Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sitet pornografike dhe të dhunës po dëmtojnë fëmijët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sitet pornografike dhe të dhunës po dëmtojnë fëmijët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sitet pornografike dhe të dhunës po dëmtojnë fëmijët

Shko poshtë

Sitet pornografike dhe të dhunës po dëmtojnë fëmijët Empty Sitet pornografike dhe të dhunës po dëmtojnë fëmijët

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 25 Mar 2012 - 6:43

Sitet pornografike dhe të dhunës po dëmtojnë fëmijët Child.on_.internet-300x225Xhek Preçetaj /Albina Hoxha

Interneti është parë si një nga shpikjet që ka arritur të bëj një revolucion në jetën e njeriut. Një revolucion i cili është kthyer jo vetëm në tendencë por edhe në një domosdoshmëri. Lidhja nga njëri cep i botës në tjetrin, pa asnjë kabull apo lidhje fizike, realizohet pikërisht nga interneti. Por ashtu si çdo gjë e mirë, edhe kjo ka anën e saj negative. Edhe këtu ne flasim për një anë e cila është kthyer kundër njerëzve në disa aspekte. Kjo për shkak jo vetëm të viruseve apo mungesës së privatësisë, por edhe ekspozimi i fëmijëve ndaj faqeve të dhunës apo pornografisë. Filma të cilat janë rreptësisht të ndaluar për fëmijët nën 18 vjeç, por që në internet dergjen pa asnjë lloj problemi. “Janë shumë të thjesht për tu gjetur dhe për tu parë në internet”,- tregon Jurgen Cama, një adoleshent i cili na shpjegon se gjetja e një video pornografike apo dhune është tepër e lehtë për tu gjetur në internet.

Pikërisht për këtë tendencë që po kërcënon fëmijët shqiptarë është realizuar edhe një propozim nga shoqëria civile për miratimin e një ligji për mbrojtjen e fëmijëve nga faqet pornografike por ky institucion nuk e ka amrrë në konsideratë.

“Ne kemi bërë një kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë, ku i kemi kërkuar që në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të bëhen ndryshime në dy nene. Konkretisht ne kemi kërkuar kriminalizimin e posedimit të materialeve pornografike ku ka fomi”, tregon Altin Hazizaj, drejtor ekzekutiv i CRCA-së (Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijëve në Shqipëri). Gjithashtu ai thekson se kanë kërkuar edhe dy pika të tjera teknike të cilat do të mundësonin largimin e rrezikut të shfaqjeve të materialeve pornografike tek fëmijët, në faqet e internetit. Dy pikat teknike konsistojnë: njëra është që çdo kompjuter i cili përdoret nga fëmijët, të përmbajë një program filtrimi të këtyre faqeve. Ndërkohë pika e dytë është që kompanitë që ofrojnë internet në Shqipëri të mundësojnë ofrimin e një filtri i cili do të mundësonte edhe parandalimin e faqeve të internetit të cilat kanë përmbajtje pornografike. Përgjatë të gjithë kësaj kohe megjithëse nuk është miratuar nga Kuvendi, propozimi ynë, ne kemi ndërmarrë fushata të ndryshme sensibilizimi. Megjithatë fakti që Kuvendi nuk miratoj një ligj i cili do të siguronte mbrojtje direkte të fëmijëve nga pornografia, e cila është tepër e rrezikshme dhe e përhapur”, tregon Altini



Rreziku i lartë i këtyre faqeve

Rrezikshmëria që mbartin këto faqe interneti është tepër e lartë. Kjo për shkak se ajo mundet të sjell efekte tepër negative tek fëmijët apo edhe adoleshentët të cilët i shohin ato. Fëmijët mundet të bëhen të dhunshëm ndaj të tjerëve, apo gjithashtu mundet të kenë një rritje të dëshirave seksuale. Këto sjellje anormale të fëmijëve, do të ishin nën ndikimin e vazhdueshëm të këtyre faqeve të internetit.



M.Sc. Griselda Zaimaj, psikologe

Ndikimi tek fëmijët i faqeve që shfaqin dhunë

Çfarë ndikimi kanë këto faqe tek fëmijët të cilët i shohin ato vazhdimisht?

Fëmijët të cilët ekspozohen ndaj situatave, videove apo filmimeve të ndryshme me përmbajtje të shenjave të dhunës në faqet e internetit ndikohen ndjeshëm ndaj tyre. Fëmijët nga vetë natyra e tyre janë imitues shumë të mirë të rriturve, të situatave që shikojnë apo dëgjojnë. Nëse në faqet e internetit fëmijët shikojnë materiale me përmbajtje dhune, ata do të priren t’i imitojnë ata. Dhuna bëhet model sjellje për ta. bëhet mënyrë e të menduarit. Ajo rrit shkallën e agresivitetit verbal dhe joverbal, të cilët fëmijët fillojnë ta manifestojnë tek fëmijët e tjerë moshatar apo më të vegjël. shumë studime janë bërë për ndikimin ekspozimit të fëmijëve ndaj filmimeve, videove të dhunës në internet tek fëmijët. Ata të cilët ndikohen më shumë janë djemtë. Kjo është edhe si pasojë e shoqërisë ku figura e djalit ka marrë steriotipet apo tiparet e tij, të fortësisë, agresivitetit, rebelimit. Tipare të cilat tek vajzat nuk shpërblehen fort. rritja e agresivitetit shihet më e lartë tek djemtë. sidomos djemtë e moshës 14-18 vjeç shpesh janë dënuar për krime të ndryshme.



Çfarë duhet bërë dhe si duhet mënjanuar situata?

Për eliminimin e rasteve të tilla duhet që prindërit të jenë shumë të kujdesshëm. Monitorimi nga ana e prindërve të orëve që fëmija qëndron në faqet e internetit është shumë e rëndësishme. Gjithashtu në rastet kur fëmijët kanë filluar që shenjat e dhunës që shohin në internet t’ i manifestojnë në jetën e përditshme, prindërit, mësuesit apo të afërm të tjerë duhet t’i vënë në dukje sjelljen agresive të fëmijës dhe t’i mësojnë atij sjelljen e duhur. Pra ndëshkimi (jo fizik) i sjelljes negative dhe shpërblimi i sjelljes pozitive tek fëmija.



Ndikimi tek fëmijët i faqeve që kanë përmbajtje pornografie

Ka shumë mënyra se si pornografia ndikon tek fëmija. Lind nevoja të theksohet që jo çdo fëmijë që shikon pornografi do të ndikohet me patjetër apo më e keqja të traumatizohet në të njëjtën mënyrë. Ashtu sikur alkooli, jo të gjithë që e përdorin atë bëhen të varur prej tij, ashtu edhe çdo fëmijë që ekspozohet ndaj pornografisë jo domosdoshmërish bëhet i varur prej tij. Ekspozimi ndaj pornografisë kërcënon fëmijët duke i bërë viktima të dhunës seksuale. Seksi bëhet diçka shumë e pranueshme për fëmijën dhe kjo çon në marrëdhënie seksuale të hershme. Kjo gjë e dëmton fëmijën pasi organizmi i tij nuk është zhvilluar mjaftueshëm për të pasur marrëdhënie seksuale. Zgjon dëshirat seksuale tek fëmija.

Meshkujt për shembull, që janë ekspozuar në një marrëdhënie seksuale para moshës 14 vjeç angazhohen në shumë sjellje seksuale të ndryshme si të rriturit. pornografia krijon një lloj varësie ndaj seksit. Ekspozimi ndaj pornografisë mund të iniciojë veprime ndaj fëmijëve të tjerë. Siç përmenda dhe më sipër, fëmijët imitojnë atë çfarë shikojnë, lexojnë apo dëgjojnë. ata veprojnë kundrejt moshatarëve apo fëmijëve më vulnerabël. Çdo veprimtari e parakohshme seksuale e fëmijës, sugjeron 2 mundësi: eksperiencën dhe ekspozimin. kjo do të thotë që fëmija seksualisht devijant mund të ketë qenë ngacmuar seksualisht ose është ekspozuar drejt pornografisë. ekspozimi ndaj pornografisë formëson qëndrime dhe vlera.

Foto video apo pornografi në internet që përshkruajnë dhunimin dhe pornografinë deformojnë edukimin seksual. Kur fëmija ekspozohen ndaj pornografisë ata zhvillojnë një agresivitet të rritur ndaj femrave. fëmija zhvillon perceptime të shtrembëruara rreth seksualitetit. Zhvillon një oreks për më shumë sjellje devijante ose lloje të ndryshme të pornografisë. E sheh marrëdhënien me shumë femra si sjellje normale dhe të natyrshme. është shumë e rëndësishme të dimë se ekspozimi ndaj pornos ndikon në zhvillimin dhe identitetin e fëmijës. gjatë një periudhe kritike të fëmijërisë, truri i fëmijës është programuar për orientimin seksual. identiteti seksual zhvillohet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. dua të kujtoj që dëshirat seksuale të fëmijëve janë të fshehura në këtë moshë dhe ata janë më të fokusuar më shumë tek performanca në shkollë.

Pornografia në kte rast nxit fëmijët përpara kohe drejt ndjesive seksuale ndaj të cilave ata janë zhvillimisht të papërgatitur për t’u përballur me to. kjo vetëdije e ndjesive seksuale mund të jetë konfuze dhe mbistimuluese për fëmijën. një fëmijë që shef pornografi nga faqet e internetit ka ndryshime të humorit, ai merr një nxitje seksuale përmes pornos që sheh në internet dhe ka pritshmëri që të stimulohet gjithmonë prej tyre, qofshin këto video, foto,apo filma. shumica e njerëzve e kane të vështirë dhe pothuajse të pamundur për të folur me fëmijët për seksin, për të mos folur pastaj për efektet negative të pornografisë.



Çfarë duhet bërë?

Pyetja më e duhur është t’i mbrojmë apo edukojmë ata?! Fëmijët janë natyrë tepër kurioze dhe ata sidomos adoleshentët do të gjejnë mënyrën për ta shuar kureshtjen e tyre. Ndaj sugjerohet që prindërit të mos jenë të ndrojtur apo indiferent me femijët e tyre për t’i edukuar ata për seksin. Fëmijët duhen edukur seksualisht në mënyrë që t’i mbrojmë ata.





INTERVISTË: JURGEN CAMA

Çfarë moshe keni?

17 vjeç.

Për çfarë studioni?

Shkolla teknike Harry T. Fultz për elektronikë

Sa e lehtë është të gjesh një sit pornografik apo një sit ku ka dhunë?

Nëse do të më duhej të zgjidhja një numër nga 0 ne 10 për vështirësinë atëherë do të zgjidhja 0. Vështirësia për të gjetur një sit pornografik është shumë e ulët. Ato ndodhen kudo. P.sh, në pop-up të ndryshëm që duhet të hapen për faqe të ndryshme. Këto faqe mund të jenë për lojëra, video, filma, këngë etj. Papritur, shkon atje për të dëgjuar një këngë, apo për të parë një film dhe bum, një dritare e re hapet (pop-up), kjo dritare përmban material pornografik. Pra ueb-i është “i infektuar” në një farë mënyre nga materialet që nuk duhet të shihen nga çdokush.



A ka ndonjë filtër që i ndalon këto site?

Patjetër që ka filtra. Por shumë njerëz e kanë të vështirë për ti gjetur këto filtra. Të tjerë as që kanë njohuri që ekzistojnë. Nëse duhet të bësh një kërkim të thjeshtë në google atëherë duhet të shkruash që: “parental control for secure ëeb broësing”, e cila të mbron nga materialet e dëmshme. Mjafton të shkojmë në “doënload.com” apo “filehippo.com” dhe të kërkojmë për një filter interneti që fëmijët dhe jo vetëm të mos hapin faqe të papërshtatshme. Megjithatë, edhe pse filtrat janë në qarkullim, ato janë thuajse nuk dihen fare nga njerëzit. Pra më mirë do të ishte që këto filtra të jepeshin vetë nga kompania që siguron lidhjen e internetit në shtëpi.



Po për fotot pornografike apo dhune ka filtër?

Yahoo, Google apo edhe Bing, janë motorre kërkimi. Pra duhet të shpjegojmë diçka. Ato mbledhin informacion nga çdo faqe dhe i listojnë në faqen e tyre. Në një farë mënyre ato e mbrojnë përdoruesin nga materialet +18. Në momentin që shkruajmë tek “search bar” (kutia kërkuese) një fjalë që është e ndaluar, google p.sh, nuk të ndihmon që ta gjesh këtë fjalë. Por në momentin që i japim “enter” dhe “urdhërojmë” googlen që ta kërkojë, atëherë filtrat janë komplet të zhdukur. Materialet +18 gjehen lehtësisht. Mjafton të kërkosh si anglisht apo edhe shqip dhe materialet janë në dorën tuaj. Kështu që mbrojtja reale nga këto faqe nuk ekziston.



A mundet të kalohet lehtë ky filtër? Çfarë mundet të bësh për ta kaluar?

Siç thashë, filtri që kanë këto motorë kërkimi është vetëm paraprak. Në momentin që e ke mbledhur mendjen të kërkosh për diçka të caktuar, google apo yahoo, ta sjellin materialin e dëshiruar. Kështu që filtri nuk është funksional.



Po për videot pornografike apo të dhunës? (Youtube ka filtër)

YouTube ka filtër. E vërtetë. Materialet +18 në YouTube janë të vështira për tu gjetur. Madje në momentin që dhe vetë YouTube nuk i ka kapur këto video, janë “reportet” që vijnë nga përdoruesit ato që e bëjnë këtë video të fshihet nga faqja. Nëse merret një numër i madh ankesash për një video të caktuar, atëherë kjo video hiqet nga qarkullimi. Faqet e tjera nuk janë si YouTube. Ose më mirë të themi, shumica e tyre.



Keni dëgjuar ndonjëherë histori të miqve tuaj të cilët kanë parë për një kohë të gjatë site pornografik dhe dhune?

Patjetër që kam dëgjuar. Kjo tashmë nuk është një gjë që të bën përshtypje. Është e përditshme. Lundrimi në internet është i pambrojtur.



Çfarë efektesh mendon se mundet të ketë një sit pornografik apo dhune tek ju apo tek ndonjë mik i juaji?

Normalisht që ndikon çdo material mbi 18 vjeçarë. Dhe efektet e këtyre materialeve të lundruara në internet ndikojnë në personalitetin e çdo personi që nuk ka arritur moshën e caktuar për ti parë këto faqe. Shkaku kryesor është që njerëzit nuk janë sensibilizuar me përdorimin e filtrave. Plus që organizatat jo qeveritare apo dhe vetë qeveria nuk po bën ndonjë gjë për sensibilizimin e popullsisë për përdorim të sigurt të internetit. Efektet e këtij mos-sensibilizimi vihen re çdo ditë, në shumë situata të caktuara. Sitet pornografike dhe ato të dhunës ndikojnë në shoqëri duke e bërë këtë shoqëri me shumë të prekshme nga rreziqet. Duhet kuptuar se këto faqe qarkullojnë sepse është një industri e tërë miliona dollarëshe e cila është e bazuar në internet.

Por shumica e adoleshentëve nuk e kuptojnë se këto video, foto etj, kanë një qëllim përfitimi dhe nuk e shfaqin subjektin e tyre si në jetën reale. Në këtë mënyrë shoqëria ndikohet në nivele alarmante duke arritur të bëjë veprime aspak korrekte dhe duke ndryshuar shumë koncepte në perceptimin e jetës. Materiali i parë në internet pak nga pak, duke rënë herë pas here ne sy, arrin të bëhet nga anormal në normal. Më pas ato që shihen virtualisht përmes ekranit, arrijnë që të kthehen realisht në veprime të cilat nuk janë aspak normale. Kjo është një nga të këqijat e internetit që në krijimin e saj.

Thuajse të gjitha vendet e botës kanë një internet te kontrolluar si nga qeveria por edhe nga organizatat ndërkombëtare. Presioni i ushtruar mbi ISP-të (kompanitë që ofrojnë internetin në shtëpi), nga qeveria apo organizata të ndryshme për më shumë siguri, për shtimin e filtrave, shtimin e reklamave që ti bëhen këtyre filtrave, bën që shoqëria të jetë më e mbrojtur dhe të mos ketë ndikim nga këto materiale që gjenden gjithandej nëpër internet.



Jeton Pashkaj: (17 vjeç)

“Është tepër e lehtë për të gjetur një faqe interneti që ka përmbajtje pornografike. Mjafton ta kërkosh atë në internet dhe del vetë. Ato japin vetëm mesazhe paralajmëruese që tregojnë se janë faqe për persona mbi 18 vjeç, por vetëm kaq. Hyrja në to është krejt e lirë. Kam dëgjuar shpesh histori të shokëve të mi që shohin site pornografie. Disa nga shokët e mi qëndrojnë për një kohë të gjatë duke parë këto skena pornografike. Mendoj se kanë një ndikim jo të mirë tek fëmijët”.



Këshilla nga programi CRCA-ja

Ka disa gjëra të rëndësishme të cilat ju duhet t’i dini dhe zbatoni gjatë përdorimit të kompjuterit dhe/ose internetit;

Mos jepni informacion rreth adresës së shtëpisë, shkollës apo numra telefoni, personave të panjohur dhe/ose atyre të njohur nëpërmjet internetit;

Mos shkarkoni foto ose video të dërguara nga adrersa/persona të pa-njohur ose persona të njohur nëpërmjet internetit;

Mos shkarkoni /postoni fotografi për persona që nuk i njihni ose i keni njohur në internet;

Mos ju përgjigjni asnjëherë mesazheve apo postimeve të ndryshme nga persona të panjohur;

Tregojuni menjëherë prindërve, vëllezërve-motrave më të rritur, mësueses tuaj nëse merrni mesazhe të cilat ju bëjnë të ndiheni keq ose të frikësuar;

Kujtoni se personi që ju mund të njihni në internet mund t’ju thotë se është moshatari juaj, por në të vërtetë mund të jetë një i rritur i cili kërkon t’ju bëjë keq;

Mos lini takim dhe mos u takoni me asnjë person me të cilin jeni njohur nëpërmjet internetit.





Këshilla për prindërit

Informohuni për rreziqet që mund t’ju vijnë fëmijëve nga/dhe gjatë përdorimit të internetit, në veçanti për ngacmimet seksuale nëpërmjet internetit;

Komunikoni dhe bisedoni me fëmijën tuaj rreth rreziqeve të mundshme që mund t’ju vijnë nga përdorimi i internetit;

Kaloni një kohë të caktuar së bashku me fëmijët tuaj duke eksploruar në internet. Bëni të mundur që ata t’ju tregojnë rreth gjërave të pëlqyeshme dhe faqeve të vizituara vazhdimisht prej tyre;

Vendoseni kompjuterin në dhomën tuaj të ndenjës dhe jo në dhomën e fëmijëve. Vendosja e kompjuterit në dhomën e fëmijëve e bën të pamundur kontrollin e fëmijëve tuaj në internet dhe ata janë më tepër të ekspozuar ndaj çdo lloj ngacmimi nëpërmjet internetit, në veçanti nga ngacmimet seksuale të (pedofilëve);

Krijoni në kompjuter “përdorues të veçantë” për fëmijët tuaj, duke përcaktuar dhe limite përdorimi;

Vendosni rregulla të përcaktuara mirë mbi mënyrën dhe kohën e përdorimit të komjuterit dhe internetit nga fëmijët tuaj. Disa faqe interneti dhe koha e papërcaktuar e përdorimit janë të papërshtatshme për fëmijët tuaj;

Në vazhdimësi kontrolloni “historikun” e internetit në kompjuter, Kjo do t’ju ndihmonte të mësonit se çfarë faqesh frekuenton fëmija juaj gjatë përdorimit të internetit;

Instaloni në kompjuterat tuaj programe të “kontrollit prindëror” (parental control), ose mjeteve të posaçme të cilat kryejnë filtrimin e faqeve që kërkojnë akses në internet;

Kini kujdes dhomat e bisedimeve (chat) përdoren gjerësisht nga personat me prirje të pedofilisë për rekrutimin e fëmijëve me qëllim ngacmimin seksual dhe deri në lënien e takimeve për abuzimin seksual të tyre;

Mësojeni fëmijën tuaj të jetë i përgjegjshëm në përdorimin e burimeve të internetit;





Kontrolli prindëror, jo më një problem me Abissnet

Si të mbroni fëmijët tuaj nga dëmet e internetit? Abissnet ju ofron kontrollin prindëror pa pagesë

E vetmja ISP që ofron shërbimin e mbrojtjes për fëmijën tuaj nga lundrimi në site me përmbajtje dhune dhe pornografie

Shumë shpejt Abissnet do të ofroj për të gjithë abonentët e saj kontrollin prindëror pa pagesë. Shërbimi më i fundit i Abissnet, sjell një risi jo vetëm teknologjike, por edhe një risi për kontrollin prindëror të faqeve të cilat përmbajnë informacione pornografike apo dhune. Abissnet do të siguroj që me anë të një filtri të vendosur direkt nga kompania, të mundësohet bllokimi i 120 000 adresave të internetit të cilat kanë përmbajtje pornografie dhe dhune. Këto faqe në internet rifreskohen çdo ditë nga kompani kujdesi për klientin nga e gjithë bota. Shërbimi i kontrollit prindëror është falas për të gjitha paketat ADSL nga 2Mbps e lart.



Përdorimi i kontrollit prindëror në internet:

Logohuni tek: portal.abissnet.al (për tu loguar në portalin përdoret username dhe passëord që klienti ka marrë me lidhjen e kontratës abissnet)

Në menunë majtas zgjidhni: “Kontrolli Prindëror”
Në opsionet djathtas keni: ON/OFF (për ta bërë Aktiv ose Jo-Aktiv)
Ky kontroll prindëror do të siguronte edhe ruajtjen e sigurt dhe tepër efikase të fëmijëve tuaj nga faqet të dedikuara për persona mbi 18 vjeç, të cilat mundet të sillnin shqetësime tek fëmijët tuaj.Shekulli
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi