Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Politikë dhe internet: Çfarë ndryshon People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Politikë dhe internet: Çfarë ndryshon People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Politikë dhe internet: Çfarë ndryshon

2 posters

Shko poshtë

Politikë dhe internet: Çfarë ndryshon Empty Politikë dhe internet: Çfarë ndryshon

Mesazh nga WebMaster Tue 28 Feb 2012 - 0:11

Gjatë rrjedhës së historisë, institucionet e politikës janë varur në masë të madhe nga proceset e informimit dhe të komunikimit. Njerëzit marrin vendime në funksion të stimujve të informacionit

Politika e vonuar në epokën e internetit

Politikë dhe internet: Çfarë ndryshon

Gjatë rrjedhës së historisë, praktika dhe institucionet e politikës janë varur në masë të madhe nga proceset e informimit dhe të komunikimit. Motivi është i thjeshtë: njerëzit marrin vendime, në të gjitha aspektet e jetës së tyre, në funksion të stimujve dhe të llojeve të ndryshme të informacionit që mbërrijnë në mendjet e tyre, duke filluar nga mjedisi komunikues i tyre. Nga ana e tij edhe modus operandi i këtij mjedisi nga varet teknologjia dhe nga organizimi i procesit të komunikimit.
Qoftë për ceremonitë shenjtoro-politike të lashtësisë, për predikimet nga podiumi, për komunikimin e shkruar duke filluar nga shpikja e shtypit, e radios, e televizionit apo e internetit: masmediat, në kuptimin më të gjerë të fjalës, përbëjnë hapësirën publike, hapësirën në të cilën ekzistojnë pikëpamje kundërshtuese, në të cilën formohen opinione, në të cilën qëndrimet influencohen; ku, së fundi, vendoset e ardhmja e elitave që aspirojnë të qeverisin dhe për pasojë, fati i të qeverisurve. Megjithëse kjo marrëdhënie e ngushtë midis komunikimit dhe politikës prodhohet në të gjitha sistemet e qeverisjes, në demokraci ajo luan një rol akoma më vendimtar në masën në të cilën qytetarët vendosin lirisht nga kush, si dhe kur do të qeverisen, mbi bazën e një gjykimi të informuar përreth asaj që është më mirë për ta dhe vendin. Për këtë arsye nganjëherë është folur për pushtet të katërt, duke ju referuar pushtetit të mediave dhe influencës së tyre mbi opinionin publik.
Por në të vërtetë ky karakterizim është i pasaktë. Pasi janë politikanët ata që mbajnë pushtetin politik, financierët ata që ushtrojnë atë ekonomik dhe ofiqarët intelektualë e religjiozë atë që mbajnë në duar pushtetin moral dhe kulturor. Përkrah tyre, janë shumë të tjera dimensionet e pushtetit që përbëjnë elitat e tyre, në mënyrë të tillë që totaliteti i pushtetit në shoqëri të ndërtohet përreth rrjeteve të marrëdhënieve midis elitave dominuese në secilin prej sektorëve të pushtetit. Nuk kemi një elitë të bashkuar të pushtetit, por një rrjet elitash lokale, kombëtare, ndërkombëtare dhe globale në dimensione të diferencuara, të cilat në aleancat dhe në konfliktet që dalin nga interesa të përbashkëta apo divergjuese formojnë atë rrjetë laramane marrëdhëniesh asimetrike që, në analizë të fundit, përbën kornizën e jetës së përditshme të qytetarëve...

Përgatiti: Armin TIRANA
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Politikë dhe internet: Çfarë ndryshon Empty Re: Politikë dhe internet: Çfarë ndryshon

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Mar 2012 - 20:22

vetem se ne internet je i lire te thuash ate qe ndjen,ndersa ne politike pyetet vete, lideri.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi