Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët”

+2
dajti modh
Aяtємιѕα
6 posters

Shko poshtë

“Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët” Empty “Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët”

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 5 Mar 2012 - 12:05

“Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët” Klodeta.dibraDekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra: Do duhej një dekadë, s’kemi programe
Gjuhëtari, Jorgo Bulo: Kërkon kohë të gjatë të zotërohet

Futja e gjuhës kineze në sistemin parauniversi tar si gjuhë e dytë, aktualisht është një proces i pamundur. Deklara ta e kryeministrit Sali Berisha, që gjuha kineze të jetë gjuhë e dytë në shkollat e vendit, është konsideruar prej akademikëve si skeptike. Gjuhëtari në Akademinë e Shkencave, Jorgo Bulo, ka qenë kundër idesë së futjes së gjuhës kineze si gjuhë të dytë, dhe aq më pak që të jetë me detyrim. Sipas tij, nxënësit duhet të jenë të lirë të zgjedhin. Veç këtyre, gjuhëtari Bulo ka deklaruar për “Gazetën Shqiptare”, se gjuha kineze është shumë specifike dhe kërkon një kohë të gjatë që të mësohet. Por edhe realiteti, mungesa e mësuesve të gjuhës kineze, dëshmon se futja e kësaj gjuhë në sistemin shkollor bazë dhe të mesëm është e pamundur, pasi nuk ka staf mësuesish të kualifikuar. Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra, gjatë një interviste për Gazetën, ka sqaruar se në vendin tonë nuk ka asnjë mësues të gjuhës kineze, me përjashtim të një lektori kinez që jem mësim në këtë fakultet. Veç asaj, ajo sqaron, se sa të përgatiten brezat e parë të mësuesve të kësaj gjuhe, duhet një periudhë e gjatë, gati një dekadë.
JORGO BULO
Zoti Bulo, si e gjykoni propozimin e kryeministrit për futjen e gjuhës kineze si gjuhë të dytë në arsimin parauniversitar?
Çdo gjë është e mundur, edhe gjuha kineze mund të mësohet. Nuk e kam dëgjuar konkretisht këtë deklaratën e kryeministrit dhe a ka ndonjë vendim të posaçëm, por personalisht nuk do isha dakord që të ishte gjuhë e dytë dhe aq më pak me detyrim. Por të ishte lëndë me zgjedhje, që nxënësit të vendosin vetë nëse duan ta zgjedhin apo jo.
Cila është arsyeja, që gjuha kineze sipas jush, të mos jetë gjuhë e dytë?
Gjuha kineze veçse është shumë specifike si gjuhë, do një kohë të gjatë që të mësohet. Pasi edhe nga vetë kinezët, kjo gjuhë do një kohë të gjatë që të arrihet të zotërohet shumë mirë. Besoj se kryeministri këtë deklaratë e ka thënë, duke pasur parasysh se Kina është superfuqi, por nëse ne do ecim me këto ide, atëherë shumë shpejt duhet të vendoset që të mësohet edhe hindishtja apo dialekti urdu, pasi India me këtë ritëm po kthehet në superfuqi ekonomike.
KLODETA DIBRA
Zonja Dibra, në çfarë nivelesh është gjuha kineze që mësohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja?
Gjuha kineze ka tre vite që është futur si gjuhë e huaj me përzgjedhje, në Fakultet të Gjuhëve të Huaja. Në vitin e dytë dhe të tretë, studentët e gjuhëve të ndryshme e përzgjedhin si gjuhë të huaj të tretë. Por për gjuhën kineze nuk ka program studimi, nuk lëshohet diplomë, është thjesht një modul për nivelin Bachelor. Kjo gjuhë jepet nga një lektor kinez, falë një marrëveshjeje me ambasadën kineze. Është një lëndë që jepet në katër semestra dhe ka 16 kredite, ku studentët marrin njohuritë e para.
A ka pasur interes për përzgjedhjen e kësaj gjuhe nga studentët?
Futja e kësaj gjuhe është bërë fillimisht për të nuhatur tregun dhe interesin e studentëve, që duhet thënë, është paksa i ulët, pasi prej tre vitesh kemi vetëm 70 studentë që e kanë përzgjedhur gjuhën kineze dhe po e studiojnë si lëndë me zgjedhje.
Sa e mundur është, që kjo gjuhë të futet në sistemin parauniversitar?
“Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët” Jorgo-buloPër ta futur në sistemin parauniversitar do kohë. Futja e kësaj gjuhe duhet të jetë në perspektivë, pasi asgjë nuk bëhet sot për nesër. Do të dojë shumë kohë që të kualifikohet stafi, apo për ta përzgjedhur. Pasi ose do të merren 7- 8 lektorë të huaj kinezë ose do dërgohen pedagogë në Kinë për t’u kualifikuar. Por sërish, sa të dali brezi i parë i studentëve të diplomuar për këtë gjuhë, duhen disa vite.
Sa vite mund të duhen për t’u realizuar kjo gjë?
Nisim nga një minimale pesëvjeçare, por mund të kërkojë më shumë kohë, deri në një dekadë. Pasi do duhet të hapet një program studimi me diplomë me titull, pasi ajo çfarë ofrohet aktualisht në lidhje me gjuhën kineze nuk është e tillë. Lektori që ne kemi, jep vetëm mësim gjuhe, ndërsa nëse do jetë gjuhë e parë, duhet që studentët të mësojnë letërsi, histori, përkthim në këtë gjuhë dhe normalisht që lektorët duhet të jenë të përgatitur në këto fusha. Ne e kemi bërë një hap madhor, që e kemi hapur si gjuhë. Por studentët nuk e kanë me dëshirë, pasi nuk është gjuhë e dëgjuar. Por duke qenë se kjo është gjuha e një kombi të madh, do jetë e domosdoshme.

Gazeta shqiptare /Shqiplive
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët” Empty Re: “Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët”

Mesazh nga dajti modh Mon 5 Mar 2012 - 12:11

sa i pa fytyre eshte Sali Berisha [@@@@@@] le te ja mesoje Lirijes dhe kalamojve te tije Kinezshen :[BadNews]: pptttuuu Diktatori dikure mesonim Rusisht e tani Kinezce ,,, Diktatoret nje fytyre kane :lol!:
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët” Empty Re: “Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët”

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 6 Mar 2012 - 0:11

Kinezcja do jete gjuhe e dyte e botes pas disa vitesh.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët” Empty Re: “Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët”

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Mar 2012 - 18:57

E pra se i ka len mendja keta politikanet ne ditet e sotme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët” Empty Re: “Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët”

Mesazh nga Ariel Sun 11 Mar 2012 - 10:42

Thoni cdoni po kinezcja do behet si anglishtja sot...

Do vije koha qe do behet e domosdoshme...

Une qe kam bere rusisht ne shkolle tani e shof se me aq sa di shume mire qe e di...sepse i kuptoj paksa ruset kur shkoj me pushime.

Kurse kinzcja do duhet sidomos per tregtaret.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët” Empty Re: “Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët”

Mesazh nga Emona Sun 11 Mar 2012 - 10:51

Vaj medet...s'kom nerva ta msoj kinezishten un!!

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët” Empty Re: “Kinezçen mezi e mësojnë vetë kinezët”

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi