Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Të vdesësh duke jetuar apo të jetosh duke vdekur

Shko poshtë

Të vdesësh duke jetuar apo të jetosh duke vdekur

Mesazh nga Emona prej Tue 22 May 2012 - 5:36

Jemi mësuar të besojmë se për çdo plagë dhe dhimbje ekziston tableta e cila mund të na ndihmojë t'i shërojmë ato dhimbje. Mirëpo në anën tjetër dhimbja e fuqishme emocionale, pikëllimi dhe vuajtja për shkak se ndihesh i hudhur, i braktisur, me shëndet të thyer, me dëshira të paplotësuara, ëndërr të fikur, nuk mund të mjekohet me tableta...

A është jeta e njeriut më shumë se një shkëlqim i shkurtë që shpejtë harrohet? Me siguri secili nga ju jeni pyetur se: "A ekziston diçka më tepër në jetë se: të ushqyerit, fjetja, puna, lindja e fëmijëve?" Cili është në të vërtet kuptimi i jetës dhe qëllimi i saj dhe si të mësojmë se ku qëndron poenta e të jetuarit?

Shumë psikologë, në bazë të hulumtimeve të llojllojshme mbi mënyrën e të sjellurit të njeriut, në pyetjen se: Çka i jep kuptim jetës? - janë përgjigjur duke i dhënë këto katër rregulla të të jetuarit.


Pranoje dhimbjen dhe nxitjen


Njeriu duhet të përgatitet që ta pranoj dhimbjen si pjesë përbërëse të jetës, përndryshe kurrë nuk do të merr guximin që të dashuroj, të gëzohet apo të shpresoj. Pra kjo na bënë të kuptojmë se nëse nuk jemi të përgatitur që të "ndjejmë", duke llogaritur këtu edhe ndjenjën e dhimbjes dhe vuajtjes, asnjëherë nuk do të jemi të përgatitur të dimë se çka është gëzimi dhe lumturia.

Çdo vit në botë disa mijëra njerëz bëjnë vetëvrasje. Si përgjigje kryesore në pyetjen pse ndodh kjo, është qëndrimi që ka shoqëria ndaj dhimbjes. Jemi mësuar të besojmë se për çdo plagë dhe dhimbje ekziston tableta e cila mund të na ndihmojë t'i shërojmë ato dhimbje.

Mirëpo në anën tjetër dhimbja e fuqishme emocionale, pikëllimi dhe vuajtja për shkak se ndihesh i hedhur, i braktisur, me shëndet të thyer, me dëshira të paplotësuara, ëndërr të fikur, nuk mund të mjekohet me tableta, atëherë shumë njerëz nuk dinë se si të kacafyten me atë dhimbje apo vuajtje dhe vazhdimisht fundosen në të.

Është më se e vërtet pra thënia se ai që kurrë nuk e ka njohur dhimbjen dhe vuajtjen, kurrë nuk do të mund të mësoj se çka është gëzimi dhe lumturia. Le të na kujtohet Sidarta i madh (BUDA) dhe mësimi i tij i pare nga katër të vërtetat fisnike që ua mësonte nxënësve të, vet ishte: "jeta është vuajtje". Dhe vetëm pas shijimit të vërtetë të dhimbjes dhe vuajtjes dhe tejkalimit të tij arrihet "katarza" apo ndriçimi shpirtëror si gjendje e veçantë e vetëdijes së njeriut.

Njerëzit zakonisht reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj gjendjeve të caktuara psikike dhe emotive. Gjithnjë, si rregull vjenë se pas çdo vuajtjeje të vërtetë, ndodhin dy ndryshime te njeriu. Ai ose bëhet shumë më fisnik ose shumë më i vrazhdë. Secili nga njerëzit problemet jetësore i përjetojmë në mënyra subjektive të ndryshme , e në anën tjetër mekanizmat e ndërdijshëm të personalitetit na shtyjnë që fajësinë për dështim, dhimbje a vuajtje t'ia reflektojmë dikujt tjetër.








Bëhu i afërt me njerëzit tjerë


Është me rëndësi të veçantë që njeriu në jetë të ketë disa persona të afërt me të cilët mund të "ndaj" jetën e vet.

Gjithë jeta e njeriut është si një lojë nëpër rërë të detit. Ti e ndërton nga zalli kështjellën tënde me kujdes, dhe për një çast mund të vjenë vala e fuqishme dhe të rrafshohet ajo kështjellë. I keni pare nëpër plazhe fëmijët tek ndërtojnë objekte nga rëra? Edhe pse vala e detit vjen dhe ua rrënon, ata vazhdojnë të qeshur të vrapojnë dorë për dore duke e shijuar jetën dhe kanë mjaftë energji dhe vullnet për ta ndërtuar një kështjellë tjetër nga rëra të cilën sërish do ta rrënojnë valët e detit.

Në një skenë filmike, qifti i ri duke ndejtur në një anije tejoqeanike, shikohet në sy. "Edhe po të duhej të vdes tash nuk do t'më mbetej pike për asgjë, ngase e kam shijuar dashurinë tënde" - i thotë vajza djalit të ri. Ai e puth në buzë, e shikon përmallshëm dhe që të dy largohen. Në vendin ku ata kishin qëndruar, shkruan "TITANIC".

Është më lehtë, apo, që dorë për dore dhe me dashuri të shkohet drejt çdo mundimi, vuajtjeje, drejt vdekjes! Edhe nëse nuk jemi të vetëdijshëm, edhe nëse kërkojmë vazhdimisht diçka tjetër, edhe nëse mendon se ke apo nuk ke fat, me vetëdije apo pa të ti edhe unë, të gjithë ne udhëtojmë në jetë drejt një caku? Athua ku shkojmë?! Së bashku është më lehtë dhe gjithçka është e mundshme.


Investo kohën dhe energjinë tënde te njerëzit tjerë


Gjithë ne mund të investojmë energjinë tone kreative te njerëzit tjerë. Një nga kënaqësitë më delikate dhe më të plota është që t'i ndihmon njeriut tjetër që ta jetoj jetën në mënyrë më komplete, t'ia formëson me kujdes dhe dashuri të veçantë jetën e tij, ti dhuron gëzim, hare, mësime të çmuara, ndihmë, besim.

Asnjëherë nuk duhet harruar se nuk është e thënë rastësisht kjo fjali e vjetër: "Më me rëndësi se të jesh i dashur është të duash". Apo atë tjetrën:"Dora që jep është mbi atë dorë që merr!".


Jeto derisa të mos vdesësh


Horas Kaleni, filozof amerikan njëherë pat thënë: " Ekzistojnë njerëz që e ndryshojnë jetën e vet ngase i frikohen vdekjes dhe njerëz që atë e bëjnë ngase i gëzohen jetës. Grupi i parë jeton duke vdekur, përderisa grupi i dytë vdes duke jetuar. Pa marr parasysh se kur vdes, kam ndërmend të vdes duke jetuar!"

Pra cili është kuptimi i të jetuarit. Unë nuk mendoj se kuptimi i të jetuarit është të shkruash libra të rëndësishme apo të grumbullosh pasuri të madhe, të eksponosh fuqinë dhe ndikimin tënd. Unë mendoj se shumë njerëz nuk e njohin artin e të jetuarit, e cila megjithatë është ART. Shumë për fat të keq vegjetojnë, e këtë më së miri e ilustron thënia nga shkrimi i Daut Demakut: "Njeriu nuk rron dy herë, por ka shumë nga ata që nuk dinë të jetojnë as një herë..."

Kuptimi i jetës është në thënien: "Duaj dhe bëhu i dashur". Duaje edhe ushqimin, kënaqu në të, edhe rrezet e diellit edhe hënën. Nuk ka kënaqësi në jetë dinamike, në shkuarje të shpejtë në zyre. Shikoje perëndimin e diellit, mënyrën e veçantë të komunikimit me njerëzit, kuptoje krijesën tjetër njerëzore, ëndërro me të, jeto dhe kënaqu emocionalisht, fizikisht, me mendime dhe me shpirt.

Çdo dashuri e re, çdo miqësi, çdo fshehtësi e mësuar neve vetëm na pasuron, na bënë krijesa më të vlefshme se që kemi qenë. Jetën duhet shikuar si proces të mbledhjes së pasurisë së përjetshme. Nuk duhet rezistuar jetës, dashurisë, miqësisë. Çdo çast kur t'i mund t'i ofrosh dikujt dashuri, kënaqësi është pasuri. Vet jeta është si një roman i mire në të cilën sa më tepër thellohesh aq më shumë ka kuptim. Me kalimin e kohës plotësohet karakteri i njeriut dhe ngjarjet e kaluara e marrin kuptimin që për momentin ai kuptim mungon. Me kalimin e kohës gjithçka qartësohet. Nëse sot nuk e ke të qartë se pse do të duhej të investosh në dashuri, miqësi, nëse sot ti nuk e gjen PSE-në e madhe të jetës sate, PSE-ja ka për të gjetur nesër ty!? Jeta megjithatë ka kuptim, nëse ai kuptim ju mbush me gëzim dhe hare të cilën me zemërgjerësi do t'ia ofroni të tjerëve. Fisnikëria është virtyt i madh. Mos iu frikoni jetës. Mos kërkoni këshillë nga frika e juaj. Nuk është dështim nëse je rrëzuar, dështim është nëse rrëzohesh dhe nuk ngritesh më. Dështimi më i madh në jetë është vet frika nga dështimi. Frika nga jeta.


Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Të vdesësh duke jetuar apo të jetosh duke vdekur

Mesazh nga Anakonda prej Mon 28 May 2012 - 0:16

mire do ishte te vdesesh duke jetuar;pasi edhe nese ti ke vdekur mbetesh ende ne zemren dhe ne mendjen e te tjereve;mbahesh mend per mire;dhe gjithmon do te te kujtojne.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi