Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria?

4 posters

Shko poshtë

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria? Empty Feja e Shqiptarit është Shqiptaria?

Mesazh nga WebMaster Mon 13 Aug 2012 - 0:59

Shpesh herë dëgjon nga shtypi ose figura të caktuara, akuza kundër të krishterëve se po e copëtojnë vendin, dhe po i mashtrojnë shqiptarët duke i bërë pjesë të sekteve të ndryshëm, dhe po sjellin humbjen e identitetit të kombit. Në lidhje me këto akuza citojnë shprehjen e famshme nga Pashko Vasa “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Kuptohet që kur Pashko Vasa (gjithashtu i quajtur Vaso Pasha) e shkroi atë thënie, kushtet ishin mjaft të ndryshme. Nën pushtimin osman Shqipëria pothuajse e kishte humbur indentitetin e vet dhe një thënie e tillë duhet kuptuar në atë kontekst, ku shqiptarët u detyruan me dhunë dhe taksa të ndryshonin fenë e tyre në muslimanizëm. Tani do sqarojmë disa gjëra, siç thuhet shpesh “të rrimë shtrembër e të flasim drejt”, që do të thotë se do të themi të vërtetën megjithëse kjo e vërtetë mund të na dhembi të gjithëve si Shqiptarë. E dini pse e përdorin këtë shprehje shtypi apo politikanët, apo shkrimtarë e artistë? Shumë prej tyre e përdorin këtë sepse urrejnë krishtërimin dhe Jezus Krishtin, se po kesh dy pare mend në kokë dhe po të shohësh se ç'po ndodh në vend, atëherë nuk mund të bësh një deklaratë të tillë. Doni të flisni për fenë e Shqiptarit? Ok, le të flasim për të. Të shohim sa burrëri keni ju për të pranuar të vërtetën!

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria, do të thotë që Shqiptari vë Shqipërinë mbi çdo gjë tjetër. Unë nuk e di ku jetoni ju që keni një mendim të tillë, dhe sa vjet keni që flini gjumë, por nëse keni qënë zgjuar për këto 13 vitet e fundit atëherë keni parë qartë se feja e Shqiptarit ka qënë çdo gjë tjetër përveç Shqiptarisë. Shqiptarët shitën motrat e tyre në prostitucion, droguan fëmijët dhe vëllezërit e tyre me drogë, vodhën njëri tjetrin në çdo formë e mënyrë të dëgjuar apo padëgjuar më parë, vranë njëri tjetrin për një fjalë goje, apo për 10 centimetra gardh të lëvizur në pronën e tyre, helmuan njëri tjetrin me produkte të falsifikuara, korruptuan çdo formë të drejtësisë, administratës, që nga instancat më të ulta e deri tek koka e vendit, shitën interesat e vendit për përfitime personale, i nxorën një nam të keq Shqipërisë në gjithë Evropën e më tej, prishën shkollat, vodhën institucionet e arsimit deri në pllakat e banjos, prishën shtyllat elektrike, vodhën telat e tensionit të ulët e të lartë për të ndërtuar gardhin e tyre, e plot e plot të tjera, që s'i numëron dot njeri! Dhe ju më thoni se feja e Shqiptarit është Shqiptaria? Flini gjumë zotëri atë bëni, edhe zgjohuni vetëm kur do të jepni një deklaratë për shtyp, apo kur ju vjen rradha të dilni në televizor. Edhe ju thoni që krishterimi po cënon indentitetin e Shqiptarëve? Shqiptarët sot janë të etur për para, mashtrojnë, vjedhin, gënjejnë, i tërë boshti i jetës së tyre rrotullohet rreth parasë dhe fitimit dhe ju më thoni që krishtërimi po cënon identitetin e Shqiptarëve? Ju nuk dini çfarë flisni! Po, ne na vjen keq që vendi ynë është katandisur në këtë pikë, dhe na dhemb në zemër kur flasim për gjëra të tilla, por këto janë të vërteta, megjithëse na vjen keq që t'i pranojmë, nuk mund të mbyllin sytë dhe të pretendojmë se këto gjëra nuk egzistojnë.

Nëse ka një shpresë për Shqipërinë kjo shpresë është në Zotin, jo nga besimi në politikë apo shtypin Shqiptar. Krishtërimi do t'i sjellë identitetin Shqiptarëve jo ta cënojë atë.

A eshte e verte thenjia Feja e Shqiptarit është Shqiptaria?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria? Empty Re: Feja e Shqiptarit është Shqiptaria?

Mesazh nga Anakonda Thu 8 Nov 2012 - 7:08

A eshte e verte thenjia Feja e Shqiptarit është Shqiptaria?
dikur ka qen e vert kjo thenie sidomos per ata qe ishin patriot te medhenj...por jo ne ditet e sotme shum shqiptar qofshin brenda apo jasht vendin po vejn interesin para patroitizmit ;edhe po e neperkembin kulturen edhe gjuhen shqipe duke i zevendesuar me ata te huajat....sesht nevoj te zgjatem shum pasi kemi shum raste te tilla ne jeten e perditshme
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria? Empty Re: Feja e Shqiptarit është Shqiptaria?

Mesazh nga Besa Sat 10 Nov 2012 - 7:04

Sa do qe i perkasim feve te ndryshme, kur therret atdheu shqiptaret nuk i kane shikuar keto gjera,te pakten fe-te...
Besa
Besa
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemren e trojeve shqipatre
Postime Postime : 1402
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/10/2011
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : muzika,leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria? Empty Re: Feja e Shqiptarit është Shqiptaria?

Mesazh nga Ariel Mon 26 Nov 2012 - 10:12

Kishte lezet sot ne Durres...per flamur te gjithe bashke...
Ca atmosfere emocionuese...bukur...te gjithe bashke pavaresisht bindjeve.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria? Empty Re: Feja e Shqiptarit është Shqiptaria?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi