Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Mirënjohje e respekt thinjave e rrudhave të prindërve tanë" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Mirënjohje e respekt thinjave e rrudhave të prindërve tanë" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Mirënjohje e respekt thinjave e rrudhave të prindërve tanë"

2 posters

Shko poshtë

"Mirënjohje e respekt thinjave e rrudhave të prindërve tanë" Empty "Mirënjohje e respekt thinjave e rrudhave të prindërve tanë"

Mesazh nga WebMaster Tue 13 Mar 2012 - 1:53

Çfarë mund t’u themi prindërve tanë të mirë?!

Ëndrrat e tyre të vjetra dhe të reja janë dy paralele në udhëkryq. Çfarë mund t’i thuhet një 60-vjeçari që ka punuar mbi 40 vjet dhe sot si shpërblim gjen emrin në një listë varur në murin e ftohtë të ndërmarrjes, pas derës apo xhamit të dritares së shefit të tij?!
Edhe dinjiteti i tyre mbeti në udhëkryq e bashkë me të thinjat e rrudhat e tyre. Puna, dinjiteti dhe ëndrra e thyer e prindërve tanë janë peng i papërgjegjshmërisë, i ndërgjegjes, i arrogancës dhe mungesës së horizontit të njerëzve të politikës.
Eh, demokracia!
E pritën si shkopin magjik që do të mbushte shtëpitë e tyre me orendi e ushqim të mirë për fëmijët. Si qilimin fluturues, i cili do t’i shëtiste të shihnin botën e bukur e të ndaluar për ta.
Por, edhe demokracia vet ishte një ëndërr e bukur që i përplasi keq sapo hapën sytë. Qilimi fluturues i trepsur u gris copë -cope. Fëmijët kanë vite të tëra që bukën e fëmijëve të tyre e nxjerrin larg Shqipërisë. Sa shtrenjtë kushton buka e fëmijëve të tyre në emigrim, aq sa malli i patretur i prindërve dhe gjyshërve në atdhe.
Nëse për ëndrrat do të kishte njësi matëse, jam e bindur se ëndrrat e prindërve tanë do të kishin masë më të madhe se ëndrrat tona e të fëmijëve tanë, sepse në ëndrrat e tyre jemi dhe ne. Në çdo rrudhë dhe thinjë të tyre janë malli, brenga dhe meraku për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.
A duhet ta kthejmë kokën pas e të kujtojmë të kaluarën?
Nëse e bëjmë këtë na akuzojnë si komunistë. Ky është dështimi ynë si komb. Ne mohojmë të kaluarën. Një njeri që mohon të kaluarën e tij sado e hidhur të ketë qenë ajo, nuk mund të ketë të ardhme. E kaluara jonë “komuniste” ka jetën e prindërve tanë dhe fëmijërinë tonë.
Aty mbeti djersa e derdhur në vite, rinia dhe bukuria e tyre. 60 vjetori atë kohë nuk ishte një ditë dhimbjeje pa kufi, por ishte një darkë e ngrohtë me fëmijët dhe nipërit, një tortë e ëmbël dhe urimin e bukur ”E gëzofsh pensionin!”
Këtu prindërit tanë bëhen nostalgjik e psherëtijnë në heshtje për të kaluarën. Mirënjohje dhe respekt thinjave dhe rrudhave të prindërve tanë!
Lindita Qalliaj, Shekulli
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Mirënjohje e respekt thinjave e rrudhave të prindërve tanë" Empty Re: "Mirënjohje e respekt thinjave e rrudhave të prindërve tanë"

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Mar 2012 - 17:55

Prinderit tan te mjere,stu bejme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi