Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A mundë të ndryshojë një burrë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A mundë të ndryshojë një burrë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A mundë të ndryshojë një burrë

+4
Emona
Anakonda
Єямєℓiиdå
kasperi
8 posters

Shko poshtë

A mundë të ndryshojë një burrë Empty A mundë të ndryshojë një burrë

Mesazh nga kasperi Fri 16 Mar 2012 - 2:38

A Mund të ndryshohet nje burrë

Rrumbulloni këndet, eliminoni defektet, përshtatni disa sjellje… ai mund të jetë i përkryer. Mision i mundur? Po. Me kusht që të ndiqni disa rregulla


Jeni kokë e këmbë të dashuruara. Por ndonjëherë ai ju duket një tip shumë shtëpiak. Ose, kur i flisni, nuk e ka shumë mendjen.

Si të thuash: shumë kështu dhe jo aq shumë ashtu. Por do arrini ta ndryshoni, për këtë jeni të sigurta.

Kjo është normale: dëshira për ta shtyrë partnerin të përmirësohet është tipike femërore. “Ky rol është rrënjosur në ndërgjegjen kolektive”, shpjegojnë psikiatrit. “Dhe në një plan më personal, shpesh, gruaja shfaqet si e aftë të menaxhojë jetën në çift dhe familjen”. Për të arritur këtë objektiv, gruaja është e gatshme të bëhet copë e çikë. “Një burrë i zhgënjyer nga gruaja e vet, “mendohet pak mbi këtë gjë” dhe më vonë largohet nga ajo, duke kërkuar diku tjetër një formë kompensimi”, bëjnë të ditur disa filozofë. “Gratë, në të kundërt, i përballojnë problemet dhe përpiqen t’i korrigjojnë defektet që e bëjnë më pak joshës burrin që duan”. Në fillim shkon çdo gjë mirë. “Të biesh në dashuri do të thotë të krijosh iluzione, thonë psikiatrit dhe terapistët e çifteve, një iluzion i shëndoshë ama, pa të cilin nuk do kishte as tërheqje. Por shpesh, disa aspekte të vlerësuara në fillim përfundojnë duke mos të të pëlqyer më, kur jeta dhe rutina e bëjnë të zakonshëm imazhin e tij, deri në atë kohë, të mitizuar”. Shembull: ambicia shihet si karrierizëm, sensi i humorit kthehet në një bezdisje dhe dinamizmi në pamundësinë acaruese për ta parë të rrijë i qetë. Pra, ajo që dikur të dukej interesante, sot të lodh.

Është e vërtetë që të thërrasësh në gjyq një anë të karakterit, do të thotë të vësh në rrezik konceptin e dashurisë ideale, që përfshin dhe pranimin e plotë të njeriut që do. Pra, të rrezikosh që ai të të kthejë shpinën. Prandaj preferon të shpresosh se vetë dashuria do t’i rregullojë gjërat, por butësisht. Një shpresë e vakët, që rrallë gjen mbështetje në realitet. Dëshirat e subkoshiencës ngelen kartë e djegur. Duhet kaluar në fazën e veprimit.

Po kujdes: duhet reaguar atëherë kur je e bindur se marrëdhënia juaj është solide, që partneri është aq i mësuar me ty sa të pranojë kritikat.


Të dish t’i prezantosh kërkesat

Të flasësh mund të kthehet edhe në një manovër shumë të guximshme. “Burrat, ish-djem të mësuar t’u plotësohen të gjitha dëshirat, e kanë të vështirë të pranojnë se po u vihet në diskutim mendimi”, nënvizojnë psikiatrit. “Për t’u bërë autonomë, u është dashur të luftojnë ndaj dashurisë ndërhyrëse të nënës dhe ja ku jeni tani ju, vullneti tjetër femëror që kërkon t’i mësojë një kod të dhënë sjelljeje, me të cilën atij i duhet të merret. Dhe është normale të marrin zjarr konflikte”. Sidomos po t’i merrni gjërat me inat. “Kërkesat për të ndryshuar nuk pranohen lehtë. Forma që zgjedh pastaj, mund të duket si fajësim, dhe pse nuk duam”, thonë psikiatrit. “Kush merr një vërejtje, mund të bëhet shumë i ndjeshëm përballë teknikave të njëjta që përdornin prindërit dhe të rigjendet në pozicionin e një fëmije”.

Sipas specialistëve ekziston një mënyrë atërore fajësimi: “Ti nuk i bën detyrat që merr përsipër!”; një mëmësore: “Po të më doje, nuk do silleshe kështu…”; një vëllazërore: “Nuk bën asnjë përpjekje për t’u kujdesur për shtëpinë dhe fëmijët. Nuk më ndihmon fare”. Për t’u mbrojtur, burri kundërsulmon dhe nis një betejë e vërtetë: hakmarrje të vogla, turinj të varur. Një rreth vicioz. Plotësisht i mjaftueshëm për të shkatërruar ditët.



Mos e konsidero një çështje pushteti

Të bisedosh? Sipas psikiatërve, nuk është ky shëruesi i të gjitha të këqijave, sepse dialogu sjell një përballje të partnerëve, në të cilën zemërata mund të ngjitet në qiell. Nëse duam që tjetri të na dëgjojë dhe të na kuptojë, më mirë të reflektojmë më parë. “Ndonjëherë ndonjë email i shkruar me humor ose ndonjë gjest zhdramatizues e sjell si duhet një kërkesë”, tregojnë specialistët. Për shembull, nëse ti je e lodhur nga rrëmuja që ai bën në tualet, mund të shkrepësh disa foto nga peshqirët dhe shampot e ngatërruara pasi ai del nga tualeti për disa ditë me radhë, mund t’i montosh në kompjuter e t’ia nisësh me email si një film të frikshëm vizatimor. Kjo do mirëpritet e me siguri ndonjë efekt do ketë.

Po mirë që mund të përdorim këto taktika për t’i ndryshuar sjelljet, po nëse do donim të vinim në diskutim bindjet politike ose pikëpamjen e tij për botën, për ne shumë materialiste? “Gjëja më e rëndësishme është vija ndarëse”, saktësojnë filozofët. “Këtë ndryshim ti e do për veten tënde apo për të përfituar çifti? Bëhet fjalë për të ushtruar pushtet? Për ta rimodeluar partnerin sipas imazhit tënd? Gjurmët e lëna nga dashuritë e mëparshme të shpërthejnë xhelozinë? Të gjitha arsye shumë të gabuara që të shtyjnë ta manipulosh tjetrin ose të përçmosh atë që është”.

Që të pranojë përpjekjet tona, është e nevojshme që dhe ai të gjejë një përfitim për rritjen e tij ose për çiftin. Një jehonë që delikatesa dhe ëmbëlsia mund ta sigurojnë.

Po si t’i menaxhojmë motivet tona kur ato janë “perverse”? “Ndryshimet që dëshirojmë t’u bëjmë njerëzve që duam, ndonjëherë fshehin mungesat që kemi”, thonë psikiatrit. “Në rast se shohim që një veprim i partnerit provokon një mbyllje ose një reagim të skajshëm, duhet të shkojmë në rrënjët e kësaj, që mund të jenë në fëmijërinë tonë ose në përvojat e mëparshme sentimentale. Kjo ndihmon të kuptosh pse disa sjellje të partnerit bëjnë të shpërthejnë kujtime të dhimbshme apo emocione të forta. Po ta shohim me sy mirëkuptues veten kur kemi qenë fëmijë, do na bënte të mos kërkonim nga partneri të vendoste rregull në të shkuarën tonë apo t’i bënim të provonte atë që kemi përjetuar. Ngadalë pjesa e tepërt e pengjeve tona do priret të zvogëlohet dhe ne do jemi të gatshme të braktisim kritikat ose, përkundrazi, të përshtatim kritika konstruktive. Ulërima: “Për ty nuk ekzistoj!” mund të zbutet duke thënë: nuk më pëlqen kur nuk më puth kur vij në shtëpi… apo kur nuk flasim gjatë darkës”.[You must be registered and logged in to see this image.]


Mos u jep shumë rëndësi veprimeve

Siç na e bëjnë të ditur psikoterapeutë dhe filozofë, përveç ankesave për mosndarjen e përgjegjësive shtëpiake dhe të rritjes së fëmijëve, kërkesat më të zakonshme janë në drejtim të dashurisë dhe identitetit: “Nuk më thua sa më do; nuk e di sa vlej”. Kjo, siç thonë specialistët, është e justifikuar. Shumë burra, zakonisht, e quajnë të mirëqenë dashurinë e tyre e i vlerësojnë si pak mashkullorë gjestet që shfaqin afeksion, ndërsa gratë, nga ana e tyre, e mbivlerësojnë rëndësinë e simboleve. Sekreti qëndron në bindjen se ndryshimet mund të bëhen vullnetarisht. Do duhet një proces i gjatë, në të cilin dy protagonistët do vendosin të angazhohen dhe të investojnë energji. Pra, nëse jeni të lodhura nga një burrë që është pak i pranishëm, mund të nisni t’i vini në vend gjërat duke pyetur: “Çfarë mund të bëjmë që të shihemi më shpesh e më mirë?”, në vend që të mjaftohemi duke thirrur: “Punon shumë dhe kur je në shtëpi; je gjithmonë i ngjitur para televizorit”. Do vini në dukje atë që mund të bëni më mirë dhe të sillni propozime konkrete. Secili mund t’u japë kështu peshën e duhur gjesteve të vogla, të nënvlerësuara më parë, duke marrë dhe një shtysë inkurajuese.

Lëshime, kompromise, durim… Po të duam të dalim fitimtare, duhet të boshatisim fushën nga siguria klasike: “Unë jam e përkryer; ai e ka gabim”. “Çifti bashkëkohor, mbështetur në reciprocitet dhe fluiditetin e roleve, shtyn mashkullin dhe femrën të përmirësohen vazhdimisht”, thonë psikiatrit.

Do ishte vërtet mëkat pra, të përfundohej një lidhje, kur zgjidhjen e ka në dorë gjithsecili, madje… në zemër.


Somario


Nëse duam që tjetri të na dëgjojë dhe të na kuptojë, më mirë të reflektojmë më parë


Çiftet e sotëm, të mbështetur në fluiditetin e roleve, përmirësohen gjithmonë

kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mundë të ndryshojë një burrë Empty Re: A mundë të ndryshojë një burrë

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 16 Mar 2012 - 6:29

Varet se ca ndryshimesh duhet te bej...Po edhe mund te ndyrshoj...ama vec kur te doje ai..[You must be registered and logged in to see this image.]
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mundë të ndryshojë një burrë Empty Re: A mundë të ndryshojë një burrë

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 17:51

Varet se cfare karakteri eshte burri.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mundë të ndryshojë një burrë Empty Re: A mundë të ndryshojë një burrë

Mesazh nga Emona Mon 19 Mar 2012 - 9:45

Ndryshon pse jo besoji qe do duhej te ishte i arsye teper e fort qe i Burr te bej i ndryshim.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mundë të ndryshojë një burrë Empty Re: A mundë të ndryshojë një burrë

Mesazh nga WebMaster Mon 19 Mar 2012 - 9:47

Patjeter qe mundet te ndryshoj ndryshon e gjith jeta e nje personi pse mos te ndryshoj edhe Mashkulli :432899:
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mundë të ndryshojë një burrë Empty Re: A mundë të ndryshojë një burrë

Mesazh nga Sasha Tue 10 Apr 2012 - 18:01

ndryshojn,por perseri i kan ne mendje ato gjera qe kan pas bere dikur.
Sasha
Sasha
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 261
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2012
Mosha Mosha : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mundë të ndryshojë një burrë Empty Re: A mundë të ndryshojë një burrë

Mesazh nga Gladiola Wed 25 Apr 2012 - 20:31

Nuk besoj,te shtiret eshte e sigurt,por qe te ndryshoj nga veset qe mund te kete,me duket pak e pa besueshme,sepse sa do te mundohet ose sa do qe ai mund te na bindi prap heret ose vone kthehet ne origjine!...
Gladiola
Gladiola
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1230
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/04/2012
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mundë të ndryshojë një burrë Empty Re: A mundë të ndryshojë një burrë

Mesazh nga Arabela Wed 25 Apr 2012 - 22:22

karakterin jo,,,pikpamjet edhe po,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mundë të ndryshojë një burrë Empty Re: A mundë të ndryshojë një burrë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi