Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit?

+3
Anakonda
Єямєℓiиdå
Aяtємιѕα
7 posters

Shko poshtë

Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? Empty Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit?

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 25 Mar 2012 - 11:39

Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? Maturante-300x201Valeria Dedaj

Heshtja është shqetësuese për prindërit e adoleshentëve, të cilët vuajnë nga ndjenja e humbjes së kontrollit mbi atë që po ndodh me fëmijët e tyre. Ata nuk dinë se cilat mund të jenë mjetet e ndërhyrjes për ta parandaluar gjendjen në të cilën ndodhen. Shpesh është me të vërtetë e vështirë për të gjetur çelësin e duhur dhe për të hapur një dialog kuptimplotë me adoleshentët.

Ai nuk flet…cfarë duhet të bëjë prindi?

Mendimi i psikologes Joana Roçi, pedagoge në Univesitetin e Infermierisë për psikologji klinike, është: “Atyre u duhet shpesh të përballen me të njëjtën kontraditë dhe nga kjo gjë i tremben faktit të të qenit transparent, prandaj nevojitet një palë e tretë si ndërmjetësuese”. Ndonjëherë ndihma e kësaj pale mund të jetë shumë e rëndësishme që të jenë të durueshëm për të lehtësuar klimën emocionale me një buzëqeshje, duke pritur që situata e caktuar të zgjidhet gardualisht. Por nëse fëmija i tyre tregohet “egoist”, sepse mendon vetëm për veten dhe nuk u referohet kultivimit të vlerave kulturore të familjes…Nëse djali vjen i dehur në shtëpi, apo nëse vajza është e fiksuar mbas kirurgjisë kozmetike, kujt duhet ti drejtohet prindi?

Nëse prindërit reagojnë “negativisht”, çfarë ndodh…

Sipas psikologes Roçi: “Ndryshe nga prindi, psikologu u plotëson hapësirën dhe nevojën që adoleshentët të evoluojnë dhe të gjejnë mundësit ​e tyre për t’u identifikuar”. Ndërsa prindi duke kërkuar prej tyre mundësinë për të ndarë shqetësimet dhe problemet me ta, mund të jetë duke i privuar të drejtën e komunikimit lirshëm, dhe ndoshta kjo mund ta lerë adoleshentin vetëm, duke ja bërë vetminë e tij dhe më të madhe”, thotë ajo. Një reagim negativ i prindërve mund bëjë të mundur izolimin drejt një mbyllje të mëtejshme me botën e jashtme dhe një shtrëngim i tillë, nuk është i favorshëm për dialog me fëmijët e tyre. Prandaj duhet që të sigurohet mbështetja e nevojshme për këtë bashkëpunim.. Qëllimi i konsultimeve, në veçanti psikologjike, është që të sigurojë mbështetje për prindërit dhe adoleshentët. Kështu ata mund të marrin vetë masa për të gjetur përgjigje dhe mënyrat më të kënaqshme për tu lidhur dhe me fëmijët e tyre.

Shqetësimet që kanë adoleshentët …

Ndërsa sipas Elediona Muratit, psikologe në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, kur e pyet se cfarë i shqetëson më tepër të rinjtë e kësaj shkolle ajo përgjigjet:“Nuk egzistojnë asnjëherë dy probleme qe janë njësoj, të gjithë kanë probleme që janë krejtësisht unike”. Sepse sipas saj. adoleshentët përballen me një numër të lartë të problemeve psikosociale: Pavarësia nga prindërit, zhvillimi i aftësive për të bashkëvepruar me moshatarët, zhvillimi i parimeve etike në sjellje, dëshira për të marrë kompetenca intelektuale, të rriturit e ndjenjës së përgjegjësisë personale dhe sociale dhe shumë probleme të tjera shqetësuese për ta.

Sipas psikologes, punohet që të mos kenë surpriza gjatë shkollës. Fillimisht ata bëjnë vlerësime në çdo klasë. Nxënësit i nënshtrohen një lloj testi për të parë gjendjen e tyre emocionale dhe situatën e tyrë në shoqëri. Aty bëhen vlerësimet për gjendjen e tyre social-ekonomike dhe intelektuale në familje. Ajo shprehet: ”Është një mënyrë e mirë që nxënësit të mos bien në depresion, sepse sot nuk është aq e vështirë për të rënë në gjendje depresive, madje mund të them se është goxha e lehtë”. Por, sipas saj ka mjaft raste kur psikologët sinjalizojnë adoleshentin dhe pavarësisht kësaj nuk pranohet që të shkohet për konsultë. Shkalla e bashkëpunimit në këtë rast është shumë e vogël, dhe problemi mund të jetë tepër madhor krahasuar me ato raste kur adoleshentët shkojnë vetë.

Ata për problemet e tyre…

Nëse pyet adoleshentët se cilat janë problemet që i shqetësojnë më shumë ata të përgjigjen se janë: “Familja, ngarkesat mësimore, shoqëria, stresi i përditshëm”, etj. Kjo lodhje nuk i lejon ata të kenë një mbarëvajtje të mirë shëndetësore dhe mënyre të të jetuarit. Një pjesë e konsiderusheme e tyre kanë dhe probleme në sjellje, kanë probleme me hiperaktivitetin, me konfliktet ndërmjet njëri – tjetrit apo dhe me mësuesit e tyre. Një pjesë tjetër vinë nga prindër të divorcuar, Shumë nxënës kanë problemin e përshtatjes në fillim viti, apo në shoqëri nëse janë nxënës të rinj. Janë problemet shoqërore në lidhje të ndryshme. Por megjithatë ajo që i shqetëson është e ndryshme tek adoleshentë të ndryshëm sepse një e shqetëson fakti që famija nuk i pranon të dashurin. Apo një tjetër e shqetëson fakti sepse i dashuri kërkon që lidhja të shkoj më tej, apo se shoqëria e vetë po distancohet prej tij. “Është e njëjta tematikë por përthyhet në mënyra të ndryshme në përsonalitetin e çdo individi”, thotë psikologia Murati.

Nëse shkon tek psikologu çfarë ndodh…

“E pakta që mund të ndodh është që për javë të tëra të të përmëndet nga moshatarët”, thotë psikologia Murati. Pavarësisht se arsyet mund të jenë tejet njerëzore, dëshira për të përmirësuar nivelin mësimor, dëshira për të përmirësuar aftësitë sociale dhe marrëdhëniet me të tjerët. Apo sepse janë konfuz dhe nuk kanë përcaktuar identitetin e tyre. Aq e gjerë sa është gama e problemeve të të rriturve aq është dhe e adoleshentëve. Që nga pjesa e çrregullimeve, kalimi në një çrregullim emocional dhe personaliteti, një konflikt që mund të jetë për shkak të një note në shkollë dhe kjo arrin deri në pikën sa duhet të trajtohet dhe të kërkohet bashkëpunim me institucione të tjera. Ndërsa vetë të rinjtë preferojnë që shpesh herë të flasin dhe me njëri-tjetrin se sa t’ju ngjitet ndonje “nofkë” e padëshiruar që do jetë tepër e vështirë për t’u harruar më vonë…

Personi me të cilin dialogon adoleshenti…

Sipas psikanalistit francez Philippe Jeammet, “Adoleshentët shpesh nuk flasin rreth vetes, sepse nuk e dinë ende se çfarë mund të thonë apo për shkak të mendimeve të trazuara, ata nuk e dinë se nga duhet të fillojnë atë që kanë për të thënë”. Prandaj gjëja e më e rëndësishme është që personi me të cilin dialogon adoleshenti, dhe pse situata është e vështirë nuk duhet me një sulm personal duke reaguar në sytë e adoleshentëve, sepse kjo ata do t’i çonte drejt mbylljes në vetvete. Sipas prindërve, adoleshentët dhe pse nuk janë më fëmijë ata nuk janë rritur ende, dhe duhet të kenë mbështetje, ndihmë, udhëzime, rregulla, ,kufinj, nga të gjithë personat që rrethohen në ambjentet ku ndodhen.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? Empty Re: Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 26 Mar 2012 - 1:02

Besoj qe prindi qe ne moshe te vogel duhet te behet shok/shoqe me femijen ne menyre qe kur te vije koha qe femija te flasi per probleme te ndryshme mos te druhet e te mbaj gjithcka mbyll...prindi eshte psikologu me i mire i jetes mendoj une.

Kur te vije koha qe te nderhyj psikologu ne familjen tende..ajo familje sdo jete me njesoj.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? Empty Re: Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit?

Mesazh nga Anakonda Mon 26 Mar 2012 - 4:30

Me mire i mbvaj ne zemren time gjerat qe me shqetesojne sesa tju tregoj psikologeve dhe ata ti tregojn mamit pastaj.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? Empty Re: Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit?

Mesazh nga Maksi Mon 26 Mar 2012 - 4:32

psikologu i pare eshte familja mendoj une
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? Empty Re: Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit?

Mesazh nga Labja Mon 26 Mar 2012 - 4:33

Familja eshte zgjedhja me e mire ne cdo moment
Labja
Labja
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Gjakun e zemres te Mamit
Postime Postime : 8252
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/12/2011
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : Io anziché fare castelli in aria mi faccio templi nel cuore

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? Empty Re: Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit?

Mesazh nga Arabela Mon 26 Mar 2012 - 8:04

,,kur te punon truri del vete nga situata,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? Empty Re: Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit?

Mesazh nga era85 Mon 26 Mar 2012 - 8:14

them mos vi puna deri te psikologu se kur vajte per dru ska ca te ben edhe psikologu, mendoj ma shum te ndihmon familja

era85
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Zürich
Postime Postime : 594
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/02/2012
Hobi Hobi : Me Pelqen ta Jetoj Jeten ashtu si me vin, Kam Luftu per GJerat qe i kam dash Nderi Dhe Respekti , Dy Nga Vlerat Kryesore Ne Jete , Asgje me SHum Ja Lem Kohe GJerat Tjera

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? Empty Re: Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit?

Mesazh nga Arabela Mon 26 Mar 2012 - 8:20

era85 shkruajti:them mos vi puna deri te psikologu se kur vajte per dru ska ca te ben edhe psikologu, mendoj ma shum te ndihmon familja
nuk ka si te ndjej psi. ne dy ore cfare ka kaluar njeriu ne vite deri sa ka ardhu rne ate gjendje qe ka nevoje per ndihme,,,pastaj psikologet ne shqiperi dalin me tufa,,,nuk kane baze jo,,,si tu besojne jeten pastaj,,,???njeriun mund ta ndihmoj dhe dikosh nga rrethi shoqeror,,familjar,,,rendesi ka t ekeet aftesine,,,,aftesia per te njohur njeriun esh e lindur,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? Empty Re: Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit?

Mesazh nga era85 Mon 26 Mar 2012 - 8:31

Arabela shkruajti:

Ej Dashur Arabela se di sa ke kuptu ti fjalet qe eshenova un i rash shkurt dhe cjart se thash se mos vi vetja deri te psikologu mendoje mire dhe gjat para se te veprojsh dhe te ndermresh perpara pamar parasysh pun apo ku ta di une keshtu e them ne pergjithsi duhet te dish sa je i gatcme per ate qe ndermer qe mos boesh per ne psikolog se sa per te ndihmuer ka edhe shoqni te fort qe mundet te ndohmojn ma shum se psikologu :-)) shpresoj te me kuptojsh se ku kam mendimin flm,

era85
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Zürich
Postime Postime : 594
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/02/2012
Hobi Hobi : Me Pelqen ta Jetoj Jeten ashtu si me vin, Kam Luftu per GJerat qe i kam dash Nderi Dhe Respekti , Dy Nga Vlerat Kryesore Ne Jete , Asgje me SHum Ja Lem Kohe GJerat Tjera

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? Empty Re: Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit?

Mesazh nga Arabela Mon 26 Mar 2012 - 8:35

era85 shkruajti:

ne dakord me postimin tend e shkrova edhe une postimin tim,,,isha shume dakord pra,,,,nuk esh se desha te et kundershtoj,,thjesht u shpreha duke i pare nga nje kend tjeter gjerat po konkluzioni i njejte,,,,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? Empty Re: Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit?

Mesazh nga era85 Mon 26 Mar 2012 - 8:43

me fal se pata se je kondert por thash ta shpjegoj me gjat ,te lutem asgje

era85
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Zürich
Postime Postime : 594
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/02/2012
Hobi Hobi : Me Pelqen ta Jetoj Jeten ashtu si me vin, Kam Luftu per GJerat qe i kam dash Nderi Dhe Respekti , Dy Nga Vlerat Kryesore Ne Jete , Asgje me SHum Ja Lem Kohe GJerat Tjera

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? Empty Re: Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit?

Mesazh nga Arabela Mon 26 Mar 2012 - 8:45

merri Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? 460546088
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit? Empty Re: Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit?

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi