Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Italianet kerkojne 'kokat' e 300 fierakeve, per droge dhe prostitucion People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Italianet kerkojne 'kokat' e 300 fierakeve, per droge dhe prostitucion People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Italianet kerkojne 'kokat' e 300 fierakeve, per droge dhe prostitucion

2 posters

Shko poshtë

Italianet kerkojne 'kokat' e 300 fierakeve, per droge dhe prostitucion Empty Italianet kerkojne 'kokat' e 300 fierakeve, per droge dhe prostitucion

Mesazh nga WebMaster Tue 24 Apr 2012 - 2:57

Arrestimet e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, të nisura që prej verës së vitit të kaluar, kur hyri në fuqi marrëveshja e ekstradimit mes dy vendeve, janë vetëm në fillimet e tyre. Gati çdo javë në Fier janë vënë në pranga persona të shpallur në kërkim nga Interpol Roma, të cilët rezultojnë ose të dënuar ose të hetuar nga drejtësia italiane. Deri tani në Qarkun e Fierit në kuadër të operacioneve të koduara “Korrja”, janë arrestuar 8 persona, ndonëse numri i atyre që kërkohen rezulton të jetë të paktën 300. Një pjesë e këtyre janë të dënuar me vendime të formës së prerë, të tjerë kërkohen për çështje që janë në hetim dhe pjesa më e madhe janë për krime që kanë lidhje me trafikun e drogës dhe atë të shfrytëzimit të prostitucionit.

Të kërkuarit

Kështu, burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur për gazetën se lista e gjatë e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma arrin në qindra, ku vetëm për qarkun e Fierit mësohet të jenë rreth 300 të shumëkërkuar, të cilët janë të skeduar apo të dënuar si të dyshuar për krime të ndryshme. Bëhet fjalë për persona që akuzohen nga drejtësia e vendit përtej Adriatikut për vepra të ndryshme penale, të cilat rezultojnë të jenë kryer në zona të ndryshme të Italisë, në të shumtën e rasteve janë konsumuar që prej vitit 1997 e më pas.

Nga burimet mësohet se vepra penale e cila haset më shpesh është ajo e pjesëmarrjes ose drejtimit të organizatave kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, ka mjaft persona që akuzohen nga drejtësia italiane të kërkuar për trafikim të qenieve njerëzore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion apo për qëllime të tjera përfituese. Ndërkaq, mësohet se në listën e gjatë të Interpol Romës ka edhe shtetas të tjerë shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, plagosje apo grabitjeve të ndryshme, të cilat rezultojnë të jenë kryer nga grupe të strukturuara kriminale. Pjesa më e madhe e këtyre qindra personave, me vendlindje në Qarkun e Fierit, rezultojnë të kenë qenë pjesë e organizatave të ndryshme kriminale pas trazirave të vitit 1997, kohë në të cilën “lulëzoi” trafiku i drogës me anë të skafeve.

Përgjimet prova kryesore

Nga burimet e sipërcituara bëhet e ditur se një pjesë e skafeve që dikur niseshin prej brigjeve të Vlorës drejt Italisë, me të cilët trafikohej lënda narkotike, janë zotëruar nga fierakët. Në këtë kohë një armë e fortë në dorën e drejtësisë italiane ka qenë zhvillimi i teknologjisë së telefonisë celululare. Përgjimet e bisedave telefonike të këtyre personave të skeduar si pjesëtarë të organizatave kriminale, janë edhe provat kryesore që zotëron drejtësia italiane kundrejt tyre. Duke qenë se në atë kohë ende nuk kishte shumë informacione rreth mënyrave të përgjimeve të bisedave telefonike, mjaft prej të kërkuarve ndërkombëtarë kanë biseduar të qetë me bashkëpunëtorët e tyre në trafiqe, duke u servirur hetuesve italianë prova të pakundërshtueshme, shtojnë burimet. Ndërkaq, nga burimet e bluve mësohet se nga verifikimet që janë kryer deri tani, mjaft prej këtyre personave të shumëkërkuar kanë kryer ndërrim të identitetit të tyre, duke u pajisur me emra dhe mbiemra të ndryshëm nga ata të lindjes. Gjithashtu, një pjesë e mirë e tyre kanë ndërruar edhe vendbanimet, duke sjellë për pasojë një vështirësi në identifikimin e vendndodhjeve, ku nevojitet bashkëpunimi me policitë e rretheve të tjera. Ndërsa një pjesë që kanë ndërtuar biznese të ndryshme, kanë qenë më të lehtë për t’u identifikuar nga policia e Qarkut të Fierit, që deri tanimë ka kryer me sukses arrestimin e disa personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Por gjatë muajve të fundit lista e gjatë e Interpol Romës ka sjellë arrestime edhe në qarqe të tjera të vendit, si në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë e mjaft të tjerë.

Prej ’97-s deri më 2005, zona kryesore e transitit të drogës

Nga informacionet që ka përcjellë drejtësia italiane rreth aktivitetit kriminal të kryer në vendin fqinj nga shtetas shqiptarë me vendlindje në qytete e fshatrat të ndryshëm në Qarkun e Fierit, rezulton se për një periudhë disavjeçare, që prej vitit 1997 e deri në vitin 2005, ky qark ka qenë një nga zonat kryesore të transitit të drogës, prej Shqipërisë drejt Italisë. Por nuk ka mbetur pas as trafikimi i femrave, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostituta apo i fëmijëve të mitur që janë shfrytëzuar për vite të tëra si lypsa. Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se kontingjenti i krimit të organizuar në Qarkun e Fierit mbetet ende më i pa godituri, veç Bandës së Lushnjës. Nisur kjo nga fakti se mjaft organizata të strukturuara kriminale, që i kishin bërthamat e tyre në kryeqytet, në Durrës dhe Elbasan, janë shkatërruar prej vitesh, nga hetime të kryera prej Prokurorisë për Krime të Rënda që u krijua në vitin 2004, nën asistencën e ngushtë të Prokurorisë së Antimafies Italiane dhe FBI-së. Burimet përfundojnë se një pjesë e personave që kërkohen nga Interpol Roma rezultojnë të jenë të skeduar edhe nga drejtësitë e vendeve të tjera, si ato të Anglisë, Francës, Greqisë, Gjermanisë dhe ShBA-së.

8 të shumëkërkuar nga drejtësia italiane, në burg

Që prej hyrjes në fuqi të marrëveshjes së ekstradimit mes Shqipërisë dhe Italisë, për llogari të drejtësisë së kësaj të fundit janë prangosur tetë persona në Qarkun e Fierit. Kështu, vetëm pak ditë më parë sipas njoftimit zyrtar të drejtorisë së policisë së Qarkut të Fierit, në kuadër të operacionit të koduar “KORRJA” është bërë i mundur arrestimi i dy personave të shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Kështu, janë vënë në pranga Aleksandër (Genti) Rakipaj, 36 vjeç, banues në Lushnjë; dhe Erjon Xhafa, 33 vjeç, banues në fshatin Sulaj të rrethit të Fierit. Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i 36-vjeçarit Aleksandër (Genti) Rakipaj u bë për arsye ekstradimi, pasi Gjykata e Torinos në Itali, me vendim të vitit 2003, ka vendosur dënimin e tij me 22 vite burg për trafik droge. Ndërsa arrestimi i 33-vjeçarit Erjon Xhafa është bërë për arsye ekstradimi, pasi Gjykata e Romës ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar po për trafik narkotikësh dhe për pjesëmarrje në organizata kriminale, që ka të parashikuar maksimumin e dënimit me 24 vjet heqje lirie. Javën e kaluar policia e Fierit prangosi edhe dy persona të tjerë të kërkuar nga drejtësia italiane, biznesmenët Fatmir Kajolli dhe Sokol Murati. Kajolli ishte dënuar me 40 vite burg për “pjesëmarrje në organizatat kriminale” dhe “trafikim të narkotikëve”, ndërsa Murati ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për të njëjtat akuza, por ende i padënuar.

Të arrestuarit e fundit

Sokol Murati
Fatmir Kajolli
Erjon Xhafa
Aleksandër Rakipaj
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Italianet kerkojne 'kokat' e 300 fierakeve, per droge dhe prostitucion Empty Re: Italianet kerkojne 'kokat' e 300 fierakeve, per droge dhe prostitucion

Mesazh nga Anakonda Mon 7 May 2012 - 23:17

pritni se qenkeni duke i marre kokat e tyre
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi