Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Trinia e shpirtit malësor - Martin Bojaj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Trinia e shpirtit malësor - Martin Bojaj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trinia e shpirtit malësor - Martin Bojaj

2 posters

Shko poshtë

Trinia e shpirtit malësor - Martin Bojaj Empty Trinia e shpirtit malësor - Martin Bojaj

Mesazh nga WebMaster Sun 18 Oct 2009 - 9:32

Besa, nderi dhe burrëria

Trinia e shpirtit malësor - Martin Bojaj Oda-e-leks
Kanunet njihen tek shqiptarët si sisteme të pashkruara juridike. Cili ishte qëllimi i së drejtës së pashkruar shqiptare? A reflektojnë ato (kanune) elemente identifikuese tipike shqiptare, apo formuluar ndryshe, cilat janë institutet-shtyllat themelore që sipas këtij sistemi paraqesin edhe elementet tipike shqiptare dhe a janë të përdorshme për aktualitetin e sotëm?

Martin Bojaj

‘“Ta nap besën çi o gjallë e mi dhe, o dekun e nar dhe”, tha Deda e nuk foli kush ma”.
Nëse për një malësor dhënia dhe mbajtja e besës vjen vetëvetiu, së brendshmi, pa e kuptuar, një i huaj e gjykon atë si diçka të rrallë. Kjo shpjegon edhe arsyen pse fjalës besë nuk i gjen dot një tjetër homologe në asnjë gjuhë të huaj. Ajo shkruhet kështu, shqip.
Ajo është një koncept, një kod, që fjalëkyçin ia dinë vetëm shqiptarët.
Besa është koncept thellësisht i ngulur në popullin tonë, i cili u është shtuar besimeve të mëparshme se lotët apo mallkimet mund të çojnë të vdekurin nga varri. Malësorët kanë pas fjalën e shenjtë, besën mbi gjithçka, e cila ka qenë pjesë e kanunit.
Kanunet njihen tek shqiptarët si sisteme të pashkruara juridike. Cili ishte qëllimi i së drejtës së pashkruar shqiptare? A reflektojnë ato (kanune) elemente identifikuese tipike shqiptare, apo formuluar ndryshe, cilat janë institutet-shtyllat themelore që sipas këtij sistemi paraqesin edhe elementet tipike shqiptare dhe a janë të përdorshme për aktualitetin e sotëm?
Të fillojmë me përgjigjen e pyetjes së parë. Sistemi juridik i kanunit (kanuneve) në gjirin e tij (tyre) përmban elemente që, varësisht nga interpretimi, pa asnjë mëdyshje mund të konsiderohen si moderne për kohën kur ai sistem aplikohej me intensitet. Elementet që mund t`i gjejmë në ato rregulla, sidomos disa institute mund t’i krahasojmë, me trendet aktuale moderne të rregullave e ligjeve.
Lidhur me pyetjen e dytë që në fillim duhet të saktësojmë një të vërtetë elementare të qëllimit të rregullave kanunore. Pra, duhet theksuar sidomos faktin, se ato rregulla kanë pasur për qëllim parësor luftimin/sanksionimin e vetive negative në shoqërinë e Malësisë për ta ruajtur qetësinë nëpërmjet caktimit të disa rregullave që nuk jepen nga një instancë ligjore por vijnë dhe formësohen nga një proces historik në formë të pashkruar nga gjiri i popullit. Si të tilla, rregullat e kanunit gërshetojnë në vete elemente tipike shqiptare që definojnë shpirtin e malësorëve, me karakteristika, të cilat janë vlerësuar lart nga studiues të ndryshëm.
Të ndalemi tani te përgjigjja e tretë. Të identifikojmë cilat janë elementet specifike që dalin nga kanunet që njëkohësisht e definojnë edhe “shpirtin malësor”. Shpirti malësor përkufizohet me tri fjalë: besa, nderi dhe burrnia.
T`i shtjellojmë këto institute veç e veç, të shohim nëse ato përkojnë me realitetin, kontekstin aktual, sa janë të aplikueshme ato sot?

Besa

Instituti i besës te malësorët është kuptuar si një fjalë e dhënë edhe e mbajtur, armëpushim sipas kanunit, besnikëri, mbështetje, siguri e sa e sa elemente të tjera që respektoheshin me përpikëri qoftë kundruall shqiptarit ndaj shqiptarit, qoftë shqiptari ndaj armikut e mikut. Dhënia e besës ishte një institut aq i rëndësishëm sa që ai që e jepte atë, kur dhënësi ishte i qëndrueshëm e i pathyeshëm, ishte në gjendje të humbiste gjithçka, por jo edhe ta thejë atë. Besa definohet si “fuqi morale e teorisë dhe e vetëmohimit” që vështirë kuptohet nga të tjerët, e që vështirë e gjejmë te ndonjë popull tjetër.

Nderi

Institutin e nderit do ta quaja si institutin kulmor për malësorin, ai qëndronte mbi të gjitha. Marrja e nderit ishte vdekje, edhe pse atij që iu ishte marrë ishte gjallë, sipas kanunit ishte i vdekur.
Semantika e nderit nënkupton “jo vetëm largimin prej çka ka të përpjekun me flligshti, por gjithshka i siell nderim faqe të tjerëve dhe ja nalton çmimin dinjitetit personal të tij”. Nga ky definicion dalin edhe elemente që lidhen drejtpërsëdrejti me aktualen dhe modernen. Nderi sot nuk është institucion i prapambetur. Përkundrazi! Ai është i sanksionuar, varësisht prej sistemeve dhe ligjeve, edhe në vendet më moderne perëndimore. Këtu mund të theksojmë nderin që lidhet e sanksionohet në të drejtën penale, pastaj edhe në konstelacion me personalitetin e njeriut që është shprehje moderne e sanksionuar, gjithashtu edhe në aktet më moderne ndërkombëtare që lidhen me mbrojtjen e individit, personit, si shembull të drejtat e njeriut.
Te malësori ky institut nënkupton njëkohësisht “një shumë ndjesish të veçanta, të cilat kanë lidhni me gjithçka që e rrethon e i përket atij drejtpërsëdrejti a tërthoras: person, familje, gjak e gjini, votër e vendlindje e sidomos doket e të parëve me “dy gisht nder në lule të ballit na i fali i Madhi Zot” na thotë kanuni. Vlerësohet se ky institucion ishte, vendimtar edhe për ruajtjen e identitetit, traditës dhe gjuhës.

Burrnia

Burrnia krahasohet me fjalën angleze “Gentleman” e cila është tipike angleze që si fjalë përfshin një kulturë në vete më shumë se sikur të përkthehej. Andaj burrnia trajtohet si koncept tipik shqiptar që nënkupton shumë elemente të lidhura ngusht ndërmjet veti.
Si nocion rrjedh prej fjalës burrë që “ka nji vështrim aqë të hapun, sa âsht jeta dhe të pjekunit e tij me çka e rrethon” për të shtuar më tutje, sa një analist i hollë a psikolog, shprehet ai, do të gjente “krejt shprehjen e dinjitetit njerëzuer”. Me të drejtë është vërejtur, se përkthimi i kësaj fjale në gjuhë “të gjalla a të dekuna” do të dilte krejt qesharak. Po cilat janë elementet që e përshkruajnë këtë institut dhe shprehje tipike shqiptare? Burrnia përfshin “në tê krejt çka mund të veprojë mashkulli: vullnesë, guxim, qëndresë, bujari e çdo virtyt që e plotëson shpirtnisht e njerëzisht”. Ky nocion përfshinë po ashtu edhe “trimin” por edhe “zotnimin e vetvetit, nderimin për nder të vet e të tjerëve, qetësinëze duresës për të papritura e rreziqe, papërkulshmërinë dhe pathyeshmërinë”.
Duhet theksuar se këto tri elemente, në vete përmbajnë disa parime të pashmangshme moderne që luajnë një rol shumë të rëndësishëm edhe në trendin e normave juridike aktuale perëndimore si ato që rregullojnë ekonominë, tregtinë, ashtu edhe ato që lidhen me kodin civil, penal e deri te të drejtat e njeriut.
Me këtë sy e ka parë edhe fotografi amerikan Norman Gershman, i cili ka hapur në Uashington DC një ekspozitë fotografike kushtuar shqiptarëve. Atyre, që nën besë mbrojtën dhe strehuan gjatë viteve të pushtimit nazist, familje të përndjekura hebrenjsh nga armata e Hitlerit. Ekspozita e Gershman është hapur edhe në Jerusalem, ku është pritur mjaft mirë dhe është fokusuar nga shumë media vendase.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trinia e shpirtit malësor - Martin Bojaj Empty Re: Trinia e shpirtit malësor - Martin Bojaj

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 29 Jul 2011 - 4:58

Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Traditave dhe Zakoneve Shqiptare...



Ju Faleminderit...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi