Të turpshmit, gjestet i ndihmojnë të dalin nga situatat
2 posters
Faqja 1 e 1
Të turpshmit, gjestet i ndihmojnë të dalin nga situatat
Tashmë nuk ekziston më bindja që “të flasësh me duar” është një gjest
i paedukatë, të cilin e përdor një injorant që është i paaftë të
shprehet pa përdorimin e tyre. Ato janë shumë të nevojshme, madje bëjnë
diferencën, sidomos te personat e turpshëm.
Dihet që turpi
është një kompleks, prej të cilit vuajnë shumë persona. Papritur fytyra
merr një skuqje që nuk është e zakonshme, duart dridhen dhe fjalët
ngatërrohen nëse je përpara një situate të sikletshme. Këta persona e
kanë shumë të vështirë të thonë atë çka “mbajnë” brenda tyre dhe shpesh
kjo i bën të ndihen më inferiorë në krahasim me të tjerët. Por
shkencëtarët kanë menduar edhe për të lehtësuar disi simptomat e tyre.
Ata mendojnë se gjestet i ndihmojnë të turpshmit të zvogëlojnë deri diku
kompleksin e tyre përveçse i ndihmon të mendojnë më mirë, të
përqendrohen dhe të fiksojnë në kujtesë koncepte të rëndësishme. Kur
përdor gjestet gjatë të folurit, ndërsa studion, flet, arrin rezultate
më të mira. Këtë e konfirmojnë studimet e reja që vijnë nga Shtetet e
Bashkuara. Një orator i mirë në praktikë, duhet të shmangë përdorimin e
tepërt të duarve. Në fakt, gjestet janë shumë të rëndësishme për të
transmetuar mendime dhe njohje. Frazat të cilat kujtohen më shumë janë
ato që shoqërohen nga gjestet domethënëse. Gjestet nuk përdoren vetëm
për t’u kuptuar më mirë, por edhe për të ndihmuar veten kur shpjegojmë
koncepte të vështira, ose kur kujtesa është nën presion.
Tashmë
nuk ekziston më bindja që “të flasësh me duar” është një gjest i
paedukatë, të cilin e përdor një injorant që është i paaftë të shprehet
pa përdorimin e tyre. Gjestet janë shumë të nevojshme, madje bëjnë
diferencën. Kjo është vërtetuar nga një studim shkencor që 70-80 për
qind e informacionit, trurit i vjen përmes syve, përmes asaj që shohim.
Pra, kjo tregon se gjestet janë komponent i rëndësishëm i komunikimit.
Instinkti
që na nxit të bëjmë gjeste është ndër më të fortët: me gjeste bëjnë
edhe personat të cilët flasin në telefon, fëmijët e vegjël, të verbrit
kur falsin me të verbrit e tjerë.
Edhe liderët politikë përdorin
gjestet kur flasin. Presidenti amerikan, Barak Obama, nuk i lë asgjë
rastësisë: të gjitha lëvizjet e tij oratore janë të studiuara në
tavolinë. Gjestet e tij, zakonisht nga lart-poshtë, u ngjajnë shpesh
atyre të një aktori. Sarkozi është Presidenti që e lë veten të tërhiqet
nga gjestet më shumë se nga çdo emocion tjetër, prek shpesh hundën, tund
krahët, nuk ka frikë të duket më shumë latin dhe mesdhetar sesa një
italian ose spanjoll. Berluskoni është shpesh popullor dhe përpiqet të
bëjë sa më shumë gjeste, ndërsa kolegu i tij, Zapatero, bën pjesë te
kategoria mesatare: gjestet e tij janë të matura dhe konvencionale.
Liderët më të kontrolluar janë Kryeministri britanik, Gordon Braun, që
shpesh i dridhet dora e djathtë kur është në vështirësi, dhe Kancelarja
Angela Merkel, oratore shumë e zonja, e cila përdor gjeste klasike dhe
asnjëherë konvulsive, është gjithmonë aq e kujdesshme saqë duket sikur i
ka duart e lidhura.
Antropologu Demond Morris, thotë se duart
janë për njerëzit, ndërsa shkopi është për dirigjentin e orkestrës.
Gjithashtu, ai pohon se gjuha jo verbale përbën 55 për qind të
komunikimit, kështu që ia vlen të kënaqësh instinktin dhe ta lësh
trupin, sidomos duart, të flasin për ne, ose me ne.
Këto kohë në
kanalin televiziv “Fox”, është transmetuar telefilmi “Lie to me”, i cili
tregon hetimet e një ish-agjenti të policisë, zbulues i pagabueshëm i
gënjeshtrave dhe mashtrimeve: sekreti është të dish të interpretosh dhe
të njohësh gjuhën e duarve, që shpesh këto të fundit tregojnë padashur
gënjeshtra dhe retiçencë.
Sipas një studimi shkencor të
Universitetit të Pitsburgut dhe Universitetit të Çikagos, përdorimi i
gjesteve ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillim njohës. Studimit iu
nënshtruan shumë fëmijë amerikanë dhe europianë. U vërtetua se në të
dyja kulturat, fëmijët që përdorin gjestet kanë lehtësi më të madhe në
mësime dhe në zhvillimin e gjuhës në përgjithësi.
Një studim
tjetër i Universitetit të Çikagos demaskon stereotipin i cili thotë se
ata që flasin me duar janë personat të cilët vijnë nga një shtresë e
ulët shoqërore. Studiuesit kanë monitoruar 50 familje me fëmijë të cilët
nuk kishin shumë kohë që kishin mbushur një vjeç; të vegjlit e shtresës
së lartë shoqërore kanë përdorur më shumë gjeste se të tjerët. Gjatë
një ore e gjysmë kanë shprehur 24 gjeste domethënëse më shumë se 13 të
shprehurat nga fëmijët e familjeve të varfra.
Pra, gjestet nuk të
ndihmojnë vetëm të shprehesh më mirë, por edhe të mësosh, të gjesh më
shumë hapësirë në kujtesë për të fituar njohuri dhe aftësi të reja. Këtë
e konfirmon edhe studimi i një psikologeje, i publikuar në revistën
“Science”: janë analizuar dy grupe fëmijësh në shkollë fillore, të cilët
duhej të zgjidhin disa ushtrime matematike. Fëmijëve të grupit të parë
iu kërkua të përdornin gjestet, ndërsa të tjerëve të flisnin duke i
mbajtur duart e lidhura. Të parët i zgjidhën problemat e tyre më lehtë
se fëmijët e grupit të dytë.
shqip.

Re: Të turpshmit, gjestet i ndihmojnë të dalin nga situatat
hall me qen i turpshem e hall me mos qen...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Çamçakëzët ndihmojnë në mbajtjen mend
» Rrjetet sociale, si na ndihmojne te permiresohemi
» Ushqimet qe ju ndihmojne te dobesoheni ne vjeshte
» Perimet qe ndihmojne te humbni peshe
» Disa bimë që ndihmojnë për një frymëmarrje të freskët

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|