Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?!

5 posters

Shko poshtë

NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?! Empty NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?!

Mesazh nga Emona Mon 30 Apr 2012 - 9:40

[You must be registered and logged in to see this image.]

NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?!

Tradita e martesave të hershme tek komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas, (RAE) nuk ka pësuar ndryshime. Vajzat e tyre ende martohen të mitura si nënat dhe gjyshet. Kur fëmijët lindin fëmijë, sfidat janë të mëdha.

Nuset e mitura të Kosovës

Edhe pse sapo kanë kaluar të 40-tat, Gezimi dhe Sulltanja egjiptas, kanë 25 vjet martesë dhe pesë fëmijë. Katër prej tyre i kanë martuar në moshën 15-16 vjeçare ndërsa tashmë janë gjyshër të 7 nipave dhe mbesave. Edhe ata u fejuan sapo morën në dorë Abetaren. Bashkë me shkronjat e para mësuan se të tjerët kishin marrë për ta vendimin më të rëndësishëm në jetë.

“Jam feju 7 vjeç, kur s´kam dit as çka asht fejesa. Disa shokë bajshin hajgare me mu dhe pse isha i fejuar me shihnin ndryshe. Pasi mbusha 15 vjet jam martu me dasëm e me flamur kombtar shqiptar, siç e kemi tradite. E sot i falënderoj prindërit e mi që m´kanë taku me nje familje dhe vajze të ndershme të cilën e kam edhe sot dhe i kam me te 5 fëmijë”, thotë Gëzim Pallulli.



Nga loja me kukulla tek fustani i nuses

Bashkëshortja e Gëzimit, Sulltanja rrëfen po ashtu të njëjtën histori. Martesa nuk e la gjatë luante me moshataret: “M´kanë feju 7 vjet e m´kanë martu me 15 vjet. E re, por…atëherë o konë zakon ku t´jep baba dhe na t´ pëlqeu e s´të pëlqeu, asht dashtë me e marr. Mua Gëzimi më pëlqente, por…Nuk t´rrej! Ditën e parë-nuse u pata mërzit shumë se erdha prej qyteti n´katund e mendojsha: “Khu, qysh me ik e me shku n´shpi?!”Mandej u msosva e s´më dukej kund më mirë”. Vetëm pas një viti do të bëhet nënë.

“Shtatzanë fill jam mbet. Me 16 vjet ma ka fal Zoti djalin. I kemi pesë fëmijë, tri çika e një djalë i kemi martu. Tash i kam 41 vjet dhe jam gjyshe e katër nipave e tri mbesave”.



Kur fëmijët lindin fëmijë…

Martesa, si një vendim i rëndësishëm në jetë, në familjet RAE nuk ka pësuar ndryshime me kalimin e kohës dhe vajzat martohen –të mitura, si nënat dhe gjyshet e tyre. Dhe kur fëmija lind fëmijë, sfidat, të cilat do t´i përcjellin gjithë jetën janë të vetëkuptueshme, thotë për Deutsch Wellen-n, sociologja Vaxhide Sopjani, e cila është autore e një hulumtimi në bashkëpunim me organizatën “Save the Children”. “Gjatë hulumtimi ne kemi has edhe nuse 12-13 vjeçare dhe rrallëherë mbi moshën 18-të. Në këtë moshë vajza e mitur vihet në pozitë shumë të rëndë, e papërgatitur për sfidat e bashkëshortësisë e sidomos të shtatzënisë dhe edukimit të fëmijëve, e cila është në shpërputhje të ashpër me aftësitë psikofozike të vajzave të këtij komuniteti.

Pikërisht këtu fëmijët lindin fëmijë të cilët s´janë në gjëndje t´i edukojnë ashtu si duhet. Prandaj edhe kemi raste të shpeshta të kërkesës së ndihmës mjeksore, qoftë në psikiatri apo probleme gjenekologjike”, thotë z.Sopjani, .

Martesat e hershme në familjet e komuniteteve RAE janë traditë, e cila vazhdon të bartet nëpër breza me fanatizëm dëshmon edhe Hyrë Rama, 68 vjeçare, e cila u martua poashtu e mitur. Edhe para pesë dekadash, mosha dhe mënyra e fejesës së vajzave ishtë e njëjtë si sot. “Jam martu 16 vjet. Burrin e kam pas 15 vjet para vetes. Nuk e kam njoftë, se nana m´ka dhanë. Erdhën me më marrë me kali e me pajton. Si nuse kam hjek keq shumë. Nëpër koliba të huja, me thupra, flejshim n´kashtë e n´tokë. U lajshum,herë me sapun herë pa ta me pacërrkë. Qysh kemi mujt me e shty. I kam ba gjashtë fmijë. Nuse me 16 vjet ma…“.

Njësoj ndodhi edhe me të nipin Shkëlzenin, tash 52 vjeçar, i cili mëngjeseve për në shkollë zgjohej nga shtrati i martesës. Peshën e prangave të martesës në fëmijëri ai do ta ndjej pas punësimit, kur edhe pse jeta ofronte raste edhe më të mira, familja tashmë ishte aty dhe ai ishte i pafuqishëm të bënte kthesa.

“M´kanë martu 15 vjeçar. Po vallahi, jom kone n´shkolle fillore! Paj, pendimi i gatshëm se me 22-25 vjet erdhën raste gjithnjë e ma t´mira, e u çelën sytë. Si prindërit që t´fejojnë ma…por, jo,jo,jo. Aty kthesë s´ka pas se e merrshe n´qafe robin e huaj. Tash i kam 7 fëmijë dhe jam i lumtur në martesë“, thotë Shkëlzeni.



Jo martesa jashte komunitetit

Tradita e martesave të hershme dhe të aranzhuara të komunitetit RAE, bën që të zvogëlohet mundësia e shkollimit dhe edukimit të mirëfilltë të brezave të rinj. Ndërsa arsyet për lidhje martesash mbesin të njëjta, si dikur.

Përpjekjet e faktorit vendor, të atij ndërkombëtar dhe shoqërisë civile kanë qënë të shpeshta, por jo të pandërprera. Sociologja Sopjani mendon se nevojitet një angazhim i vazhdueshëm për t´i bindur këto familje për dëmet që sjell martesa e hershme nuk iu sjellin asgjë të mirë nga jeta. “Përkundrazi! Që në moshë të re do të fillojë ballafaqimi me probleme të cilat s´do t´kenë mundesi t´i tejkalojnë gjatë gjithë jetës. Prandaj rekomandimi kryesor i hulumtimit është vetëdijësimi”, mendon Sopjani.



Filizat e një mentaliteti të ri

Edhe familja e Gëzimit është ndër ato familje, të cilat janë mbajtur fort pas traditës, duke i martuar fëmijët, ashtu si vepruan paraardhësit nëpër breza; prej 15 deri në 17 vjet. “Unë i kam ruajt traditat dhe s´kam pas qejf me m´shku rrugëve t´kqija. Si e kanë kry shkollën i kam çu te burrat e vet. Asnjërin nuk e kam martu pa pyet. Të tria i kam në tri shtete t´Evropës dhe të gjitha e kanë jetën ma t´mirë se te unë”, arsyetohet Gëzimi.

E njëjta ndodhi edhe me Binakun, djalin e vetëm të kesaj familjeje, i cili u martua në moshen 16-të vjeçare, me nusen një vit më të re, me të cilën ka dy fëmijë. Por kjo familje tradicionale egjiptase ka vendosur të nisë një udhë të re. Edona 13 vjeçare ka forcën për të sfiduar fatin dhe guximin për një jetë më ndryshe dhe të ardhme më të mirë. Ajo mendon se duke ruajtur vlerat tradiconale mund të përqafohen ato bashkëkohore. “Nuk martohem herët në asnjë mënyre. Në pajtim me prindërit do të vazhdoj shkollimin. Martesa, pas diplomimit ne fakultet. Kismet!”/DW

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?! Empty Re: NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?!

Mesazh nga WebMaster Mon 30 Apr 2012 - 9:46

Gjynah ne kete moshe te bej nje zgjidhje te tille,, femrat ne kete moshe akoma pin qumesht .Eh si jan vendet qe kan mbetur prapa botes edhe pse traditat jan te tille po jo te vendosin per fatin e tyre qe ne kete moshe kur nuk din gje se cfar do te thote te jesh e martuar .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?! Empty Re: NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 30 Apr 2012 - 9:52

Merzitem kur lexoj kshu gjonash..sidomos kur ndodhin tek shqiptaret..sepse tek te huajt me ndryshe........me shume me vjen keq qe i martojne pa deshiren e tyre....asnjeri nuk mund te komentojme pa qene ne pozitenn e tyre.....une per veti sdi ca te them....

Sii shembull e kam motren time..qe eshte martuar 16vjece....por ndryshimi eshte se eshte martuar me deshire te saj...dhe sot jeton e lumtur.........ne fillim nuk kemi qene dhe aq dakord me zgjidhjen e saj(vetem se ish shume e re)..por pasi ajo ish e lumtur..ne aq na interesonte.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?! Empty Re: NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?!

Mesazh nga Anakonda Mon 30 Apr 2012 - 17:51

Me vjen shum keq kur lexoj te tille temash,ne vend qe te jetoj e lire dhe te jet njelloj si bashkemoshataret e tjera e shkreta detyrohet qe te martohet me ose pa deshire;epo disa prinder jan me te vjtren(mendojn se burri duhet te mbroje gruan dhe e nderprejn edhe nga studimet).Me vjen me te vertet keq;sa gjynah.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?! Empty Re: NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?!

Mesazh nga Sasha Mon 30 Apr 2012 - 18:16

me vjen shum kieq per keto vajza te tjera
Sasha
Sasha
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 261
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2012
Mosha Mosha : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?! Empty Re: NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi