Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur?

3 posters

Shko poshtë

Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur? Empty Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur?

Mesazh nga WebMaster Mon 23 Apr 2012 - 1:43

Ju duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj ushqyerjes, sportit dhe gjumit nëse dëshironi të luftoni lodhjen dhe të shtoni energjitë sipas një lajmi në revistën “Forbes”. Ja se si i shpjegon rrugët e minimizimit të lodhjes Eva Cwynar, autore e librit “The Fatigue Solution: Increase Your Energy In Eight Easy Steps”:

Konsumoni ushqim çdo 3-4 orë: në vend të tre vakteve kryesore në ditë mund të ushqeheni çdo 3-4 orë . Frutat, lajthitë, kikirikët apo djathi i fshatit do të parandalojnë rënien e sheqerit në gjak dhe do t’ju ndihmojnë të qëndroni gjithnjë energjikë.

Merrni protenina: duke pohuar se marrja e proteinave të bollshme është e nevojshme për të luftuar lodhjen, Cwynar sugjeron konsumimin e vezës apo drithërave me proteina në mëngjes. Nëse konsumoni vetëm karbohidrate, atëherë do të lodheni shumë shpejt pa mbaruar akoma dita.

Pastroni toksinat e stomakut: niveli juaj i energjisë lidhet me shëndetin e sistemit imunitar. Nëse ndiheni vazhdimisht të fryrë dhe të lodhur atëherë stomaku juaj ka nevojë të marrë një formë të re. Këshillohet pirja e 8 gotave ujë në ditë, qëndrimi larg ëlmbëlsuseve artificialë, konsumimi i ushqimeve të pasura me fibra dhe pakësimi i kafeve të konsumuara brenda ditës.

Ushtrimet: ushtrimet janë të domosdoshme dhe të rëndësishme për ngritjen e nivelit të energjisë. Krahas kësaj një gjumë cilësor do t’ju ndihmojë të qëndroni të shëndetshëm gjatë gjithë ditës. Por, mos zhvilloni aktivitet sportiv pas orës 16.00. Koha më e mirë për ushtrime është mëngjesi. Nëse bëni ushtrime në këtë kohë do të ndiheni më vitalë.

Kujdes gjumin: ju do të bëni një gjumë të mirë nëse e mbani dhomën e gjumit pastër dhe ruani higjienën. Mos vendosni televizor në dhomën e gjumit dhe mos e mbani lart temperaturën e dhomës. Flini dhe ngrihuni nga gjumi në orare të caktuara. Nëse keni probleme me gjumin dhe nuk flini menjëherë atëherë ngrihuni nga shtrati dhe shëtisni pak derisa t’ju vijë gjumi.

Kontrolloni tiroidet: megjithëse miliona persona vuajnë nga tiroidja vetëm gjysma prej tyre janë të diagnostikuar. Cwynar pohon se hormoni i tiroides ndikon në depresion, humbjen e përqendrimit, lodhjen e tepërt, shfaqjen e maktheve.

Kujdes hormonet: hormonet mund të ndikojnë ndjeshëm tek lodhja dhe për këtë gjenden kura natyrale. Hani më shumë fruta dhe zarzavate, produktet e pasura me fibra dhe karbohidrate të përziera, qëndroni larg kripës dhe kafesë e bëni më shumë ushtrime.

Mund të bëni analizat: nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur atëherë mund të bëni disa analiza për të mësuar shkakun e lodhjes. Mund të bëni teste të lergjisë, adrenalines, gjakut e të tjerë për të mësuar nëse keni apo jo ndonjë problem shëndetësor. /albeu/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur? Empty Re: Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur?

Mesazh nga Arabela Mon 23 Apr 2012 - 1:44

t eflini gjume,,, Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur? 76208
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur? Empty Re: Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur?

Mesazh nga Anakonda Mon 23 Apr 2012 - 3:12

mire eshte qe te shtriheni dhe te qetesoheni.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur? Empty Re: Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi