Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëtaria Jetime People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëtaria Jetime People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëtaria Jetime

2 posters

Shko poshtë

Shqipëtaria Jetime Empty Shqipëtaria Jetime

Mesazh nga WebMaster Sun 29 Apr 2012 - 9:09

Nga: Mejreme Gjocaj


Shqipëtaria Jetime Harta-etnike

A ekziston shteti Shqiptar jashtë logjikës së shpërndarjes së tenderëve?A kemi ne sot institucione që kanë titullarë që mendojnë se puna e tyre është kryekëput tjetër nga thjesht dhe vetëm shpërndarja nëpër miq e tenderëve publik? Për kryeministrin shqiptar kombi ekziston vetëm kur duhet nënshkruar e mbi të gjitha justifikuar kontrata shumë miliardëshe me Bechtelin. Për çdo kilometër të ndërtuar kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës nën dekorë flamujsh përloten për kombin e mburren se si po bëjnë historinë duke u vetëkrahasuar pa pikë droje me Skënderbeun e Ismail Qemalin.

Po sot kur shqiptarë po dhunohen e po vriten në Mitrovicë ku janë këta heronj shtatmëdhenj? Sali Berisha nuk e ka thënë as një fjalë për problemet e MItrovicës. Për të mos folur pastaj për zv.Kryeministrin e ministrin e jashtëm i cili është transformuar në një aparatçik që pret e përcjell ambasadorë pa pikë lidhje e pranon çdo ftesë, si të jetë turist zyrtar. Ulëritës ishte fakti që ndërkohë që në Mitrovicë shqiptarët po shpërngulen, Haxhinasto bën takim me ambasadorin vietnamez. Kriza e Mitrovicës i ka nxjerrë zbuluar institucionet shqiptare të cilat sot komandohen nga një e djathtë që votat i ka marrë me pretendimin që ishin më patriotë se të majtët. Shteti shqiptar duhet të ishte në pararojën e denoncimit të këtyre akteve, së pari sepse prangosja e policëve dhe arrestimi i kryesindikalistit kosovar nuk po bëhen nga një grup rrugaçësh nacionalistë serbë, por nga strukturat shtetërore serbe.

E gjithashtu sepse ndryshe nga shteti i Kosovës, Shqipëria është një vend i njohur nga OKB dhe me institucione totalisht nën kontrollin e vet qeverisë shqiptare. Është e turpshme që më të zëshëm janë ndërkombëtarët se strukturat e shtetit në reagimet kundra këtyre akteve, për të mos përmendur më tutje faktin që mosreagimi i qeverisë tonë është dhe një shkelje e hapur e Kushtetutës, e cila specifikisht e detyron shtetin tonë të kujdeset për interesat e qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve politikë të saj. Politika e jashtme i ngjan një rimorkioje që tërhiqet nga një “fuoristradë” me targa të huaja, e kur ajo e lëshon, mbetet vetëm një rimorkio totalisht jo funksionale.

Ne nuk kemi pasur asnjëherë një qëndrim për Kosovën, por gjithmonë një zvargie e kotë e qëndrimeve ndërkombëtare. Në ministrinë tonë të jashtme ne nuk kemi një zyrë apo qoftë dhe një njeri që të ketë përgjegjësi për Kosovën apo krahinat shqiptare jashtë kufijve politikë të saj, ndërkohë që Serbia ka një ministri të tërë në funksion të politikave imperialiste në raport me Kosovën. Qenka shumë e lehtë të flasësh për kombin kur nëpërmjet tij mund të mbushësh xhepat me paratë e popullit, por qenka shumë e vështirë për udhëheqësit tanë të flasin për kombin kur nuk ka asnjë përfitim të drejtpërdrejtë material të përfshirë në të. Ky është mesazhi që kryeministri , po i jep kombit që ai pretendon të përfaqësojë.

Kjo do konsiderohet tradhtia e dytë kombëtare që kryeministri i bën shqiptarëve pas deklaratave ku ai e quante UÇK-në organizatë terroriste. Ne vërtet jemi një komb, por me sa duket jemi akoma të paafte për të ndërtuar një shtet që të mbrojë interesat tona. Për këtë arsye shqiptarët e Mitrovicës, sot, janë më të vetmuar se kurrë në historinë tonë. Ky është mesazhi që ne i dërgojmë në 100-vjetorin e pavarësisë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëtaria Jetime Empty Re: Shqipëtaria Jetime

Mesazh nga Anakonda Fri 8 Jun 2012 - 22:53

shgqiperia jon;qe ne kohen e ilireve ishte nga dardania(kosova e sotshme)deri ne gjirin e epirit(shtetin e kurvave(greqia)ishte nje shtet i vetem me merin iliri;po ce do se na ndan trojet fuqite e medha;por ne serish nuk i humbim konktaktet pasi jemi nje komb,kemi nje gjuh,nje gjak dhe nje emer;shqiperia jon esht ne qender te ballkanit,por ka ngelur jetime dhe kerkon strehim kerkon qe ta mbeshtesin,kerkon mos ta harrojn,kerkon te mos ta lejn vetem tashi qe ka nevoj per ndihm per ta;eh shqiperia jone...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi