Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nje Here njeriut ju dhurua bota People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nje Here njeriut ju dhurua bota People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje Here njeriut ju dhurua bota

2 posters

Shko poshtë

Nje Here njeriut ju dhurua bota Empty Nje Here njeriut ju dhurua bota

Mesazh nga Lonisa Tue 3 Apr 2012 - 0:26

Një herë njeriut iu dhurua bota.
Një herë iu tregua sa rrugë i ka toka.
Një herë iu tha të gjitha janë të tuat por asgjë nuk ke.
Një herë erdhi nga dheu për të dëshmuar se ai s’është veç dhé.
Një herë iu mundësua të ngrihet mbi baltën e tij dhe të shikojë përtej vetes në mënyrë që të mbetet vetvetja. Një herë iu zbulua se ai është vetë jeta. Kjo “një herë” është çasti në të cilin frymojmë tani dhe këtu.

Vështroji këto shkronja që po lexon dhe mos lejo që sytë nëpërmjet të cilëve po mundësohet ky lexim, të mos dëshmojnë Vërtetësinë e jetës sonë të cilës ne nuk ia shohim fundin. E si mund ta shohim fundin tonë nëse nuk e pamë fillimin? Sa vlen shikimi ynë nëse gjërat që i shohim, nuk i njohim? Sa vlen përceptimi ynë në botë nëse nuk i shohim gjërat më të vogla se vetë ne? Sa vlejnë disa nga mendimet tona të cilat nuk vijnë kur duam ne por kur do ndërdija jonë? Sa vlen jeta jonë nëse ndërpritet nga vdekja dhe nëse vdekja është një çast, sa çaste është jeta?
A mund të pyesim për diçka që s’ka përgjigje?
Kur ne pyesim dikë për diçka, më parë kemi një përgjigje dhe pastaj kërkojmë edhe një tjetër. Në fakt, përgjigja që kemi për çështjen që na intereson, kërkon një përgjigje më shumë në mënyrë që të arrihet te thelbi i gjërave. Duke qenë peng të kureshtjes sonë, krejt natyrshëm rrugëtojmë në botën e trazuar të mendimit. Nëse trupi i plogështuar nga uria gjallërohet me marrjen e ushqimit, çfarë ndodh me mendjen tonë kur merr informacionet nga jashtë? E dimë që uria është e pranishme brenda trupit tonë, ndërkaq ushqimet jashtë tij, ashtu siç e dime se jo çdo ushqim është i dobishëm për trupin, pavarësisht faktit se mund të ngopemi me të. Jo më pak është i rëndësishëm realiteti në fushën e mendimit: me çfarë mendimesh ushqehemi? Nëse jemi ndërtuar biologjikisht në atë mënyrë që të mos e mbajmë brenda vetes tepricën e ushqimeve, e cila dihet se është e panevojshme dhe dëmshme për organizmin tonë, atëherë si qëndron gjendja me tepricën e mendimeve? Sa herë na ndodh të shqetësohemi nga një mendim që s’përkon me realitetin e jashtëm apo thënë ndryshe, t’i harxhojmë ndjenjat kot duke u hidhëruar, gëzuar apo pikëlluar për gjërat që nuk kanë ndodhur në kohën kur ne kemi menduar se po ndodhin? Sa herë mund të jemi viktima te vesveseve dhe obsesioneve – mendime këto që na e pushtojnë qenien dhe na sulmojnë këmbëngulshëm, me gjithë faktin që ne e dimë se janë në rreme? Kjo është ana tjetër e botës së njeriut i cili nuk mund të vendos se çfarë të mbajë mend e çfarë të harrojë. Çdo gjë që regjistrohet në kujtesën tonë, mbetet përjetësisht aty. Edhe nëse nuk na kujtohet në çastin kur e kërkojmë, na shfaqet papritur atëherë kur fare për të s’mendojmë.
Çfarë po mendoni në këtë çast? A mund të mos mendoni për gjithë sa është shkruar këtu, të paktën pesë sekonda? Natyrisht jo, sepse përpjekja për të harruar dikë apo diçka domethënë pikërisht kujtim i tyre.
Mendja, përveç se mendon për gjërat, mendon edhe për veten dhe kureshtja jonë e ndezur fillon t’i dëbojë errësirat e qenies sonë të burgosur në botën fizike sensuale duke dashur të tejkalojë këtë greminë që na ndan nga Realiteti i vetë qensisë sonë.

Në botë vetëm mendja për mendjen mund të mendojë
Edhe pse mendja vetvetes emrin mendje s’ia dhuroi
A mund ta kuptojmë me mendje mendja jonë ku shkon
Kur duke menduar njeriu gabon?!

Është thënë urtësisht se mendimi zhvillohet nga mossuksesi, ngaqë njeriu gjatë përpjekjeve të tij për t’i zbuluar gjërat, shpeshherë ka përjetuar edhe dështimet, fakt ky i cili ka bërë që ai të mendojë më thellë dhe të gjejë mënyra dhe mjete më të arrira për dobinë dhe mirëqenien e tij. Me pak fjalë, njeriu është determinuar të mësojë nga gabimet dhe mossuksesi, sepse pikërisht këto e nxisin atë që të zhvillohet në fushën e mendimit dhe si rezultat i kësaj, ai të veprojë në botë duke manifestuar aftësitë dhe mundësitë e veta. Mirëpo, mbi të gjitha, përpjekjet janë lëvizje që çojnë në drejtim të asaj që duam. Çdo qenie është në lëvizje të vazhdueshme drejt një qëllimi dhe sa më e lartë të jetë qenia, aq i lartë do të jetë edhe qëllimi për të cilin bëhen lëvizjet. Së këtejmi, edhe gabimi e mossuksesi ndodhin në përpjestim me lartësinë dhe vlerën e qenies.

Qëllimi shfaqet veç aty ku ka mendim
Jeto si di e si mundesh, por s’mund të jetosh pa qëllim
Nëse rrugën deri te qëllimi me ferra e gjemba e ke të shtruar
Le të jetë qëllimi yt aq i lartë, sa t’ia vlejë të jesh nga gjembat i shpuar.

Një insekt që vepron me instinkt nuk mund të mësojë nga gabimet, sepse gabimi është i pranishëm aty ku ekziston mendimi dhe vullneti, dhe si rrjedhojë, edhe përgjegjësia për gabimet kërkohet nga ata që kanë mundësi t’i përmirësojnë ato. Duke qenë se njeriu është qenie që ka ekskluzivitetin të mendojë dhe si rrejdhojë, edhe të gabojë, atëherë sa duhet të mbështetet ai në në mendjen e tij, si mjet për të arritur te qëllimi përfundimtar, përderisa brenda të menduarit përmbahet edhe të gabuarit?

I katandisur në botë nga njëmijë halle, një të urti iu drejtova:
Më ndihmo ta zgjidh një problem se s’ia dola vetë edhe pse mendova
“Eh, për ta zgjidhur një problem ne mendjevarfërit themi:
Duhet t’kesh më shumë mend se sa n’kohën kur u shfaq problemi.”

Në një mënyrë, ajo çfarë është drita për syrin në kuptimin fizik, është Fjala Hyjnore për mendjen njerëzore në kuptimin tejfizik. Mendja i takon materies por materia nuk është vetë mendje. Duke bashkuar mendjen njerëzore me Dritën e Fjalës Hyjnore, gabimet, problemet, mossukseset dhe kundërshtitë tona bëhen shkaqe për përsosmërinë tonë nga e cila privohemi atëherë kur nuk mendojmë ose atëherë kur mendojmë shumë, por mendojmë mbrapsht.

Mendo këtu dhe tani se një herë njeriut iu dhurua bota.
Njëherë iu tregua sa rrugë i ka toka.
Një herë i janë dhënë në këtë botë “dy sy, edhe gjuhë, edhe dy buzë” (90:8,9)
dhe i janë bërë “të qarta të dyja rrugët?” (90:10)
Një herë iu krijuan buzët që shumë herë të lutet.
Një herë iu mundësua që duke u lutur të bëhet lutje dhe t’i kalojë caqet e mendjes pa u çmendur.
Një herë iu dhuruan Emrat e Bukur të Atij për t’i përmendur.
Një herë njerëzit vijnë në këtë botë dhe një herë nga kjo botë shkojnë.
E Ai “zbret zemërimin e Tij mbi ata që s’mendojnë” (10:100)

Fatmir Muja
Lonisa
Lonisa
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 15
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/04/2012
Mosha Mosha : 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje Here njeriut ju dhurua bota Empty Re: Nje Here njeriut ju dhurua bota

Mesazh nga Anakonda Tue 3 Apr 2012 - 17:11

Shum e bukur,qenka cool................
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi