Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Jahja R. Danuza (27.4.1971 - 29.3.1999) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Jahja R. Danuza (27.4.1971 - 29.3.1999) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahja R. Danuza (27.4.1971 - 29.3.1999)

3 posters

Shko poshtë

Jahja R. Danuza (27.4.1971 - 29.3.1999) Empty Jahja R. Danuza (27.4.1971 - 29.3.1999)

Mesazh nga razmije Sun 25 Oct 2009 - 2:25

Ndërsa në Prekaz të Drenicës e në
Gllogjan të Rrafshit të Dukagjinit zhvilloheshin luftimet ndërmjet luftëtarëve
të lirisë dhe forcave çetnike serbe, në Rrafshin e Anadrinit formohen këshillat
e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vlonin përgatitjet për të dalë haptazi
kundër të gjitha formave të dhunës që ushtronte policia serbe kundër popullatës
së pambrojtur shqiptare. Përgatitjet e këtilla zhvillohen edhe në Rahavec,
veçanërisht pas themelimit të dhjetësheve lokale të Hasit e pas daljes së
formacionit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Drenaj, më 26
prill të vitit 1998. Ndikim relevant për rahavecasit kishte lajmi se Xhelal
Hajda, me nofkën Toni, kishte depërtuar në Gllogjan dhe se Selajdin Mullabazi -
Mici, e Hamdi Mullaliu - Rrushi, gjendeshin në Likoc. Në radhën e "Djemve të
Rahavecit" që shpejtonte për t'u bashkuar me shokët, në Prekaz, në Gllogjan, apo
edhe në Drenaj, u shqua dëshmori i kombit Jahja Rejhan Danuza nga
Rahaveci.

Jahja
Danuza është i lindur në pranverën e vitit 1971, më 27 prill, në Rahavec. Rrjedh
prej një familjeje të varfër zejtare, por të njohur për veprimtari kombëtare. Të
parët e Jahjasë ishin shquar si atdhetarë, luftëtarë në zë, veçanërisht kundër
bandave serboçetnike, e veçanërisht i njohur ishte Malush Rahaveci me çetën e
tij të njohur. Edhe babëgjyshi i Jahjasë, kafenenë që e kishte në „Gurra" të
Rahavecit, me kohë e pati shndërruar në çerdhe për organizimin e rezistencës
kombëtare kundër regjimit antishqiptar titist.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje,
mirëpo nuk i kishte kushtet për ta vazhduar të mesmen, pasi babai, Rejhani dhe
nëna Habibja, me katër fëmijë; dy djem e dy vajza e me një zejtari të lodhur, e
me të ardhura të një punëtori, as që mund të mendonte për shkollimin e bijve në
shkollat e mesme. Megjithë kushtet e vështira, Jahja Danuza punësohet, afirmohet
si sportdashës, dhe mbaron shkollën e mesme në Rahavec. Gjatë shkollimit dhe
punës, asnjëherë nuk lë anash veprimtarinë organizative të formave të ndryshme
për manifestimin e revoltave gjithëpopullore.

Me formimin e Shtabit Operativ Lokal të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për shtrirjen kah Anadrini, Jahja Danuza, është
së bashku me Xhelal Hajdën dhe Selajdin Mullabazin në shkollën fillore të
fshatit Astrazub dhe menjëherë fillon veprimtarinë konkrete në rrafshin
logjistik dhe operativ. Kishte përgatitje të duhur fizike; sportist e korpulent,
i shkathët dhe i gatshëm si për aksione guerile, ashtu edhe për front. Xhelal
Hajda - Toni, menjëherë e sistemon në skuadrën "Dallëndyshet", me detyrë që të
depërtojë nëpër korridorin logjistik Shqiponjë - Gllogjan - Bajram Curr. Jahja
Danuza këtë rrugëtim e merr me shokët: Selami Merxha, Selami Hajrullaga, Ilvi
Salihmusa, Hasan Rexha, Selim Shabandula, Bilall Durguti, Dritan Hamza, Mehmed
Tara, Shaban Jupa, Sabit Jupa, Fazli Hasani, Behar Haxhimustafa, Fadil Durguti e
Samir Nurkasa, të gjithë nga Rahaveci.

Aktivitetet luftarake, Jahja Danuza i
zhvillon në pozicionet: "Maja e Shkodranit", "Rrasat e Rahavecit", "Ura e
Aliagës" dhe "Rrihjet e Rahavecit", ndërsa shkëlqeu me heroizëm e trimëri në
betejën te "Lugu i Shqipeve" më 26 korrik të vitit 1998, në të cilën thërrmohen
tërësisht formacionet serbo-çetnike që vinin prej "Rrasave të Rahavecit" në
drejtim të Malishevës. Edhe pse i lodhur në këtë betejë, ndër më të lavdishmet
në Rrafshin e Anadrinit, luftëtari Jahja Danuza pranon që, së bashku me Asllan
Kleçkën, dëshmor i kombit dhe Hamdi Mullaliun, luftëtar i lirisë, të depërtojë
në Rahavecin e djegur. Për të hyrë, zgjedh korridorin prej Zatriqi nëpër Drenaj,
Nushpal, Burim i Epërm, Burimi Poshtëm, Kryqi i Rrastojës, Ura e Dervish Hamzës
e Vorret e Shtavicës, për ta bërë tërheqjen e një pjese të rahavecjanëve të
mbetur, por edhe të trupave të pajetë të Sanije Alirifës, Ferat Dakës dhe të
Fatime Bugarit, që ishin vrarë ndërsa tërhiqej popullata e Rahavecit. Gjatë
kthimit, treshi i Jahjasë, sulmon forcat paramilitare serbe pranë Burimit të
Epërm, "Maqinave", "Kazanave", "Shpatit të Remnikës" dhe depërton deri në
"Rrasat e Rahavecit".

Me braktisjen e pozicioneve veriore, Jahja Danuza i prin një skuadre për
të depërtuar sërish në Rahavec, por nga verilindja; nëpër Pagarushë, Dabërdelan,
Samadraxhë, Apterushë, Reti, "Izbisht", Hoçë e Vogël, "Malet e Brestosit" e
"Rrihjet e Rahavecit". Por, Xhelal Hajda -Toni, i mbetur pa material luftarak,
vendos për ta riarmatosur batalionin, prandaj edhe Jahja Danuza udhëton për
Shqipëri. Ushtron nëpër stërvitore dhe disa herë përpiqet për të hyrë në Kosovë,
por shtimi i forcave serbe nëpër vijën kufitare e pengonte këtë dëshirë,
veçanërisht pas rënies së grupit të Xhelal Hajdës - Tonit, Muhamet Malsorit,
Mujë Krasniqit, e Agim Zenelit nëpër Reti, Garazhup, Lug të Zi e Rogovë, kur
thyerja e kufirit vështirësohet edhe më shumë.

Dhe, më në fund, më 28 mars të vitit 1999
zgjedhet dhe niset grupi prej dyzetekatër luftëtarëve shumë të përgatitur, të
pajisur me armatim tejet modern i cili nuk ishte parë më herët në formacionet e
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, niset nga Vlahna e Hasit për ta thyer kufirin
duke marshuar kah Kosova. Grupi me të cilin ishte edhe Jahja Rejhan Danuza, i
sistemuar me djelmoshat elitarë të brigadave të Zonës Operative të Rrafshit të
Dukagjinit, e kishte parasysh se në vijën kufitare, gjatë ditëve të marsit,
veçanërisht pas bombardimeve të NATO-s, ishin shtuar forcat kufitare, madje edhe
ishin pajisur me arsenal të rëndë luftarak. Grupi kalon kufirin, duke u tërhequr
gjithnjë nga e majta dhe depërton në thellësi të Kosovës. Të gjithë ishin të
këputur nga lodhja e madhe, duke u ngjitur shkrepave me peshën e barrës së rëndë
të zjarrit të lirisë, gjë që ishte e zakonshme për Ata që bartën "Zjarrin e
Lirisë". Pas mesnatës së 29 marsit, kah ora 2,15 minuta, mbi Shishman të Bokës,
te "Livadhet e Gata", grupi bien në pritë të kurthuar në mënyrë të porositur e
të vendosur në një pozicion të papërshtatshëm për luftime. Në këtë betejë të
përgjakshme te "Livadhet e Gata" marrin përjetësinë katërmbëdhjetë luftëtarë të
lirisë: Armend Sefedin Qymyri i Gjakovës, Besim Ali Rama i Botushës, Bujar Beqir
Shala i Rashiqit, Bujar Esat Syla i Gjakovës, Florim Elez Sejdia i Smolicës,
Ibrahim Kadri Asllani i Devës, Jashar Zejnullah Jashari i Strofcit të
Vushtrrisë, Kadri Muhamet Berisha i Pozharit, Mehdi Adem Zabeli i Lumit të Madh
të Vushtrrisë, Mon Muhamet Maqi i Shishmanit, Naim Shain Avdiu - Lata i
Smolicës, Nuhi Haxhi Elezaj i Lubizhdës së Hasit, Xhemajl Idriz Abdullahu i
Gjakovës dhe Jahja Rejhan Danuza i Rahavecit, ndërsa janë plagosur njëmbëdhjetë
luftëtarë.

Jahja
Danuza pati mbushur pothuajse një vit lufte nëpër pikat më të zjarrta të Zonës
Operative të Pashtrikut; nëpër frontet e Anadrinit dhe luftimet përreth
Rahavecit, prandaj rënia e tij ishte humbje e madhe për luftëtarët që e prisnin
në "Hamocet" e Rahavecit, ndërsa rënia e këtij grupi në Shishman të Bokës është
njëra prej humbjeve më të mëdha në Zonën Operative të Rrafshit të Dukagjinit dhe
për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Atë ditë, më 29 mars, luftëtarët e rënë në
Shishman të Bokës dhe dëshmori i kombit Jahja Rejhan Danuza i Rahavecit, vënë
edhe nga një guri në këtë kala të Kosovës. Terreni ishte i minuar edhe të gjitha
përpjekjet e Njësitit Special të Brigadës 137 " Bedri Shala " për t'i zbuluar
dhe tërhequr shokët e mbetur dështuan, edhe pas kërkimeve katër -pesë ditëshe.
Por, meqenëse forcat serbe kishin pozicione më të volitshme, arrijnë t'i marrin
trupat e pajetë të katërmbëdhjetë dëshmorëve dhe pasi i bëjnë stivë, ua vëjnë
zjarrin.

Në ditët e
para të pasluftës shtohet aktiviteti i bashkëluftëtarëve nga Zona Operative e
Rrafshit të Dukagjinit, veçanërisht e brigadave 134 "Bedri Shala "dhe 137
"Gjakova" për të kërkuar hurdhë më hurdhë, sërish duke rënë në mina me ç'rast
lëndohen edhe dy luftëtarë të lirisë.

Së bashku me rahavecjanin Jahja Danuza,
ishin edhe luftëtarët nga viset e ndryshme të Kosovës, e nga zonat e tjera
luftarake, por meqenëse kishin rënë në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend e për
një ideal, atëherë edhe më 30 qershor të vitit 1999 u varrosën me kortezh të
përbashkët e me nderime të larta ushtarake u bë një arkivol në Varrezat e
Dëshmorëve në Gjakovë. Sa ishin të mëdhenj, u bënë edhe më të madhërishëm, me
vetë aktin sublim, prandaj edhe në rapsodinë për dëshmorët e Shishmanit të
Bokës, rapsodi vë amanetin e Jahja Danuzës, lënë nënës
Habibe:


"Amanet o mori
nënë:

Unë po
jes k'tu n'Shishman.

Unë po mbetem n'Shishman të Bokës,
Mos më ndani ju prej
shokësh!

Armend Qymyrit e Besim Ramës,
Bujar Sylës e Bujar
Shalës,

Florim
Sejdis, Ibrahim Asllanit,

Kadri Berishës e Jashar
Jasharit,

Prej
Mon Maqit e Mehdi Zabelit,

Naim Latajt e Nuhi
Elezit,

Ju më
lini nën hije t'ahut,

Sa më pranë Xhemajl Abdullahut!"
Dhe në përvjetorët e "Dëshmorëve të
Shishmanit", krahas të gjitha nënave të dëshmorëve, motrave, bashkëshorteve dhe
bonjakëve, nga Rahaveci, në orët e hershme të mëngjesit, e shoqëruar nga shokët
dhe farefisi i dëshmorit, niset edhe nënë Habibja, me Luanin, të vetmin vëlla të
dëshmorit Jahja Danuza, me dy bija, motra të dëshmorit; Jalldëzin dhe Besimen.
Dhe kështu shtegton një kolonë e gjatë kah "Livadhet e Gata" ku kishin mbetur,
Ata që tek tash jetojnë dhe shkëlqejnë si fanar, e pranë një përroi, në një
pllakë modeste janë skalitur emrat e katërmbëdhjetë
dëshmorëve.

Dëshmorin
e kombit Jahja Rejhan Danuzën, me shkrime e kanë përkujtuar: Hasan Hasani,
Fetnete Ramosaj e Agim Metbala, ndërsa nxënësit e shkollave fillore të
Rahavecit, belbëzimet e para poetike ia kushtojnë Jahja Danuzës. Edhe një rrugë
në qytetin e 23 dëshmorëve, luftëtarë të Tonit e të Micit, mban emrin e Jahja
Danuzës
razmije
razmije
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 85
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jahja R. Danuza (27.4.1971 - 29.3.1999) Empty Re: Jahja R. Danuza (27.4.1971 - 29.3.1999)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 29 Jul 2011 - 4:55

Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Informacioneve te Ndryshme...



Ju Faleminderit...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jahja R. Danuza (27.4.1971 - 29.3.1999) Empty Re: Jahja R. Danuza (27.4.1971 - 29.3.1999)

Mesazh nga Anakonda Mon 12 Nov 2012 - 5:37

se kisha ngju naj her ket emer
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jahja R. Danuza (27.4.1971 - 29.3.1999) Empty Re: Jahja R. Danuza (27.4.1971 - 29.3.1999)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi