Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Mundeni të keqen me forcën e dashurisë" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Mundeni të keqen me forcën e dashurisë" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Mundeni të keqen me forcën e dashurisë"

4 posters

Shko poshtë

"Mundeni të keqen me forcën e dashurisë" Empty "Mundeni të keqen me forcën e dashurisë"

Mesazh nga WebMaster Mon 2 Apr 2012 - 22:40

Revista, veças, shpallte fizikanin Albert Ainshtain, si personalitetin më të shquar të shekullit dhe bashkë me të edhe dy shoqëruesit e tij. Ata ishin udhëheqësit shoqërorë e politikë: indiani Mohandas Gandi dhe amerikani Franklin Delano Rusvelt (Franklin Delano Roosevelt). Po të kemi parasysh se për caktimin e Rusveltit në atë vend pa tjetër ka ndikuar edhe të qenët e tij amerikan dhe President dhe se Ainshtaini ishte më shumë shkencëtar e fare pak udhëheqës shoqëror e politik, mund të thuhet se për revistën "Time" Gandi mbetet personaliteti botëror shoqëror e politik më i shquar i shekullit të njëzetë. Dhe, ndoshta, ajo revistë nuk ishte larg së vërtetës. Pa dyshim Gandi ishte autoriteti moral e shpirtëror më i madh i kohës që jetoi.
Luis Fisher (Louis Fischer), studiues dhe biograf i Gandit, thotë: "Gandi ndofta ishte figura më e madhe e nëntëmbëdhjetë shekujve të fundit".
Në një vlerësim që bën Martin Luter Kingu për Gandin dhe gandizmin, thotë: "Si shumë të tjerë, kisha dëgjuar për Gandin, por nuk e kisha studiuar seriozisht. Teksa e lexoja, mrekullohesha nga fushatat e tij të qëndresës pa dhunë... I gjithë koncepti i satyagrahës (i qëndresës civile) ishte thellësisht i rëndësishëm për mua... Gandi ishte, ndoshta, i pari person në histori që ngriti etikën e dashurisë së Jezusit përtej marrëdhënieve midis individëve, në një forcë sociale të fuqishme dhe efektive të shkallës së lartë. Kënaqësitë intelektuale dhe morale që nuk arrita t‘i merrja dot nga utilitarizmi i Benthamit dhe Millit, nga metodat revolucionare të Marksit dhe Leninit, nga teoria e kontratës sociale e Hobsit, nga "kthimi te natyra" e Rusoit, nga filozofia e mbinjeriut e Niçes, i gjeta te filozofia e mosdhunës së Gandit... Në qoftë se njerëzimi do të përparojë, Gandi është i pashmangshëm. Ai jetoi, mendoi dhe veproi i frymëzuar nga vizioni i zhvillimit të njerëzimit drejt paqes botërore dhe harmonisë... Ne mund ta mënjanojmë Gandin, por do të rrezikojmë veten tonë... Gandi e përballoi të keqen me të njëjtin vrull dhe forcë sa edhe qëndrestari i dhunshëm, por ai e përballoi atë me dashuri në vend të urrejtjes. Pacifizmi i vërtetë nuk është nënshtrimi jorealist ndaj forcës së të keqes. Përkundrazi, ai është përballimi kurajoz i së keqes me forcën e dashurisë".
***
Më 20 janar të vitit 1948, ndërkohë që Gandi po u thoshte pjesëmarrësve të takimit të lutjeve në kopshtin e Shtëpisë Birla se ai që ishte armik i myslimanëve, ishte edhe armik i Indisë, shpërtheu një granatë dore. Njerëzit u larguan të tmerruar. Gandi qëndroi i qetë. Një bandë terroriste hindu kishte planifikuar që pas granatës së parë të hidhte edhe një të dytë pranë Gandit, por nuk mundi. Pas kësaj, shumë miq të Gandit, duke përfshirë edhe Kryeministrin Nehru dhe zëvendëskryeministrin Patel, kërkuan që Shtëpinë Birla ta vinin nën mbrojtje. Gandi, më shumë për të mos kundërshtuar ata, sesa për të siguruar veten, pranoi pa dëshirë vetëm që rrotull shtëpisë të viheshin policë, por nuk lejoi në asnjë mënyrë që të kontrolloheshin personat që do të hynin në kopshtin e asaj shtëpie për lutje.
Më 25 janar të vitit 1948, ditën e diel, Gandi ishte në gjendje të ecte përsëri. Filloi të rimëkëmbej nga mosngrënia e fundit që kishte kryer për të frenuar armiqësitë dhe përleshjet midis hinduve dhe myslimanëve. Në takimin e lutjeve tha se ishte i gëzuar që marrëveshja për paqe e për pajtim po funksiononte. Ai kërkoi nga pjesëmarrësit e asaj mbrëmjeje që të nesërmen secili hindu apo sikh të sillte me vete në takimin e lutjeve edhe nga një mysliman, si dëshmi e pajtimit dhe e vëllazërimit.
Ditën e premte, më 30 janar të vitit 1948, në orën 03:30 të mëngjesit, Gandi u zgjua si zakonisht për të filluar punën. Ai mëngjes do të ishte i fundit i jetës së tij.
Mbas një dite të ngjeshur pune, në orën 4 pasdite erdhi Pateli, zëvendëskryeministri, për të takuar Gandin e për të biseduar mbi mosmarrëveshjet që kishte me Kryeministrin Nehru. Gandi i tha se edhe pse më parë kishte menduar se ose ai, ose Nehruja duhej të tërhiqeshin nga kabineti, tashti po pajtohej me Mauntbatenin, i cili mendonte se të dy ishin të rëndësishëm për Indinë dhe se asnjëri nuk duhej të largohej. Këtë gjë ai do t‘ia thoshte edhe Nehrusë, që do të vinte më pas atë mbrëmje. Për Gandin Nehruja ishte mik i paanshëm i hinduve, myslimanëve dhe sikhve, ndërsa Pateli ishte një shtetar dhe administrator i aftë. Ikja e secilit do ta dëmtonte qeverinë.
Në orën 16:30, atentatori i Gandit, Godse, veshi xhaketën e sapo blerë kaki, të ndryshme nga rrobat khadi që vishnin pasuesit e Gandit dhe u nis për në shtëpinë Birla. Ai shoqërohej nga dy bashkëpunëtorë. Të tre atentatorët hynë në Shtëpinë Birla pa asnjë vështirësi.
Në orën 17:10 Abha, mbesa e tij, i tregoi orën Gandit, e cila kishte kaluar nga pesa, ora e caktuar për lutjet. Gandi ishte gjithnjë i përpiktë në kohë, veçanërisht në mbrëmjen e lutjeve. Biseda me Patelin u ndërpre. Gandi, së bashku me "shkopin e ecjes", nga një anë me Manu-n dhe nga ana tjetër me Abha-n, u nisën për te populli.
Me pëllëmbët e duarve të bashkuara, duke kaluar midis njerëzve, Gandi i përshëndeste dhe ata largoheshin disi për ta lejuar të kalonte. Godse, duke hapur rrugën, iu afrua Gandit, edhe ai me pëllëmbë të duarve të bashkuara në formën e përshëndetjes namaste, brenda të cilave fshihte një pistoletë të vogël "Bereta". Dhe pastaj..., Manu kujton: "Unë po ecja në të djathtë, kur nga i njëjti krah, një i ri i fuqishëm me veshje kaki, me duar të bashkuara, doli nga turma dhe erdhi drejt nesh. Mendova se donte t‘i prekte këmbët Baput, por ai i drejtoi armën Mahatmas dhe zbrazi me shpejtësi tri plumba në gjoksin e tij të zhveshur. Shalli i tij i bardhë u skuq, por ai dukej sikur vazhdonte të ecte... Hei Ra…ma! Heir… a… ishin fjalët tij e fundit. Pastaj trupi i tij fisnik u shemb për tokë dhe pushoi të merrte frymë në orën 17:17".
Gandi i vrarë u çua brenda Shtëpisë Birla dhe u vendos në shtratin prej dërrase, ku edhe flinte. Manu qante e recitonte vargjet që i pëlqenin Gandit nga Gita. Doktor Bhargava, të cilin dikush e solli dhjetë minuta më pas, i përkulur mbi trupin e Gandit konfirmoi vdekjen. Shpirti i tij i madh kish fluturuar te qielli i Zotit Rama: kështu mendonte çdo indian, pasi fjalët e fundit të Gandit ishin "Hei Rama". Dr. Bhargava deklaroi solemnisht: "Bapu nuk është më".
Vrasësi i Gandit, Nathuram Godse, nuk ishte as pakistanez e as mysliman, ai ishte hindu brahmin, fanatik që mendonte se Gandi po bënte shumë për myslimanët në dëm të hinduve.
Djali i Gandit, Devdas, ishte i pari që arriti në Shtëpinë Birla. Nehruja erdhi me të. Dridhej i gjithi, me sy të buhavitur, me lot në sy, me duar të dredhura, i hutuar, gati në gjendje shoku, përqafoi Patelin. Të dy u betuan të qëndronin bashkë, ashtu siç kërkonte Bapu e të mos merreshin më me zënka. Vdekja e Gandit ndihmoi të bashkonte qeverinë e Indisë, si dhe shumicën e myslimanëve, hinduve dhe sikhëve të Delhit. Miliona persona u mblodhën pranë Shtëpisë Birla dhe rrugëve që të çonin aty, duke premtuar se do të jetonin sipas mësimeve të Baput. Ky ishte shërbimi i fundit pajtues e paqësues i Gandit për Indinë dhe popullin indian, të kapluar nga urrejtja dhe dhuna ndërfetare.
Për varrimin zyrtar u ngarkua ushtria, e cila, ndofta po të bëhej Gandi President, do të ishte shpërndarë krejtësisht. Ditën tjetër, trupi i Gandit, i mbuluar me lule, u vendos në një shtrat topi. Shtatëdhjetenëntë të shtëna topi që përfaqësonin vitet e jetës së Gandit, thyen qetësinë mortore të Delhit.
Ramdasi, djali tjetër i Gandit, arriti në Shtëpinë Birla të nesërmen, në orën 11 paradite dhe me të arritur ai filloi procesioni i gjatë prej 11 kilometrash, i cili drejtohej nga reparte të zgjedhura të ushtrisë indiane. Më 31 janar, ndërsa dielli po ulej, trupi i pajetë i Gandit u vendos mbi turrën e druve në Raxhghat. Zjarrin për kremimin e Gandit e ndezi në orën 16:45 Ramdasi. Drutë morën flakë, gratë vunë kujën, burrat u përlotën, dinjitarët e shumtë sikur u shembën pas rënkimeve dhe psherëtimave. Flaka u ngjit në qiell e prej saj u përhap mesazhi: "Mos të harrohet Gandi"! Një flakë tjetër u ndez edhe në zemrat e miliona njerëzve nëpër botë.
Zjarri që vazhdoi gjatë gjithë natës ndriçoi qiellin e Delhit. Ngadalë, zjarri i dashurisë dhe butësisë së Gandit, zjarri i atij që bëri të vërtetën dhe përulësinë më të fortë se perandorinë, u kthye në hi. Këtu u mbyll jeta e atij që i dha aq shumë botës dhe i kërkoi aq pak asaj.
Faji dhe përgjegjësia që ndjente shumica e indianëve për vrasjen e Gandit shërbeu për të ulur përkohësisht tensionet, të cilat Gandi nuk mundi t‘i ulte të gjitha sa qe gjallë. India e trazuar ra në qetësi. Ajo lutej e falej për gjendjen që ishte krijuar.
Pas trembëdhjetë ditë zie, më 12 shkurt të vitit 1948, hiri i Gandit iu nda me kujdes guvernatorëve të provincave dhe pjesë të tij u hodhën në të gjithë lumenjtë e shenjtë të Indisë. Një pjesë ata e shpërndanë në vendin ku bashkoheshin lumenjtë Ganga dhe Yamuna, njësuesit të lypsarëve dhe mbretërve, të mëkatarëve dhe shenjtërve.
Gandi e parandiente dhe, si të thuash, e kishte përcaktuar mënyrën e vdekjes së tij. Lordi Mauntbaten, në një fjalim të mbajtur me rastin e njëqindvjetorit të lindjes së Gandit, tregon se dhjetë ditë para atentatit fatal, kur ai i kishte shpëtuar atentatit me granatë, gruaja e Mauntbatenit e uroi Gandin, por Gandi nuk e pranoi urimin. Ai i tha asaj se do të meritonte vërtet urime, në qoftë se në mes të detyrës së cilës i kishte kushtuar veten, dikush do ta qëllonte drejtpërsëdrejti në zemër dhe do të vdiste pa urrejtje, me buzëqeshje dhe me emrin e Zotit në gojë.
Për vrasjen e Gandit, Kombet e Bashkuara ulën flamurin në gjysmë shtize. Njerëzimi i gjithë botës u bashkua si një familje në hidhërim.
Luis Fisher shkruante: "Burra, gra dhe fëmijë kuptuan se kur Gandi ra nga plumbat e një vrasësi, vetëdija e njerëzimit u la pa një përfaqësues. Njerëzimi u varfërua, sepse vdiq një i varfër. Asnjë pas tij nuk i përballoi kundërshtarët e fuqishëm në Indi dhe jashtë saj me armën e mirësisë, ndershmërisë, përulësisë dhe mosdhunës si ai... Jeta e tij është historia e një fitoreje të jashtëzakonshme me mjetet më të jashtëzakonshme".
Kurse Ainshtaini tha: "Kushdo që i qe përkushtuar një të ardhmeje më të mirë për njerëzimin, u trondit thellë nga vdekja tragjike e Mahatma Gandit. Ai vdiq si viktimë e parimeve të tij, e parimeve të mosdhunës. Ai vdiq, sepse në kohë trazirash dhe acarimesh të përgjithshme në vendin e tij refuzoi mbrojtje të armatosur për vete. Ishte besimi i tij i patundur se përdorimi i forcës është një e keqe në vetvete dhe prandaj duhej shmangur prej të gjithë atyre që synojnë drejtësinë supreme. Me këtë besim në mendje dhe në zemër, ai udhëhoqi një vend të madh drejt lirisë. Ai vërtetoi se njerëzit mund të të ndjekin jo vetëm kur përdor dinakërinë politike, por edhe kur përdor shembullin e një jete superiore morale… Admirimi për Mahatma Gandin kudo në botë ndofta shkaktohet në nënvetëdijen e njerëzimit, nga fakti se në kohën tonë të dekadencës morale, ai ishte i vetmi shtetar që kërkoi një nivel të lartë në marrëdhëniet e njerëzve me politikën. Atë nivel duhet të përpiqemi ta arrijmë me të gjitha forcat".
India e përkujton edhe sot ditëlindjen e Gandit si një festë kombëtare. Udhëheqësit indianë vazhdojnë të çojnë lule në vendin e bërë gropë, ku u kremua trupi i Gandit. Vendet ku jetoi Gandi janë kthyer në monumente kombëtare, ku turistë e pelegrinë vijnë pa pushim. Shtëpia Birla në Nju Delhi është kthyer në muze, në të cilën ruhen sendet personale të Gandit, si dhe rrobat që mbante ditën që u vra. Jashtë saj, fshatarët e varfër dhe harixhanë vijnë çdo ditë me makina, me autobusë a më këmbë; qajnë e recitojnë vargjet që pëlqente më shumë Gandi.
Edhe pse figura e Gandit u kthye në idhull dhe në perëndi nga populli indian, sepse ai ishte vërtet ashtu, kërkesa e tij për një epitaf ishte fare modeste. Ai kërkonte të thuhej: "Të vetmet virtyte që pretendoj të kem, janë e vërteta dhe mosdhuna. Nuk kam fuqi mbinatyrore. Nuk dua të kem".
Marre nga : Gazeta Shqip
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Mundeni të keqen me forcën e dashurisë" Empty Re: "Mundeni të keqen me forcën e dashurisë"

Mesazh nga Anakonda Tue 3 Apr 2012 - 4:24

shume interesante......................
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Mundeni të keqen me forcën e dashurisë" Empty Re: "Mundeni të keqen me forcën e dashurisë"

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 3 Apr 2012 - 4:30

[You must be registered and logged in to see this link.]

Tema eshte hapur dy here dhe e gjeni ne linkun me siper...
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Mundeni të keqen me forcën e dashurisë" Empty Re: "Mundeni të keqen me forcën e dashurisë"

Mesazh nga Sasha Tue 10 Apr 2012 - 17:27

EPO KOT NUK THON SE DASHURIA SHERON GJITHSHKA
Sasha
Sasha
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 261
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2012
Mosha Mosha : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Mundeni të keqen me forcën e dashurisë" Empty Re: "Mundeni të keqen me forcën e dashurisë"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi