Enrika Derza: Do të punoj fort për muzikën
2 posters
Faqja 1 e 1
Enrika Derza: Do të punoj fort për muzikën
Më e vogla në “The Voice of Albania”, por me një zë të fortë. Enrika Derza, vajza 15-vjeçare nga Shkodra arriti deri në finalen e madhe. Eksperienca e ka bërë të kuptojë se duhet të punojë shumë mbi pasionin e saj, ndërkohë që shprehet se është shumë entuziaste për angazhimet e ardhshme në muzikë.Ti ishe një nga pretendentet për çmimin e madh të “The Voice of Albania”. Cilat ishin përjetimet e natës finale?Finalja për mua ishte shpërblimi i punës intensive të katër muajve të kaluar. Ishte një arritje e madhe dhe për habinë time e përjetova jo me shumë emocione, sepse e dija që ishte nata e fundit për të katërt dhe e kam shijuar në maksimum.U duke pak e zënë në befasi kur nuk u përzgjodhe në dyshen finale. Prisje të ishe ti në përballje me Marselën?
Pritshmëria ishte prej secilit prej nesh, dhe në fakt që në raundet e kaluara të “Voice” kisha dalë pothuajse gjithnjë më e votuara në grupin tim, nga publiku, nga like-t në ‘Facebook’ dhe komentet në ‘Twitter’. Por për sa i përket çmimit të madh, nuk kam pasur ndonjë pritshmëri të veçantë, sepse konkurrenca ishte e fortë dhe isha e ndërgjegjshme që kisha arritur mjaftueshëm edhe pa u kurorëzuar “The Voice of Albania”.
Tashmë “The Voice of Albania” ka mbaruar dhe ju i jeni kthyer jetës së mëparshme. Si kanë qenë ditët e para?
Ditët e para pas “The Voice” ishin ditët e pushimit dhe gjumit të tepruar, që pas momentin kur unë vendosa të merrja pjesë. U ktheva në Shkodër, takova shoqërinë dhe njerëz që kisha kohë pa mbajtur kontakte. Komenti që më ka pëlqyer më shumë ishte: “Eni, na ke bërë krenare”.
Për katër finalistet do të ketë nga një këngë në “Universal Music” dhe konkurrim në “Top Fest 9″. Sa e gatshme ndjehesh për t’u angazhuar më tej me muzikën?
Jam mjaftueshëm e gatshme për t’u angazhuar më tej në fushën e muzikës. Madje, e kam marrë me një entuziazëm të madh. Do të punoj pa pushim për këtë të ardhme artistike dhe ndihem më se e privilegjuar që kam mundësinë të praktikoj diçka që me të vërtet pëlqej. Pse jo, së shpejti ta kem edhe profesion fitimprurës.
Ti ishe më e vogla e spektaklit. Shpeshherë je shprehur se këndoje vetëm në shtëpi. Si u zbulua talenti për muzikën?
Po, madje frika më e madhe në audicionin e parë ishte që nuk do të më pranonin pikërisht për shkak të moshës së vogël. Talenti për muzikën u zbulua së pari nga gjyshja ime, e cila ishte i vetmi person i gatshëm të më dëgjonte. Pastaj me kalimin e kohës filluan të më kushtonin vëmendje edhe miqtë, edhe prindërit deri në momentin kur im atë u bë shtysa kryesore për të marrë pjesë në “The Voice”.
Na fol pak më tepër për Enrikën, marrëdhënien tënde me familjen?
Enrika në jetën e përditshme është vetëm një 15-vjeçare e thjeshtë. Pavarësisht se jeta pas “The Voice” ka ndryshuar goxha, jam munduar të ruaj modestinë dhe virtyte të tilla, sepse mendoj se janë parësore kudo, edhe në jetën artistike.
A ka ndryshuar diçka në jetën tënde pas përvojës së “The Voice of Albania”?
Sigurisht që ka ndryshuar, madje shumë. Kanë ndryshuar raportet në lidhje me njerëzit, të cilët sot më njohin, më pëlqejnë dhe shumë prej moshatarëve të mi janë shprehur që më kanë idhull. Për mua kjo ishte e paimagjinueshme. Kam njohur njerëz të mrekullueshëm që tani e tutje do jenë gjithnjë prezent në jetën time. Përveç raporteve me të tjerët, mund të them që jam rritur si individ edhe artistikisht. Tani do të kem gjithnjë parasysh teori e parime të vlefshme për jetën, ku më e rëndësishmja është: punë shumë e fjalë pak. Eksperienca e “The Voice” më solli vetëbesim dhe më bëri ta marr më seriozisht të ardhmen time në fushën e muzikës.
Ke filluar të mendosh për një shkollim në fushën e muzikës?
Të paktën tani për tani nuk e kam ndërmend të ndjek një shkollë muzike, sepse përveç muzikës, dëshiroj të ushtroj një profesion të dytë më të qëndrueshëm. Nuk i dihet kurrë ç’ndodh me zërin apo edhe me tregun, prandaj është mirë të mos fokusohesh vetëm në muzikë.
Gazeta Shqip

Re: Enrika Derza: Do të punoj fort për muzikën
Shpresoj qe te mos lodhet.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Gili: Lashë mësuesinë për muzikën
» Pamje nga vendi ku jetoni aktualisht.
» Olta Gixhari: Kam pasion, punoj per te arritur me shume!
» Xhoni 15-vjeçar: Punoj deri në orën 11 të natës
» Irini Qirjako: Tallavaja, një njollë në muzikën shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi