Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dëmet fizike dhe psikologjike të alkoolit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dëmet fizike dhe psikologjike të alkoolit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dëmet fizike dhe psikologjike të alkoolit

Shko poshtë

Dëmet fizike dhe psikologjike të alkoolit Empty Dëmet fizike dhe psikologjike të alkoolit

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 23 Feb 2012 - 11:49

Dëmet fizike dhe psikologjike të alkoolit Images-66Fjala alkool rrjedh nga fjala arabe (al-kohl ) që do të thotë “shumë i mirë” ose “ai që djeg”. Alkooli është i vjetër sa edhe vetë njerëzimi, saqë deri më sot për të janë shkruar histori të ndryshme.

Rreshtat në vijim do të jenë vazhdimësi e tyre, mirëpo do të mundohemi që lexuesin së pari ta njohim me komplikimet psikiatrike të cilat i sjell alkooli.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se alkoolistët janë persona të cilët kënaqen me pijet alkoolike, duke kaluar kështu në një gjendje të varur nga alkooli, me ç’rast i shfaqin fshehtësitë e tyre të brendshme si edhe problemet në shoqëri apo gjendjen e tyre sociale dhe ekonomike.

Shkaqet

Tri janë arsyet e pashmangshme të krijimit të të ashtuquajturit “trekëndësh i alkoolit”, ku i pari dhe faktori kryesor, njeriu. Më pas, hapësira sociale në të cilën jeton, gjë e cila i jep alkoolizmit natyrë të sëmundjes sociale dhe faktori alkool, me veçoritë e tij farmakologjike. Është me rëndësi të ceket se, nga kontakti i parë me pijen alkoolike e deri te alkoolizmi kuptim plotë (pasojat trupore, psikike dhe sociale), duhet një periudhë e caktuar kohore (përafërsisht 15 vite), sepse alkoolisti kalon nëpër fazat: paraalkoolike, prodromale, kritike dhe kronike.

Në fazën klinike, fazat alkoolike ndahen në fazën paratoksike dhe fazën toksike e cila njihet dhe manifestohet me humbjen e kontrollit, gjë që në popull njihet me termin “fenomeni i gotës së parë” apo edhe “humbje e filmit”.

Ndërlikimet alkoolike trupore

Pamja e jashtme e personit, i cili ka pirë alkool prej shumë vitesh, është gjithnjë e dukshme dhe veçohet me fytyrë të ënjtur, me paraqitje të theksuar të kapilarëve të gjakut nëpër fytyrë dhe hundë, lëkurë ngjyrë të kaltër-vjollce, pamje jo pedante të jashtme, neglizhencë higjienike etj.

Ndërlikimet alkoolike neurologjike

Polineuriti, i cili çon në polineuropati, lind nga ndikimi direkt i alkoolit të dëmshëm në nerva, andaj si rrjedhojë vjen deri te çrregullimi i përthithjes dhe mungesës së vitaminës B. Simptomat e para të manifestimit të polineuropatisë paraqiten në formë të mpirjes, therjes, lodhjes, humbjes së fuqisë, rënies së imunitetit, dhimbjeve të muskujve, ndërsa në stadiumet e mëvonshme edhe deri te atrofimi i tyre.

Ndërlikimet alkoolike psikiatrike

Gjendja patologjike e dehjes rezulton pas marrjes në sasi shumë të vogël të pijeve alkoolike të cilat janë të pamjaftueshme të shkaktojnë intoksikim dhe gjendje të dehjes tek shumica e njerëzve, për dallim nga gjendja e dehur akute e cila rezulton pas marrjes së sasisë së madhe të alkoolit.

Ndërlikimet e gjendjes së dehur apo reaksionet patologjike gjatë gjendjes së dehur, ngjasojnë me rastet e parafolura, megjithatë reaksionet ndodhin pas marrjes në sasi të mëdha të pijeve alkoolike tek personat të cilët me vite të tëra përdorin alkool.

Dipsomania ose pseudo-dipsomania paraqet dukuri patologjike të përdorimit të alkoolit. Karakterizohet me pamundësi të largimit nga pirja e alkoolit dhe me afinitet për pirje. Gjendja fillon me pirje të pandërprerë prej disa ditë dhe vazhdon deri në 2-3 javë. Të dyja këto raste paraqiten me përcjellje të ndryshimeve dhe atë me gjendje kriminogjene, që është e pazakontë nga vështrimi i mjekësisë ligjore.

Krizat konvulsive alkoolike paraqiten kryesisht gjatë fazës alkoolike të toksimanisë dhe në gjendjet akute të intoksikimit. Alkooli po ashtu mund të provokojë dhe vështirësojë sulmet epileptike tek personat që vuajnë nga kjo sëmundje. Krizat konvulsive tek personat me alkool shfaqen si rezultat i mungesës së vitaminës B e posaçërisht piridoksinës.

Po ashtu, produktet e dëmshme të prodhuara nga metabolizmi i alkoolit, çojnë deri te dëmtimi i sistemit nervor qendror dhe ndihmojnë manifestimet epileptike. Mendohet që këto dëmtime janë reverzibile dhe se për këtë arsye sulmet ndalojnë në abstinencë. Për këtë arsye, këshillohet që në hapat e parë të përdorimit të alkoolit tej mase, të ndërpritet apo t’i nënshtrohet terapisë shëruese
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi