Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
   ÇASTI... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
   ÇASTI... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ÇASTI...

2 posters

Shko poshtë

   ÇASTI... Empty ÇASTI...

Mesazh nga Emona Mon 4 Jun 2012 - 1:38

Kërko dikë që di të të bëjë të buzëqeshësh!

Gjej atë që e bën të qeshë zemrën tënde...

Pasi njeriu më i bukur është ai që sjellë buzëqeshje kurdo që vjen!

Mjafton vetëm një buzëqeshje e tij,

për ta kthjelluar qiellin e universit tënd nga çfarëdo lloj vranësire.

Ishte, po ashtu, një çast, kur ti ke ardhur në këtë botë!



Derisa ti ke ardhur duke qarë,

të gjithë të tjerët rreth teje, kanë buzëqeshur të gëzuar...



Vazhdo të jetosh ashtu....



Që kur të vije çasti, që ti të ndahesh nga kjo botë,

të ndahesh me buzëqeshje,

e tjerët rreth teje të qajnë!





Në jetë, nuk është e rëndësishme se cilës rrugë nisesh,

e rëndësishme është që të arrish me kohë në cakun e synuar.





Mos shiko në bukuri, sepse ajo është mashtruese!

Mos vrapo pas famës, sepse ajo është kaluese...

Mos shiko në pasuri, sepse edhe ajo është shteruese...



Kërko dikë që di të të bëjë të buzëqeshësh!

Gjej atë që e bën të qeshë zemrën tënde...

Pasi njeriu më i bukur është ai që sjellë buzëqeshje kurdo që vjen!

Mjafton vetëm një buzëqeshje e tij,

për ta kthjelluar qiellin e universit tënd nga çfarëdo lloj vranësire.





Çdo e qeshur me zemër

është një gur më shumë në muret e urës që ndërtojmë,

përmes së cilës,

një ditë,

do të arrijmë t'i (mbi)kalojmë edhe greminat e vuajtjeve...





Shumë njerëz kalojnë nëpër shtigjet e jetës sonë,

por vetëm ata më të rëndësishmit, më të veçantit...

arrijnë të lënë gjurme të Arta që shkëlqejnë përjetësisht!



Jeta s´ka ndonjë tjetër kuptim,

përveçse atij (kuptimi) qe i japim ne vetë...



Jeta është vijë,

ngjyrën e te cilës e shohim sot...

ndërsa ngjyrat që dëshirojmë t'i shohim

i pikturojmë në galerinë e shpirtit...





Njeriu nuk bëhet i lumtur duke arritur gjërat me vlerë,

por duke arritur ato që ia kërkon dhe dëshiron zemra.





Është e vërtet,

që ne, ndonjëherë, nuk dimë ta vlerësojmë atë që e kemi,

derisa nuk e humbim!



Është, po ashtu, e vërtet,

që ne, ndonjëherë, nuk e dimë çfarë na mungon,

derisa ajo nuk na nevojitet!





Në jetë zgjedhim rrugë të ndryshme por,

pavarësisht se ku shkojmë,
me vete marrim edhe një pjesë nga tjetri.

Në jetë ka çaste,

kur ti ke aq shumë nevojë për dikë,

sa që mundohesh ta nxjerrësh edhe nga ëndrrat,

për ta pasur sa më pranë...

për ta përqafuar pafundësisht!





Për t'i arritur majat e larta, duhet përpjekje, energji, fuqi...

por edhe zgjuarsi dhe, natyrisht, ndonjëherë edhe pakëz fat.

Që ta arrish brendinë e zemrës,

vetëm duhet trokit me dashuri në derën e saj!



Edhe nëse njëra derë e fatbardhësisë është e mbyllur,

tjetra është e gatshme përherë për t'u hapur.



Shumë herë qëndrojmë gjatë para dyerve të fatit,

dhe pikëllueshëm shikojmë në to...

E nuk marrim guximin për një çast,

që ta shtypim dorezën e derës!



Kush e shtyp, atij edhe do t'i hapet...

Kush kërkon, ai edhe do të gjej...

Kush përpiqet, padyshim, edhe do të ngadhënjej...



Të dorëzohesh është rruga më e lehtë drejt dështimit...

Të përpiqesh kërkon sakrifica, por je përherë ngadhënjimtar!





Ne jetë nuk është vështirë të krijosh famë, tituj, pasuri...

por është shumë, shumë vështirë

të krijosh miq tek të cilët mund ta deponosh të sigurt besimin!



Miq që, përmes buzëqeshjes, të sjellin dashuri...

Miq që, përmes gëzimit, të sjellin lumturi...

Miq që ta zbukurojnë vazhdimisht jetën!





Lumturia është pranë secilit prej nesh,

Mjafton vetëm të hapim zemrën

dhe ta lejojmë diellin e jetës të shkëlqejë mbi ne!





Ëndërro për atë që dëshiron të ëndërrosh!

Nisu andej kah dëshiron të shkosh!

Bëhu ai/ajo që dëshiron të jesh!

... për atë, sepse ke vetëm një jetë!





Në rrugëtimin jetësor ushqehu çdo çast me dashuri,

për të qenë i lumtur...

Mos i humb për asnjë çast shpresat,

për t'i realizuar ëndrrat e tua!



Njerëzit e lumtur, në të vërtet,

nuk e posedojnë përherë ajkën e së bukurës,

por ata vet gjithçka e bëjë të bukur!





Jeta nuk matet e sekonda,

por me çaste... çaste që mbetën në përjetësi....



Prandaj,

dhuroju çaste të këndshme...



....njerëzve që kanë ditur

të falin buzëqeshje në buzët e tua....



...njerëzve që kanë arritur

të krijojnë ngrohtësi të pafundme në zemrën tënde...



...njerëzve që të kanë ditur

të nxisin shkëlqim gëzimi në sytë e tu...



...njerëzve që kanë arritur

të mbjellin fidanë lumture në shpirtin tënd...



...njerëzve që kanë ditur dhe arritur,

bashkë me ty,

të ndërtojnë Kopshtin parajsorë



BUKURINË E PËRKRYER TË JETËS!...

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

   ÇASTI... Empty Re: ÇASTI...

Mesazh nga Anakonda Mon 4 Jun 2012 - 3:44

sikur te vij ai cast,kur te gjitha enderrat ti realizoj;edhe vuajtjet e tmerrshme ti harroj;
e bkr.emona kjo....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi