Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ç’DO TË BËHET ME MARRËVESHJEN DETARE, ZOTI MINISTËR I JASHTËM? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ç’DO TË BËHET ME MARRËVESHJEN DETARE, ZOTI MINISTËR I JASHTËM? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç’DO TË BËHET ME MARRËVESHJEN DETARE, ZOTI MINISTËR I JASHTËM?

2 posters

Shko poshtë

Ç’DO TË BËHET ME MARRËVESHJEN DETARE, ZOTI MINISTËR I JASHTËM? Empty Ç’DO TË BËHET ME MARRËVESHJEN DETARE, ZOTI MINISTËR I JASHTËM?

Mesazh nga WebMaster Tue 21 Aug 2012 - 6:14

Marrëveshja për delimitimin e kufijve detarë mes Shqipërisë e Greqisë, e
lidhur mes dy qeverive, është hedhur poshtë nga Gjykata jonë
Kushtetuese. Rrjedhimisht, ajo marrëveshje është njësoj sikur të mos
ekzistonte, dhe në këto rrethana, deri në rinegociimin e një
marrëveshjeje të re, gjërat mbeten ashtu siç kanë qenë para se të lidhej
ajo marrëveshje. Shkurt, sot për sot nuk ka një marrëveshje mbi kufijtë
detarë mes Shqipërisë e Greqisë.

Mirëpo, ministri i Jashtëm grek
ka deklaruar më 7 korrik, në Parlament, se Greqia do të ecë përpara me
zbatimin e kësaj marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2009, në Tiranë,
nga Lulzim Basha e Dora Bakojanis, që të dy ministra të Jashtëm të
vendeve respektive në atë vit. Në Tiranë nuk ka pasur asnjë reagim
zyrtar lidhur me atë deklaratë të ministrit të Jashtëm grek. Ka pasur
reagime nga njerëz të politikës e të medias, por jo nga qeveria. Madje,
kjo e fundit duket sikur është vënë në punë për të krijuar një kontekst
të caktuar gjeopolitik, në të cilin të duket e arsyeshme, dhe legjitime,
nënshkrimi i një marrëveshjeje të ngjashme me të parën, në mos idem me
të parën.

Në fakt, ka ca kohë që po flitet për rinegociimin e
asaj marrëveshjeje. Nuk do të duhej të kish ngut pas refuzimit të parë
plot bujë që i bëri Gjykata Kushtetuese, por ja që dikush paska ngut. Në
fillim u fol me drojë këtu brenda, por tani droja po u ikën, dhe nga
“angazhimi për të krijuar grupet e punës me porosi të Kryeministrit” po
kalohet – këtë e denonconte në një shkrim të vetin në numrin e djeshëm
të “Gazetës Shqiptare” Shaban Murati – te një blof i madh, sipas të
cilit: 1. projekti i gazsjellësit TAP është me rëndësi jetike për
Shqipërinë; 2. kalimi i këtij gazsjellësi nga Shqipëria është në dorë të
Greqisë dhe 3. ka një ndërvarësi midis pjesëmarrjes sonë në TAP dhe
marrëveshjes detare me Greqinë”.

Në fakt, kjo ‘ide mbi këtë
ndërvarësi’ ka ca kohë që qarkullon në mjediset mediatike e politike të
Tiranës. Afërmendsh, nuk e ka shprehur askush si një qëndrim zyrtar
(blofi është blof, e nuk përmendet; përkundrazi, maskohet; ndryshe,
çfarë blofi do të ishte?), por deri tek ideja se Greqia ka në dorë që
Shqipëria të jetë pjesë e projektit TAP është shkuar fare pa të keq, dhe
për ta ilustruar këtë gjë, Sh.Murati i referohet një deklarate të
ministrit tonë të Jashtëm, Edmond Panaritit: “Na mbetet të punojmë me
Greqinë, por shenjat janë pozitive se edhe Greqia do të na mbështesë dhe
do të krijohet si të thuash një masë kritike, konsensus, mbështetje
politike e domosdoshme”.

Unë nuk di nëse Murati ka të drejtë kur
minimizon vlerën që ka TAP në rastin kur Shqipëria do të ishte pjesë e
tij (“Shqipëria do të jetë thjesht vend transit; kjo është një rrethanë
pozitive, por asgjë më shumë se kaq, ngaqë, në ndryshim nga vendet e
tjera, ne nuk jemi vend që varemi nga gazi, siç varen vendet e
Perëndimit, apo siç varen vende si Bullgaria e Ukraina”, thotë në thelb
ai), por nuk mund të mos jem me të, kur denoncon sendërgjinë e
Shqipërisë së varur nga tekat e Greqisë lidhur me pjesëmarrjen në këtë
projekt. Projekti TAP është një projekt kolosal, që vihet në lëvizje nga
interesa kolosale, dhe në gjithë këtë histori, Greqia është një vend
transit pa tagër që të vendosë se cilët do të jenë vendet e tjera
transite. Greqia mund të ketë fuqi lobuese më të madhe sesa e jona, gjë
që e ka demonstruar plot herë, por ajo nuk mund të ketë fuqi të prishë
apo të ndreqë punë në këtë sipërmarrje, ku fuqinë e kanë investitorët,
dhe prodhuesit e përdoruesit finalë të gazit.

Myslim Pashaj “i
binte fort” ministrit tonë të Jashtëm në një intervistë që ai kish dhënë
për “Shqipin” e djeshëm, ndërsa Shaban Murati “e mbante dorën”, teksa
merrte në shqyrtim sjelljen e tij. E vërteta është se nuk mund të themi
ndonjë gjë të madhe lidhur me ministrin Panariti. Ai sapo është emëruar
aty; nuk ka ndonjë përvojë të mëparshme në lëmë të diplomacisë, e nuk
është regjistruar asnjë prononcim i tij mbi punët e jashtme të
Shqipërisë; as për marrëveshjen mbi kufijtë detarë mes Shqipërisë e
Greqisë nuk dihet të ketë thënë ndonjë gjë, ndonëse buja rreth saj ka
qenë e madhe për arsyet që njohim.

Frika në këtë mes është se ai,
ashtu si shumë të tjerë, nuk mund të ketë pavarësinë e mjaftueshme të
gjykimit. Një dreq e di se si ndodh saktësisht që njerëzit, me t’u
graduar diku e me t’u promovuar në profesionin që ushtrojnë, zënë e
humbasin pak e nga pak pavarësinë e gjykimit. Sa më e lartë të jetë
grada, e sa më i shpejtë e domethënës të jetë promovimi, aq më e madhe
është humbja e pavarësisë së gjykimit e të veprimit. Me këtë do të duhet
të shpjegohet (jo deri në fund, kuptohet) fakti që, ndër dhjetëra
profesionistë, ekspertë, zyrtarë, diplomatë, ushtarakë, asnjëri syresh
nuk e hapi gojën për të belbëzuar një dyshim, një hezitim, një pasiguri,
a një kundërshti lidhur me marrëveshjen që u shoshit, u debatua, u
përgatit e u hartua dhe e cila u hodh poshtë më pas nga Gjykata
Kushtetuese. Nuk kanë pasur ç’të thonë, ngaqë kanë pasur bindjen se
projekt/marrëveshja ka qenë ok, në mbrojtje, ose të paktën jo në dëm, të
interesave nacionale? Po të ishte kështu, do të dilte dikush për të
qortuar qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese. Por askush nuk doli. Të gjithë
kanë punuar në heshtje për ta finalizuar atë marrëveshje, e të gjithë
më pas ranë dakord në heshtje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ka
diçka që s’shkon këtu. Nuk di të them nëse kemi të bëjmë me një projekt
e solidaritet renegatësh, por që ka diçka që s’shkon, këtë nuk e luan
as topi. Dhe shpresoj që ministri i Jashtëm ta gjejë këtë diçka që nuk
shkon. Por që ta gjejë, i duhet të nxjerrë në shesh, apo të rikuperojë
(nëse e ka humbur) një minimum të pavarësisë në gjykim e veprim. Deri
tani nuk ka nxjerrë gjë në shesh. Më saktë, deri tani ka nxjerrë në
shesh gatishmërinë e tij për të luajtur blofin, që denonconte dje Shaban
Murati.

Burimi shqiperia.com
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’DO TË BËHET ME MARRËVESHJEN DETARE, ZOTI MINISTËR I JASHTËM? Empty Re: Ç’DO TË BËHET ME MARRËVESHJEN DETARE, ZOTI MINISTËR I JASHTËM?

Mesazh nga Anakonda Mon 5 Nov 2012 - 1:20

"Lesht do marrin...kot i mban mendja te gjoret vec tfolin se lesht do marrin"
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi