Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Angelina Jolie nuk vjen në premierën e filmit të saj në Kosovë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Angelina Jolie nuk vjen në premierën e filmit të saj në Kosovë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Angelina Jolie nuk vjen në premierën e filmit të saj në Kosovë

2 posters

Shko poshtë

Angelina Jolie nuk vjen në premierën e filmit të saj në Kosovë Empty Angelina Jolie nuk vjen në premierën e filmit të saj në Kosovë

Mesazh nga Emona Tue 10 Apr 2012 - 3:42

Angelina Jolie nuk vjen në premierën e filmit të saj në Kosovë F1_kino-abc1334044950Prishtinë, 10 prill - Angelina Jolie nuk do të jetë e pranishme në premierën e filmit të saj në Kosovë. Kinemaja ABC ka hequr dorë nga ideja që datën e premierës së filmit debutues si regjisore të Jolies ta mbajë “peng” të përgjigjes së aktores me nam. Ftesa që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i bëri Joliet muajin e kaluar për një vizitë në Kosovë, ka mbetur ende pa përgjigje. Por, kjo nuk e ka penguar Kinemanë ABC që të caktojë datën e premierës. “In the Land of Blood and Honey” do të shfaqet për adhuruesit kosovarë të filmit në ditën e nëntë të muajit maj, shkruan sot “Koha Ditore”. Stafi i kinemasë së vetme të kryeqytetit ka edhe një muaj kohë për të bindur tre aktorët boshnjakë, Zana Marjanoviq, Goran Kostiq dhe Rade Sherbexhija të jenë të pranishëm në premierën e filmit në Kosovë.

Prezenca e këtyre të fundit është ende në pikëpyetje, derisa udhëheqës të kinemasë kanë shuar shpresat që Jolie të jetë e pranishme në premierë.

“Nuk pritet që Angelina Jolie të vijë në Kosovë në kohën e premierës, por ka mundësi që të vijë gjatë vitit 2012 dhe vizita e saj do të ishte e mirëseardhur kurdo që ndodh”, ka thënë Miradije Vllahiu, menaxhere e kompanisë për distribuimin dhe shfaqjen e filmave “Genci”. Ajo ka shtuar se ftesa që i është bërë Jolies ka shkuar përmes rrugëve institucionale.

Në anën tjetër, Arbër Vllahiu, këshilltar për medie i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se ky institucion është në pritje të një përgjigjeje nga Jolie.

“Presidentja e ka takuar Jolien në New York dhe i ka bërë ftesë që ta vizitojë Kosovën dhe ende jemi duke pritur përgjigje prej saj. Gjithçka është çështje e kohës dhe e mundësive të saj për vizitë”, ka thënë Vllahiu. “Ajo do të duhej të na jepte ndonjë sinjal deri më tani dhe shpresojmë që kjo do të bëhet shpejt”, ka shtuar ai.

Menaxherja e KDSHF “Genci” ka thënë se stafi i kinemasë është duke pritur përgjigjen e tre aktorëve kryesorë për premierën e nëntë majit.

“Jemi ende duke pritur përgjigje. Megjithatë, ne mund të konfirmojmë që premiera do të shfaqet në Ditën e Evropës”, ka thënë Vllahiu. “Meqenëse është film që ka të bëjë me ngjarjet që kanë ndodhur në Evropë”, ka shtuar ajo.

Kinemaja e vetme e kryeqytetit, të drejtën për të shfaqur në Kosovë filmin e Jolies e ka fituar falë bashkëpunimit me kompaninë “Blitz Film Distribution” nga Zagrebi. Vllahiu ka shprehur bindjen që filmi që shtjellon një rrëfim dashurie që i kundërvihet gjenocidit në luftën e Bosnjës do të zgjojë interesim.

“Duke pasur parasysh se është një ngjarje që pak a shumë ka ndodhur edhe në Kosovë, besojmë që do të zgjojë shumë interesim e kureshtje dhe ky është qëllimi ynë kryesor”, ka thënë ajo.

Ftesën për vizitë në Kosovë, presidentja Jahjaga aktores me nam ia ka bërë në muajin mars, kur bashkë me të ishte e pranishme në samitin e tretë “Women in the World”, të organizuar nga “Newsweek” dhe “The Daily Beast” në New York.

Angelina Jolie në muajin shkurt kishte vizituar Sarajevën, me rastin e shfaqjes premierë të filmit të saj “In the Land of Blood and Honey”. Njëjtë kishte vepruar edhe për premierën e filmit të saj në Zagreb të Kroacisë. Vizitat ishin bërë pa paralajmërim. Nga kryeqyteti boshnjak u ishte përgjigjur akuzave të palës serbe për filmin e saj, të cilin e cilësonin si një propagandë antiserbe.

"Më vjen keq, ngase kjo po dëshmon se ky vend ende është i ndarë. Më vjen keq për këtë, ngase shumë aktorë me të cilët kam punuar në film më rrëfenin për harmoninë që ka ekzistuar në kohën e Jugosllavisë”, kishte thënë aktorja me nam, derisa kishte deklaruar se nuk do të shkonte në Beograd në premierën e filmit atje.

“Nuk do të shkoj për shkak të komenteve armiqësore dhe agresive të përfaqësuesve të fuqisë së shtatë në Serbi”, kishte thënë ajo.



Aktorja me nam, për herë të parë kishte vizituar Kosovën në vitin 2002. Gjatë qëndrimit të saj nga 27 deri më 30 dhjetor në Kosovë, në cilësinë e Ambasadores së Vullnetit të Mirë të Kombeve të Bashkuara, Angelina Jolie, ishte takuar me një grup grash në Prishtinë. Ajo po ashtu kishte udhëtuar nëpër disa enklava në rajonin e Mitrovicës.

“Është një vend i pikëlluar”, kishte thënë Jolie pas vizitës në Kosovë.

“Vështirë të shihet se si mund të kthehet në gjendje normale. Nuk ka lumturi të vërtetë, por ka përpjekje për mbijetesë. Për të ecur përpara, për të provuar rindërtimin. Të provojnë t’i bëjnë fqinj armiqtë e vjetër”.

Ylli i hollywoodian po ashtu kishte thënë se ishte e shqetësuar për atë që kishte parë në qytetin e ndarë të Mitrovicës.

“Njerëzit mendojnë se kur përfundon lufta, gjithçka mund t’i kthehet normales”, kishte thënë Jolie, pas takimit me trupat paqeruajtësë të NATO-s. “Por në Kosovë, gjendja e sigurisë mbetet e diskutueshme për pakicat”.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Angelina Jolie nuk vjen në premierën e filmit të saj në Kosovë Empty Re: Angelina Jolie nuk vjen në premierën e filmit të saj në Kosovë

Mesazh nga Anakonda Sun 6 May 2012 - 18:09

se poo prishet gjiza po serdhi kjo,po hajde mi hajde;aaahahaahaa
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi