tetove ne vitin 1968;
- Gjate luftes clirimtare te Kosoves (1999), nje pjese e madhe e refugjateve kosovare u vendosen pikerisht ne Tetove (sikunder edhe ne te gjitha qytetet shqiptare);
Ne Tetove ndodhen edhe disa ndermarrje ekonomike te rendesishme si: Ekologu, Renova, Veze Sharri etj.
Klubi kombetar i Tetoves – “Shkendija”, duke qene kampione e Maqedonise ne futboll, me ngjyrat kuq e zi, mori pjese ne garat e kampionatit europian.

Kjo flet se Tetova ka njefare potenciale demografik. Ka traditahistorike kombetare te cmueshme. Ka disa rrethana gjeografike dhe natyrore te volitshme, sic jane fusha e Pollogut dhe Sharri plak. Rrjedhimisht, ka edhe njefare potenciali ekonomik, kulturor dhe intelektual.
Me gjithe keto merita, ne Tetoven historike vite te tera s’eshte bere asnje investim.
Faktori politik shqiptar duhet ta mbeshtese zhvillimin e Tetoves dhe shnderrimin e saj ne nje qender politike, ekonomike dhekulturore. Tetova nuk zhvillohet vetem per tetovaret, por per te gjithe shqiptaret. Ajo nuk zhvillohet ne dem te qyteteve te tjera, apo ne kurriz te tyre. Eshte ne interes jetik te shqiptareve qe te shenojne zhvillim te gjitha qytetet dhe vendbanimet shqiptare ne Maqedoni.
Tetova vitet e fundit shenon renie dhe ngecje. Ne anen tjeter, nuk shohim te shenoje zhvillim te pakten ndonje qytet tjeter shqiptar ne Maqedoni. Pushtetaret e Shkupit, me ndonje sherbetor te vetin shqiptar, mbase mund ta zvarritin zhvillimin e Tetoves, por kurren e kurres nuk do t’ia dalin ta shtrojne per toke. Dielli nuk zihet me pellembe. As valet e detit jo. Politika nuk eshte oportunizem dhe konformizem. Kuislinget do t’i mallkoje historia.

Ne rrethanat kur ka ngecje dhe nuk ka zhvillim, qeveritaret dhe pushtetaret ndjekin politiken panem et circenses (buke dhe argetim). Sipas poetit romak – Juvenalit, kjo ishte parulle e qarqeve sunduese ne Perandorine Romake. Me fjale te tjera, jepi popullit buke, dasma, ceremoni fetare, mevlude, bastore, lojera argetuese, sport - dhe sundo mbi te sa te duash dhe si te duash.
Sllavo-bizantinet gjithmone ndaj shqiptareve kane pasur strategji nenshtruese. Historia e deshmon se, per te sunduar me lehte, ata kane dalluar dy kategori shqiptaresh:
- shqiptare nacionaliste; dhe
- shqiptare te moderuar apo luajale.

Shqiptaret e moderuar me vone do t’i cilesojne si te ndershem.
Me shqiptaret nacionaliste boshti Shkup-Beograd-Titograd, kurre nuk ka bashkepunuar. Madje edhe i ka persekutuar. Boshti sllav i siperthene ka bashkepunuar dhe ka bashkevepruar vetem me shqiptare te moderuar, te pershtatshem dhe luajale.
Sot, faktori politik shqiptar ne asnje menyre, per asnje cmim dhe per asnje kusht nuk duhet te lejoje qe disa ministra apo perfaqesues diplomatike t’i propozoje, t’i sugjeroje, t’i parapelqeje, t’i emeroje dhe t’i caktoje Shkupi. Ka kaluar koha e kuislingeve, e mercenareve, e shqiptareve te ndershem, e rahman morinave dhe e kolones se peste.
Si shpjegohet fakti: Emrat e disa rrugeve te qyteteve shqiptare jane nderruar ne menyre ligjore, nderkaq faturat vazhdojne te dergohen me emertimet e vjetra te rrugeve. Me emertimet e vjetra vazhdojne te leshohen edhe dokumentet vetjake.
A thua kush duhet te merret me keto ceshtje?! Mesuesit, mjeket apo barinjte e kopeve ne bjeshket e Sharrit?! Po faktori politik?! Po establishmenti dhe nomenklatura politike shqiptare, c’duhet te bejne?! Te dalin per cdo dite ne mediume, per t’i perseritur vite me radhe klishete dhe refrenet qe tanime i dine edhe femijet ne djep!

Ceshtja shqiptare ne Maqedoni rrezikon te shnderrohet ne ceshtje ekzistenciale. Mund te vije nje dite qe qytetaret akademike te universiteteve shqiptare te dalin ne protesta, por jo me per enciklopedine e Akademise maqedonase, por per buke dhe pune. Faktori politik shqiptar, ministrat dhe deputetet e tyre, qe hiqen si te popullit, duhet ta dine se mbajne pergjegjesi historike para brezave qe vijne.
Maqedonasit po qe se duan qe Maqedonia te ekzistoje si shtet sovran, i pavarur, demokratik dhe me perspektive:
- duhet te pranojne barazine e plote me shqiptaret;
- duhet te pranojne federalizmin, perkatesisht konfederalizimine ketij vendi;
- duhet t’ua njohin shqiptareve statusin e popullit shtetformues;
- duhet te pranojne nje Maqedoni me dy entitete: me entitetin shqiptar dhe me ate maqedonas.

Kjo do te thote nje Maqedoni me dy kombe: me kombin shqiptar dhe me ate maqedonas.
Ndryshe, ka per ta pesuar sic e pesoi Jugosllavia e AVNOJ-it ne Kongresin e XIV te LKJ-se (Lidhjes se Komunisteve te Jugosllavise), te mbajtur ne Beograd prej 20 deri me 22 janar 1990 dhe te udhehequr nga antishqiptari i perbetuar Milan Pancveski.
Ne kete kongres u ndeshen dy pikepamje, diametralisht te kunderta:
- pikepamja centraliste serbe; dhe
- pikepamja konfederaliste sllovene.
Duke qene se koncepti serb ishte antihistorik - deshtoi. Nje dite, te njejten mund ta pesoje edhe Maqedonia. Nder shqiptare mbase edhe sot ka kuaj Troje. (Xhelal Zejneli/Infoalbania)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faktori politik shqiptar ne Maqedoni, pergjegjesi para historise Empty Re: Faktori politik shqiptar ne Maqedoni, pergjegjesi para historise

Mesazh nga Anakonda Sun 3 Jun 2012 - 0:16

edhe keto maqedonasit e famshem na e kishin knaq;e kishin ndryshuar teresisht historin e vendit tone;siesi qe te na mohojn dhe te na bejn popullsi te ardhur dhe jo autoktone....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi