Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kritika dhe erosi e të tjera mungesa të teatrit shqiptar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kritika dhe erosi e të tjera mungesa të teatrit shqiptar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kritika dhe erosi e të tjera mungesa të teatrit shqiptar

2 posters

Shko poshtë

Kritika dhe erosi e të tjera mungesa të teatrit shqiptar Empty Kritika dhe erosi e të tjera mungesa të teatrit shqiptar

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 25 Jan 2012 - 10:02

Kritika dhe erosi e të tjera mungesa të teatrit shqiptar 1326384525_podborka_78-300x201Charlotte Siegerstetter dhe Holger Radke

“Një bisedë te kiosku i gazetave: për ç’arsye Pravda kushton vetëm 10 pfenig, kurse Gjermania e re 15? – Jua shpjegoj unë, thotë sh*tësja, te Gjermania e re shtohen edhe 10 pfenig shpenzime përkthimi!” Kjo anekdotë gjendet te romani Der Turm (Kulla) i shkrimtarit Uwe Tellkamp. Historia e botuar më 2008 është vendosur në Dresdenin e vitit 1980. Për dikë që nuk është i familjarizuar me situatën shoqërore në ish RDGj-në e asaj kohe, kuptimi i kësaj barcolete nuk zbardhet menjëherë. Po kjo gjë ndodh edhe kur e përkthen një anekdotë nga njëra gjuhë në tjetrën. Në përkthim të drejtpërdrejtë, personi që tregon, kur vjen te kripa e barcaletës, shpesh ndesh në indiferencë ose mbledhje të hutuar supesh.

Diçka e ngjashme si me barcaletat ndodh me përkthimin e një teksti dramatik. Edhe një pjesë teatrale kërkon në radhë të parë të arrijë efekt të drejtpërdrejtë te publiku. Për këtë qëllim vënia në skenë duhet të përshtatet me pritmëritë e publikut si dhe me kushtet e përgjithshme dhe veçantitë kulturore e shoqërore. Për shembull gjatë përkthimit nga gjermanishtja në shqip duhen mbajtur parasysh dallimet që ekzistojnë midis dy kulturave dhe shoqërive.

Gjermanët janë të ftohtë, racionalë, pa emocione dhe të përpiktë, kështu thonë. Gjermanët flasin me dëshirë për punën, zbatojnë rregullat, kanë shumë para dhe rrallë e ndihmojnë tjetrin të dalë nga bataku. Gjermanët përgjithësisht kanë më tepër turp se sa janë krenarë që janë gjermanë, kurse shqiptarët në të kundërt janë të ngrohtë dhe të përzemërt, të korruptuar, shumë familjarë e zakonisht pa kacidhe në xhep. Shqiptarët bëjnë tregti me droga dhe vajza, dinë të gatuajnë mirë, kanë qejf të flasin për dasma dhe për gjithçka thonë se s’ka problem. Shqiptarët e duan atdheun e tyre edhe pse e dinë se shumë gjëra aty nuk janë të përsosura. Nëse bashkohesh qoftë dhe pjesërisht me këto paragjykime mbi dy vendet, atëherë shpejt do t’i kuptosh ndryshimet që ekzistojnë mes tyre. A është atëherë e mundshme në mes kaq dallimeve të mëdha, që t’ia bësh të kuptueshëm një tekst publikut në secilin nga të dyja vendet? Veç kësaj në secilin ekzistojnë, për sa i takon traditës së teatrit dhe të kulturës, dallime mjaft të mëdha.

Në teatrot gjermanë ofrohet një spektër i gjerë pjesësh teatrale nga epoka dhe gjuhë të ndryshme. Këtu, një pjesë e madhe e dramave vjen nga autorë të gjuhës gjermane ose dramaturgë të Europës Perëndimore dhe SHBA. Kërkohen si pjesë aktuale, ashtu edhe klasike. Shpesh vepra të epokave të mëparshme modernizohen dhe i përshtaten kohës së sotme. Dhuna dhe seksualiteti janë tema të rregullta në teatrot e sotëm gjermanë. Për sa i takon pajimit teknik dhe infrastrukturës teatrot shtetërorë shpesh kanë dallim nga ato të vegjlit jo-shtetërorë. Të parët, të subvencionuarit, janë në gjendje të vënë edhe produksione të shtrenjta e të ndërlikuara, ndërsa teatrove më të vegjël shpesh u duhet të luftojnë për mbijetesën. Aktorë dhe regjisorë normalë nuk fitojnë shumë mbi mesataren, megjithatë profesioni i tyre çmohet dhe pëlqehet mjaft. Çmimet e biletave për teatrot gjermanë mund të jenë dhe mjaft të larta, sidoqoftë ka zbritje për grupe të veçanta, si për shembull studentët. Meqë biletat shiten disa ditë para se të fillojë shfaqja, vajtja në teatër planifikohet kohë më parë, vizitorët vishen me elegancë siç e kërkon rasti. Por kjo përsëri nuk vlen për skenat dhe grupet e vogla teatrore që shfaqin edhe në qendra kulturore alternative siç janë ndërtesat e fabrikave të vjetra e të tjera të ngjashme.

Në Shqipëri parapëlqehen pjesë teatrore nga autorë të huaj, sidomos komedi të përkthyera nga anglishtja, italishtja ose rusishtja. Nga autorët gjermanë deri më tani janë shfaqur pjesë nga Shileri, Brehti, Dyrrenmati ose Byhneri. Shumë nga këto pjesë janë drama klasike mjaft të njohura të cilat shfaqen në mënyrë konvencionale. Në program bën pjesë edhe teatri absurd, tekstet me kritikë shoqërore ose kritike apo vepra të autorëve bashkëkohës shqiptarë, gjithsesi në një masë të vogël. Pjesët tepër kritike ose skenat licencioze seksuale janë mjaft të rralla në teatër. Buxheti për artet në përgjithësi është mjaft i ulët në Shqipëri. Për skenografi, rekuizitë, kostumet e grimin ka për çdo produksion shumë pak financim, pajimi teknik i teatrove në përgjithësi është i vjetëruar. Rrogat e personelit jo-artistik nëpër teatro janë mjaft të ulëta e këta persona shpesh nuk janë të arsimuar ose të kualifikuar për fushat të cilat mbulojnë. Edhe pagat për aktorë e regjisorë në teatrot shqiptarë janë të ulëta, ata sot nuk gëzojnë atë konsideratë të lartë shoqërore sikurse gjatë periudhës së diktaturës në socializëm. Për shkak të numrit të vogël të teatrove me emër, gjendja e njerëzve që merren me kulturë është e pasigurt. Shumë nga punësimet sigurohen nëpërmjet kontakteve personale ose sipas preferencave politike të tipit të tarafit. Në Shqipëri thuajse nuk ekzistojnë kompanitë e pavarura teatrore për shkak të gjendjes së vështirë financiare.

Në qoftë se do t’i krahasonim këto përshkrime gjithsesi sipërfaqësore të peizazheve përkatëse të teatrove në Gjermani dhe Shqipëri, atëherë del se përkthimi i pjesëve teatrore në shqipe është një sfidë e vërtetë. Dramat gjermane mund të dalin bosh në efektin e tyre te publiku shqiptar, në qoftë se për nga ana tematike janë larg prej horizontit të pritmërive. A do t’i dukeshin të vjetruara shqiptarëve konfliktet e karaktereve në pjesët klasike si për shembull Intrigë dhe dashuri e Shilerit ose Fausti i Gëtes? A do t’i dukeshin atij tepër larg për jetën e vet të përditshme në një nga vendet më të varfra të Europës pjesët bashkëkohore mbi kërkimin e kuptimit në jetë, mbi bollëkun dhe botën punëtore siç e ndeshim në dramat e autorëve Roland Schimmelpfennig, Lutz Hübner ose Robert Woelfl? Po kështu, a do të godiste në shenjë humori i Loriot-së mbi bashkëjetesën mes burrit dhe gruas, në marrëdhëniet e dashurisë të shqiptarëve njësoj si për gjermanët? Skena të skajshme dhune ose seksuale sikurse në pjesën Karuseli të Arthur Schnitzlerit mund të shkaktonin shok e gjithashtu edhe refuzim, ndaj është e vështirë të shfaqen me aktorë shqiptarë përpara një publiku shqiptar. Pjesë me kritikë të fortë shoqërore dhe politike sikurse nga Bertolt Brehti mund t’u nxjerrin vështirësi regjisorëve dhe aktorëve përkatës, nëse duan t’i përshtasin për politikën shqiptare e ta kritikojnë atë po në të njëjtën mënyrë. A do ta preknin publikun shqiptar në botën e përvojave të veta në të njëjtën mënyrë sikurse e prekin spektatorin gjerman pjesët e Wolfgang Hildesheimerit, Christoph Schlingensiefit, Thomas Bernhardit ose edhe Friedrich Dürrenmattit, të cilët kanë në pjesët e tyre sekuenca dialogësh absurde. Shfaqja e pjesëve të tilla si Lojë e lehtë. 9 personazhet një gruaje nga Botho Straus, ku skenografia në një moment të caktuar kthehet në sipërfaqe akulli, a do mund të realizohej në një teatër shqiptar me mjetet e pakta financiare dhe teknike që ai ka?

Krahas këtyre dallimeve të përgjithshme teknike, përmbajtësore dhe kulturore, duhen menduar edhe thjesht vështirësitë gjuhësore të një përkthimi nga gjermanishtja në shqip. Kështu për shembull, si do të mbartej gjuha karakteristike pakëz e pluhurosur e Heinrich von Kleistit ose e Gerhart Hauptmannit në shqip, një gjuhë që në kohën kur jetonin këta dramaturgë ende nuk e kishte një gjuhë letrare standarde?

Si do të zgjidhej përkthimi i teksteve nga Karl Valentin dhe Liesl Karlstadt ose nga Ludwig Thoma në shqip nga dialekti bavarez, i cili ka herë-herë rëndësi vendimtare për humorin e këtyre teksteve?

Vetëkuptohet që, me gjithë këto dallime kulturore të specifikës së teatrit dhe gjuhësorë, jo vetëm që nuk është problematike, por që ia vlen vërtet shumë të merret guximi për të përkthyer pjesë teatrore gjermane në shqip. Këtu është e rëndësishme që temat kyçe që janë në themel të këtyre pjesëve e që i kapërcejnë kufijtë kulturorë të një vendi, të përpunohen qartazi e të shprehen në mënyrë të përshtatshme për kulturën e mbërritjes. Bazë e përkthimit nuk duhet të jetë gjithmonë fjala e shqiptuar në mënyrë eksplicite, por tema thelbësore që është në themel të pjesës. Kjo vlen si për tekstet klasike të Gëtes dhe Shilerit ashtu dhe për pjesët bashkëkohore dhe ato të humorit. Konfliktet e brezave sikurse i shfaq Luiza te Intrigë dhe dashuri me të atin ose orvatja e dëshpëruar e Faustit për të gjetur çastin e përsosur në jetë, kanë sot si në Gjermani ashtu dhe në Shqipëri ende vlefshmërinë e tyre. Pyetja për kuptimin e jetës, përpjekja për liri e drejtësi, kërkimi i lumturisë në dashuri dhe në strehën e ngrohtë, vuajtja për shkak të xhelozisë dhe shtypjes po ashtu dhe frika nga vdekja ose humbja, janë tema universale të cilat i mundojnë e i prekin njerëzit kurdo dhe kudo që janë. Po kështu edhe gjuha e vjetër e Kleistit ose dialekti i Valentinit jo detyrimisht duhen bartur në tekstin shqip. Efekti që arrijnë këto elemente stilistike në tekstin origjinal, në shqipe mund të shprehen me mjete të tjera, p.sh. përmes një leksiku të përshtatshëm. Meqë në një tekst dramatik kemi të bëjmë me fjalën e folur që megjithatë ekziston në formë të shkruar, këto tema thelbësore në gjuhën e mbërritjes duhet të shprehen me fjalë e frazeologji të përshtatshme, gjithashtu edhe me një intonacion që t’u përshtatet situatave dhe gruppersonave përkatës.

Ndryshe nga proza ose poezia, tekstet dramatike, për arsye se paraqiten në mënyrë skenike, kanë një përparësi vendimtare në të kuptuar. Elemente të panjohura të një teksti dramatik për publikun shqiptar, qoftë në përmbajtje qoftë si metodë, mund të shpjegohen në mënyrë ndihmëse nga vënia në skenë. Kështu për shembull një periudhë e caktuar që nuk arrin të shprehet dot në shqipe po aq mirë sa në gjermanisht me mjetet gjuhësore, mund të shprehet bie fjala nëpërmjet kostumeve dhe skenografisë. Edhe pjesët abstrakte, të cilat edhe në vetë Europën Perëndimore nuk janë pritur menjëherë me entuziazëm, përkundrazi kanë hasur në fillim kritikë të fortë, mund t’i sillen më afër publikut nëpërmjet një skenografie familjare. Nga ana tjetër një vënie në skenë në Shqipëri mund të zbusë elemente të cilat do ta irritonin shumë publikun. Si skenat me ngarkesë të fortë seksuale si te Schnitzleri ose ato kritike-sociale si te Brechti mund të reduktohen duke i qëndruar besnik mesazhit thelbësor të tekstit nëpërmjet inskenimit. Veç kësaj tekstet e huaja japin, nga ana tjetër, rastin që për shembull duke iu referuar dramaturgëve gjermanë, të kapërcejnë deri në një shkallë të caktuar tabutë e zakonshme. Ndërsa për sa u takon mundësive të vënieve të kushtueshme në skenë, po të shihet çështja më nga afër kuptohet lehtë se dallimet midis teatrove shqiptarë dhe gjermanë janë më të vogla sesa mund të mendohet nga një vështrim i sipërfaqshëm. Ka gjithashtu shumë teatro gjermanë që luftojnë sot për të mbijetuar ose që janë prekur nga shkurtimet drastike në buxhete. E pra në të dyja vendet mund t’i lihet vend inskenimit, në mënyrë që të arrihet një shfrytëzim optimal i mjeteve në dispozicion e të mbërrihet në lartësinë e duhur të tekstit. Për të shmangur vështrimet e hutuara dhe mbledhjen e supeve pas shfaqjes së një pjesë teatrore gjermane në Shqipëri siç u përshkrua në hyrje, janë të nevojshme para së gjithash dy gjëra: Në radhë të parë duhet përpunuar dhe përçuar mesazhi thelbësor i tekstit. Së dyti duhet një bashkëpunim i ngushtë midis përkthyesit dhe regjisorit për të mënjanuar paqartësitë gjuhësore dhe të përmbajtjes në inskenimin e tekstit të përkthyer. Mund të ndihmojë në të tilla raste një shpjegim për diçka që ndodhet në një tjetër kontekst. Kjo vlen si për pjesët teatrore ashtu dhe për barcaletat. Një gjermani të perëndimit shpjegimi “në RDGJ-në e dikurshme njerëzit ankoheshin që i gjithë vendi ishte nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik”, do t’ia kishte lehtësuar të kuptuarit e barcaletës për gazetat Pravdadhe Gjermania e re. Kushedi, ndoshta një shqiptar do ta kishte kuptuar menjëherë atë barcaletë nga shkaku i së kaluarës komuniste të vendit të vet. Shpesh dallimet kulturore janë më të vogla dhe më të lehta për t’u kapërcyer sesa mund të mendojmë ne. Përkthimet letrare luajnë një rol vendimtar në afrimin dhe të kuptuarit e kulturave. Dhe kjo ndodh në të dyja drejtimet.

Meqë ra fjala, ku janë pjesët teatrore nga autorë shqiptarë në skenën gjermane?
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kritika dhe erosi e të tjera mungesa të teatrit shqiptar Empty Re: Kritika dhe erosi e të tjera mungesa të teatrit shqiptar

Mesazh nga Anakonda Sun 26 Feb 2012 - 7:00

Se di do te jene me pushime besoj.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi