Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Adoleshentet: Gjithmonë përfundojnë në sherr, madje tani edhe mes vajzave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Adoleshentet: Gjithmonë përfundojnë në sherr, madje tani edhe mes vajzave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adoleshentet: Gjithmonë përfundojnë në sherr, madje tani edhe mes vajzave

2 posters

Shko poshtë

Adoleshentet: Gjithmonë përfundojnë në sherr, madje tani edhe mes vajzave Empty Adoleshentet: Gjithmonë përfundojnë në sherr, madje tani edhe mes vajzave

Mesazh nga WebMaster Thu 19 Apr 2012 - 12:15

Kejsi Rizo

Konflikti është pjesë e pan darë e botës ku jetojmë dhe kjo ndodh për arsye se njerëz të ndryshëm e shohin botën nga këndvështrime të ndryshme. Përveç kësaj, nga vetë natyra e tij njeriu është konfliktual. Shumë do të mendonin se me konflikt kuptohet zënka, mosmarrëveshja, debati. Në fakt nuk është vetëm kaq. Përveçse me të tjerët, njeriu është konfliktual në radhë të parë me veten e tij.

Edhe pse jo e shprehur, kjo formë e konfliktualitetit me vetveten është një nga mënyrat më të zakonshme të konfliktit, shpesh e manifestuar në formën e pavendosmërisë. Dikush që nuk arrin të jetë i vendosur dhe i qëndrueshëm në vendimet që merr dhe në veprimet që bën, padyshim që has në konflikt me veten e tij. Megjithatë, objekt i këtij studimi nuk është kjo formë e konfliktit. Në qendër të kësaj teme qëndron një formë më e shprehur e konfliktit, forma e konfliktit të shfaqur mes dy a më shumë personave.

Objekt i këtij studimi nuk është rrethi i gjerë social, por një pjesë e tij e cila është ndoshta pjesa më e ndjeshme dhe më e ndikueshme nga një mosmarrëveshje apo konflikt. Do të shohim se si janë të formësuar në brendësi të tyre adoleshentët e sotëm, se si e mendojnë ata një konflikt, se cila është zgjidhja që vetë ata gjejnë për një mosmarrëveshje dhe se sa të predispozuar janë ata për të pasur një mosmarrëveshje me të tjerët.

Disa do të mendonin se kjo do të ishte një pyetje e kotë sepse të qenët i predispozuar për të hyrë në konflikt ka të bëjë drejtpërdrejtë me natyrën e njeriut. Kjo është shumë e vërtetë, por nuk duhet harruar që në karakterin dhe mënyrën se si është ndërtuar njeriu kontribuon në mënyrë të pashmangshme ambienti social në të cilin ai jeton. Kjo është arsyeja përse objekt i këtij vëzhgimi janë të rinjtë e moshës së adoleshencës: Ndikimi fare i lehtë i tyre prej ambientit shoqëror.

Nocioni konflikt mbart një kuptim të dyfishtë duke qenë se ai mund të jetë një element konstruktiv ose destruktiv për një marrëdhënie të caktuar. Në perceptimin e gjithsecilit prej nesh perceptimi i konfliktit lidhet drejtpërdrejtë me të menduarit e konfliktit si një potencial negativ për shoqërinë. Në fakt nuk është tamam kështu. Kjo është një tezë fare e lehtë për t’u vërtetuar. Të thuash konflikt nuk përfshin vetëm mosmarrëveshjen, por edhe mënyrën e zgjidhjes së saj. Zgjidhje e mirë ose jo, është çështje tjetër.

Fakti është që në themel të çdo konflikti qëndron nevoja për një zgjidhje. Nëse nuk konstatohet nevoja për zgjidhje nuk kemi konflikt sepse nuk kemi mosmarrëveshje. Kur lind mosmarrëveshja lind dhe nevoja për të çuar në zgjidhjen e saj. Për të arritur tek kjo zgjidhje duhet kaluar nëpër kanale të ndryshme sociale. Një nga këto kanale është debati, i cili në vetvete është një diskutim në tone më të forta se ato të zakonshmet.

Debati padyshim nuk është mënyra e vetme për zgjidhjen e konfliktit. Ai është një nga shumë rrugët për të arritur tek zgjidhja. Megjithatë, edhe pse jo e vetmja, debati ngelet mënyra më konstruktive e zgjidhjes së debatit. Absurde në pamje të parë, por aspak e tillë realisht, kjo teori është mishërim i një prej mënyrave më efikase për formimin e brezit të ri. Në terma të tjerë, teoria e debatit do të kishte këtë kuptim: Mosha e adoleshencës është faza më delikate e jetës, duke qenë se përgjatë saj formohen dhe hedhin bazat e para fillet e personalitetit dhe karakterit të njeriut. Duke qenë kështu, nuk do të ishte aspak e dëmshme që nëpërmjet një debati, thënë ndryshe një diskutimi interaktiv ku secili prej pjesëmarrësve shfaq pikëpamjet e tij të ndryshme nga ato të anëtarëve të tjerë të grupit.

Duke qenë e tillë, konstruktive, natyra e debatit nuk mund të sjellë veçse efekte pozitive tek të rinjtë. Nëpërmjet diskutimit interaktiv secili prej tyre mëson dhe aftësohet të formojë një mendim, të mbajë një qëndrim, por edhe të ngrejë argumente për të mbrojtur dhe mbajtur deri në fund mendimin e tij. Kjo është një pikë kyçe dhe mjaft e rëndësishme e formimit tek çdo individ. Mediumet e komunikimit kanë një rëndësi të madhe kur vjen puna tek qasja sociale e secilit prej nesh, dhe të jesh i aftësuar për të ngritur një argument, të përballesh me argumente të tjera që vijnë në kundërshtim me tëndin dhe të jesh në gjendje të mbrosh mendimin tënd deri në fund, nuk është veçse një anë pozitive e komunikimit interaktiv ndërsocial.

Pra, e parë nga kjo pikëpamje, konfliktet kanë edhe anën e tyre pozitive, pasi nëpërmjet debatit palët arrijnë të mbrojnë mendimin e tyre, por njëkohësisht edhe të vetëkorrigjohen e të reflektojnë. Kështu, shoh se debati i cili mund të çojë në konflikt, ose të jetë një medium për zgjidhjen e konfliktit, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, në pasurimin e botës shpirtërore të debatuesve. Pra, siç del qartë nga sa u parashtrua shkurtimisht më sipër, debati është një ndër mjetet paqësore për zgjidhjen e një konflikti.

A është ai efektiv? Padyshim që po. A është ai mediumi më i përhapur për të arritur në një marrëveshje? Le ta zbulojmë së bashku. Hapi primar për këtë studim është të kuptojmë se si të rinjtë e sotëm e mendojnë një konflikt. Kjo pyetje nuk është shumë e vështirë për t’i dhënë një përgjigje. Duke u kërkuar të thonë të parën fjalë që u vjen në mend kur përmendet fjala konflikt, të rinjtë e anketuar dhanë përgjigje nga më të larmishmet si: Mosmarrëveshje, zgjidhje, debat, perceptime të ndryshme, marrëveshje, diskutim, pikëpamje, mendim, mospërputhje mendimesh, përplasje, sherr, konkluzion, e të tjera të kësaj natyre. Një pjesë e mirë e tyre ngulmonin ta përkufizonin konfliktin si përplasje fizike...

Nga këtu dalim në përfundimin se debati nuk është forma e përhapur, për të ‘zgjidhur’ një konflikt, apo më pak akoma për të arritur një marrëveshje. Të rinjtë e sotëm, të moshave nga 15-19 vjeç thonë për suplementin “Gjimnazistët”, se rastet kur marrëveshja arrihet janë të rralla, thuajse të paprekshme. Konfliktet zgjidhen në shesh të burrave, madje me ndryshimin e kohëve edhe në shesh të grave. Tanimë nuk ka më dallime gjinore, qoftë vajza apo djem, të dyja palët zgjedhin si rrugën më të shkurtër për të zgjidhur një konflikt, përplasjen fizike. Rasti i vetëm kur në lojë për zgjidhjen e këtyre konflikteve futet debati, është ai kur pjesë e këtij konflikti janë femrat dhe meshkujt.

Megjithatë edhe ky i fundit me shumë gjasa do të përfundojë me fjalë banale, ose më keq akoma, në sherre të të dashurit a vëllait të vajzës, me shokun e klasës së saj që u ‘kruajt kot’ me të dashurën a motrën e tij. Kjo është panorama aspak shpresuese që përcjellin adoleshentët e sotëm për zgjidhjen e konflikteve, shkaqet për lindjen e të cilave janë në të shumtën e rasteve, siç edhe vetë ata tregojnë krejt banale të tipit: Pse më pe shtrembër, pse nuk më ndihmove në provim, pse e pe të dashurën time, pse i fole, e të tjera si këto.

Gazeta Shqiptare
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adoleshentet: Gjithmonë përfundojnë në sherr, madje tani edhe mes vajzave Empty Re: Adoleshentet: Gjithmonë përfundojnë në sherr, madje tani edhe mes vajzave

Mesazh nga Anakonda Fri 20 Apr 2012 - 0:22

te vijsh ne klasen time shkrihesh kur shikon vajzat duke u zene.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi