Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Astrologji kineze

Shko poshtë

Astrologji kineze

Mesazh nga Anakonda prej Sun 24 Jun 2012 - 22:06

Rrënjët e astrologjisë kineze gjenden në historinë e lashtë të
njerëzimit. Legjenda thotë se Buda i kishte ftuar të gjitha shtazët që
ta vizitonin për Vitin e Ri, por vetëm 12 shtazë i ishin përgjigjur
ftesës së tij dhe ato ishin: miu, bualli, tigri, kali, dhia, gjeli,
lepuri, dragoi, gjarpri, majmuni, qeni dhe derri.

Në shenjë mirënjohjeje, Buda kishte urdhëruar që secili vit të
identifikohej me ndonjërën nga këto shtazë, ndërkaq tiparet e kësaj
shtaze të zotëronin atë vit. Kjo legjendë është bartur nga gjenerata në
gjeneratë, ndërkaq astrologjia kineze sot është një prej astrologjive
më të famshme në botë.

Kjo astrologji përbëhet nga 5 elementet e filozofisë kineze: druri,
zjarri, toka, metali dhe uji, si dhe 12 shtazëve simbolike, që
përfaqësojnë nga një vit të caktuar.

Horoskopi kinez paraqet një interpretim të ndërlikuar të ciklit
10-vjeçar të diellit dhe të hënës, që është hartuar në bazë të
kalendarit të vjetër kinez. Në këtë astrologji ndikon edhe fuqia kozmike pozitive mashkullore dhe
ajo negative femërore, të cilat i paraqet principi Jang-Jin; një
shprehje për baraspeshën dhe harmoninë universale.

Astrologjia kineze është më shumë e njohur si shkencë që jua mundëson
t'i mësoni karakteret e personave që ju rrethojnë, por njëkohësisht
edhe ta njihni fuqinë tuaj personale dhe të metat tuaja.

MIU
Jeni persona joshës, komunikues dhe gaztorë. Jeni të vlerësuar dhe të
kërkuar në shoqëri. Gjatë njohjes, megjithëse jeni tërheqës, shpesh
lini përshtypjen se jeni arrogantë, sado që nën atë maske, në të
vërtetë, ndodhet një person i ndjeshëm. Kur jeni të trishtuar kërkoni
një dëgjues të mirë! Në konflikte jeni të ngutshëm, impulsivë, ndaj në
situata të tilla do të duhej të kishit kujdes për temperamentin tuaj.

Dashuria: Në dashuri jeni romantikë, të ndjeshëm dhe
të gatshëm që të dashurit tuaj t'i mbroni në çdo situatë. Keni në vete
një dozë të caktuar të xhelozisë dhe të posesivitetit, gjë që partnerin
tuaj mund ta sjellë në kufirin e çmendurisë. Me vështirësi i shprehni
emocionet, por jeni shumë të përkushtuar, sensualë, plot afsh dashurie
dhe besnikë kur e gjeni shpirtin tuaj binjak. Për ju është shumë i
rëndësishëm aspekti seksual i dashurisë. Puna: Në punë keni shumë suksese, jeni partnerë tëPuna: Në punë keni shumë suksese, jeni partnerë të
mirë në biznes dhe shpesh i shpëtoni punët tuaja që kanë marrë
tatëpjetën. Jeni të paracaktuar për arritjen e sukseseve të mëdha në
financa dhe në veprimtaritë juridike. Gjithnjë dëshironi të jeni në
rrjedhë të ngjarjeve, kështu që edhe gazetaria ju shkon për dore. Vija
ndërmarrëse e personalitetit mund t'ju çojë deri te një pasuri e madhe.


Ngjyra: e verdha
Kafsha: derri i egër
Ushqimi: orizi
Lulja: zambaku
Pija: birra
Numri: 11


BUALLI Në jetën shoqërore një vëmendje të madhe ua kushtoni miqësive të vjetra
dhe kënaqeni në shoqërinë e njerëzve nga fqinjësia. Rrethin e të
njohurve dhe miqve e zgjeroni me piknikët e shumtë, udhëtimet, vizitat
që ua bëni ekspozitave dhe koncerteve. Dallimet në qëndrime ndërmjet
jush dhe miqve tuaj do të mund të shkaktonin konflikte serioze.
Megjithëse keni karakter të fortë, i cili nuk lëshon pe pa luftë, mos e
përdorni atë për t’i bërë luftërat e të tjerëve.

Dashuria: Shndritni me sharmin dhe sensualitetin.
Mirëpo, në kërkim për një partner serioz jini të kujdesshëm meqenëse ju
lehtë mund të lëndoheni. Në mënyrë që ta pranoni ftesën për një darkë,
ose që ta filloni një aventurë, duhet t’ju bindin shumë. Mirëpo, me një
partner të vërtetë, i cili di si të arrijë te ju, bëheni të butë, të
sinqertë dhe të relaksuar. Kërkojeni partnerin, i cili mund të
bashkohet me ju si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë trupor, që
është i sinqertë dhe besnik. Vështirë falni nëse partneri ju zhgënjen.

Puna: Në jetën e biznesit projektet e ideuara i
realizoni me një lehtësi të pabesueshme. Nganjëherë keni nevojë për më
shumë kohë për ta mbaruar një punë, por në fund gjithnjë vjen
shpërblimi i merituar. Veçanërisht jeni të shkathtë në mbledhjen e
informatave dhe kështu nuk i lini t’ju ikin ngjarjet e rëndësishme në
biznes. Jeni të kujdesshëm me paratë, ndaj investimet që bartin rreziqe
për ju janë të papranueshme. Ngjyra: e gjelbër e çelë, vjollce
Kafsha: bualli, ariu
Ushqimi:brumërat
Lulja: bozhuri
Pija: çaji i fortë
Numri: 24


TIGRI

Je inovator të cilin e tërheqin aventurat. Je partner i këndshëm për të
shkuar në argëtime nga më të ndryshmet. Në marrëdhënie miqësore je i
ndershëm, madje nganjëherë edhe së tepërmi i besueshëm. Njerëzit të
cilët i takoni përditë nga xhelozia ose nga lakmia mund t’ju bëjnë keq.
Gjithnjë kini kujdes! E urreni dyfytyrësinë dhe arrogancën, ndërsa
dominimin e dikujt ndaj jush e konsideroni të pafalshëm. Dashuria: Konfliktet e pandërprera, ndarjet
zulmëmëdha, emocionalisht të forta dhe pajtimet romanike e bëjnë jetën
tuaj dashurore tejet tronditëse. Jeni në kërkim të partnerit
individualist, i cili është paksa ekscentrik. Meqenëse jetoni në botën
e llojllojshmërisë, shpesh përfundoni në lidhje të lira dhe kur
përfundoni në lidhje afatgjate gjithnjë jeni të detyruar që ta mbani
atë me aventura dhe përjetime të reja.

Puna: Në ambientin tuaj të punës gëzoni një respekt
dhe dini që ta dalloni rastin e mirë. Mënyra inventive e të menduarit
ju siguron sukses në biznes dhe ju ofron pozita të larta në punë.
Probleme në punë do të mund t’ju krijonte mosgatishmëria për
bashkëpunim dhe për të mos i përfillur mendimet e të tjerëve. Jeni
individualistë që punoni me rezultate të larta, dinamikë dhe
efikasitet. Puna ekipore sado që ju duket jorezultative, mund t’ju
sjellë juve dhe kolegëve tuaj më shumë suksese dhe fitime.

Ngjyra: e kuqja
Kafsha: jaguari, mustangu
Ushqimi: mishi
Lulja: trëndafili i egër
Pija: sheri
Numri: 33
LEPURI

Jeta juaj shoqërore është plot gjallëri dhe intensive. Gjithsesi ju
dini se si të argëtoheni mirë. Shpesh jeni të ftuar nëpër dasma,
argëtime e festa në të cilat kënaqeni deri në orët e vona. Sharmi i
juaj është i papërballueshëm dhe është koha që ju të vetëdijesoheni për
këtë fakt. Vikendet dëshironi që t’i kaloni jashtë vendbanimit në
shoqëri të miqve të vjetër. Jeni së tepërmi komunikues, por kini kujdes
në prirjen tuaj tepër të theksuar që t’i përgojoni të tjerët,
sepse ajo do të mund t’ju sillte probleme të shumta në jetën tuaj.

Dashuria: Ju kënaqeni në kuptimin e plotë të fjalës me
jetën dashurore. Ju tërheqin partnerët sensualë dhe romantikë. Prej
tyre prisni besnikëri, përkushtim, ndjeshmëri dhe aftësi të
imagjinatës. Në lidhjet serioze ndaj partnerit jeni të përkushtuar me
shpirt dhe me trup. Shmangni konfliktet dhe qetësisht, qartë dhe në
mënyrë të sinqertë, thoni çfarë ju mundon. Shikimi i shtrembër ose
gjesti i shkujdesjes mund t’ju krijojnë një humor melankolik dhe
madje-madje edhe t’ju bëjnë të qani.

Puna: Puna për ju është e keqja e domosdoshme! Ndiheni
keq në obligimet e vrazhda të përditshmërisë, sikundër janë për ju
pjesa më e madhe e obligimeve. Puna, e cila nuk e krijon hapësirën e
duhur për kreativitetin tuaj, thjesht, nuk është një punë për ju.
Kolegët shpeshherë ju shfrytëzojnë për qëllimet e tyre. Për shkak të
mosgatishmërisë për të rrezikuar, ju shpesh i lëshoni nga dora rastet e
mira të biznesit. Nëse merrni guxim dhe hidheni në ujërat e biznesit,
do të mund t’ju prisnin befasi të këndshme. Ngjyra: e përhimëta
Kafsha: ketri
Ushqimi: peshku
Lulja: bathra
Pija: vera franceze
Numri: 20


DRAGOI
Jeni luftarakë, të lumtur dhe të fuqishëm, sundimtarë të lindur. Në
shoqëri gjithnjë gjeni shumë mbështetës. Meqenëse lehtë e humbni
kontrollin mbi veten, kini kujdes nga shigjetat e helmuara që i hidhni,
sepse ndonjëra do të mund t’ju kthehej. Në konflikte shpesh jeni
irritues, kokëfortë dhe tiran i paparë. Nga grindjet dilni si fitues.
Megjithatë, jeni mik i mirë dhe këshillat e tua ia vlen të dëgjohen.
Jeni i preokupuar me pozitën shoqërore, famën, pasurinë, glamurin dhe
nga pak jeni edhe snob! Dashuria: Në dashuri keni shumë fat; jeni shumë
sharmant dhe karizmatik, ndaj nuk e keni problem që të pushtoni shumë
zemra. Mirëpo, për shkak të mungesës së fleksibilitetit, bashkëndjenjës
dhe tolerancës vështirë ia dilni që të realizoni lidhje afatgjate,
cilësore dhe stabile. Nëse i kushtoni më shumë vëmendje partnerit tuaj
dhe nevojave të tij, jeta e përbashkët mund t’ju bëhet e këndshme.

Puna: Në planin e punës nuk keni pengesa që nuk mund
t’i kapërceni. Jeni të aftë që të realizoni të mira të shumta
materiale, sado që paraja nuk është motivimi kryesor. Keni dëshirë që
të fitoni dhe që gjithnjë të jeni i pari. Jini në gjendje që t’i
realizoni me sukses edhe idetë më të pamundura që lidhen me punën.
Megjithatë, kini kujdes nga dehja me suksesin dhe me fuqinë, sepse në
duelin e dy dragonjve njëri duhet të humbasë.

Ngjyra: e arta, portokallia
Kafsha: demi
Ushqimi: shpendët
Lulja: trëndafili
Pija: lëngjet e pemëve
Numri: 9
GJARPRI

Keni dëshirë që t’i kënaqni të tjerët, ndaj jeni shumë të popullarizuar
në shoqëri. Në diskutime merrni pjesë me kënaqësi, por kurrë nuk e
humbni ndjenjën për mirësjellje dhe masë. Kur bashkëbiseduesi juaj
fillon të përsërisë gjërat e humbni interesimin për diskutim. Mos
kultivoni simpati ndaj njerëzve të dyshimtë dhe ndaj atyre që shpesh e
humbin kontrollin mbi sjelljet e tyre. Në të vërtetë konsiderojini të
dobët.

Dashuria: Jeni persona joshës dhe, kur të përcaktoheni
për personin të cilin doni ta bëni për vete, nuk tërhiqeni lehtë.
Megjithëse kënaqeni në flirt, e keni shumë të qartë kufirin të cilin
nuk mund ta kaloni në rast se nuk dëshironi që ta humbni atë që tashmë
e keni. Për ju dhe për partnerin tuaj shpesh vlejnë rregullat e
kundërta; ju duhet hapësirë dhe mundësi e lëvizjes pa i dhënë kujt
llogari, përderisa në të njëjtën kohë dëshironi të dini se çka po ngjet
me partnerin tuaj. Mirëpo, kur dashuroni, jepni çdo gjë nga vetja!
Puna: Keni aftësinë e marrjes së vendimeve të shpejta,
gjë që ju sjell shumë raste të mira për fitime. Situatat e punës i
vlerësoni me lehtësi, reagoni në mënyrë të duhur dhe me kokë të ftohtë.
Bashkëpunëtorët, të cilët duan t’jua bëjnë varrin, i hetoni dhe
nënshtroni me kohë. Puna shpesh ju rrëmben, ashtu që nganjëherë nuk
keni kohë për familjen dhe për shoqëri të personave të dashur.

Ngjyra: e kaltra indigo
Kafsha: pëllumbesha
Ushqimi: të brendshmet
Lulja: kameliet
Pija: lëngjet
Numri: 16


KALI
Jeni të pavarur dhe me vetëbesim, ashtu që gjithnjë keni fjalë të mira
për miq dhe të njohur. Kënaqeni duke e kaluar kohën në shoqëri. Jeni
bashkëbisedues të mirë, por vështirë i ruani fshehtësitë. Në dhënien e
këshillave dhe të propozimeve nuk e keni të vështirë që të jeni bindës,
por brenga e tepruar i fsheh dyshimet tuaja të brendshme.

Dashuria: Në jetën tuaj dashurore kurrë nuk mungojnë
tronditjet. Jeni mashtrues të lindur dhe loja me dy partnerë për ju nuk
është situatë e parëndomtë. Fatkeqësitë në dashuri për ju nuk janë të
panjohura. Edhe pse balanconi mirë, ekzistojnë situata të cilat jua
humbin drejtpeshimin dhe atëherë e humbni kontrollin mbi ngjarjet.
Vështirë qetësoheni dhe përqendroheni në një partner, por kur ia dilni
që ta mposhtni hamendjen, filloni t’i merrni seriozisht obligimet. Në
brendi ju jeni romantikë të vërtetë.

Puna: Ide për plane ose projekte biznesi keni sa të
doni. Rëndom, pa menduar shumë filloni t’i realizoni idetë, mirëpo
ekziston rreziku që entuziazmi juaj të ju rrëmbejë aq shumë sa nuk do
të vëreni asgjë rreth jush. Nëse përfundoni në diçka që nuk e keni
pritur, i lini gjërat anash dhe e filloni projektin e ri. Të menduarit
e mossuksesit ju përmbush me nervozë. Suksesi juaj fushën e biznesit
varet nga forca e përqendrimit në një problem.

Ngjyra: e kaltër e çelë
Kafsha: puma, gjeli
Ushqimi: ushqim deti
Lulja: hibiskusi
Pija: shampanja
Numri: 45


DHIA

Kalimi i pasditeve duke imagjinuar është përshkrimi i parajsës për ju!
Jeni të pasigurt në marrëdhëniet shoqërore, ndaj jeni në kërkim të
vazhdueshëm për personin që do t’ju udhëheqë. Mirëpo, natyra juaj
artistike mund të jetë autodestruktive. Në periudhat e errëta,
melankolike dhe joaktive vetvetes i shkaktoni dhimbje dhe vuajtje.
Shpesh në fund të kësaj periudhe vjen frymëzimi. Atëherë i
përkushtoheni krijimtarisë dhe ndërmerrni punë që ju sjellin suksese të
mëdha dhe famë.

Dashuria: Mbi të gjitha e vini nevojën për dashuri dhe
kujdes. Megjithatë, kurrë nuk do ta bëni hapin e parë, por në qoftë se
inkurajoheni, me sharmin tuaj i rrëmbeni shikimet dhe zemrat. Kur
thyhet akulli, shprehni sensualitet dhe përkushtim. Megjithëse
aventurat për ju nuk janë të panjohura, ju përcaktoheni për lidhje
serioze dhe stabile. Kur ju mungon dashuria, bëheni nervozë dhe
tërhiqeni në imagjinatë. Puna: Duke marrë parasysh qëndrimin e lirë ndaj jetës,
të urdhëruarit nuk përbën anën tuaj më të fortë. Puna për të cilën ju
gjakoni është ajo që ju mundëson shprehjen e kreativitetit dhe
talentit. Jeta e organizuar në mënyrë rigoroze jua krijon ndjenjën e
robërimit, ndaj për këtë edhe vështirë gjendeni me oraret. Gara në punë
ju shkakton brengë dhe stres.

Ngjyra: e gjelbra e çelë
Kafsha: mjellma, bilbili
Ushqimi: perimet e freskëta
Lulja: narcisi
Pija: pijet minerale
Numri: 36

MAJMUNI
Gjithnjë është mirë ta kesh një mik sikundër jeni ju. Do t’i
ndihmoni mikut atëherë kur ndihet keq ose kur ka probleme, ndërsa në
çdo situatë tjetër do ta bëni të . Jeni të pavarur dhe megjithëse
adhuroni shoqërimin me njerëzit, ju me kujdes i zgjidhni shoqërinë dhe
vendin e shoqërimit; shpesh në një klub nate, rrallë në ndonjë pab.
Stili juaj i jetës frymon me argëtimin, gazin dhe shoqërimet e
këndshme. Pëlqeni të udhëtoni dhe të gjurmoni vende të reja, sikundër
edhe t’i rrëfeni aventurat të cilat ju kanë ndodhur. Për shkak të
dëshirës së pashuar për të dalë, madje edhe në ditët e punës, shpesh
edhe në vende luksoze, do të mund ta harxhoni energjinë dhe ta zbrakuletën.

Dashuria: Lidhja monogamike për ju është test i
vetëbesimit, sepse nuk keni mundësi, nuk keni forcë që t’i kundërviheni
flirtimit dhe lajkatimit. Aspekti seksual i lidhjes për ju është
posaçërisht i rëndësishëm. Shprehja e dashurisë nëpërmjet shpenzimeve
të tepruara ju shqetëson, ndërsa me partnerin më me kënaqësi shkonit në
ahengje elegante. Dëshira për dominim mbi të tjerët mund t’ju bëhet
pengesë në rrugën e krijimit të marrëdhënies cilësore dhe të shëndoshë
me partnerin.

Puna: Qetësia dhe ndjenja për diplomaci ju ndihmojnë
në rrugën e realizimit të suksesit të madh në biznes. Kur i përvisheni
punës, sikundër një i hipnotizuar, e kryeni deri në detajet më të
imëta. Asgjë nuk mund t’ju ikën. Kur e përcaktoni qëllimin, bëheni
shumë të vendosur në realizimin e tij. Shtrëngatat të cilat bien në
rrethinën tuaj biznesore në njëfarë mënyrë ju anashkalojnë.

Ngjyra: e bardhë
Kafsha: pulëbardha
Ushqimi: djathërat
Lulja: zambaku
Pija: frapeja
Numri: 13
GJELI

Detyra juaj themelore është përparimi personal, ndaj kohën tuaj të lirë
ua përkushtoni leximit, mësimit ose kurseve. Interesoheni shumë për
dukjen tuaj, ashtu që vizitat në sallat e fitnesit, sallonet e
kozmetikës dhe qendrat sportive për ju janë diçka e rëndomtë.
Marrëdhëniet me të afërmit janë harmonike dhe pa shpërthime të
emocioneve. Jeni shumë të përkushtuar ndaj familjes, jeni prindër të
shkëlqyeshëm. Me ju është vështirë të biesh në konflikt. Mirëpo, kur ju
hidhërojnë, rreth jush fluturojnë shigjetat e helmuara.

Dashuria: Në kërkim të shpirtit binjak i përdorni të
gjitha marifetet e joshjes. Në dashuri jeni të përkushtuar dhe besnikë,
gjë që e kërkoni edhe nga partneri. Sinqeriteti dhe besnikëria janë
shumë të rëndësishme. Rreziku potencial fshihet në posesivitetin tuaj
dhe mosgatishmërinë për kompromise, e cila partnerin tuaj mund ta
largojë nga ju.

Puna: Shkathtësia e diskutimit dhe bindjes së të
tjerëve mund t’ju sjellin edhe avancime, madje edhe deri te posti i
drejtorit. Ia dilni mbanë me sukses në punën ekipore, veçanërisht kur
ia dilni që t’i përmbani krenarinë e dëshirën që haptas t’ua thoni të
gjithëve atë që mendoni. Para se t’i bëni vërejtje bashkëpunëtorit,
mendoni për qasje diplomatike. Keni aftësi të madhe të mbajtjes mend
dhe të të mësuarit, ndaj situatën shpejt ia përshtatni vetes.Ngjyra: e kuqe e mbyllët
Kafsha: dreri, impala
Ushqimi: skara
Lulja: krizantema
Pija: lëngu i mollës
Numri: 46


QENI
Kryesisht jeni të tërhequr dhe me kënaqësi zgjidhni shoqëri të vogël në
të cilën i përkushtoheni bashkëbiseduesit me një kujdes të veçantë.
Jeni të këndshëm për shoqëri derisa keni vullnet të mirë, mirëpo kur
ndokush ju hidhëron bëheni cinikë. Brengoseni për gjithçka, kurse në
rastet kur harroni të bëni ndonjë gjë bëheni nervozë dhe zemërakë. Jeni
besnikë në miqësi, të gatshëm që gjithnjë të viheni në shërbim.

Dashuria: Në dashuri jeni të lidhur, mirëpo,
megjithatë, vështirë e gjeni partnerin ideal. Nuk shprehni besim lehtë
dhe nevojitet më shumë kohë për t’ju njohur. Mirëpo, kur e mposhtni
frikën fillestare, bëheni të sinqertë, të ngrohtë dhe të këndshëm. Në
marrëdhëniet me partnerit jeni tepër të kujdesshëm, ndërsa partnerin
tuaj ndonjëherë e lodhni së tepërmi me këtë. Do të duhej të tregonit më
pak kujdes, por edhe heqja dorë nga standardet tuaja të larta, për
shkak të së cilës ndonjëherë e humbni personin e dashur, nuk duhet të
merret parasysh. Puna: Për shkak të themelësisë së lindur mund të
bëheni të suksesshëm pothuajse në çdo punë që filloni. Jeni këmbëngulës
dhe të shtruar në punë, ashtu që nuk e njihni fjalën "e pamundur”.
Kolegët ju vlerësojnë dhe ju respektojnë për shkak të punës suaj dhe
përkushtimit që keni për të. Mosgatishmëria për ta marrë barrën e
rrezikut, në kombinim me panikun, ju frenon.

Ngjyra: vjollce
Kafsha: delja
Ushqimi: ëmbëlsirat
Lulja: tulipani
Pija: kafeja e fortë
Numri: 27

DERRI
Meqenëse për ju familja do të thotë shumë, energji të shumta angazhoni
për edukimin e fëmijëve dhe për kultivimin e lidhjeve familjare.
Megjithëse e keni një rreth të gjerë të miqve dhe të të njohurve, vetëm
disa prej tyre kanë qasje në jetën tuaj emocionale. Keni dëshirë t’u
lini hapësirë të mjaftueshme privatësisë suaj dhe përjetimeve të vogla,
që janë të rezervuar për persona shumë të dashur. Jeni shumë të
ndjeshëm dhe paksa me prirje ëndërrimtare, por, megjithatë, në çdo
situatë, e vëreni botën përreth jush dhe ngjarjet e saj. Dashuria: Nga partneri kërkoni standarde të larta
morale, pikërisht të tilla sikundër i keni edhe ju. Jeni të hapur dhe
të kthjellët, ashtu që nuk ngurroni ta kërkoni atë që dëshironi. Ju
përgjigjet partneri me vetëbesim dhe intelekt të lartë. Kënaqeni në
bisedat dhe diskutimet provokuese. Të dashurit tuaj do të mund t’jua
shihnin për të madhe kryeneçësinë dhe mosgatishmërinë për kompromise.
Nëse dëshironi të kënaqeni në dashuri, duhet të jeni të gatshëm për
kompromise të vogla dhe zgjidhje të përbashkëta.

Puna: Jeni persona ambiciozë, por e keni shumë të
vështirë që ta ndani jetën private nga ajo e punës. Megjithëse frenat e
jetës familjare dhe të biznesit i mbani mirë në duar, gjërat nganjëherë
ju dalin nga kontrolli. Jo rrallëherë ju ngjet që të ndodheni në
situatën kur njëkohësisht i bëni edhe disa punë! Mundësi të mëdha për
fitime gjeni në gjuhët e huaja, drejtësi dhe në muzikë.

Ngjyra: e purpurta
Kafsha: balena, luani i detit
Ushqimi: ëmbëlsirat
Lulja: luledielli
Pija: pije nga xhumbiri
Numri: 14

mirë në biznes dhe shpesh i shpëtoni punët tuaja që kanë marrë
tatëpjetën. Jeni të paracaktuar për arritjen e sukseseve të mëdha në
financa dhe në veprimtaritë juridike. Gjithnjë dëshironi të jeni në
rrjedhë të ngjarjeve, kështu që edhe gazetaria ju shkon për dore. Vija
ndërmarrëse e personalitetit mund t'ju çojë deri te një pasuri e madhe.


Ngjyra: e verdha
Kafsha: derri i egër
Ushqimi: orizi
Lulja: zambaku
Pija: birra
Numri: 11


BUALLI
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi