Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Po Shqipëria? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Po Shqipëria? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Po Shqipëria?

2 posters

Shko poshtë

Po Shqipëria? Empty Po Shqipëria?

Mesazh nga WebMaster Wed 8 Aug 2012 - 20:55

Kriza financiare, pas SHBA-ve, i dha një tronditje jo të vogël shumicës
së vendeve të BE-së. Në rresht të parë të saj ishte Britania e Madhe.
Veçse, pas valës së parë «amerikane», kriza e mëtejshme në Europë,
veçanërisht në eurozonë, mori pamjen e një krize borxhi publik.
Shembulli më i dhimbshëm është ai i Greqisë, por nuk mbeten prapa vende
të tjera, anëtare të eurozonës, si: Spanja, Italia, Portugalia etj.

Një
Europë e tillë me krizë borxhesh në gjirin e saj, të shprehur dhe te
tronditja e euros, nuk duket e stabilizuar si më parë. Bile, recesioni
në mjaft vende europiane e ka degraduar jo pak imazhin e saj si fuqi
ekonomike. Edhe opinioni i qytetarëve europianë nuk është si më parë:
pozitiv e optimist. Kështu, ndërsa në vitin 2007, imazhin pozitiv për
BE-në dhe eurozonën e kishin afro 52% e qytetarëve, kjo përqindje ka
arritur sot në kuota minimale (afro 30%). Eurozona shihet, pra, si një
yll në rënie; edhe vetë euroja nuk i ka më ato garanci të mëparshme.

Por,
BE-ja, si një bashkim vendesh me rregulla e kritere të përcaktuara, në
këto kushte, nuk mund të përjetojë një dobësi ose të keqe tjetër, sa
ngjitëse, po aq të rrezikshme. Konkretisht, bëhet fjalë për mosrespektim
standardesh demokratike në disa vende anëtare, për një regres të
demokracisë dhe të parametrave demokratike në gjirin e tyre. Por, në
thelbin e vet, cenimi i këtyre standardeve dëmton themelin e ndërtimit
demokratik të këtij bashkimi. Në fakt, pas disa luhatjeve të mëparshme
brenda orientimeve politike radikale në disa vende perëndimore (Austri,
Francë, Itali etj.), ajo që po bëhet shqetësuese sot është prirja për
autokratizëm në disa shtete anëtare – ish-vende të kampit socialist…

Rasti hungarez

Historia
filloi dy vite më parë në Hungari, me ardhjen në qeverisje të forcave
konservatore të Viktor Orbanit. Kështu, përplasja midis qeverisë
hungareze me institucionet e BE-së nisi që në vitin 2010, pas adoptimit
të ligjit të përfolur mbi median. Edhe pse z. Orban i ka premtuar më se
një herë Brukselit për respektimin e standardeve të BE-së, brenda vendit
ai përdor një ton krejt tjetër. Bile, në jo pak raste, ai e akuzon
Komisionin Europian për trajtimin e Hungarisë si në kohën e udhëheqjes
sovjetike. Nuk mungojnë deklaratat pompoze për angazhimin e plotë të
qeverisë së tij për të luftuar për lirinë e Hungarisë, për të mos lejuar
shndërrimin e saj në një koloni.

Megjithatë, në një takim të
fundit, z. Orban e garantoi Presidentin e Komisionit Europian, Barroso,
se ai (!) do t’i amendonte ligjet për të cilat BE ishte kundër. Aty,
tepër të rëndësishëm janë sidomos ligji mbi pavarësinë e Bankës
Kombëtare apo ato të lidhura me sistemin e drejtësisë. Me sa duket, z.
Orban po kërkon të fitojë kohë. Ai, në thelb, po detyrohet t’i bëjë këto
lëshime për të përfituar borxhin prej 20 miliardë eurosh nga FMN-ja,
për të cilin ka shumë nevojë! Madje, nuk është e rastit që z. Orban, pas
kthimit në Hungari prej BE-së, të përmbledhë gjithçka me fjalët: “Ne
nuk mund të heqim dorë nga të gjitha, as do të kthehemi prapa për çdo
gjë, as do të amendojmë gjithçka”.

Me retorikën e tij
“luftarake”, Kryeministri hungarez e ka izoluar Hungarinë brenda BE-së.
Ai e ka ndarë keqas edhe botën publike e politike në Hungari. Aty,
marrëdhëniet midis qeverisë dhe opozitës janë mjaft të ndera, saqë dhe
zgjedhja e Presidentit (pas dorëheqjes se Pal Schmitit) u kthye në një
formalitet qeveritar. Për më tepër, me këtë zgjedhje të re të
Presidentit “proorban” mundësia e kontrollit apo e vetos presidenciale
është bërë praktikisht zero si mbi ligjet, ashtu dhe mbi Kushtetutën e
re. Një problem tjetër është paketa për “pastrimin e financave” dhe
stimulimin ekonomik, për futjen e disa taksave të veçanta, përfshirë dhe
një taksë mbi transaksionet financiare nëpërmjet bankave e thirrjeve
celulare.

Për të fuqizuar më tej pushtetin personal, z. Orbani ka
zhvilluar (në fakt, aplikuar) edhe konceptin e një qeverie të fortë,
ndërhyrëse deri komanduese në çdo fushë veprimi, nëpërmjet konfliktit e
forcës, deri kundër vullnetit të lojtarëve të tjerë në shoqëri. Kjo e ka
bërë më të dukshme përmbajtjen autokratike të qeverisjes së tij. Në
kuadër të masave radikale futet dhe politika sociale, shoqëruar me
veprime konkrete antisociale. Mjaft agresive kanë qenë disa politika të
veçanta si ajo e pensioneve (me nacionalizimin e fondit privat të
pensioneve), futja e taksave speciale mbi kompanitë e mëdha të huaja (që
tronditi jo pak besueshmërinë e investitorëve), largimi i FMN-së në
verë të vitit 2010 etj.

Rasti rumun

Po aq problematike
rezulton sot edhe Rumania. I vetmi ndryshim është se në Bukuresht nuk
është në pushtet e djathta, si në Budapest, por është e majta rumune. Në
fakt, qeveria socialiste e Kryeministrit Viktor Ponta, në rastin e
shkarkimit të Presidentit, ka kryer praktikisht një «grusht legal
shteti», pavarësisht «veshjes» juridike të propaganduar dhe të sajuar
nga mbështetësit dhe miqtë e z. Ponta. Me pak fjalë, «peizazhi» rumun
është i ngjashëm me atë hungarez. Edhe në Rumani po konstatohet një
kundërvënie ndaj parimeve të BE-së, deri duke cenuar thelbin e modelit
europian, të standardeve dhe praktikave demokratike. Siç u theksua pak
më sipër, një hap më se evident ishte ai i 6 korrikut me shkarkimin e
Presidentit të qendrës së djathtë, Traian Basescu, prej shumicës së
qendrës së majtë. Për konfirmimin e saj do të organizohet referendumi
popullor më 29 korrik 2012. (Në fakt, Presidenti Basescu, si partizan i
një politike të ashpër ekonomike, e humbi popullaritetin e tij,
megjithatë, në vend që të pritej fundi i mandatit të tij më 2014-n,
kundër tij u montua një proces politik shkarkimi!). Dhe e gjitha kjo kur
Europa e Bashkuar i ka të shenjta parimet demokratike, respektimin e
ligjeve dhe të standardeve të Kopenhagës. Parë me këtë sy, rasti rumun,
ashtu si dhe ai hungarez, dëshmon qartë se zgjerimi i BE-së jo gjithmonë
ka qenë i menduar, i argumentuar apo i përgatitur mirë.

Njëlloj
si në rastin hungarez, pas shkarkimit të z. Basescu, Presidenti i
përkohshëm, liberali Crin Antonescu (miku i z. Ponta) iu «turr» ashpër
Presidentit të Komisionit Europian, Barroso, kur ky i fundit u kërkoi
autoriteteve të reja rumune që të respektonin ligjin dhe shtetin e së
drejtës. Madje, si President i Rumanisë, ai «sqaroi» me arrogancë se
merrte urdhra e këshilla vetëm nga Parlamenti rumun e populli rumun.
Bile, duke harruar se Rumania, si anëtare e BE-së e ka deleguar një
pjesë të sovranitetit të saj tek institucionet dhe autoritetet
europiane!…

Po ashtu, z. Ponta dhe ekipi i tij, brenda një
periudhe të shkurtër kohe, është angazhuar në një sulm frontal kundër
pushteteve të tjera, sidomos atyre të Drejtësisë. Qëllimi i vetëm mbetet
akumulimi (autokratik) i pushtetit në Rumani. Konkretisht, janë
reduktuar fuqitë e Gjykatës Kushtetuese; janë kërcënuar gjykatësit e
pavarur; është pakësuar potenciali ndërhyrës në veprimet e Avokatit të
Popullit (sidomos ndaj akteve normative të qeverisë dhe dërgimit të tyre
në Gjykatën Kushtetuese); janë zëvendësuar të gjithë kryetarët e
mëparshëm të komisioneve parlamentare me besnikët e qeverisë (partisë)
etj. Në shumë vende europiane (perëndimore) praktika të tilla janë të
papranueshme.

Por, ato janë të papranueshme edhe sipas
traktateve bazë europiane. Prandaj Brukseli është tepër i preokupuar me
atë që po ndodh në Rumani, sidomos me këtë akumulim e instrumentalizim
institucional të kohëve të fundit. Aq më tepër që, nën drejtimin e z.
Ponta, shumica parlamentare ka prekur Kushtetutën pa respektuar
minimumet e standardeve të një vendi anëtar të BE-së. Është e vërtetë që
Europa është një treg i madh dhe se aty është forca e saj; por,
demokracia brenda saj qëndron mbi këtë treg të përbashkët. Prekja e
kësaj demokracie prek vetë këtë treg. Në këtë kuptim, tolerimi i
praktikave të tilla si ato të dy Viktorëve, është një goditje jo e vogël
në zemër të këtij bashkimi. Kjo gjë nuk duhet gëlltitur; nuk duhet
lejuar!…

Po rasti shqiptar?

Edhe në Shqipëri, për
ndjekësin e kujdesshëm të ngjarjeve lexohen mjaft ngjarje e veprime me
natyrë jodemokratike, përqendrime autokratike ose akumulime pushteti, të
afërta me ato të dy rasteve të para. Jo rrallë të shoqëruara edhe me
një shurdhim, verbim e «bekim» ndërkombëtar! Pa lënë mënjane, kohët e
fundit, dhe «trojkën» për çështje të tilla serioze si ajo e ndryshimeve
kushtetuese. Në fakt, politika, me përpjekjen e fundit për një ndryshim
tjetër të dokumentit themeltar shqiptar po e shndërron atë në pjesë të
lojës për pushtet, nga njëra anë apo një kartë (letër) pa vlerë (edhe
sipas vlerësimit të Forumit Civil), nga ana tjetër! Gjëra që as mund të
imagjinohen kurrë në vendet përkatëse të përfaqësuesve të kësaj trojke,
aq më pak për ata vetë!

Gjithashtu, ndryshimet në Kushtetutë,
ndryshe nga miratimi i saj me referendum popullor, deri tani janë
realizuar thjesht me marrëveshje midis krerësh politikë, për t’u
miratuar menjëherë me votë të komanduar parlamentare. Të tilla ishin
ndryshimet numerike për KQZ-në (ende si institucion kushtetues), para
zgjedhjeve vendore të vitit 2007 (me një ndryshim të formulës e numrit –
nga 7 në 9 anëtarë); ndryshimet thelbësore të vitit 2008 që cenuan
rëndë kolonat kryesore të ndarjes së pushteteve dhe kontroll-balancimit
të tyre. Bile, edhe në atë kohë, me gjithë pazarin joparimor politik,
grevën e urisë në Kuvend apo peticionin qytetar për moszhvillimin e
referendumit popullor mbi këto ndryshime, vetë këto amendamente
zhbalancuese u përshëndetën (gabimisht!) nga disa përfaqësues
ndërkombëtarë. Njëlloj, me një procedurë të thjeshtë parlamentare, po
gatuhet këtë verë të nxehtë një ndryshim i ri kushtetues, përsëri i
mangët, tërësisht pjesor, thjesht për interesa politike dhe pushteti,
por aspak për mirëqeverisje demokratike dhe të ndershme! Për fat të keq,
sipas shenjave, përsëri me nxitje e «bekim» të gabuar!…

Në fakt,
vitet e fundit është dobësuar keqas roli kontrollues – ekuilibrues i
kryetarit të shtetit, krahas zgjedhjes së tij me shumicë të thjeshtë, si
në rastin e fundit. Është fyer ky institucion, paralelisht me atë të
prokurorit të Përgjithshëm, deri duke mos ekzekutuar urdhrat e këtij të
fundit. Janë lënë pa miratim apo janë hedhur poshtë apriori dekrete të
Presidentit të Republikës. E kështu me radhë. Pa e vazhduar «historinë»
më tej, nuk besoj që të jetë e vështirë për lexuesin e këtyre radhëve
nxjerrja e një konkluzioni të qartë e krahasimor me dy rastet e para.
Sidomos në kushtet e një opozite që nuk ka pse të jetë e kompleksuar,
por që duhet të luajë rolin e saj. Aq më pak që të «shantazhohet» apo të
dorëzohet menjëherë e papritur, nën trysni të brendshme ose të
jashtme!…

Po Shqipëria?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Po Shqipëria? Empty Re: Po Shqipëria?

Mesazh nga Vizitor Thu 9 Aug 2012 - 7:47

Shqipria ka rritje ekonomike 10% gjate kesaj krize sipas Sali Berishes.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Po Shqipëria? Empty Re: Po Shqipëria?

Mesazh nga Aristogata Thu 9 Aug 2012 - 9:02

Shqiperi moj e mjere,si s'ndryshove asnjehere!
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Po Shqipëria? Empty Re: Po Shqipëria?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi