Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur në errësirë shohin… monstra! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur në errësirë shohin… monstra! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur në errësirë shohin… monstra!

2 posters

Shko poshtë

Kur në errësirë shohin… monstra! Empty Kur në errësirë shohin… monstra!

Mesazh nga Emona Thu 26 Apr 2012 - 23:30

Anja është një vajzë e vogël pesëvjeçare. E ëma tregon se prej pak muajsh e bija ka shumë frikë nga errësira. Kur është koha për të shkuar në shtrat, kërkon që njëri prej prindërve ta shoqërojë deri te dhoma dhe të qëndrojë me të derisa ta zërë gjumi. Por jo vetëm kaq.

Kur në errësirë shohin… monstra! Kur_ne_erresire_shohin_monstraFëmijët

Kjo ndjenjë lind nga frika e ndarjes prej nënës dhe babait dhe mund të koincidojë me “braktisjen” që shpejt do të kalohet

Anja është një vajzë e vogël pesëvjeçare. E ëma tregon se prej pak muajsh e bija ka shumë frikë nga errësira. Kur është koha për të shkuar në shtrat, kërkon që njëri prej prindërve ta shoqërojë deri te dhoma dhe të qëndrojë me të derisa ta zërë gjumi. Por jo vetëm kaq. Kur ka rënë nata, ajo refuzon të shkojë në dhomat ku nuk ka njeri, ka frikë se mos është dikush që mund t’i bëjë keq dhe ky është një hajujk, një monstër a diçka tjetër e krijuar nga fantazia e saj. Anja ka frikë se mos ndoshta në mes të natës pelushët që e rrethojnë nëpër dhomë fillojnë të lëvizin dhe bëhen të frikshëm. Madje është e terrorizuar deri në atë pikë saqë edhe një pallto e thjeshtë mund të shndërrohet në “njeriun e zi” të tmerrshëm.

Shumë të reja të papritura

Zakonisht, asnjë mama nuk arrin t’i shpjegojë këto frika të papritura të fëmijëve. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me vajzën e vogël 5-vjeçare, pavarësisht se në familje rrethohet nga një atmosferë e ngrohtë dhe të gjithë e llastojnë. Anja ka qenë gjithmonë një vajzë e qetë dhe nuk ka shfaqur asnjëherë më parë të tilla probleme. E vetmja ngjarje e rëndësishme në jetën e saj është regjistrimi në kopsht (para disa muajsh) duke qenë se të ëmës i duhej të rikthehej në punë. Pas kopshtit, e merr gjyshja ku qëndron deri vonë në mbrëmje, kur e ëma ose i ati shkon për ta marrë. Anja është një vajzë e qeshur dhe shkon në kopsht pa bërë naze.

Problemet nisin kur ndihen të vetmuar dhe kanë frikë nga braktisja

Frika nga errësira nis pikërisht kur fëmijët fillojnë shkojnë në kopsht. Të mësuar gjithë ditën me mamatë pranë, kur shkojnë në kopsht ndiejnë një lloj zbrazëtie. Pas kopshtit shkojnë te gjyshërit, që pas prindërve janë njerëzit më të dashur, por për të vegjlit nuk është e njëjta gjë. “Shkëputja” nga nëna, që edhe pse është një fenomen i pashmangshëm, duhet të bëhet në mënyrë graduale, te fëmijët nxit frikën e errësirës, gjë që ndërthuret me frikën e braktisjes tipike e fëmijëve të vegjël dhe që mund të theksohet më tepër në të tilla raste. Edhe hyrja në kopsht, që me sa duket nga pamja e jashtme nuk krijon ndonjë problem te fëmijët, i shqetëson ata, sepse është përballen me një ndryshim të ri. Edhe ne të rriturit e dimë mirë se eksperiencat e panjohura ngjallin më shumë frikë, sepse dalin jashtë kontrollit tonë.

Kështu, pikërisht në momentin kur fëmijët kanë nevojë për më shumë siguri e mbështetje dhe që fillojnë t’i afrohen kësaj “bote të re”, ndodh shkëputja nga nëna. Përmes frikës nga errësira, fëmijët shprehin ndjenjën e pasigurisë.

Sugjerimi: duhet të bëhen hapa të vegjël drejt pavarësisë

Ndarja nga prindërit është pjesë e zhvillimit të çdo fëmije, por duhet bërë me hapa të vegjël. Sipas John Bowlby, studiues i madh i etologjisë, është shumë e rëndësishme që fëmija të ketë pas një bazë të sigurt, ose të ketë një imazh të brendshëm qetësues të nënës dhe babait. Ndaj është e këshillueshme që para se të ndahen nga prindërit, t’i kujtoni se duhet t’i mbajnë gjithmonë në mendje dhe zemër nënën e babanë. Në këtë mënyrë ata do të ndihen më të mbrojtur. Një këshillë tjetër e vlefshme është që t’i jepni me vete në objekt që ta ruajë derisa të kthehet në shtëpi, gjë që i kujton ngrohtësinë dhe dashurinë e të dashurve të tij, për shembull arushin me të cilin fle çdo natë, ose një shami me erën e nënës. Natën është mirë që fëmijët t’i shoqëroni në çdo cep të shtëpisë, po ashtu edhe kur ta shpini për të fjetur dhe qëndroni me ta derisa t’i zërë gjumi. Edhe në këtë rast një zgjidhje e mirë do të ishte që t’i jepnit me vete në shtrat një objekt, këtë herë një nga ato që kanë fuqi magjike, portofol, çantë. Këto figura përrallash janë aleatët më të mirë për të përballuar “monstrat” që ngjallin frikë.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur në errësirë shohin… monstra! Empty Re: Kur në errësirë shohin… monstra!

Mesazh nga Anakonda Fri 27 Apr 2012 - 2:31

i shohim sepse jan thjesht fiksim ne mendjen tone
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi