Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Homazh për Charlie Chaplinin” - premierë në Paris People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Homazh për Charlie Chaplinin” - premierë në Paris People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Homazh për Charlie Chaplinin” - premierë në Paris

2 posters

Shko poshtë

“Homazh për Charlie Chaplinin” - premierë në Paris Empty “Homazh për Charlie Chaplinin” - premierë në Paris

Mesazh nga Emona Sun 6 May 2012 - 0:46

Audienca franceze është e para që do të shohë “Homazhin për Charlie Chaplinin”. Filmi i shkurtër artistik me protagonist piktorin me nam, Omer Kaleshi, do të hapë edicionin e dytë të “South East European Film Festival” (Festivalin e Filmit të Evropës Juglindore).

Premiera e filmit të realizuar nga Orhan Kerkezi dhe Adem Rusinovci do të jepet në ditën e dhjetë të muajit maj. “South East...” përfshin filma artistikë, dokumentarë, filma të animuar dhe filma të shkurtër nga dymbëdhjetë vende evropiane. Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Turqia, Greqia janë disa nga vendet pjesëmarrëse.

Orhan Kerkezi, regjisor i filmit, me të cilin ai ka bindur piktorin me prejardhje shqiptare që për pak minuta të “vishet” me karakterin e Charlie Chaplinit, ka thënë se “Homazh...” është në garën zyrtare.

Sipas tij, të pranishëm në premierën e filmit në Paris do të jenë anëtarë të ekipit që ka realizuar “Homazhin...”. Sipas Kerkezit ekipi i filmit nuk do të mund të bënte zgjedhje më të mirë për të shfaqur premierën.

“Pikërisht Parisi është djep i kulturës dhe nuk ka vend më të përshtatshëm për të dhënë premierën. Edhe disi lidhet me Charlie Chaplinin, pastaj edhe Omer Kaleshi që është në njërin prej roleve kryesore, jeton pikërisht atje”, ka thënë ai.

Filmi “Homazh për Charlie Chaplinin” në pesëmbëdhjetë minuta, i dedikohet njërit prej ikonave të kinematografisë botërore. Përveç skenës me Kaleshin, filmi 15-minutësh pasqyron edhe rrëfimin e një djaloshi 15-vjeçar, që portretiozhet nga Orges Rusinovci. Skenat e filmit janë xhiruar në kinema dhe në hekurudhat në Fushë-Kosovë.

Festivali “South East European Film Festival” zgjat deri më 12 maj. Dy javë para fillimit të edicionit të dytë, presidenti i festivalit, Jordan Plevnes, ka pranuar një letër nga drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova, e cila e ka njoftuar se festivali do të futet nën patronazhin e UNESCO-s.

“Kjo nismë, e cila inkurajon krijimet artistike të filmbërësve nga 12 shtete të Evropës Juglindore dhe nxit shkëmbimin dhe kreativitetin ndërkulturor, është në përputhje me qëllimet dhe objektivat e UNESCO-s në fushën e kulturës. Kështu që jam e lumtur t’ju japë patronazhin e UNESCO-s për edicionin e dytë të festivalit”, ka shkruar Bokova.

“Homazh për Charlie Chaplinin” - premierë në Paris 04-LA-KULTUR-Homazh_per_Charlie_Chaplinin

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Homazh për Charlie Chaplinin” - premierë në Paris Empty Re: “Homazh për Charlie Chaplinin” - premierë në Paris

Mesazh nga Anakonda Mon 7 May 2012 - 17:37

me vjen shum keq,ti rrojn njerezit e afert(esht shum e trishte te humbasesh dike)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi