Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
EKSKLUZIVE nga burgu/ Nazimja: Martesa me Fiqiriun rrenë, në foto kam duart lidhur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
EKSKLUZIVE nga burgu/ Nazimja: Martesa me Fiqiriun rrenë, në foto kam duart lidhur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EKSKLUZIVE nga burgu/ Nazimja: Martesa me Fiqiriun rrenë, në foto kam duart lidhur

Shko poshtë

EKSKLUZIVE nga burgu/ Nazimja: Martesa me Fiqiriun rrenë, në foto kam duart lidhur Empty EKSKLUZIVE nga burgu/ Nazimja: Martesa me Fiqiriun rrenë, në foto kam duart lidhur

Mesazh nga WebMaster Tue 28 Aug 2012 - 1:09

Nga: REZARTA DELISULA, KLODIANA LALA

TIRANË- Nazimja... Është e vështirë të dalësh në një konkluzion për natyrën e saj. Ngatërrohesh. E vetmja gjë që kupton dhe e pohon me siguri, është fakti se ajo është dhunuar. Ajo është e akullt, e meqë pohon se krimin e ka kryer ajo, po e përkufizojmë: vrasëse gjakftohtë.

E takuam Nazimen në atë dhomë të vogël pritjesh në burgun 313, e gjatë gjithë bisedës ajo nuk u përlot asnjëherë. Ka vrarë një njeri dhe ndjehet shumë e lumtur. Shumë pyetje në lidhje me ngjarjen ia bëmë disa herë dhe, variantet lëviznin pak nga njëri- tjetri, vetëm për mënyrën, ndërsa për autorësinë, Nazmija s'u lëkund kurrë. Simuloi? Në disa momente dukej se po. Aktore? Duhet të marrë patjetër një vlerësim maksimal: Më e mirë se aq, s'bëhet! E çmendur?

Nga buzëqeshja që i kalonte sa herë bëhej fjalë për vrasjen e Fiqiriut, po. E dhunuar? Vetëm një njeri që është keqpërdorur dhe trajtuar shtazërisht pa u bërë ende grua, mund të bëjë një veprim të tillë, të vrasi me gjakftohtësi. Biseda me Nazimen, për sa i përket dialektit, ishte shumë e kuptueshme. Ajo foli qartë e jo "trashë" si e tregojnë mesazhet e kapura në celular.

Nazimja nuk tha pishmen, por tha pishman, nuk thoshte gjena, por gjana (gjëra), nuk thoshte nit por nejt (ndenjur)... E në këtë pjesë të dytë të intervistës ekskluzive dhënë për "Gazetën Shqiptare", ne do të marrim versionin e pamodifikuar të historisë së Nazime Vishës, vajzës që thotë se u përdhunua që pa mbushur ende të 14-tat.

Na trego pak historinë, si je njohur me Fiqiriun?
Kam qenë pa mbushur 14 vjeç, kur ai më përdhunoi. Ai vinte në shtëpinë tonë, se ishte kunati i motrës. Unë isha vetëm në shtëpi, kur erdhi ky. Bëri sikur po ikte. Unë isha brenda. Ai kishte pistoletë, më lidhi duart. Më përdhunoi.
Të doli gjak kur të përdhunoi?
Po, më doli.
Po ato, menstruacionet, të kishin ardhur?
Jo, më erdhën disa kohë mbrapa përdhunimit.
U tregove njerëzve të shtëpisë?
Jo, kisha shumë frikë. Më tha "nëse do të tregosh, unë do të të vras. Do të të vras edhe vëllezërit", që i kam të vegjël.
E dije që Fiqiriu ishte i martuar?
Po, e dija.
Të ka përdhunuar më?
Po. Më ka përdhunuar në shtëpinë time. Sa herë që isha vetëm.
Ku e dinte që ishe vetëm?
Ai ruante babin e mamin kur iknin dhe vinte më përdhunonte.
Po Fiqiriu e kishte shtëpinë në Manzë, si vinte deri te shtëpia jote?
Ai punonte në malet e Burrelit me dru me trupa dhe vinte në shtëpinë tonë.
Po ti, as motrës s'i ke thënë që Fiqiriu të përdhunonte?
Po, kisha shumë frikë. Më thoshte se një gjë të vogël të marr vesh, ti je e vrarë dhe vëllezërit kam për të t'i vrarë. Do të dal para te shkolla e do të të vras. Edhe mësuesve kështu ua bënte. Pse s'ma nxirrni në këtë orë, pse s'del në këtë orë?
Mësueset e tua, e njohin Fiqiriun?
Po, e njohin. Po s'e dinin që është në këtë dorë (i këtij lloji), sepse e dinin që është mik shtëpie.
Të ka rrahur ndonjëherë Fiqiriu?
Po, më ka rrahur. Më gjuante kokës. Sa herë i thosha do të tregoj, merrte bukën e shkelte, shkelte Kuranin, thoshte do të të vras. Pistoletën e mbante në brez të mbushur, s'e hiqte asnjëherë nga brezi. Por s'më gjuante në fytyrë, se s'donte të më nxinte, se pastaj do më pyesnin prindërit ku u nxiva.
Të ka shkuar ndonjëherë në mendje t'ia merrje pistoletën dhe ta qëlloje?
Jo.
Nuk ke ndjerë asnjëherë për Fiqiriun?
Jo, asnjëherë.
Sa herë në javë e shihje?
Shpesh, se ai punonte atje. Rrinte më shumë në shtëpinë e babait. Mbante dru dhe i sillte në Tiranë. Rrinte te shtëpia ime, hante bukë, pinte.
Kur kishte njerëz në shtëpi, vinte?
Po, vinte si pa pikë problemi, se nuk e dinin njerëzit e mi se çfarë më bënte ai.
Po mirë, nuk të donte Fiqiriu?
Jo, nuk më donte.
E sigurt?
E sigurt, ai nuk më donte mua. Më kishte fëmijën e katërt. Donte të lante borxhet dhe makinën e të përfitonte.
Në katër vjet, të tha Fiqiriu të martoheshit?
Jo, nuk bëhej fjalë fare.
Po kur bënit dashuri çfarë të thoshte?
Asnjë fjalë, vetëm me forcë. S'më thoshte fjalë të mira.
Gruan e Fiqiriut e njeh?
E njoh, e kam parë kur shkoja te motra.
Dyshonte për ju?
Jo, nuk dyshonte. As njerëzit e mi nuk dyshonin. E respektonin me pastërti.
Po të dashur tjetër përveç Fiqiriut kishe?
Jo. Vetëm që kam qenë e fejuar. Me të fejuarin nuk kam fjetur.
Te fejuarin e njihje, e kishe parë ndonjëherë?
Po, e kam parë.
Si ishte?
I mirë.
Pse u prish marrëdhënia me të fejuarin?
E prishi Fiqiriu, pasi më mori për të më shitur në Kosovë. Ka qenë muaji maj. Unë kisha tetë muaj e fejuar. Jam fejuar në dhjetor, me shkesë.
Ty të pëlqente Fiqiriu?
Jo. Pse të më pëlqente?!
Po kanë dalë ca mesazhe tuajat ku i flisje me shumë dashuri...
Ato janë mesazhe që Fiqiriu ia çoi të fejuarit. I fejuari i tha që s'më intereson se çfarë mesazhesh dërgon ti, unë do e marr Nazimen. Mesazhet i çonte që të më ndante nga i fejuari, të më shkatërronte mua.
Pra, ato mesazhet ku shkruan "zemra, më ka marrë malli", s'i ke çuar ti?
Jo, ato i ka bërë vetë dhe ia ka çuar edhe të fejuarit, që mua të më shkatërronte. Unë s'kisha telefon.
Edhe ato mesazhet ku i thua "më ço lekë të blej Bravo", Fiqiriu i ka çuar?
Po, i bënte vetë dhe ia çonte të fejuarit, i sajonte vetë.
Ti s'ke mbajtur asnjëherë telefon?
Jo, s'kam pasur asnjëherë telefon. Gocat e fshatit derisa të fejohen nuk mbajnë telefon. Mbrapa e lamë me të fejuarin që në gusht të bënim nishanin, të më sillte dhe telefon dhe të iknim në Itali.
Me Fiqiriun, keni dalë jashtë Tirane?
Jo, veç kur më rrëmbeu. S'kemi dalë në asnjë lokal.
Të motra Lutfia, shkoje?
Shumë rrallë.
Ishte xheloz?
Po, kishte inat. Derisa më mori dhe më mbajti 12 ditë në pyll.
Kemi parë ca foto tuajat me Fiqiriun në bar, dukeshit si të lumtur. Ku i keni bërë?
I ka bërë kur ishim në pyll. Nuk di si i ka bërë, vetëm kur kam qenë e lidhur në pyll. Do t'i bënte ai, se kishte armë! Me qa e me qesh s'më linte. Më mbante të lidhur.
Në çfarë pylli?
Në një pyll në Bulqizë, më ka mbajt për 12 ditë. Ishte pyll shumë i thellë.
Kishte dashnore të tjera Fiqiriu?
Po. Ai fliste me shumë vajza. Emrat nuk ua mësova, po u fliste me fjalë të ngrohta, u thoshte do iu çoj për pushime në Maqedoni.
Vinte Fiqiriu te shtëpia e vjehrrës?
Jo, nuk vinte. Fiqiriu ishte kafshë. Unë isha në një moshë me fëmijën e tij të katërt. Sikur t'ia bënte dikush vajzës së tij atë që më bëri ai mua?
I thoje ti që ke gocën sa unë?
Po, po, - më thoshte, - përsërite dhe njëherë dhe ta numëroj ballit.
E shaje ndonjëherë?
Kisha frikë.
Historinë tënde, nuk ia tregove as ndonjë shoqeje?
Jo, askujt, më vinte turp. Unë kam gjyshin thuajse sa Fiqiriu dhe babin më të ri.
Sa vjeç është babi?
Është 43 vjeç.
Nuk të hyri kurrë në zemër Fiqiriu?
Jo, s'më hyri kurrë në zemër. Me dhimbnin sytë kur e shihja.
Përse durove katër vjet, përse nuk kërkove ndihmë?
Kisha frikë.
Po të fejuarin, e gjete si shpëtim?
Po.
Si u njohe me të fejuarin?
Nga vjehrra e motrës.
Kur u patë për herë të parë?
Jemi parë vetëm një ditë. Sa ka ardhur jemi parë dhe ai ka ikur direkt. Unë kam qëndruar te shtëpia e tij, ai iku. Më pati blerë ca flori për qejf, - një milionë, - të cilat m'i mori Fiqiriu dhe i shiti, kur ishim në pyll. Atë ditë që më rrëmbeu, shkova me vjehrrën time dhe të motrës sipër, (nga shtëpia e të fejuarit në fshatin Mal Vilëz). Ai na kishte ruajtur që në Tiranë. Vjehrra ime dhe mami shkuan të pinin një kafe te komshinjtë. Fiqiriu erdhi në shtëpi dhe më rrëmbeu. Më vuri duart në gojë. Në shtëpi ishte vetëm vëllai i vogël, që është pesë vjeç. Ai më pa dhe bërtiti. Fiqiriu më kapi për flokësh dhe më futi në makinë. Fliste rrugës me atë kosovarin, i tha "e mora dhe e kam këtu, do ta nis shpejt". Fiqiriu fliste dhe me vajza të tjera.
Ke ngelur ndonjëherë shtatzënë me Fiqiriun?
Jo, asnjëherë. Se kosovari i kishte thënë "mos e lër me barrë, se ndryshe nuk e dua".
Përdorte prezervativ?
Ruhej.
Po në Kosovë, kush të tha që do të të çonte?
Më tha Fiqiriu. Ishim në pyll.
Sa lekë do të të shiste?
S'e di, ai kishte borxhe shumë. Makinën ia kishte dhuruar një kosovar, dhe e kishte borxh. Do më çonte mua dhe do merrte lekët e të lante borxhet. Mbas Kosovës do më kalonte diku tjetër, s'i mbaj mend vendet.
Të thoshte Fiqiriu se ç'do bëje atje?
Do punoja si prostitutë. Më thoshte "ti bëj çfarë thonë dhe lekët do i marr unë".
Ti nuk doje?
Jo, doja të rrija me familjen time. Nuk doja atë rrugë.
Të kanë bërë ndonjë vizitë mjekët pas arrestimit?
Po, më kanë vizituar. Më dërgoi policia para se të më sillte në burg. Më bënë dhe eko.
Çfarë të thanë?
Mirë.
Kur e morën vesh njerëzit e tu se çfarë kishte ndodhur?
E morën vesh kur më rrëmbeu.
Si e morën vesh?
Familja çoi fotografinë time te emisioni "Njerëz të Humbur" që të më gjenin. Atij i tregoi kosovari. Ai i tha që këtë foton që më ke sjellë ti, ajo goca ka dalë mbrëmë në emision. Njerëzit e saj thanë në emision "kush ta shikojë, të na telefonojë". Ia tregonte të gjitha kosovari në telefon. Ia thoshin dhe vajzat që flisnin me të në telefon. U bënë dhe xheloze. Ditët e fundit, kur kosovari i tha që s'ke ku shkon, u lidh me një polic nga Burreli, që tha e kam dajë, dhe i tha më ndihmo. Ai doli dhe e mori në rrugë. Fiqiriu makinën e fshehu. Polici ishte me makinë civile, por i veshur polic. U ulëm në një lokal, polici më tha që do të thuash që ke ikur me dëshirë. "Jo", - i thashë. Por më tha që ti do të thuash, se unë e kam një shkop gome dhe një pistoletë.
Ia mësove emrin policit?
Hasan, ishte nga Burreli. Ishte diku te 40 vjeç.
Çfarë të sillte të haje?
Bukë të thatë sa të mbaja shpirtin. Vetë hante.
Çfarë u the njerëzve të tu kur u ktheve?
E morën vesh të gjithë njerëzit rrëmbimin. U thashë çfarë më kishte bërë, që më kishte përdhunuar.
Çfarë të tha babai?
Ç'të thoshte, s'e priste nga ai. E kemi mbajtur.
Ndihesh keq që e ke vrarë Fiqiriun?
E lumtur shumë.
Po kur qëllove mbi të si ishit, po të shihte?
S'e mbaj mend shumë mirë atë moment...
Po sikur të bësh 20 vite burg?
S'e kam problem, pas 20 vitesh dal e lirë. Nuk e kam në mendje. Ai më thoshte "do të të vras". Unë u lidha prapë me të fejuarin dhe ai prapë më ndau.
Në gjykatë sikur u hutove, u përlote pak, kur dëgjove se ky krim mund të dënohej dhe me 20 vjet?
Fare. Jam prekur vetëm kur u përmend i fejuari im.
E mori vesh i fejuari rrëmbimin?
Po, e mori vesh.
Si lidheshe me te fejuarin kur nuk kishe telefon?
Flisja me telefonin e babit. I fejuari e pati lënë që në gusht, kur të bënin nishanin, të më sillte telefon. Sa herë donte të flisnim, merrte babin në telefon. Të dielën kishte pushim. Flisnim një herë në javë.
Çfarë muhabetesh bënit me të fejuarin?
Po muhabet të mirë, më thoshte fjalë të ngrohta.
Ku jetonte?
Në Itali, qytetin s'e di, s'e mbaj mend. Mbasi dëgjoi rrëmbimin, më fali. Më tha që, "shyqyr që nuk arriti të të shesi dhe unë do të të marr prapë. Do të të çoj lekët dhe do të të marr në Itali. Mbrapa, do vijmë të bëjmë dasmën".
Kush ia tha të fejuarit që të kishin marrë?
E mori vesh, se e pa në televizor ai dhe njerëzit e tij.
Njerëzit e burrit, ishin interesuar për fatin tënd?
Po, kishin ardhur, por s'dinin asgjë njerëzit e familjes sime. I fejuari më tha do të të marr prapë.
I fejuari, gjatë kësaj kohe që ti ishe e zhdukur, nuk kishte ardhur në Shqipëri?
Nuk mund të vinte, e kishte për të ardhur në gusht. Më tha që do më merrte. Fiqiriu e mori prapë dhe i dërgonte mesazhe. Ai e mbylli numrin. Dhe para dhe pas rrëmbimit i çonte mesazhe, donte të më shkatërronte, të më ndante.
Ku e gjeti numrin e të fejuarit?
Ai ka adresë në internet.
Kush të tregonte se i dërgonte mesazhe të fejuarit?
Më tregonte i fejuari, që Fiqiriu i dërgonte mesazhe. Edhe kunati që ishte me familjen në Itali, thoshte "nuk i duroj më presionet e atij". Fiqiriu i thoshte të fejuarit "do të të vras". I bënte presione gjithë familjes së të fejuarit, jashtë mase.
Në syrin tënd, e ka marrë ndonjëherë Saimirin?
Jo.
Tani ti duhet të ishte martuar?
Po, do bënim dhe martesën.
Asnjë fjalë s'i the motrës?
Kisha shumë frikë t'i thosha motrës, se mos merrja më qafë vëllezërit. Vëllai i dytë shkonte me lopë dhe kisha frikë. Vëllain e madh e kam në Greqi.
Vëllai që është në Greqi, kur e mori vesh se çfarë kishte ndodhur, çfarë tha?
Vëllai e ka marrë Fiqiriun dhe e ka pyetur ku është Nazimja, na thuaj nëse është gjallë. Ai vetëm e shante nga familja.
Bëtë denoncim për Fiqiriun?
Po, bëmë.
Çfarë të thanë në polici?
S'e mori kush përsipër. Vendosi ky i Burrelit, ai më tha do bësh kështu dhe kaq.
Kur e vrave Fiqiriun, ishte me fytyrë nga ty, apo me kurriz?
Para.
(Intervista ekskluzive sot në Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi