Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)

5 posters

Shko poshtë

 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  Empty Studimi, çdo ditë 3 vajza shqiptare rifitojnë virgjërinë me operacion

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 15 Mar 2012 - 2:04

[You must be registered and logged in to see this image.]Mediat e huaja i kushtojnë vëmendje tendencës së vajzave të reja shqiptare për të ritifuar virgjërinë.Sipas medias së vendit fqinj, çdo ditë tri vajza shqiptare i nënshtrohen operacionit kirurgjikal për rifitimin e virgjërisë. Të dhënat tregojnë se vajzat e moshës 18, 20 dhe 30 vjeç paguajnë 200 euro për ndërhyrjen që zgjat rreth 20 minuta në klinikat publike ndërsa në klinikat private çmimi është më i lartë.Shkak sipas medias, është dëshira e vajzave për ta paraqitur veten si të virgjër tek mashkulli me të cilin do të hyjnë në lidhje për një martesë të mundshme.
Operacionet janë sekrete, pasi sipas medias, ato janë të ndaluar nga rregullat gjinekologjike të klinikave. Për këtë disiplinë nuk flitet në asnjë pjesë të legjislacionit shqiptar ndërkohë që mbajtja secret kërkohet edhe nga vajzat që realizojnë ndërhyrjen.
Kërkesat e vajzave për qepje ndeshen që prej 20 vitesh. Gjinekologët dhe sociologët shprehen se kjo ndodh kryesisht për shkak të emigrimit masiv të meshkujve në vendet perëndimore. Pasi ata e gjejnë gruan e tyre në Shqipëri dhe për shumë kohë mbajnë lidhje në distancë.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  Empty Re: Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)

Mesazh nga Arabela Thu 15 Mar 2012 - 2:08

hahahahah,,,po sa te futen ne operacione me mire e me lehte u del te mos bejne gje pa gjetur burrin eeeeee????
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  Empty Re: Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)

Mesazh nga Anakonda Sat 17 Mar 2012 - 18:26

po kujtojn te shkretat se djemt nuk ju japin hall.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  Empty Virgjëria e morali i shoqërisë

Mesazh nga WebMaster Wed 21 Mar 2012 - 8:28

Si pjesë anatomike e fiziologjike e aparatit gjinor vlerësohet për funksionin e diskutueshëm moral e shoqëror. Eshtë kështu membrana që mbyll kanalin gjenital (membrana virginitatis) e cila ndryshon sipas racave. Mbizotëron forma gjysëm hënore por edhe ajo formëunaze; por në raste të tjera paraqitet në formën e një kordoni (aligamenti) në drejtim horizontal ose vertikal në mënyrën që kanali vaginal mbetet i ndarë në dy dritare. Ka pastaj forma të çuditëshme të përshkruara edhe nga doktor Luscka të quajtura imene timbriato, forma që të lenë të dyshosh në gjykimin për virgjërinë. Një rast i tillë më kujtohet edhe mua në vitin 1922 kur një çift me dëshirën e tij u paraqit tek unë për këtë vizitë. Çifti në muajin e mjaltit i shqetësuar për raportin e tyre të parë pa gjak, vuri nën akuzë femrën e cila e fyer u mbrojt si mundi duke iu nënshtruar me dëshirën e saj vizitës mjekësore. Në këtë rast membrana ngjante me formën e koronës që hapej, ishte diçka e ngjashme me jakat si të Luigjit XV që përdoreshin në vitet 1700.

Pra siç duket shumë varet nga ajo fletë e hollë mukoze pa asnjë funksion të qartë. Nusja është e ndershme ose e pandershme nga disa pika gjaku që njollosin bardhësinë e çarçafëve në kontaktin e parë. Bile në disa popuj kjo është institucionalizuar; në Sierra Leone po qe se mungon kjo shenjë martesa anullohet. E sipas zakoneve edhe në shumë popuj të tjerë, të nesërmen e ditës së dasmës në mëngjes vjehrra kontrollon çarçafët. Pra paragjykimet për këtë membranë ose ndyshimet e saj nga delikate (imene vagnatela) ose rezistente (imene carnoso, muscolo diafammatico, ligamentoso etj.) dhe anomalitë, që në raport me organin e mashkullit mund të sjellin shkak jo vetëm prishjen e martesës por edhe ngjarje nga më tragjiket vrasje e vetëvrasje. "Sa jetë rreptësisht të helmuara nga elaticiteti e një veli" thotë Mantegazza. Për këtë do të ishte vërtetë e dëshirueshme ajo që thotë Lombroso: "Zhdukja anatomike e kësaj shenje të virgjërisë e zhvillimi shpirtëror i njeriut, që të dijë të kërkojë një tjetër virgjëri tek gruaja, atë shpirtërore, që është vërtetë sublime".

Eshtë fatkeq ai që i jep rëndësi kësaj shenje fizike e që kujton se Natyra ja ka vënë femrës për të treguar se nuk duhet të jetë veçse vetëm e një mashkulli, i cili do të jetë i pari, sepse "të jesh i pari është thellësisht e ndryshme nga të jesh i dyti". E se është krenar e i lumtur se është i pari që hyn në tempull dhe kënaq menjëherë dy pasione të mëdha, krenarinë e dashurinë, si dhe kujton se është më i garantuar për atë që ka pushtuar i pari e që nuk e ka gëzuar njeri tjetër.

Viktimë në fatkeqësi bien kështu jo vetëm femrat që e kanë humbur këtë membranë nga raportet seksuale me dëshirën e tyre a me forcë por edhe ato që kanë membranë jo të zakonshme apo ato që e kanë humbur si rezultat i një aksidenti të zakonshëm që në vogëli, plagosje, futje e gishtave në genital etj. Eshtë për fatkeqësitë që sjell që në vite janë bërë shpesh rivirgjëri. Këto janë shfrytëzuar edhe për fitim si nga mjekët e infermierët ashtu edhe nga gratë prostituta nobile. Mantegazza tregon një rast që një parisiene u dha 82 herë si e virgjër për kënaqësinë e atyre që donin ta çvirgjëronin.

Po kështu edhe organi mashkullor ka cipën e tij që është e njejtë të paktën fiziologjikisht, e cila është një frenuese e vërtetë e kënaqësive seksuale deri në pjekurinë e gjendrave gjenitale, atëherë ajo shkatërrohet. Pra në të dy sekset kjo cipë është një mbrojtës i këtyre organeve derisa arrihet pjekuria, derisa këto organe janë të gatshëm për funksionimin e tyre. Virgjëria e gruas është objekt krenarie e admirimi; për virgjërinë e burrit nuk flitet.

Për të gjitha këto që folëm disa popuj si Kina dhe India, si dikur romakët përdorin deflorimin (çvirgjërimin). Ata nuk i japin asnjë rëndësi morale virgjërisë e janë vetë nënat që ja shkatërrojnë atë cipë aq të rëndësishme vajzave të tyre që në vogëli (dhe është për këtë arsye që për membranën nuk shkruhet në traktatet e anatomisë kineze). Nganjëherë më duket shumë i mirë zakoni kinez për popujt perëndimorë. Por... etiketa e higjena seksuale gjenden në dy pole të ndryshëm.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  Empty Re: Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)

Mesazh nga Anakonda Wed 21 Mar 2012 - 17:42

Akoma merret me keshtu punesh ne vitin 2012,jan te rrall ato vajza qe jan te virgjera,edhe pse ato te perdalat i urrejn djemt i duan vajzat e ndershme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  Empty Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)

Mesazh nga WebMaster Sat 31 Mar 2012 - 5:51

Një grua, një vajzë a një djalë janë ose quhen të virgjër kur nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale me një person tjetër.

Gratë kanë një membranë përreth vrimës vaginale i cili quhet himen por prania e membranës nuk është një shenjë e virgjërisë pasi mund të çahet edhe dëmtohet si rezultat i ushtrimeve të ndryshme që një femër mund të ketë gjatë jetës së saj ose veprimeve ditore që mund të ketë qofshin këto gjimnastikore, veprimtari sportive ose dhe nga përdorimi i tamponëve.

Shumica e djemve dhe meshkujve në Shqipëri besojnë se cipa përreth vrimës vaginale është e vetmja provë e virgjërisë dhe nëse kjo është çarë apo dëmtuar direkt mendojnë se ka kryer marrëdhënie seksuale.

Një besim i tillë mund të shkaktojë shumë trishtim dhe ankth për vajzat e reja që nuk e kanë membranën, por që në fakt janë të virgjëra pasi nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale me nje person tjetër. Kryerja e marrëdhënieve seksuale depërtuese për herë të parë, mund të jetë një përvojë e frikshme kur njëri ose të dy partnerët janë të virgjër, nevoja për butësi dhe mirëkuptim është shumë e rëndësishme.

Cipa vaginale nuk është një mur që duhet shëmbur. Për të provuar se virgjëria ka marrë fund nuk është e thënë që të jetë i pranishëm gjaku pasi ka dhe femra që edhe pse janë të virgjëra nuk shkaktojnë rrjedhje gjaku gjatë aktit seksual. Kryerja e marrëdhënieve seksuale depërtuese për herë të parë mund të jetë e dhimbshme si për mashkullin, ashtu edhe për femrën.

Informacione të ndryshme mbi këtë temë janë të mirëpritura.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  Empty Re: Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 31 Mar 2012 - 6:23

"Virgjëria e morali i shoqërisë"
me
" Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj) "

U bashkuan
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  Empty Re: Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 31 Mar 2012 - 7:02

"Studimi, çdo ditë 3 vajza shqiptare rifitojnë virgjërinë me operacion"
me
" Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj) "

u bashkuan
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  Empty Re: Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)

Mesazh nga V-I-P Sat 31 Mar 2012 - 7:32

virgjeria qendron ne zemer e jo ne objekt! Pff mos me merz
V-I-P
V-I-P
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 3072
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  Empty Re: Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)

Mesazh nga Arabela Sat 31 Mar 2012 - 7:33

sa kushton??? [You must be registered and logged in to see this image.] jo se nuk jam e virgjer por per kuriozitet po pyes,,, [You must be registered and logged in to see this image.]
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  Empty Re: Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)

Mesazh nga V-I-P Sat 31 Mar 2012 - 7:42

shum me pak se virgjeria e pare kete ta garantoj :541221:
V-I-P
V-I-P
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 3072
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  Empty Re: Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)

Mesazh nga Arabela Sat 31 Mar 2012 - 7:45

ti po thua vlere morale keshtu,,,,ke te drejte [You must be registered and logged in to see this image.]
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  Empty Re: Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)

Mesazh nga V-I-P Sat 31 Mar 2012 - 7:46

jo vetem morale.... [@@@@@@]
V-I-P
V-I-P
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 3072
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  Empty Re: Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)

Mesazh nga Arabela Sat 31 Mar 2012 - 7:47

mos gjuaj se te padis et xhaxhi polici une,,, [You must be registered and logged in to see this image.]
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)  Empty Re: Virgjeria (Endrra Shqiptare dhe zhgenjimi prej saj)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi