Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tymi i cigares, vajzat preken 6 here me shume People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tymi i cigares, vajzat preken 6 here me shume People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tymi i cigares, vajzat preken 6 here me shume

2 posters

Shko poshtë

Tymi i cigares, vajzat preken 6 here me shume Empty Tymi i cigares, vajzat preken 6 here me shume

Mesazh nga WebMaster Sun 29 Apr 2012 - 11:27

Fëmijët vajza të ekspozuara që në moshë të vogël ndaj tymit të duhanit mund të pësojnë dëmtime 6 herë më të mëdha në krahasim me fëmijët djem.
“Deri tani kemi përfunduar me sukses një studim 10 vjeçar rreth ndikimeve të tymit të cigares tek fëmijët e moshës 0-2 vjeç”, u shpreh Porf. Dr. Oguz Kiliç, pedagog në fakultetin e mjekësisë në Unviersitetin “Dokuz Eylul” në Turqi dhe drejtues i grupit të kontrollit të duhanit.

Fëmijët e grupmoshave 0-2 vjeç të ekspozuar ndaj tymit të duhanit pësojnë dëmtime serioze në funksionet e mushkërive. Një tjetër rezultat i çuditshëm i studimit është se “fëmijët vajza preken 6 herë më shumë se djemtë”.

“Duhanpirja pasive fillon që në barkun e nënës dhe fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit e fillojnë jetën me rezultatin 1-0. Nëse nëna konsumon cigaren gjatë shtatzënisë atëherë fëmija nuk ushqehet mirë dhe si rrjedhojë lind nën peshë. Edhe nëse paraqet një zhvillim normal ai fëmijë rrezikohet më shumë se të tjerët nga sëmundjet”, u shpreh Prof. Kiliç.

Fëmijët e prekur nga duhanpirja pasive preken nga sëmundje kronike duke filluar që nga asmat dhe nëse prindërit nuk tregojnë kujdesin e duhur ato do t’i shtyjnë vetë fëmijët drejt sëmundjeve kronike.

Cigarja në shtatzani më e rrezikshme se “bungee jumping”

Konsumimi i cigares gjatë shtatzënisë shoqërohet dhe me rrezikun e lindjeve anormale dhe lindjes së fëmijëve me probleme fizike. “U bëj thirrje familjeve që pine cigare pranë fëmijëve të tyre. Ju e ekspozoni qenien më të dashur për ju, dritën e syve tuaj përballë 4 mijë lëndëve kimike. Dhe kjo është e pafalshme.

Nuk ekziston asnjë justifikim për këtë. Dhe ju bëheni shkak të lindjes së fëmijës me një sëmundje kronike të cilën do ta mbart gjatë gjithë jetës së tij. Tashmë shoqëria duhet të ndërgjegjësohet për rrezikun e pirjes së duhanit në prani të fëmijëve. Mund t’ju duket një shembull i hiperbolizuar por pa më thoni pak, a mundet një grua shtatzënë të bëjë “Bungee Jumping” (hedhje nga ura nderkohe qe je e lidhur me litar). Sigurisht që jo. Edhe pirja e cigares është po aq e rrezikshme dhe e papërshtatshme. Të dyja janë po aq të rrezikshme madje të jeni të sigurt se cigarja është edhe më e rrezikshme”, pohon Prof. Dr. Kiliç.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tymi i cigares, vajzat preken 6 here me shume Empty Re: Tymi i cigares, vajzat preken 6 here me shume

Mesazh nga Anakonda Mon 30 Apr 2012 - 2:15

preken po ka edhe vajza qe e pijne duhanin per vete
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi