Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si jane bere martesat dikur? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si jane bere martesat dikur? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si jane bere martesat dikur?

5 posters

Shko poshtë

Si jane bere martesat dikur? Empty Si jane bere martesat dikur?

Mesazh nga Emona Wed 25 Jul 2012 - 2:03

Po të kisha jetuar si tash, nuk do i kisha gjithë këto rrudha”

Si janë bërë fejesat dhe martesat dikur dhe a e kanë parë të fejuarin vajzat para se të martoheshin? Ç’raporte kanë pasur çiftet ndërmjet veti dhe me familjarët e burrit në vitet e 60-ta e me parë?

Për këto dhe të tjera, personazh i këtij shkrimi është plaka hallë Fata, 90 – vjeçare, nga Polaci i Drenicës...

Hallë Feta qëndronte e ulur në mesin e nipave dhe mbesave të saj, afër zjarrit, ku ndizeshin drutë pa ndalur. Rrudhat e qëndisura në fytyrë, ishin dëshmi e vuajtjeve dhe përkushtimit të saj gjatë jetës kushtuar të tjerëve, duke harruar se jetën duhej jetuar edhe për vete. Qëndronte në mesin e nipave dhe nuseve, që me kujdes dhe përkushtim përcillnin çdo fjalë të saj, kurse shtëllungat e tymit të duhanit ia mbulonin fytyrën herë-herë. Hallë Fata është në prag të 90 – tave dhe tani jeton në fshatin Polac të Drenicës. Ishte pak vështirë t’i drejtohesh me pyetjet që më interesonin, megjithatë e bëra atë.

Në pyetjet: Si ishte martuar? A e kishte parë burrin para martese? Çfarë raportesh kishin në martesë? Dhe të tjera të ngjashme, nga ajo morëm këto përgjigje:

“Eh, moj bijë, tash është ndryshe. Le që ndryshuan kohët, por ndryshuan edhe njerëzit! Tash nuk keni turp. Në kohën kur ka ardhur mësiti për të më kërkuar për t’më fejuar, dy javë nuk kam fjet, madje as që kam dal në oborr për të më parë fqinjët, sepse më vinte turp të më shihnin. Nga ajo ditë nuk kam menduar gjë tjetër, pos parafytyrimin e burrit tim të ardhshëm. Nuk dija gjë për të, pos emrit të fshatit ku do shkoja nuse, në Prellofc. Ditët kalonin shpejt, andaj duhej punuar pajën, gjë që nuk bëhej edhe aq lehtë, punonim me vek dhe bënim jana, qilima, sexhade, pëlhurë për këmisha...”.



Koha kur u bëra nuse



“Kur erdhi koha të bëhesha nuse, filloi kanagjegji. Të shtunën në mbrëmje u tubuan shoqet e mija dhe këndonin këngë përmallimi, që më bënin të qaja, për faktin se nuk do të jem më kurrë në shtëpinë dhe vendin e lindjes si më parë, por vetëm si mysafir. Këndonin këto vargje:

Kaj oj Fatë në dërrasë të vekut

Ty të ka lanë loja e Shëngjergjit

Për Shëngjergj ne, vajzat e asaj kohe, dilnim tok e mblidhnim lule, shelgje dhe me to zbukuronim shtëpinë.

Kur shkova në shtëpinë e burrit (Sejdiut), shikimin duhej mbajtur poshtë, vetëm sa për të shikuar rrugën. Dhëndri ishte zakon të fshihej në oborr dhe të shikoj nusen i pari se, përndryshe, thoshin nusja do ia merrte shëndetin. Pasi kryheshin ceremonitë e nuses jashtë, shtrohej buka. Në mbrëmje vinte momenti kur dhëndri duhej të hyj te nusja. Për të hyrë në dhomën ku ndodhej nusja, ai përcillej nga një grup të rinjsh, të afërm të dhëndrit, të cilët bënin shaka të ndryshme me të dhe para se të hynte në dhomë fillonin grushtimet, goditjet me shuplaka...

Ato çaste nuk harrohen, sepse nuk e di se me ç’njeri do e kaloje natën e parë të martesës, por edhe jetën. Ishte çasti kur hiqeshin dilemat dhe po mbaronin torturat që i bëja vetes vazhdimisht se si do të dukej ai. Të pëlqeu apo jo, me atë natë përfundonte gjithçka. Mua më pat përcjell një fat i mirë, sepse im burrë ishte i gjatë, i hijshëm, punonte në administratën komunale...”.



Po të kisha jetuar si ju, nuk do dija ç’është plakja



“Ju, moj bijë, po jetoni krejt ndryshe. Po të kisha jetuar si ju, tash, nuk do i kisha në fytyrë gjithë këto rrudha. Kur dilja nga dhoma ime, ishte zakon që me burrë të mos flitej kurrë, nuk duhej ulur afër tij, të bisedosh me të, apo ta thërrasësh në emër. Atëherë burrat hanin bukë në odë, ndërsa gratë dhe fëmijët hanin në dhomën ku përgatitej ushqimi. Nusja duhej shkuar në odë për t’ua mbajtur legenin burrave për pastrimin e duarve. Përjashtohej burri i nuses, sepse atij duhej qitur dikush tjetër me i pastruar duart se, sipas zakonit, ishte turp me i qit nusja.

Më kujtohet një rast në fqinjësi. Nusja quhej Syleme, kurse burri Hetem. Fëmijët e kishin dëgjuar nusen duke e thirrur Hetemin në emër dhe pastaj gjithë fëmijët e lagjes e thërrisnin Hetem.

Kur vinte koha që nusja të shkonte në familjen e vet, ajo nuk shkonte me burrë në familje, por me vjehrrin, kunatin apo dikë tjetër të gjinisë mashkullore.

Dy javë pas martese dhëndri ka shkuar në shtëpinë e nuses, i shoqëruar nga një grup burrash të familjes. Ngrënin drekë të përgatitur në mënyrë tradicionale nga familjarët e nuses dhe pastaj janë kthyer së bashku me nusen. Pas kësaj më dhëndri nuk ka shkuar në familje të nuses së paku një vit a më shumë.

Dhe, në kohën kur nusja bëhej me fëmijë, burri nuk i ofrohej fëmijës së tij në praninë e familjarëve të tij.



Edhe kitë kur hynin në oborr, duhej ngritur në këmbë!



Zakon i rëndë për nusen ishte edhe të qëndruarit në këmbë. Ajo sa herë ka hyrë dhe ka dalë dikush nga dera është dashur të ngrihej në këmbë. Edhe kitë kur hynin në oborr, duhej ngritur në këmbë! E, kur burrat ktheheshin në mbrëmje në shtëpi nga punët në fushë, nusja ishte ajo që ua pastronte këmbët!”, tha hallë Fata për kohën kur ajo ishte bërë nuse.



Për fund



Hallë Fata, edhe pse ka qenë protagonist i një jete të rëndë dhe gati të papërballueshme, ajo nuk i kritikon tash nuset e reja, të cilat bëjnë jetë krejt ndryshe, por apelon te të rejat të bëhen më të respektuara ndaj të moshuarave dhe të vlerësojnë atë që të vjetrit kanë hequr për t’i rritur dhe edukuar ato.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si jane bere martesat dikur? Empty Re: Si jane bere martesat dikur?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 25 Jul 2012 - 10:39

O kur me tregonte gjyshja ime keto lloj historish dikur, u habitesha edhe u kenaqesha ne te njejten kohe, e me thojke kur dalesha atehere me te fejuarin tim qe e kam burr sot[You must be registered and logged in to see this image.] , "paj del nano del vec mos u vono shume e ruje veten, po po qebesa per ju ish pa kan kjo jete"[You must be registered and logged in to see this image.] ..

Me vertete ka ndryshu shume koha, si ka qene e si eshte sot, pak kush po martohet..sa keq.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si jane bere martesat dikur? Empty Re: Si jane bere martesat dikur?

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Aug 2012 - 20:55

kur mrtregon nendaja un nis e qeshi;ajo mthot moj bij do tshof nena kur tdalsh nuse ti;ah nene ndryshe ather ndryshe tani;ka pas lezet kur u merrta nusja me kal,ndersa sot e marrin me lloj-lloj makine...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si jane bere martesat dikur? Empty Re: Si jane bere martesat dikur?

Mesazh nga WebMaster Sun 6 Jan 2013 - 12:40

Martesat sot kan ndryshuar dikur kishte me shum buzeqeshje boshe me shum qef se sot .ishin traditat e tilla qe ishin shum interesante dikur tani kan humbur.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si jane bere martesat dikur? Empty Re: Si jane bere martesat dikur?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sun 6 Jan 2013 - 23:27

Kane pas lezetin e vet martesat e ateherit, e kane edhe keto te sodit, por disi lehte heqin dore nga to per problemin edhe me te vogel..
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si jane bere martesat dikur? Empty Re: Si jane bere martesat dikur?

Mesazh nga Bukurosh-Djal Mon 7 Jan 2013 - 1:15

Mamir jan ber dikur se sa sot,e dini pse sepse ne ate koh ka pasur lezet qdo sen,se pika 1 sjan pa perdit si sot,naj leter ju ka ardh apo sju ka ardh dhe at me pllum ja kan qu duke ja lidhur en kam hahahahahahahahaha,e sot te ha dreci perdit tujuj pa pi del fala dhe marteses,per at pi bajn ka 2 e 3 gra ,se spo ju doket e mir ajo qe kan pas,e kohen e ktyneherit mendoj se ka pas dashuri si ne kohen e ROMEO&XHULIETA dhe i kan rujt si syt ne ball,, e sot qfar,ja te dojn per letra,ja per lek,ja pasuri,ja luksin
Bukurosh-Djal
Bukurosh-Djal
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Frankfurt.am.Main
Postime Postime : 3611
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : ''Nese ke vendos me u nda nese kurr me s'don mem pa, Ti me trego mos me mundo,Mos loto nese ke vendos me shku ska rendesi veq knaqu ti Dashuri ''Te dua perjet''

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si jane bere martesat dikur? Empty Re: Si jane bere martesat dikur?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi