Rreziku do vijë nga "Supervullkani"?
2 posters
Faqja 1 e 1
Rreziku do vijë nga "Supervullkani"?
Shpërthimi i një “supervullkani”, një fenomen natyror në gjendje që të
shfarrosë qytetërimin nga faqja e planetit, është një ngjarje që ndodh
shumë më shpesh nga sa mendohet.
Ndërsa një meteor si ai që besohet se i dha fund jetës së dinosaurve
godet planetin mesatarisht një herë në 70 mijë vjet, vullkane gjigante
ndodhin një herë në disa mijëra vjet, por një shpërthim i tillë mund të
formohet edhe brenda disa qindra viteve, tregojnë studimet e reja.
Lajmi i keq për të gjithë është se shkencëtarët besojnë se një vullkan tejet i fuqishëm është duke u formuar nën parkun kombëtar të “Yellowstone” në SHBA.
Nëse parashikimet dalin të vërteta, dy të tretat e SHBA-së do të
mbuloheshin nga pluhuri dhe do të bëheshin të pabanueshme, ndërsa epoka e
akullnajave do të rikthehej si pasojë e ftohjes drastike që do të
shkaktohej nga akumulimi i reve vullkanike, që do të pengojnë dritën e
diellit.
Në të shkuarën, shkencëtarët besonin se grumbullimi i magmës dhe formimi
i presionit për shpërthimin e saj kërkonte 100-200 mijë vite për t’u formuar.
Megjithatë, studimet e reja tregojnë se koha e nevojshme për shpërthimin
mund të jetë shumë e shkurtër nga sa besohej dhe që prej vitit 2004,
një masë llave po rritet me shpejtësi rekord dhjetë kilometra nën tokën e
“Yellowstone”, raporton telegrafi.
Lajmi i ka ridhënë jetë teorive se fundi i botës është i afërt, midis të cilave edhe teorive
se ai mund të ndodhë në 21 dhjetor 2012, sipas një date të dhënë nga
një kalendar i fiseve antike maja për fundin e qytetërimit dhe i
portretizuar në film në një prej veprave më të suksesshme të Hollivudit
(filmi “2012”).
Re: Rreziku do vijë nga "Supervullkani"?
rreziqet po na vijn nga te kater anet;por na rujt zoti
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Rreziku i buzekuqeve!
» A do te vije ajo dite . .
» Në Pejë kthehet rreziku
» Rreziku dhe të mirat e qumështit të papasterizuar
» Interneti, rreziku kryesor për humbjen e kujtesës
» A do te vije ajo dite . .
» Në Pejë kthehet rreziku
» Rreziku dhe të mirat e qumështit të papasterizuar
» Interneti, rreziku kryesor për humbjen e kujtesës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi