Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A janë të lumtur gjimnazistët shqiptarë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A janë të lumtur gjimnazistët shqiptarë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A janë të lumtur gjimnazistët shqiptarë?

3 posters

Shko poshtë

A janë të lumtur gjimnazistët shqiptarë? Empty A janë të lumtur gjimnazistët shqiptarë?

Mesazh nga An0nim Tue 29 May 2012 - 22:45

Nga: Albina Hoxha

Është e vështirë të kuptosh se çfarë i bën të lumtur të rinjtë e sotëm. Një studim i psikologes Elediona Murati me 225 gjimnazistë të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” arrin në përfundime që mund të hapin debat. Ky studim përcaktoi disa fusha: Kënaqësia nga vetja, kënaqësia nga të mirat materiale, kënaqësia nga familja dhe kënaqësia nga miqtë.
A janë të lumtur gjimnazistët shqiptarë? Maturant-2012-sami-f-300x200
Më pak të kënaqur? Nga miqtë

Nxënësit dolën “më pak të kënaqur” nga miqtë e tyre. Shumica e tyre raportonin të ishin “mesatarisht të kënaqur” nga miqtë e tyre. Kënaqësia nga familja ka më tepër vlera maksimale dhe më pak vlera minimale, e ndjekur nga kënaqësia materiale, kënaqësia nga vetja dhe në fund kënaqësia nga miqtë. Studimi sugjeron që përgjithësisht gjimnazistët “nuk mendojnë se jeta e tyre është e përsosur” dhe nuk janë “plotësisht të lumtur” me këto fusha.

A janë nxënësit e 10-s, të lumtur?

Në këtë studim rezulton se nxënësit me arritje shkollore të larta kanë nivele mesatare të kënaqësisë nga jeta. Sipas psikologes rezultati dëshmon që ata “janë të kënaqur, por nuk janë entuziastë”.

Studime të këtij lloji jashtë Shqipërisë, (psh ai i psikologëve Kirkcaldy, Furnham dhe Siefen në 2004) zbuluan se shtetet që raportonin nivelet më të larta të lumturisë ndër të rinjtë, po ashtu raportuan edhe nivelet më të larta në arritjet akademike. E megjithatë, në këtë studim shqiptar rezultatet nuk janë kaq optimiste dhe arritjet e larta akademike nuk janë aq shpërblyese.

Nevoja e studimeve të mëtejshme

Janë të nevojshme jo vetëm studime të mëtejshme për të hetuar shkaqet e lumturisë apo mungesës së saj tek nxënësit e talentuar në veçanti, por edhe eksplorimi i këtyre rezultateve të zymta që mund të lidhen me kontekstin kulturor , arsimor e familjar të të rinjve shqiptarë.

Të gjitha rezultatet e marra nga studimi qëndrojnë pak mbi pikën neutrale dhe përqendrohen në vlera mesatare. Megjithatë, arsyet që i bëjnë të rinjtë relativisht të lumtur mbeten për t’u eksploruar në studime të ardhshme, – përmbledh psikologia Murati.



Intervistë me Jona Begeja, psikologe e shkollës ”Ismail Qemali”

Znj.Begeja, gjatë bisedave me gjimnazistët, sipas jush, çfarë i bën të lumtur ata?

Termi lumturi është relativ. Perceptimi i çdo individi ndryshon nga njëri tek tjetri. Një pjesë e adoleshentëve ndihen të lumtur kur marrin nota si 9,10. Disa të tjerë lumturohen kur marrin një notë kaluese. Inkurajimi nga ana e mësuesve apo e prindërve është një faktor që ndikon në lumturinë e tyre.

Ato që bëjnë gjatë kësaj moshe, a i bëjnë ata të lumtur?

Adoleshenca është një stad në ciklin jetësor dhe si çdo stad ajo ka karakteristikat e veta. Përmbushja me sukses e këtij stadi do të përcaktojë edhe vazhdimësinë e zhvillimit social, psikologjik dhe biologjik në stadet e tjera.

A mund të më thoni disa veprime që i bëjnë të lumtur?

Është relative.

Përshembull, të jenë të bukur (fizikisht) a është lumturi për këtë moshë?

Në ditët e sotme i kushtohet një rëndësi e veçantë bukurisë fizike. Kjo nuk ndodh vetëm në moshën e adoleshencës. Kjo moshë shoqërohet nga ndryshime të shumta fiziologjike, psikologjike, etj. Adoleshentët sidomos gjinia femërore vuajnë për shkak të këtyre ndryshimeve dhe se si do të duken perpara shoqeve/shokëve.

Po lidhjet e dashurisë a përbëjnë lumturi për ta?

Nga përvoja ime në shkollë dhe këtu i referohem punës në shkollën e mesme, lidhjet e dashurisë në këtë moshë janë të shpeshta dhe gjithashtu bisedat rreth këtyre lidhjeve. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për lidhje afatshkurtra. Një pjesë e adoleshentëve vijnë te psikologu për të folur rreth këtyre lidhjeve. Ata ndihen mirë për aq kohë sa zgjat lidhja dhe më pas, kur lidhja mbaron ata vuajnë.

Çfarë vendi zë besimi i prindërve tek ata? Nëse u beson prindi, a ndjehen të lumtur?

Mosha e adoleshencës është mosha e rebelimit ndaj autoritetit. Konfliktet më të mëdha në moshën e adoleshencës ndodhin me prindërit. Ata shqetësohen për fëmijët e tyre që janë duke u rritur. Familja është ajo që ende vazhdon të kujdeset për fëmijët. Në adoleshencë fëmijet i referohen mjedisit jashtë familjes për të marrë modele të tjera jashtë saj, kështu që ato kërkojnë besimin e prindërve vazhdimisht.


Ambra Tafani (16 vjeç)

Ndjehem shumë e lumtur kur personat që unë dua më kushtojnë rëndësi, por edhe kur ndihem mirë me veten time. I dua shumë çastet kur marrë nota të mirë dhe kur nuk kam asnjë konflikt me familjen time. Më parë më pëlqente të dilja mbrëmjeve ndërsa tani jo dhe aq sepse shoqëria ime është shumë e ngushtë dhe më duket sikur jemi shumë pak për të dalë.

Por më pëlqen të shkoj mirë më të gjithë sepse indiferentizmin e urrej, nuk më pëlqejnë ata tipa që qëndrojnë indiferent. Jam ndjerë shumë mirë, mund të them shumë e lumtur kur kam ndryshuar ngjyrën e flokëve, pasi më pëlqente ngjyra e kuqe, por lumturia më e madhe ishte kur të gjithë e pëlqyen ngjyrën time të flokëve.

Po të mos e pëlqenin nuk do të ndihesha aq mirë. Dua të ndryshoj përsëri ngjyrën e flokëve. Kur debatojmë ose diskutojmë për konflikte me persona të ndryshëm dhe në funddelqë unë kam të drejtë jam super e lumtur.


Anxhela Dulgjeri (16 vjeç)

Më bëjnë të lumtur shumë gjëra. Rezultat e mia në mësime janë shumë të rëndësishme për mua dhe më bëjnë të ndihem e vlerësuar. Më bën shumë të lumtur fakti që prindërit e mi besojnë shumë te mua, por ndjenja e besimit për mua është çelësi i çdo gjëje, nga të gjithë njerëzit që janë pranë meje kërkoj vetëm që të kenë besim tek unë pasi nuk do ti zhgënjej.

Kur rend pas realizimit të ëndrrave të mia ndjej një kënaqësi brenda vetes, sigurisht jam e qetë dhe e lumtur. Nganjëherë mërzitem për pjesën e orarit që duhet të jem në shtëpi kur dal me shoqërinë, por mirëkuptoj sepse e di që prindërit e mi shqetësohen për mua.

Por do të doja të isha më e lirë. Ndjehem mirë kur lë ndonjë orë mësimi pasi i kushtoj vëmendje vetes, dal dhe i plotësoj dëshirat e vetes time.


Elson Uku (18 vjeç)

Jam shumë i aktivizuar me shumë gjëra si: shfaqje teatrale, por jam edhe “tekniku” i shkollës pasi vazhdimisht rregulloj kompjuterat, instaloj programet e ndryshme. Ndihmoj edhe zyshat me organizimin e aktiviteteve. Kjo ka bërë që unë të kem disa mungesa në shkollë por kam gjetur mirëkuptim për këtë gjë.

Jam nxënës mesatar dhe nuk i lë pas dore mësimet pavarësisht se nuk u kushtoj vëmendje maksimale dhe mund të kisha rezultate më të larta. Por ndjehem shumë mirë, kam dëshira të vi në shkollë pasi të gjithë më vlerësojnë shumë. Ka ditë që jam në shkollë edhe deri në orën 20 të mbrëmjes. Unë jam shumë i lumtur kur kam se çfarë të bëj, nëse nuk do të kisha gjithë këto gjëra për të bërë do të ishte e kundërta. Nëse rri kot, pa bërë asgjë mërzitem shumë.

Jam ndier shumë krenarë kur në një aktivitet te teatri i kukullave, kishin ardhur shumë shokë dhe shoqe nga shkolla për të parë shfaqjen ku për muzikën isha kujdesur unë, u ndjeva shumë krenar dhe i lumtur kur më uruan. Tani po këtë shfaqje do të jepet për të gjithë shkollën dhe kjo është një arritje për mua.
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A janë të lumtur gjimnazistët shqiptarë? Empty Re: A janë të lumtur gjimnazistët shqiptarë?

Mesazh nga Anakonda Wed 30 May 2012 - 18:02

te lumtur;se besoj,pasi shum gjimnbaziste po ju luten mesuesve qe ti kalojn dhe tju fal nje cop 5 sa per tu kaluar(edhe vajzat);njehewr ne gjymnazin ku jam un jan ber vajzat me keq se djemte;gjith diten neper kafe,pa libra,me mungesa dhe kan filluar te flasin edhe ne oret e mesimeve me telefona ne vesh;se di se ku esht e ardhmja e kombit me keto gjymnazistet tone.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A janë të lumtur gjimnazistët shqiptarë? Empty Re: A janë të lumtur gjimnazistët shqiptarë?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 28 Dec 2012 - 11:48

Te lumtur do te jene ata qe e marrin shkollen me zotesi..
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A janë të lumtur gjimnazistët shqiptarë? Empty Re: A janë të lumtur gjimnazistët shqiptarë?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi