Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Filmi i ri i Blerim Destanit "90 minutes – Das Berlin Projekt" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Filmi i ri i Blerim Destanit "90 minutes – Das Berlin Projekt" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Filmi i ri i Blerim Destanit "90 minutes – Das Berlin Projekt"

2 posters

Shko poshtë

Filmi i ri i Blerim Destanit "90 minutes – Das Berlin Projekt" Empty Filmi i ri i Blerim Destanit "90 minutes – Das Berlin Projekt"

Mesazh nga Emona Tue 1 May 2012 - 1:29

Filmi i ri i Blerim Destanit "90 minutes – Das Berlin Projekt" 01_05_12_77811_kultura


Filmi "90 minutes – Das Berlin Projekt" ku aktori i mirënjohur Blerim Destani luan rolin kryesor do të shfaqet si premierë botërore në kuadër të Festivalit "Achtung Berlin" .

Përkrah Blerim Destanit në role tjera paraqiten aktor me famë botërore siç janë: Udo Kier, Nicolette Krebitz, Richard Sammel, Werner Daehn etj.

Filmi është xhiruar në Berlin në disa nga lokacionet më atraktive të qytetit siç janë: Tempodrom, Stadiumi olimpik, kinemaja "Zoo Palast", muzeu i filmit "Filmhaus", "Skylounge" etj.

"90 minutes – The Berlin Project" është një histori emocionuese që shqyrton emocionet e krijuara në nivele të ndryshme të realitetit nëpërmjet të cilit i shqyrtojmë zgjidhjet tona, motivimet dhe jetën në përgjithësi, raporton mia. Koncepti themelor është që të tregohet historia në kohën reale përderisa e ndjekim veçanërisht personazhin. Gjatë incizimin janë përdorur kuadro të gjata të cilat në fund japin një imazh të përgjithshëm se i tërë filmi është i xhiruar në një kuadër.

Kjo qasje vizuale e rrit ndjenjën për realitetin, përderisa vetë veprimi varet më shumë nga zgjidhjet mizanskenike me përdorim minimal të dialogjeve. Në këtë mënyrë filmi tërësisht mbështetet në vlerat themelore, sineatike dhe gjuhën filmike. Koncepti i xhirimit në kohë reale dhe në një kuadër krahas asaj se e intensifikon vlerën emocionale të filmit gjithashtu krijon një imazh të freskët dhe ironik të zhanrit filmik. Ky koncept i veçantë i jep veprës vlera unikale dhe paraqet bazën artistike të potencialit filmik.

Për shkak të vetë konceptit të filmit xhirimet kanë zgjatur dy javë, duke i paraprirë përgatitjet nga tetë javë prej të cilave dy të fundit kanë qenë komplet teknike, prova me aktor dhe mizanskenash me gjithë ekipin e aktorëve dhe të filmit në lokacionet e vërteta.

Ngjara fillon në premierën e filmit” "90 minuta" në kinemanë Zoo Palast në Berlin. Në qendër të ngjarjen është Sebastiani (Blerim Destani), një aktor i ri (ylli i filmit në rritje), i cili prej këtu e fillon "misionin e tij hakmarrës". Vazhdojnë tutje shumë ngjarje të pazakonta, situata bizare të cilat përfundojnë në kthime të papritura. Skenari u jep shumë hapësirë aktorëve në ndërtimin e personazheve reale dhe multidimensionale dhe përbëhet nga një numër i madh i mikro situatave me potencial të hapur të zgjidhjeve të ndryshme dhe me kontribut më të madh artistik.

"90 minutes – The Berlin Project" është një udhëtim emocionues 90 – minutash në kohë reale e aktorit Blerim Destani dhe regjisorit Ivo Trajkov. Të cilët me sukses e realizuan këtë ide për një film vërtetë unikal.

Regjisori i njohur Ivo Trajkov që jeton dhe punon në Pragë, në FAMU (Akademia e filmit dhe televizionit ne Pragë) është autor i skenarit dhe regjisor i filmit.

Ndërsa në këtë projekt të ri filmik, përkrah Blerim Destanit paraqiten edhe aktorët, Udo Kier, Nicolette Krebitz, Richard Sammel, Werner Daehn etj.

Premiera botërore e filmit është dhënë në kuadër të Festivalit "Achtung Berlin" më 23 prill dhe më pas ka vazhduar distribuimi i filmit në rrjetet e kinemave në Gjermani dhe BE.

"90 minutes – The Berlin Project" është me skenar dhe regji të Ivo Trajkov, drejtor i fotografisë është Suki Medençeviç, kamera operator Marcus Polhus, Kostumografe Irene Ip, skenografe Barbara Falkner dhe muzika e Birger Clausen.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Filmi i ri i Blerim Destanit "90 minutes – Das Berlin Projekt" Empty Re: Filmi i ri i Blerim Destanit "90 minutes – Das Berlin Projekt"

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 18:44

sukseshme te metejshme e shpresoj te dalesh sa me bukur
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi