Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Xhelozia tek fëmija i parë pas lindjes së fëmijës tjetër

Shko poshtë

Xhelozia tek fëmija i parë pas lindjes së fëmijës tjetër

Mesazh nga Anakonda prej Fri 22 Jun 2012 - 5:16

Për xhelozinë tek fëmijët flet doktor Amir Harithi, i cili thotë:
"Xhelozia është dicka e natyrshme, e cila shfaqet tek të gjithë fëmijët
dhe në mënyra te ndryshme si p.sh. urinimi me dëshire ne gjumë, mbyllja e
syve në mënyrë nervoze, goditja e tokës me këmbë, dëshira për të
urinuar shpesh, kërkimi prej nënës se tij që ta mbajë në krah apo t'i
japë të hajë me dorën e saj, dëshira për t'iu kthyer biberonit përsëri,
të folurit sikur fëmijët e vegjël, negativiteti, refuzimi i ushqimit,
shndërrimi në fëmije me naze dhe prishës i lodrave te tij. Këshillohet
që nëna të tregohet e kujdesshme në vënien re të këtyre sjelljeve dhe në
eleminimin e tyre."

Doktor Harithi shton: "Që të trajtojmë
xhelozinë, na duhet fillimisht të dimë se si vjen ajo, dhe të mundohemi
ta parandalojmë atë. Ja si fillon e shfaqet xhelozia tek fëmijët. Ne
momentin e afrimit të kohës së lindjes së fëmijës së dytë e largojmë
femijen e pare për disa ditë nga nëna e tij derisa ajo të dalë nga
spitali Kur del nga spitali ajo është akoma e lodhur dhe ka nevoje të
pushojë.Fëmija mundohet të afrohet pranë nënës së tij pas mungesës së
gjatë që ndodhi mes tyre, por nuk e gjen ashtu siç do ai. Pasi nëna
stabilizohet, fillon të interesohet për beben e posalindur, duke i
kushtuar gjithnjë e më pak kohë fëmijës së parë. Më pas fillojnë vizitat
nga familja dhe të afërmit për të uruar ardhjen e foshnjës së vogël, të
cilët flasin përgjithësisht për beben e vogël, duke theksuar tek fëmija
i parë daljen nga fokusi i vëmendjes.Gradualisht fëmija i parë fillon të besojë se prindërit nuk e duan më,
ose e duan pak. Me rritjen e moshës, fëmija i parë ndihet keq dhe bëhet
xheloz edhe kur qortohet apo dënohet nga prindërit për gjëra të cilat i
lejohen më të voglit.

Xhelozia tek fëmija i vogël fillon atëherë
kur i madhi shkon në shkollë, dhe e gjithë familja interesohet për të,
ku njëri prej prindërve e merr për dore e dhe me gëzim e percjell për në
shkollë.
Doktor Harithe shton gjithashtu se "Eshtë shumë e vështirë
ta pranohet nga fëmija dy-vjecar ardhja në familje e fëmijës së dytë.
Zgjidhja më e përshtatshme për këtë problem është mos ndryshimi i orarit
të përditshëm të fëmijës së madh mbas ardhjes së fëmijës së dytë, si
dhe eleminimin e shkaqeve të xhelozizë, dhe korrigjimi i situatave që
shkaktojnë keqkuptimin apo hatërmbetjen e fëmijës.
Fëmija xheloz në
përgjithësi është fëmijë jo i lumtur, dhe duhet që nëna të bëjë cështë e
mundur që ta lumturojë atë me kujdesje, vëmendje, siguri, dhurata,
lëvdata, etj.Duhet që nëna të minimizojë qortimin apo dënimin e fëmijës së madh, edhe
sikur ai të dëmtojë fëmijën e vogël. Eshte e rëndësishme që të
stimulohet tek fëmija i madh ndjesia e "partnerit" për fëmijën
pasardhës, përkundër asaj të "rivalit".

Ndër sjelljet e
xhelozizë, gjithashtu janë edhe thithja e gishtit, urinimi me dëshirë
dhe dëshira për prishjen e gjithckaje. Duhet të verifikojmë shkaqet që e
kanë bërë fëmijën të ndiejë pasiguri, armiqësi, brengosje. Shkaqeve
duhet tu kushtojme vëmendje dhe ti konsiderojmë me kujdes dhe maturi pa
anashkaluar asnjë detaj, në mënyrë që trajtimi i tyre të jetë sa më i
plotë dhe efikas, dhe kjo fazë kalimtare të shmanget apo amortizohet, pa
lënë pasoja në personalitetin e fëmijës.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi