Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

3 posters

Shko poshtë

Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura Empty Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

Mesazh nga An0nim Wed 9 May 2012 - 8:45

Shok në Britaninë e Madhe. Mbi 600 vajza të mitura, 187 prej të cilave në 6 muajt e fundit, janë përdhunuar sistematikisht gjatë pesë viteve të fundit nga një bandë pedofilësh, që i merrte ato nga jetimoret dhe qendrat e pritjes.

Dy prej vajzave, të cilat iu besuan institucioneve në Manchester e Rochdale, kanë vdekur si pasojë e abuzimit ekstrem me to. Historia tronditëse është zbuluar në Liverpool gjatë procesit në ngarkim të dy burrave me origjinë pakistaneze dhe sipas TIMES, mund të ketë një shtrirje akoma më të gjerë sesa ajo çka është kuptuar gjatë procesit.

Qendrat ku strehoheshin mbi 1800 minorenë kanë regjistruar 631 raste të adoleshenteve të abuzuara seksualisht.

Sipas “Times”, vajzat e mitura merreshin nga qendrat, për t’u dërguar në apartamente, lokale dhe taksi në zonat Manchester, Lancashire e West Yorkshire, ku kaloheshin dorë më dorë. Sipas organit të akuzës, shpesh vajzat detyroheshin të kryenin marrëdhënie me shumë meshkuj brenda një dite. Në një prej rasteve, një vajzë 15-vjeçare ishte detyruar të kryente marrëdhënie me 60 burra në një ditë. Viktimat merreshin nga qendrat me justifikimin se po i çonin për të ngrënë një picë apo për të pirë diçka.

Drama mund të ishte shmangur nëse hetimet do të nisnin që pas denoncimit të parë në vitin 2008, kur një prej punonjësve të shërbimit të asistencës sociale denoncoi prova të qarta të shfrytëzimit seksual të organizuar ndaj të miturve.

Në të njëjtën kohë erdhi edhe dëshmia e një vajze 15-vjeçare, e cila kërkonte ndihmë pasi ishte përdhunuar nga dhjetëra burra, por policia e cilësoi si pak të besueshme. Deri tani, Gjykata e Liverpool-it ka marrë në pyetje 56 meshkuj dhe ka arrestuar 26 prej tyre. Nëntë janë shpallur fajtorë: Adil Khan, Mohammed Amin, Abdul Rauf, Mohammed Sajid, Abdul Aziz, Abdul Qayyum, Hamid Safi e Kabeer Hassanieri.

Ata janë të moshave nga 22 deri në 59 vjeç. Tetë prej tyre janë me origjinë pakistaneze dhe i nënti është një afgan që kërkon azil në Britani. Disa prej tyre janë justifikuar para trupit gjykues duke thënë se në vendet e tyre është e ligjshme të bësh seks me vajza të mitura. Policia, prokuroria dhe shërbimet sociale në Rochdale kanë kërkuar publikisht falje dje për neglizhencën e tyre, e cila i ka çuar të miturat në duart e përdhunuesve. / Gazmira Ndoja
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura Empty Re: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 9 May 2012 - 8:49

E lexova sot ne gazete.......pa fjale kam mbet nga historite e tyre.....Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura 755192259
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura Empty Re: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

Mesazh nga Anakonda Wed 9 May 2012 - 18:24

E TMERRSHME;NJEREZ TEPER BUDALLENJ
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura Empty Re: Tronditet Britania, banda e pakistanezëve përdhunoi mbi 630 të mitura

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi