Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë

5 posters

Shko poshtë

Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë Empty Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë

Mesazh nga WebMaster Mon 12 Oct 2009 - 4:47

[You must be registered and logged in to see this image.]
Pse burrat janë jo besnikë dhe i tradhtojnë gratë edhe kur ato janë tejet tërheqëse?! Secili mashkull ka dëshirë të mendojë për vetën sikurse për një gjuetar të vetmuar, të cilit femrat nuk mund t'i bëjnë ballë. Ata që vendosin të mashtrojnë partneren zakonisht e bëjnë këtë për disa arsye.


Monotonia

Papritmas i vjen te hunda jeta shtëpiake duke qëndruar para televizorit dhe duke pirë birra. Ndonjëherë pyetet, "A ekziston diçka më tepër se kjo që mund të ofrojë jeta?" dhe krejt rastësisht fton ndonjë femër që e ka kolege apo ndonjë që rastësisht e ka njohur, që t'i bëjë shoqëri dhe të dalin për kafe. Jeta e tij fillon të ndryshojë. Psikologët i japin disa arsye të ndryshme për këtë: frika nga plakja, pikëllimi, vetmia, monotonia apo pakënaqësia me gruan e cila në radhë të parë kujdeset për fëmijët. Shkrimtari amerikan Norman Majler analizon mos të qenit besnik si pjesë të macho sindromit; nëse nuk je në gjendje të rrihesh, të bësh dashuri dhe të fitosh shumë para, atëherë s'je mashkull.

Mashkulli fatkeq që s'mund t'i arrije të gjitha këto, tregohet përmes mashtrimit në dashuri.



Kureshtja

Arsyeja tjetër është kureshtja. Thuajse s'ka në botë mashkull që nuk pyet "Si do të ishte të gjendesha në shtrat me ndonjë femër tjetër". Shumë prej tyre arrijnë në një përgjigje të përafërt me shtëpinë publike. Por, nëse ndonjë vajzë atraktive u bie në "lugë" papritmas, atëherë nxitja është vërtet e madhe.



Biseda me shoqërinë

Arsye tjetër që mund ta shtyje një mashkull të mashtrojë partneren e vet është edhe biseda me shoqërinë. Vazhdimisht dëgjoni biseda dhe lavdërime të miqve se si ata kalojnë me femrat e tyre, si i kanë pasur dhe sa kanë pasur. Dhe në vend që të ndiheni të lumtur me dashnoren apo gruan tuaj, mashkulli në të shumtën e rasteve mendon me këtë logjikë: "Të tjerët kanë jetë të mrekullueshme seksuale. Jeta po ofroka më tepër se sa un mendoj"... dhe vendos të hulumtojë nga kureshtja se çfarë i ofrohet në jetë. Natyrisht nga përvoja e vet secili mashkull e di se gati çdo ditë ka mundësi të "provohet" diçka e re!



Shtimi i vetëbesimit në lidhjet e fshehta

Jeni martuar apo keni zënë një femër. Deri në atë çast nuk e keni ditur se a vleni për dikë! Femrat nuk "jepen" edhe aq hapur apo jo? Nevojitet kohe dhe mjeshtëri e veçantë për të lexuar momentet kur një femër ju ofrohet. Nëse tashmë keni gjetur dikë që ju do dhe është martuar me ju, atëherë ju keni një doze me të madhe vetëbesimi. Ju jeni dashnor apo burrë! Por, asnjë mashkull nuk do të ndalet në këtë nivel, shumica duan të avancojnë. Aq me tepër kur për meshkujt nuk është edhe aq tragjike të kesh ndonjë lidhje të fshehtë... ndonjë!? Nuk është tragjike të kesh edhe 10 lidhje të fshehta njëkohësisht! Secila femër shton dozën e vetëbesimit te mashkulli. Kjo është një përshtypje tejet e gabuar që për fat të keq shumë meshkuj me vetëbesim të kufizuar e kanë dhe janë në gjendje të tradhtojnë aq lehtë, vetëm e vetëm për t'ju dëshmuar në radhe të parë vetës dhe shoqërisë. Përveç
të tjerave, sigurisht që ndikon edhe mënyra se si funksionon sistemi i të menduarit të mashkullit. Po e zëmë se një mashkulli i ofrohet të flejë me një femër dhe ai ka bindjen se nuk ekziston metoda që gruaja ta marrë vesh! Ne këtë rast, çfarë mendoni se do të zgjedhë që të bëjë ai?



Frika se meriton me shumë!

As nuk e keni idenë se sa frikësohet një mashkull nga lidhja me një femër. Madje edhe nëse është i martuar. Femra e tij, gruaja... është njëkohësisht edhe krenaria e mashkullit. Atë ai dëshiron ta ketë vetëm për vete, dëshiron që ajo të jetë me e mira, me e mençura. Mashkulli nuk frikësohet nga obligimet. Frika e tij ka të bëjë me mendimin: Mos vallë jam lidhur për gjithë jetën me personin e gabuar?



Çfarë mund të bëjnë femrat për ta penguar burrin apo të dashurin që mos të shkojë me të tjerat?

Për mashkullin, mashtrimi në dashuri është lojë.

Edhe ju mund të bëni një anketë të thjeshtë në rrethin tuaj. Mos e pyetni burrin se a ju ka mashtruar ndonjëherë. Përgjigjja do të jetë padyshim "JO"! Mund ta pyesni ndonjë shokun tuaj: A e keni mashtruar ndonjëherë në jetë partnerin/en?" Duke qenë se shumë meshkuj këtë e marrin si lojë, nuk e kanë vështirë të përgjigjen, madje edhe nëse nuk ju njohin, ndërsa femrat janë shumë me diskrete dhe të kujdesshme në përgjigje. P.Sh, nëse të njëjtët individë do t'i pyesni: A ju ka tradhtuar ndonjëherë dashnorja, gruaja?", padyshim do të përgjigjen: JO, me sa di unë, përndryshe do ta mbysja në vend, apo do të ndahesha me të menjëherë etj etj..." Pra për meshkujt, mashtrimi i femrës është gjë tragjike, ndërsa mashtrimi i mashkullit është lojë. Madje edhe vëllai i gruas apo babai i saj në të shumtën e rasteve nuk do t'ua bëjnë aq të madhe nëse ju shohin se si tradhtoni vajzën, me një vajze
tjetër, përderisa ajo nuk di asgjë dhe nuk ankohet. Thjesht për një mentalitet ballkanik (në mos edhe më të gjerë), mashkulli është mashkull dhe tradhtia seksuale e tij nëse nuk është e tepruar, është vetëm "lojë".

Që nga kohët e hershme ka qenë kështu, "mashtrimi është lojë". Legjenda thotë se Hera, gruaja e Zeusit ka pasur probleme me të shoqin, ngaqë ai vazhdimisht mblidhte shumë vajza, i puthte ato dhe u premtonte nga pozita e vet si zot shumë gjëra.



Si të parandalohet që mashkulli t'ju mashtrojë?

Natyrisht secili mashkull dëshiron që gjithë jetën e vet ta kalojë vetëm me një femër e cila do të jetë grua e dashur, e ndershme, nënë e fëmijëve të tij, mike jetësore e tij. Gjithçka që mund të bëjnë gratë si masë parandaluese është të jenë të kujdesshme. Është shumë me rëndësi që femra të përkujdeset që vazhdimisht t'i bëjë me dije të shoqit se është ajo e vërteta për të dhe jetën e tij. Që nga fillimi i lidhjes duhet t'ia bëni të qartë se e vlerësoni besnikërinë e partnerit dhe se përkundrazi, sjellja jobesnike do ta shkatërrojë përgjithmonë lidhjen tuaj. Mundohuni që mos të lini anash burrin për shkak të fëmijëve apo punës suaj, si dhe duhet të jeni të vëmendshme në sjelljet dhe shprehitë e tij. Vonesat në punë, kërcimi kur cingëron telefoni, pispillosja para pasqyrës, blerja e garderobes së re dhe parfumeve - janë shenja që duhet t'u tërheqin vërejtjen. Nëse edhe
raportet tuaja seksuale janë të ngrira, duhet të ndërmerrni diçka urgjentisht.

Pjesëtarët e gjinisë më të fortë dashurohen në femra të cilat u ofrojnë përkrahje, dashuri, kujdes dhe butësi, seks të mirë dhe mbi të gjitha janë ngazëlluese dhe atraktive.

Nuk është për t'u hedhur poshtë as mundësia që ta nxitni nga pak xhelozinë e tij, por mos e teproni. Mashkulli thjesht adhuron që të jetë me gruan, atë të cilën të gjithë e dëshirojnë, po e cila është vetëm e tij. Megjithatë, merreni me rezerva këtë opsion, ngaqë të shumë meshkuj mjafton të lindë dyshimi dhe jeta juaj me të shndërrohet në tmerr.

Studioni mirë këtë temë dhe dobësitë e mashkullit; gjeni përse ai mashtron. Lexoni edhe temën mbi mashtrimin në përgjithësi dhe n dorën tuaj do të keni një armë të fuqishme për ta penguar të dashurin tuaj që t'u hyjë ujërave të mashtrimit në dashuri me ndonjë femër tjetër!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë Empty Re: Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë

Mesazh nga elita Thu 15 Oct 2009 - 6:34

Nese e tradhtoj te dashuren time do e beja me nje qellim!
nese ajo nuk eshte ajo qe i joshe ndjenjat dhe endrrat e mia
te dashurise atehere vetvetiu me shkon mendja drejt asaj
qe bene me teper per mua...
elita
elita
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 158
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë Empty Re: Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë

Mesazh nga engjelli Sat 17 Oct 2009 - 7:30

eshte pyetje shum e mire kjo se ne jemi nganjeher budallenj edhe femra na zhgenjen nga njehere [You must be registered and logged in to see this image.]
engjelli
engjelli
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 49
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/09/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë Empty Re: Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë

Mesazh nga Vizitor Sun 22 Nov 2009 - 9:21

partnerja qe ka perkrah ..
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë Empty Re: Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë

Mesazh nga Genti Sun 22 Nov 2009 - 9:22

po partnerja qe do kem prkrah..............!!!!!!
Genti
Genti
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : atu ku duhet :P,,,
Postime Postime : 1270
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/08/2009
Mosha Mosha : 37
Hobi Hobi : Futbolli

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë Empty Re: Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë

Mesazh nga Vizitor Sun 22 Nov 2009 - 9:24

ka nevoj njeri ta boj ni nryshim
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë Empty Re: Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë

Mesazh nga naploni Wed 25 Nov 2009 - 10:55

provokimet e femrave.. juhjjjjj
naploni
naploni
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Hollande
Postime Postime : 2864
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/01/2009
Mosha Mosha : 113
Hobi Hobi : futboll, aheng, palester

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë Empty Re: Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë

Mesazh nga Vizitor Fri 4 Dec 2009 - 10:28

ka shume gjera qe i shtyn meshkujt te tradhetojne
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë Empty Re: Çfarë i shtyn meshkujt drejt tradhëtisë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi