Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit

2 posters

Shko poshtë

Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit Empty Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit

Mesazh nga WebMaster Sun 29 Jul 2012 - 23:02

Kalimtarët pranë spitalit të Vlorës janë habitur kur kanë dëgjuar të
qarat e një foshnje, ndërkohë që me sy nuk e shihnin gjëkundi.

Duke kontrolluar në zonë, ata kanë gjetur në kazanët e plehrave foshnjën
e sapolindur dhe menjëherë e kanë dërguar në spital, ndërkohë që
sanitaret kanë njoftuar shërbimet e policisë, e cila ka nisur hetimet.


Sipas informacioneve policore, foshnja e seksit femër është gjetur
paraditen e djeshme në lagjen “Karabash” dhe fatmirësisht ka qenë
gjallë. Menjëherë, ajo u është dhënë sanitareve, të cilat e kanë çuar në
maternitetin e qytetit. Mendohet se foshnja mund të jetë lënë aty në
mëngjes, pasi ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Punonjësit e
maternitetit kanë nisur menjëherë verifikimin e regjistrave të lindjeve
për të parë se kujt i përket foshnja, ndërkohë që më vonë janë njoftuar
edhe shërbimet e policisë. Sipas të dhënave, regjistrat e lindjeve të
fundit janë kontrolluar të gjithë, me qëllim identifikimin e prindërve
të saj, por që deri në orët e vona nuk ka pasur një konfirmim zyrtar për
gjetjen e tyre. Burimet policore nga qyteti bregdetar bënë të ditur se
tashmë do të kontaktohet me të gjitha familjet që kanë lindur ditët e
fundit, pasi foshnja është disaditëshe, për të kontrolluar se kujt i
përket dhe më pas të ndiqen hapat e tjerë ligjorë ndaj prindërve për
braktisjen e saj. Rasti i rëndë mësohet se është vlerësuar nga policia
dhe kanë nisur kërkimet, por që familjet e shtuara me fëmijë këto ditë
banojnë në zona të ndryshme të Vlorës.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë edhe fryt i
ndonjë lidhjeje jashtëmartesore dhe se mund të jetë lindur jashtë
maternitetit e më pas është braktisur nga familja përkatëse. Por, të
gjitha këto pritet të konfirmohen pas përfundimit të hetimeve. Braktisja
e fëmijëve të mitur parashikohet edhe nga Kodi Penal. Sipas nenit 124,
në kapitullin për veprat penale kundër fëmijëve, deklarohet se braktisja
e fëmijëve nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i
detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre
vjet. Por ky rast, sipas të dhënave zyrtare të policisë, mund të
klasifikohet edhe si vrasje e foshnjës e mbetur në tentativë, sipas
nenit 81 të Kodit Penal, që përbën kundërvajtje penale dhe dënohet deri
në dy vjet burg. Pas gjetjes së prindërve, do të jetë organi i
prokurorisë ai që do të vendosë se çfarë masash do të marrë për
braktisjen e foshnjës së djeshme.

/reagimi.com/
Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit 16924d1343639128-foshnje-e-gjalle-ne-plehrat-e-spitalit-plehra1-e1343138255594
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit Empty Re: Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit

Mesazh nga Anakonda Sun 5 Aug 2012 - 21:30

e tmerrshme;cfare masakre sa keq per femijen e gjore..
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi