Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe

2 posters

Shko poshtë

TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe Empty TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe

Mesazh nga Emona Tue 10 Apr 2012 - 3:50

TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe Zhani-ciko-LSH1333985642_thumb_baza2237_150Tiranë – Solistët e TKOB-së, nën dirigjimin orkestral të Zhani Cikos, do të interpretojnë nesër në skenën e këtij teatri, vepra të kompozuara nga autorë shqiptarë në shekullin e XIX-të, disa prej të cilave ekzekutohen për herë të parë.

Pas kërkimesh në arkiva, Zhani Ciko ka përzgjedhur në koncertin “Pena e muziktarëve rilindas” vepra që prej vitit 1881 e deri në vitet 1940, të kompozuara nga Palok Kurti, Fan Noli, Lec Kurti, Martin Gjoka, Thoma Nasi, Murat Shehu, Mikel Koliqi, Prenk Jakova dhe Kristo Kono.

Ndër interpretimet që e bëjnë të veçantë këtë mbrëmje do të jetë ai i aries nga opera e parë shqiptare, “Arbëreshët” e shkruar nga Lec Kurti në vitin 1915, për të cilën nuk dihet nëse është ekzekutuar ndonjëherë më parë. Aries do t’i japë zë sopranoja Shpresa Beka, e cila do të interpretojë monologun dramatik të veprës. “Nga opera “Arbëreshët”, kanë mbetur vetëm 11 fashikuj nga akti i parë. Nuk e kemi të plotë operën, por mund të them se nga aq sa kemi kuptohet se është një vepër patriotike nga konteksti, ku përmendet Skënderbeu”, është shprehur Ciko.

E nëse opera e parë shqiptare daton në vitin 1915, dokumenti i parë i muzikës shqiptare daton më herët, në vitin 1881. “Bashkimi i Shqipërisë”, e Palok Kurtit, një vepër që nuk është ekzekutuar asnjëherë, do të interpretohet nesër në TKOB.

Për herë të parë gjithashtu do të interpretohet edhe “Shqiptarja e gjydetnueme”, “Kenkan mbush malet me dëborë” nga Martin Gjoka apo një kompozim i Prenk Jakovës që solli edhe burgimin e tij. Një zbulim mes arkivave për kompozimet e para shqiptare është edhe një pjesë e Frano Ndojës, muzikë për dramën e Mihal Gramenos “Vdekja e Pirros”.

Koncerti do të interpretohet nga solistët Irini Nikolla, Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Sonila Baboçi, Shpresa Beka, Eriona Gjyzeli, Irida Dragoti, Denis Skura dhe Solen Alla. “Pena e muziktarëve rilindas” do të vihet në skenë, nesër, ora 19:00, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe Empty Re: TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe

Mesazh nga Anakonda Sun 6 May 2012 - 18:05

tpakten nuk paska qen muzik rrep TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe 1644352394
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi